Blog

  • What surprises me the most is that your ex-husband knew what family he had, Arlinda Zekiaj’s friend with a touching dedication.

    Arlinda Zekiaj’s friend, who lives in America, has published a touching dedication to the 49-year-old who was tragicly killed in Vitomirica, Pec.

    In her message, she remembers Arlinda as a loving, sincere, and intimate woman but, above all, as an extraordinary mother who lived for her son, Annik.

    Linda, except you were always a lovely, loving, close, honest mother! Your love for Annik reflected in every breath of yours!

    Her friend points out that Arlinda’s commitment and care for her son were exemplary and inspired to other mothers as well. She remembers the closeness between them, the boy’s hugs, and the love that she felt characterized Arlinda’s life every day.

    In her dedication, she expresses deep pain over how her friend’s life ended, raising questions about family circumstances and the protection Arlinda deserved.

    She also criticises Arlinda’s former husband, claiming he was aware of the problems that, according to her, existed in his family, but had still invited her members home. These are claims expressed at her dedication.

    Annik will never forgive either his father or his uncle or even less, all of whom together claimed their lives from his Linda, the message reads.

    The best friend also expresses disappointment with the lack of protection that Arlinda, according to her, did not receive despite her complaints.

    Kosovo, which you loved so much, except for its soil, did not give you the simplest protection or the right you earned as a mother and wife, despite all your complaints, end your dedication.

    The assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Peja has shaken public opinion. The case is being handled by justice organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Ajo që më habit më së shumti është se ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte”, shoqja e Arlinda Zekajt me dedikim prekës

    “Ajo që më habit më së shumti është se ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte”, shoqja e Arlinda Zekajt me dedikim prekës

    “Ajo që më habit më së shumti është se ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte”, shoqja e Arlinda Zekajt me dedikim prekës

    Shoqja e Arlinda Zekajt, e cila jeton në Amerikë, ka publikuar një dedikim prekës për 49-vjeçaren që u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës.

    Në mesazhin e saj, ajo e kujton Arlindën si një grua të dashur, të sinqertë dhe të afërt, por mbi të gjitha si një nënë të jashtëzakonshme, e cila jetonte për djalin e saj, Anikun.

    “Linda, përveç se ishe gjithmonë një grua e këndshme, e dashur, e afërt, e sinqertë – ishe edhe një nënë madhështore! Dashuria jote për Anikun reflektonte në çdo frymëmarrje tënden!”, shkruan ajo.

    Shoqja e saj thekson se përkushtimi dhe kujdesi që Arlinda kishte për të birin ishin shembull dhe frymëzim edhe për nënat e tjera. Ajo kujton me emocion afërsinë mes tyre, përqafimet e djalit dhe dashurinë që, sipas saj, e karakterizonte çdo ditë të jetës së Arlindës.

    Në dedikim, ajo shpreh dhimbjen e thellë për mënyrën se si përfundoi jeta e shoqes së saj, duke ngritur edhe pikëpyetje për rrethanat familjare dhe mbrojtjen që Arlinda meritonte.

    Ajo kritikon edhe ish-bashkëshortin e Arlindës, duke pretenduar se ai ishte në dijeni të problemeve që, sipas saj, ekzistonin në familjen e tij, por megjithatë kishte ftuar anëtarë të saj në shtëpi. Këto janë pretendime të shprehura në dedikimin e saj.

    “Aniku asnjëherë nuk do t’ia falë as babait, as axhës e aq më pak gjyshes së tij, që të gjithë ata së bashku ia morën jetën Lindës së tij”, thuhet në mesazh.

    Shoqja e ngushtë shpreh gjithashtu zhgënjimin për mungesën e mbrojtjes që, sipas saj, Arlinda nuk e mori pavarësisht ankesave të saj.

    “Kosova, që ti e deshe aq shumë, përveç dheut të saj, nuk të dha as mbrojtjen më të thjeshtë apo të drejtën që e meritove si nënë dhe si grua, përkundër të gjitha ankesave tua”, përfundon dedikimi.

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur opinionin publik. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

    Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

    Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi

    Ish-presidentja e Kosovws, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa më të ashpra në luftimin e dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Duke folur në Kuvend, Osmani ka thënë se nuk mund të flitet për liri në një shoqëri ku liria e gjysmës së saj kushtëzohet, ndërsa gjysma tjetër jeton me frikë.

    “Ne nuk mund të flasim për liri nëse lirinë e gjysmës së shoqërisë e kushtëzojmë me frikën e gjysmës tjetër. Shteti nuk guxon të qëndrojë si spektator”, ka deklaruar Osmani, njofton Klankosova.tv.

  • PSG-ja përgatit transferimin e madh në janar, gjashtë emra në listë për ta zëvendësuar Kvaratskhelian

    PSG-ja përgatit transferimin e madh në janar, gjashtë emra në listë për ta zëvendësuar Kvaratskhelian

    Paris Saint-Germain është vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të Khvicha Kvaratskhelias, pas lëndimit të rëndë që pësoi sulmuesi gjeorgjian në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

    25-vjeçari ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë, lëndim që pritet ta mbajë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të blerta, duke detyruar drejtuesit parisienë të shqyrtojnë mundësitë për përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas portalit të specializuar PSG Inside, drejtuesit e kampionit francez kanë zhvilluar një mbledhje urgjente për të analizuar situatën dhe për të hartuar një listë me gjashtë kandidatë që mund ta zëvendësojnë yllin gjeorgjian.

    PSG-ja raportohet se ka në dispozicion një buxhet prej 80 milionë eurosh për të realizuar një transferim të rëndësishëm gjatë dimrit.

    Në mesin e emrave më të spikatur janë Nico Williams (24 vjeç), një nga lojtarët kryesorë të Athletic Bilbaos, dhe talenti brazilian Estevao (19 vjeç), i cili aktualisht është pjesë e Chelseat.

    Një tjetër futbollist që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve francezë është Alphadjo Cisse (20 vjeç), talenti ofensiv i Milanit, i cili ka lënë përshtypje pozitive në futbollin italian falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të krijuar epërsi në situatat një kundër një.

    Në listën e PSG-së figuron gjithashtu Ibrahim Maza (20 vjeç), mesfushori ofensiv i Bayer Leverkusenit, i cili prej kohësh është në radarin e klubit parisien.

    Një tjetër alternativë është Paris Brunner (20 vjeç), sulmuesi i Monacos, i cili po tërheq vëmendje me paraqitjet e tij në Ligue 1.

    Ndërkohë, emri më befasues në këtë listë është ai i Said El Mala (20 vjeç), talentit gjerman të Kolnit. Drejtuesit e PSG-së po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e transferimit të tij, ndërsa një marrëveshje e mundshme mund t’i sillte klubit gjerman të ardhura rekord nga shitja e lojtarit.

    Vendimi përfundimtar pritet të merret me afrimin e afatit kalimtar të janarit, kur drejtuesit parisienë do të duhet të përcaktojnë nëse do t’i investojnë 80 milionë eurot në një futbollist të dëshmuar apo do të orientohen drejt një talenti me potencial të madh për të ardhmen.

    Për momentin, të gjashtë futbollistët mbeten alternativa të raportuara në mediat e transferimeve, ndërsa PSG-ja ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht negociata për ndonjërin prej tyre. /Telegrafi/

  • SHBA-ja mund të nisë sulme të reja ndaj Iranit brenda 96 orësh nga urdhri i Trumpit

    SHBA-ja mund të nisë sulme të reja ndaj Iranit brenda 96 orësh nga urdhri i Trumpit

    SHBA-ja mund të nisë sulme të reja ndaj Iranit brenda 96 orësh nga urdhri i Trumpit

    Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë të gatshme të nisin operacione të reja ushtarake kundër Iranit, potencialisht në shkallë të gjerë, brenda 96 orësh nga marrja e një urdhri nga presidenti Donald Trump, raportoi CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

    Sipas burimeve, SHBA-ja tashmë ka dislokuar në rajon forca të mjaftueshme për të realizuar sulme të mundshme. Operacionet e reja mund të shkojnë përtej goditjeve të kufizuara ndaj radarëve dhe sistemeve të lëshimit të raketave, duke përfshirë edhe objektiva strategjike iraniane.

    “Do të jetë një operacion i madh”, ka thënë një nga zyrtarët për CNN.

    Megjithatë, zyrtarët theksojnë se Trumpi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Sipas burimeve të cituara nga televizioni amerikan, një operacion i tillë mund të ndodhë para fundit të vitit, me gjasë pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.

    Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) dhe Pentagoni kanë hartuar një listë të gjerë objektivash të mundshëm, ku përfshihen infrastruktura energjetike, instalimet ushtarake dhe objektet bërthamore të Iranit.

    Rreziku i kundërpërgjigjes iraniane

    Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Irani dhe rebelët Huthi në Jemen po e marrin seriozisht mundësinë e rifillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite.

    Burimet paralajmërojnë se, në rast të një operacioni të ri, Teherani dhe Huthit mund të kundërpërgjigjen duke goditur personelin dhe objektet amerikane në rajon, si dhe objektiva të tjera potenciale.

    Për shkak të rrezikut të përshkallëzimit, SHBA-ja pritet të vazhdojë të kufizojë praninë e personelit në disa prej ambasadave të saj në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, personeli ushtarak jo i domosdoshëm, i cili pritej të dërgohej në rajon në kuadër të rotacionit të trupave, është njoftuar se nuk do të dislokohet.

    Presioni i Izraelit për sulme të reja

    Sipas CNN-it, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ushtruar presion ndaj administratës Trump për ndërmarrjen e sulmeve të reja kundër Iranit, por zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar Izraelit të presë derisa të jenë të përgatitur për operacione të përbashkëta.

    Një burim izraelit i cituar nga CNN ka thënë se Netanyahu kishte tentuar ta bindte Trumpin për një sulm të përbashkët para zgjedhjeve, por presidenti amerikan nuk kishte dhënë miratimin. Zyra e kryeministrit izraelit e ka cilësuar këtë raportim si “lajm të rremë”.

    Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i ka mohuar si të pabazuara raportimet për një përplasje mes udhëheqjes politike dhe ushtarake lidhur me planet për Iranin.

    Sipas burimeve të CNN-it, Izraeli për momentin i ka shtyrë planet për sulme të reja, ndërsa po përgatitet për mundësinë e një operacioni të përbashkët me SHBA-në në të ardhmen.

    Ngushtica e Hormuzit, një tjetër pikë tensioni

    Ndërkohë, admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it, ka vizituar Ngushticën e Hormuzit, ku forcat amerikane po vazhdojnë bllokadën ndaj porteve iraniane dhe po ndihmojnë lëvizjen e anijeve tregtare.

    Pavarësisht rritjes së numrit të cisternave që kalojnë nëpër këtë korridor strategjik, çmimet e naftës mbeten të larta për shkak të shqetësimeve mbi sulmet e mundshme iraniane.

    Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga CNN, mungesa e përparimit diplomatik dhe paqëndrueshmëria në Ngushticën e Hormuzit mund të jenë ndër faktorët që ndikojnë në vendimin e Trumpit për të autorizuar një operacion ushtarak.

    Megjithatë, deri më tani, nuk ka një vendim përfundimtar të konfirmuar nga presidenti amerikan për nisjen e sulmeve të reja ndaj Iranit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nagavci kërkon llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë ndodhi me letrën e saj?

    Nagavci kërkon llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë ndodhi me letrën e saj?

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Ajo ka ngritur pyetje për veprimet e institucioneve pas kërkesës së Zekajt për ndihmë dhe paralajmërimeve të saj për rrezikun ndaj jetës.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për këtë rast, Nagavci tha se Zekaj i ishte drejtuar me një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar veprime të menjëhershme.

    “Është një tragjedi që kërkon drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Sot nuk jemi këtu vetëm për të dënuar një krim të rëndë, jemi këtu për të kërkuar përgjigje nga institucionet që kanë pasur përgjegjësi ligjore të veproj për mbrojtjen e saj. Ajo kishte kërkuar ndihmë, kishte paralajmëruar, e kishte besuar se institucionet e Kosovës do ta dëgjonin dhe do vepronin. Ajo ishte drejtuar me një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë duke kërkuar veprime të menjëhershme”, tha Nagavci, raporton KosovaPress.

    Duke cituar një pjesë të letrës, Nagavci tha se Zekaj kishte paralajmëruar mundësinë që institucionet të jepnin llogari vetëm pasi asaj t’i merrej jeta.

    Shefja e deputetëve të LVV-së kërkoi përgjigje se kush e kishte shqyrtuar letrën, çfarë veprimesh kishte ndërmarrë prokuroria dhe nëse ishte ekzekutuar urdhri gjyqësor i përmendur në të. Ajo theksoi se prokuroria duhet të veprojë me urgjencë kur ekzistojnë paralajmërime konkrete për rrezikun ndaj jetës.

    “Në fund të asaj letre gjendet një fjali që sot na rëndon në ndërgjegjen e secilit prej nesh, veçanërisht atyre që kanë përgjegjësi zbatimin e ligjit. Ajo shkruante “uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse, të detyroheni të jepni llogari, vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, sa e dhimbshme dhe tronditëse është që sot po diskutojmë pikërisht për atë që ajo kishte paralajmëruar. Çfarë ndodhi me letrën e saj, kush e shqyrtoj, çfarë veprimesh ndërmori Prokuroria, a u vlerësua seriozisht rreziku që ajo kishte paralajmëruar, a u ekzekutua urdhri gjyqësorë që ajo e përmendte dhe nëse jo kush ishte përgjegjës për mos zbatimin e tij. Prokuroria nuk mund të jetë vetëm institucion që vepron pasi krimi të ketë ndodhur, ajo ka përgjegjësi të veproj me urgjencë kur ekzistojnë paralajmërime konkrete për rrezikun ndaj jetës”, tha Nagavci.

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

    Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë dhe dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

  • Tomorrow, the trial against Shaban and the Spy Center continues

    According to the indictment, suspects allegedly gathered and forwarded information and material to BIA for The KLA, its commanders and security institutions in Kosovo. Shaban was arrested on June 5, 2024, while the Qerimi is also accused of illegal possession, for which he is convicted.

    The trial began from October 9th, after the court was changed, due to Judge Vesel Ishmael’s imminent retirement. At that session, the two defendants again declared themselves innocent of spying.

    Prosecutor Kodoraliu has stated that the evidence will testify to their co-operation with BIA, citing also the suspicion that Shaban had attempted to connect the KLA military hospital in Molopolz of Shpence with the so-called Yellow House. The accused are considered innocent until guilt is proven by judicial ruling.

    Source Layer: RTKLive

  • Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

    Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

    Sipas aktakuzës, të dyshuarit dyshohet se kanë mbledhur dhe përcjellë te BIA informacione e materiale për UÇK-në, komandantët e saj dhe institucionet e sigurisë në Kosovë. Shabani ishte arrestuar më 5 qershor 2024, ndërsa Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, për të cilën është deklaruar fajtor.

    Gjykimi nisi nga fillimi më 9 tetor, pas ndryshimit të trupit gjykues, për shkak të pensionimit të afërt të gjyqtarit Vesel Ismajli. Në atë seancë, të dy të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm për spiunazh.

    Prokurori Kodraliu ka deklaruar se provat do të dëshmojnë bashkëpunimin e tyre me BIA-n, duke përmendur edhe dyshimin se Shabani kishte tentuar ta lidhte spitalin ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”. Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia të vërtetohet me vendim gjyqësor.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu stands up for Svechla Gervala after the assassination of Arlinda Zekiaj: What’s the blame with the ministers?

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has come to the defense of Justice Minister Donika Grovalla, and Minister of Internal Affairs Jelal Svecla, over the murder case of Arlinda Sylaj Zekiaj in Vitomirica of Peja.

    During the Parliament’s extraordinary session, Haxhiu has questioned the responsibility of the two ministers, saying the institutions they run have addressed the legislation and mechanisms they have had at their disposal.

    What fault did Minister Gervala of Minister Svechla blame if the Justice and Interior Ministry have addressed the legislation and mechanisms available to them? What is the responsibility of the justice minister here or the Minister of Internal Affairs? Haxhiu has declared.

    She has stressed that attention should focus on the way institutions value danger, exchange information, and ensure the implementation of protective measures.

    According to her, in the case of Arlinda Zekiaj, actions or inactions of each institution involved should be investigated.

    For this reason, the way information between institutions is rated, and the implementation of safeguard clauses must be the focus of our attention. In the Arlinda case, we seek to investigate the action or inaction of any institution that has been involved, she has said.

    Haxhi’s statement comes on a day when, following the assassination of Arlinda Zekaj, requirements for institutional accountability have been stepped up. During the day, the resignation of Justice Minister Donika Grovall has also been requested.

    Source Layer: Dukeagini

  • Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?

    Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Haxhiu ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e dy ministrave, duke thënë se institucionet që ata drejtojnë kanë adresuar legjislacionin dhe mekanizmat që kanë pasur në dispozicion.

    “Çfarë faji ka ministrja Gërvalla e ministri Sveçla, nëse Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme i kanë adresuar legjislacionin dhe mekanizmat që i kanë në dispozicion? Cila është përgjegjësia që ka ministrja e Drejtësisë këtu apo ministri i Punëve të Brendshme?”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo ka theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te mënyra se si institucionet e vlerësojnë rrezikun, shkëmbejnë informacionet dhe sigurojnë zbatimin e masave mbrojtëse.

    Sipas saj, në rastin e Arlinda Zekajt duhet të hetohen veprimet ose mosveprimet e secilit institucion të përfshirë.

    “Për këtë arsye, mënyra se si vlerësohet rreziku, si shkëmbehen informacionet mes institucioneve dhe si ndiqet zbatimi i masave mbrojtëse duhet të jenë në qendër të vëmendjes sonë. Në rastin e Arlindës kërkojmë të hetohet veprimi apo mosveprimi i secilit institucion që ka qenë i përfshirë”, ka thënë ajo.

    Deklarata e Haxhiut vjen në një ditë kur, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, janë shtuar kërkesat për llogaridhënie institucionale. Gjatë ditës, është kërkuar edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Burimi: Dukagjini