Blog

  • 144m across the rope, 150m above land Austrian sets world record

    Austrian Florian Zoller has entered the story by setting a world record in Slackline discipline after crossing 144 metres over a special strip, stretched between two cable booths in the Tirol Mountains.

    The crossing was completed at an altitude of up to 150 feet [150 m] above the ground and lasted 15 minutes and 30 seconds. The record was officially confirmed by the ISA sports commission on 29 October.

    Zoller, who has practiced this discipline for 17 years, witnessed extraordinary balance, concentration and control skills to successfully complete the challenge at extreme altitudes.

    Slackline is a sport in which participants walk on a narrow and flexible tape, stretched between two fixture points. Unlike traditional rope, the strip moves and swings along the walk, making maintaining its balance even more difficult.

    The Austrian record represents a special achievement in this discipline, where each step requires long preparation, maximum concentration, and precise control of movements.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ecën 144 metra mbi litar, 150 metra mbi tokë – austriaku vendos rekord botëror

    Ecën 144 metra mbi litar, 150 metra mbi tokë – austriaku vendos rekord botëror

    Ecën 144 metra mbi litar, 150 metra mbi tokë – austriaku vendos rekord botëror

    Austriaku Florian Zoller ka hyrë në histori duke vendosur një rekord botëror në disiplinën e slackline-it, pasi ka përshkuar 144 metra mbi një shirit të posaçëm, të shtrirë mes dy kabinave të teleferikut në malet e Tirolit.

    Kalimi u realizua në një lartësi deri në 150 metra mbi tokë dhe zgjati 15 minuta e 30 sekonda. Rekordi u konfirmua zyrtarisht nga komisioni sportiv i ISA-s më 29 tetor.

    Zoller, i cili praktikon këtë disiplinë prej 17 vitesh, dëshmoi aftësi të jashtëzakonshme ekuilibri, përqendrimi dhe kontrolli të trupit për të përfunduar me sukses sfidën në lartësi ekstreme.

    Slackline-i është një sport në të cilin pjesëmarrësit ecin mbi një shirit të ngushtë dhe elastik, të tendosur mes dy pikave të fiksimit. Ndryshe nga litari tradicional, shiriti lëviz dhe lëkundet gjatë ecjes, duke e bërë ruajtjen e ekuilibrit edhe më të vështirë.

    Rekordi i austriakut përbën një arritje të veçantë në këtë disiplinë, ku çdo hap kërkon përgatitje të gjatë, përqendrim maksimal dhe kontroll të saktë të lëvizjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 484 milionë euro investime, por rezultatet mungojnë – Juventusi, Milani dhe Fiorentina në krizë

    484 milionë euro investime, por rezultatet mungojnë – Juventusi, Milani dhe Fiorentina në krizë

    484 milionë euro investime, por rezultatet mungojnë – Juventusi, Milani dhe Fiorentina në krizë

    Juventusi, Milani dhe Fiorentina po përballen me një periudhë të vështirë në Serie A, ndonëse gjatë afatit kalimtar të verës shpenzuan së bashku 484,1 milionë euro për përforcimin e skuadrave.

    Juventusi investoi 168,3 milionë euro, Milani 166,6 milionë euro, ndërsa Fiorentina shpenzoi 149,2 milionë euro. Megjithatë, shumat e mëdha të investuara nuk po përkthehen në rezultatet e pritura në fushë.

    Te Milani, një nga transferimet më të kushtueshme ishte Gonçalo Ramos, për të cilin u paguan 75 milionë euro, por sulmuesi ende nuk e ka dhënë kontributin që pritej prej tij.

    Ndërkohë, situata paraqitet e tensionuar edhe te Juventusi, ku Luciano Spalletti është nën presion për të nxjerrë më shumë nga skuadra, ndërsa Fiorentina po kalon një periudhë edhe më të vështirë nën drejtimin e Paolo Vanolit.

    Klubi nga Firence, i cili gjatë verës investoi shuma të konsiderueshme në përforcime nën drejtimin e ish-drejtorit Fabio Paratici, tashmë përballet edhe me rrezikun e rënies nga kategoria.

    Investimet e mëdha kanë rritur pritshmëritë, por rezultatet e deritanishme kanë ngritur pikëpyetje për vendimet e marra në merkato dhe për të ardhmen e trajnerëve. Nëse skuadrat nuk arrijnë të përmirësojnë paraqitjet, presioni mbi stafet teknike pritet të shtohet edhe më shumë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gunta Sloga: Bashkëpunimi rajonal është kyç në luftën kundër dezinformimit rus

    Gunta Sloga: Bashkëpunimi rajonal është kyç në luftën kundër dezinformimit rus

    Gunta Sloga, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Baltike për Ekselencë në Media, ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve baltike dhe Ballkanit Perëndimor për të luftuar dezinformimin rus dhe për të mbrojtur shoqëritë demokratike.

    Në një intervistë për The Geopost, gjatë konferencës më të madhe evropiane për dezinformimin, që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, Sloga paralajmëroi se Rusia synon të polarizojë shoqëritë, të thellojë përçarjet dhe të ndikojë në opinionin publik. Ajo theksoi se vendet që përballen me kërcënime të ngjashme duhet të koordinojnë përpjekjet dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e tyre.

    Sloga nënvizoi rëndësinë e gazetarisë së pavarur, verifikimit të fakteve dhe komunikimit më efektiv me audiencën, veçanërisht në rrjetet sociale, ku dezinformimi përhapet me shpejtësi. Ajo paralajmëroi gjithashtu se inteligjenca artificiale po e lehtëson gjithnjë e më shumë krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve mashtruese.

    Duke folur për Kosovën, Sloga tha se institucionet e forta, zhvillimi ekonomik dhe shoqëria civile aktive janë thelbësore për t’i rezistuar ndikimit të jashtëm. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos frikësohen nga retorika e Vladimir Putinit për Kosovën, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj pavarësisë së vendit.

    “Nuk jeni vetëm”, ishte mesazhi i Slogas për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se solidariteti rajonal është thelbësor në përballjen me propagandën ruse.

    Burimi: Dukagjini

  • Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s'ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime (VIDEO)

    Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime (VIDEO)

    Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s'ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime (VIDEO)

    Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për rastin e Arlinda Zekajt, duhet të ketë shkarkime, nëse sipas tij, nuk ka dorëheqje.

    Në emisionin DPT te Fidani, ai ka thënë se tashmë dihet edhe mënyra se si kanë dështuar hallkat e shtetit për trajtimin e këtij rasti dhe se sipas tij, për këtë duhet të ketë përgjegjësi.

    “Dështimi dihet ku ka qenë… ka qenë te organet e rendit dhe ligjit, te sistemi i drejtësisë dhe Qendra e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Papërgjegjësia këtu është qaq e madhe, dështimi është qaq serioz, saqë nëse nuk ka dorëheqje, atëherë shkarkimi duhet me ndodhë, por nëse s’ka as dorëheqje, e as shkarkim, atëherë protestusit kanë me nejtë te dera…” – tha ai.

    Ndryshe, protestat për këtë rast janë duke u mbajtur qe dy ditë me radhë. Protestuesit kanë kërkesa të qarta, që duhet të ketë dorëheqje ose shkarkime, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv

  • Tregu i aksioneve zvicerane ngjitet në nivelin më të lartë historik

    Tregu i aksioneve zvicerane ngjitet në nivelin më të lartë historik

    Bursa zvicerane ka shënuar rekord të ri historik të enjten, pasi indeksi kryesor SMI u ngjit përkohësisht në afro 14.732 pikë, duke tejkaluar me rreth 50 pikë rekordin e mëparshëm të shënuar në mes të gushtit.

    Rritja u mbështet kryesisht nga kompanitë e mëdha farmaceutike dhe ushqimore.

    Aksionet e Novartis u rritën me 2%, ato të Nestlé me 1%, ndërsa Roche shënoi rritje prej 0,5 për qind.

    Në anën tjetër, aksionet e kompanisë së materialeve të ndërtimit Amrize ranë për më shumë se 5%, pas rezultateve zhgënjyese dhe uljes së parashikimit për të ardhurat vjetore, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Sipas analistëve të tregut, investitorët po largohen gjithnjë e më shumë nga aksionet e teknologjisë dhe po orientohen drejt kompanive që konsiderohen më të qëndrueshme në periudha pasigurie ekonomike.

    Megjithatë, çmimet e larta të energjisë dhe shqetësimet për inflacionin vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregjet financiare./Telegrafi/

  • Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane largohet nga detyra: Nuk po mund të shprehem lirshëm

    Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane largohet nga detyra: Nuk po mund të shprehem lirshëm

    Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, ka njoftuar se do të largohet nga detyra përpara përfundimit të mandatit të saj, duke thënë se dëshiron të ketë më shumë liri për t’u shprehur publikisht për çështje ekonomike dhe globale.

    Lagarde, e cila mori drejtimin e BQE-së në vitin 2019, pritet ta përfundojë detyrën në shkurt të vitit 2027, disa muaj para përfundimit të mandatit të saj të rregullt.

    Ajo ka shpjeguar se pozita e saj kërkon neutralitet të rreptë dhe e kufizon mundësinë për të komentuar çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me politikën monetare.

    “Dua të kem lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes dhe lirinë për t’u angazhuar në çështje që nuk lidhen me politikën monetare”, është shprehur Lagarde.

    Ajo ka theksuar se neutraliteti është pjesë e çmimit që paguhet për të garantuar pavarësinë e bankës qendrore, por ka shtuar se dëshiron të flasë më hapur për zhvillimet globale.

    “Më intereson e vërteta dhe shoh se ajo shpesh dëmtohet dhe kundërshtohet nga paraqitjet e shtrembëruara të fakteve”, ka deklaruar ajo.

    Largimi i saj hap procesin e përzgjedhjes së pasardhësit në krye të institucionit që përcakton politikën monetare për 20 vendet e eurozonës.

    Ndër emrat e përmendur si kandidatë të mundshëm janë ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, Klaas Knot, bankieri spanjoll Pablo Hernández de Cos, presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë, Joachim Nagel, si dhe presidentja e Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Calviño.

    Presidenti i ri i BQE-së emërohet nga Këshilli Evropian, ku përfaqësohen krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Vendimi i Lagarde-s vjen gjithashtu në një periudhë të rëndësishme politike për Evropën. Sipas vlerësimeve të analistëve, largimi i saj përpara zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2027 mund të ndikojë në kohën dhe mënyrën e emërimit të pasardhësit të saj.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, mbetet në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij, ndërsa zgjedhjet presidenciale në Francë pritet të mbahen në pranverën e vitit 2027.

    Gjatë drejtimit të Lagarde-s, BQE-ja është përballur me disa kriza të mëdha, përfshirë pandeminë COVID-19, pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë dhe presionet inflacioniste që kanë ndikuar në ekonominë evropiane.

    Lagarde më parë ka drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe është përmendur si kandidate e mundshme për të marrë drejtimin e Forumit Ekonomik Botëror, organizator i takimit vjetor në Davos. /Telegrafi/

  • Ten years ago Svechla resigned for human responsibility, but after Arlinda Zekaj’s murder?

    June 2016. Jedal Svecla, that world director of Inspection in Pristina municipality, resigns after the death of two children in a waterlogged hole in Pristina’s Kolovic neighbourhood.

    Ten years later, another tragic case — the murder of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Pec — has put the spotlight on institutional responsibility for the protection of citizens.

    This time, Svechla is minister of Internal Affairs.

    IPK records police failures in handling Arlinda Zekaj cases

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK, in preliminary findings in the case, has recorded failures at several levels of the Kosovo Police, including the lack of timely implementation of defence orders and the approach of risk information to Zekij.

    As a result, The IPK has recommended the suspension of 11 police officials, including leading officials at the regional and local level and four police station investigators in Pec.

    In addition to police officials, the Kosovo Prosecutorial Council has sponsored the chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec, Joy Vucetaj, and Prosecutor Arlinda Nallban-Gacaferri, following chief state prosecutor Zejrullah Gashi’s recommendation.

    We remember that the 2016 case that Svechla had resigned involved the death of two children, aged 11 and 13, in a water – filled pit. At the time, he had linked the decision to resign with the inability of institutions to prevent tragedy and had spoken of his human responsibility.

    Our inability to fight to the end this terrible legacy left by past government in Pristina has caused the death of these children, Svechla wrote in his response.

    He stressed that although he did not feel legal responsibility, he felt it in a human way.

    I don’t feel legal responsibility, but human responsibility does. Even as fellow citizens of these two small children. My life cannot be the same after this case, he had declared.

    Ten years later, following the assassination of Arlinda Zekiaj and the suspension of police officials and prosecutors for alleged concessions in handling the case, the question is whether there will be political responsibility.

    So far, it remains to be seen whether there will be resignations from Minister Svecla, as he had done 10 years ago.

    Source Layer: Dukeagini

  • Para 10 vjetësh Sveçla dha dorëheqje për “përgjegjësi njerëzore”, po pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

    Para 10 vjetësh Sveçla dha dorëheqje për “përgjegjësi njerëzore”, po pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

    Qershor, 2016. Xhelal Sveçla, atëbotë drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, jep dorëheqje pas vdekjes së dy fëmijëve në një gropë të mbushur me ujë në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

    Dhjetë vjet më vonë, një tjetër rast tragjik, vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ka vënë në qendër të vëmendjes përgjegjësinë institucionale për mbrojtjen e qytetarëve.

    Kësaj radhe, Sveçla është ministër i Punëve të Brendshme.

    IPK evidenton dështimet e Policisë në trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në gjetjet preliminare për rastin, ka evidentuar dështime në disa nivele të Policisë së Kosovës, përfshirë moszbatimin me kohë të urdhrave për mbrojtje dhe mënyrën e trajtimit të informatave për rrezikun ndaj Zekajt.

    Si rezultat, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, përfshirë zyrtarë udhëheqës në nivel rajonal e lokal dhe katër hetues të stacionit policor në Pejë.

    Përveç zyrtarëve policorë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar edhe kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, pas rekomandimit të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

    Kujtomë se rasti i vitit 2016, për të cilin Sveçla kishte dhënë dorëheqje, kishte të bënte me vdekjen e dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç, në një gropë të mbushur me ujë. Atëkohë, ai e kishte lidhur vendimin për dorëheqje me pamundësinë e institucioneve për të parandaluar tragjedinë dhe kishte folur për përgjegjësinë e tij njerëzore.

    “Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve”, kishte shkruar Sveçla në reagimin e tij.

    Ai kishte theksuar se, ndonëse nuk ndiente përgjegjësi ligjore, e ndiente atë në aspektin njerëzor.

    “Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetar i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti”, kishte deklaruar ai.

    Dhjetë vjet më vonë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe suspendimit të zyrtarëve policorë e prokurorëve për lëshimet e dyshuara në trajtimin e rastit, shtrohet çështja nëse do të ketë edhe përgjegjësi politike.

    Deri më tani, mbetet të shihet nëse do të ketë dorëheqje nga ministri Sveçla, siç kishte bërë 10 vjet më parë.

    Burimi: Dukagjini

  • Musliu criticises the report in the case of Arlinda Zekaj: Resign, Donny! Today, not tomorrow

    PDK MP Ganimete Musliu has criticised the report regarding the Arlinda Zekaj case, questioning the way the case was appointed in the document that, according to her, should clarify institutional failures.

    Through a Facebook post, Musliu has stated that even after 72 hours, the report continues to describe the case as domestic violence instead of clearly calling it murder.

    Donika, Arlinda has been killed. You don’t live anymore. And the report that has to clarify institutional failures still does not state clearly, which in the title, is about a murder, Musliu wrote.

    She has stressed that Arlinda had sought protection while she was alive, while demanding that the case be clearly appointed and that there be accounts for possible institutional failures.

    Musliu has also criticised what he described as a lack of political responsibility, saying she cannot be erased after reports and media conferences.

    At the end of the response, PDK deputy has demanded the resignation of Justice Minister Donika Grovalla.

    Resign, Donny! Today. Not tomorrow at the conference.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal