Blog

  • Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë

    Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë

    Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Romë me një tjetër paraqitje elegante, kësaj radhe duke zëvendësuar fustanin me motive leopardi me një fustan të bardhë me pika të zeza dhe prerje të guximshme në pjesën e ijeve.

    Ylli amerikan u shfaq në promovimin e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, ku kishte zgjedhur një krijim të dizajneres Galia Lahav.

    Fustani me korse pa rripa, dekolte në formë zemre, detaje dantelle dhe bisht të gjatë i dha pamjes së saj një karakter të veçantë.

    Kim pozoi edhe me dy dalmatinë, motivet e të cilëve përputheshin me pikat e zeza të fustanit të saj.

    Në fotografitë e realizuara në një tarracë me pamje nga Bazilika e Shën Pjetrit, ajo u shfaq së bashku me koleget e serialit, Naomi Watts, Sarah Paulson dhe Niecy Nash-Betts si dhe me nënën e saj, Kris Jenner.

    Më herët, në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë, Kardashian kishte veshur një fustan vintage të shtëpisë së modës Yves Saint Laurent, me motive leopardi dhe shall nga i njëjti material.

    Sezoni i dytë i serialit “All’s Fair” pritet të nisë më 4 nëntor në platformën Hulu, e në Evropë do të publikohet në Disney+. /Telegrafi/

  • Nagavci: Arlinda warned that life could be taken, institutions accountable

    The head of the Vetevendosje Movement Parliamentary Group, Arberie Nagavci, has called for institutional responsibility for the murder of Arlinda Silla Zekiaj in Vitomirica, Pec, stressing that she had warned of the impending danger.

    During the extraordinary Kosovo Assembly session, called after her assassination and for dealing with cases of violence against women and children, Nagavci announced that on October 22nd, a few days before the assassination, Arlinda had sent an urgent letter to the Constitutional Prosecutor at Pec.

    In this letter, according to Nagavci, she had requested immediate action, implementation of a judicial order and investigation of officials who, according to her, had not fulfilled their duties.

    Nagavci stressed that institutions should clarify what happened to the letter, whether the risk was seriously assessed, and whether measures were taken to protect the victim.

    I wish the day would not come when you and responsible institutions would be forced to render accounts only after my life was taken, Nagavci quoted a portion of Arlinda’s letter.

    It raised questions about the prosecution’s actions and implementation of the judicial order, seeking concrete answers to institutional responsibilities.

    According to her, the prosecution should act urgently when there are concrete warnings of risk to life, while judicial decisions should be implemented and safeguard clauses made effective.

    In the end, Nagavci announced that a parliamentary investigative commission would be formed to review institutional links that may have failed in this case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

    Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

    Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin llogari

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur pas vrasjes së saj dhe për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, Nagavci bëri të ditur se më 22 tetor, pak ditë para vrasjes, Arlinda i kishte dërguar një letër urgjente Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Në këtë letër, sipas Nagavcit, ajo kishte kërkuar veprime të menjëhershme, zbatimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre.

    Nagavci theksoi se institucionet duhet të sqarojnë se çfarë ndodhi me letrën, nëse rreziku u vlerësua seriozisht dhe nëse u ndërmorën masa për mbrojtjen e viktimës.

    “Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, citoi Nagavci një pjesë të letrës së Arlindës.

    Ajo ngriti pyetje për veprimet e Prokurorisë dhe zbatimin e urdhrit gjyqësor, duke kërkuar përgjigje konkrete për përgjegjësitë institucionale.

    Sipas saj, prokuroria duhet të veprojë me urgjencë kur ka paralajmërime konkrete për rrezik ndaj jetës, ndërsa vendimet gjyqësore duhet të zbatohen dhe masat mbrojtëse të jenë efektive.

    Në fund, Nagavci njoftoi se do të formohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar hallkat institucionale që mund të kenë dështuar në këtë rast.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo, Netherlands aim to expand co-operation in energy, agriculture

    Kosovo and the Netherlands aim to enhance co-operation in the area of renewable energy, agriculture and defence, while also working to close the deal for international transportation of passengers and goods.

    So it became known after the first meeting with the Netherlands’ new ambassador to Kosovo, Astrid de Vries, during which discussion was discussed the deepening bilateral relations and strategic co-ordination between the two countries.

    During the meeting, political consultations between the Netherlands, Belgium, Luxembourg and Kosovo were also discussed, with the aim of boosting strategic co-operation and co-ordination.

    The focus of the talks was also the Government of Kosovo’s priorities for the new mandate, including railway and dam projects, as well as reforms in public administration, education and justice.

    The Kosovo government’s representative has praised the Netherlands’ continued support, stressing the importance of its role in Kosovo’s European integration process, particularly in relation to the candidate country’s status for membership in the European Union.

    Also expressed gratitude for the Netherlands’ contribution to training members of the Kosovo Security Force ( The KSF, while emphasising readiness to further advance co-operation in the field of defence.

    In the end, it has become known that the parties intend to close negotiations on the international passenger and freight transport agreement, to sign and then ratify it.

  • Kosova dhe Holanda synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe bujqësi

    Kosova dhe Holanda synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe bujqësi

    Kosova dhe Holanda synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë së ripërtëritshme, bujqësisë dhe mbrojtjes, ndërsa po punohet edhe për përmbylljen e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave.

    Kështu u bë e ditur pas takimit të parë me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkërendimin strategjik ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, me synimin për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin strategjik.

    Në fokus të bisedimeve ishin edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për mandatin e ri, përfshirë projektet në fushën e hekurudhave dhe digave, si dhe reformat në administratën publike, arsim dhe drejtësi.

    Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Holandës, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në procesin e integrimit evropian të Kosovës, veçanërisht në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Gjithashtu, është shprehur mirënjohje për kontributin e Holandës në trajnimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa është theksuar gatishmëria për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

    Në fund, është bërë e ditur se palët synojnë që sa më parë të përmbyllin negociatat për marrëveshjen e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave, për ta nënshkruar dhe më pas për ta ratifikuar atë.

  • Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme – deputetët nderojnë viktimat me një minutë heshtje

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme – deputetët nderojnë viktimat me një minutë heshtje

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme të thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pejë.

    Në fillim të seancës, deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtjeje në nderim të Zekajt dhe të të gjitha viktimave të dhunës.

    Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të diskutuar rastin tragjik, përgjegjësinë institucionale dhe funksionimin e mekanizmave shtetërorë për mbrojtjen e qytetarëve nga dhuna.

    Në fokus të diskutimeve pritet të jetë reagimi i institucioneve përgjegjëse, si dhe nevoja për ndërmarrjen e masave konkrete që synojnë parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

    Debati parlamentar synon gjithashtu të trajtojë përgjegjësinë dhe koordinimin ndërinstitucional në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave. /Telegrafi/

  • Të rinjtë shqiptarë hapin klub kulturor për të ruajtur identitetin e tyre në Zvicër

    Të rinjtë shqiptarë hapin klub kulturor për të ruajtur identitetin e tyre në Zvicër

    Të rinjtë me prejardhje shqiptare nga Dübendorfi i Zvicrës kanë themeluar shoqatën kulturore Ansambli Ura, me qëllim ruajtjen e traditave shqiptare dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj. Shoqata, e cila po tërheq interes të madh, synon gjithashtu të ndërtojë ura lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj zvicerane.

    «Kjo është oda jonë», shpjegon Besijan Hoxhaj, duke treguar dhomën e mbledhjeve të shoqatës. Në kulturën shqiptare, oda është një hapësirë e ngjashme me dhomën e ndenjjes, ku njerëzit takohen dhe kalojnë kohë së bashku, raporton mediumi lokal zviceran Zo-online.

    Ansambli Ura ka krijuar hapësirën e vet në një ndërtesë industriale në periferi të Volketswilit, pranë kufirit me Gfennin. Muret janë zbukuruar me qilima tradicionalë, ndërsa në një cep qëndron një gramafon me një koleksion të rrallë pllakash vinili me këngë popullore.

    “Në të kaluarën, oda ishte e ndarë sipas gjinisë, por sot të gjithë takohen këtu”, shpjegon Hoxhaj, kryetar i shoqatës.

    E themeluar pak më shumë se një vit më parë nga dhjetë të rinj, shoqata synon të ndërthurë trashëgiminë kulturore shekullore shqiptare me realitetin modern në të cilin janë rritur themeluesit e saj. Ajo ofron kurse në grup dhe individuale të valleve popullore shqiptare, drejton një orkestër, jep me qira kostume tradicionale dhe organizon shfaqje e aktivitete të ndryshme, transmeton Telegrafi.

    Një shoqatë që ndërton ura mes brezave

    “Ura do të thotë urë. Ne po përpiqemi të ndërtojmë një urë mes të rinjve dhe të moshuarve”, shpjegon bashkëthemeluesja Besjana Shahinaj.

    Në kantonin e Cyrihut ekzistojnë tashmë disa shoqata kulturore shqiptare, por, sipas saj, Ansambli Ura synon të ndjekë një qasje të re.

    Ndryshe nga shumë prindër dhe gjyshër të tyre, themeluesit e shoqatës nuk kanë emigruar në Zvicër, por janë rritur dhe shkolluar atje.

    “Ne jemi rritur në Zvicër, kemi shkuar në shkollë këtu dhe jemi integruar në shoqëri”, thotë Hoxhaj, 26 vjeç.

    Shahinaj, 23 vjeçe, thotë se ata duan të ruajnë vlerat pozitive që kanë vërejtur te shoqatat e tjera, përfshirë promovimin e vlerave shqiptare, ndjenjën e familjes dhe mbështetjen e ndërsjellë. Megjithatë, synojnë të sjellin edhe një frymë të re.

    “Ne kemi procese të shpejta vendimmarrjeje, një bord të vogël me vetëm tre anëtarë dhe përqendrohemi më shumë te mediat sociale”, shpjegon Hoxhaj.

    Kjo qasje ka bërë që shoqata e re të fitojë shpejt rëndësi në skenën e klubeve kulturore. Në kanalet e saj të ndryshme, ajo ka mbledhur rreth 8.000 ndjekës dhe ka afërsisht 170 anëtarë, prej të cilëve 140 janë aktivë në grupet e vallëzimit ose në orkestër.

    “Jemi befasuar nga reagimi. Vazhdojmë të marrim pyetje të reja nga e gjithë Zvicra”, thotë Hoxhaj.

    Të rinjtë kërkojnë lidhje me rrënjët e tyre

    Sipas Shahinajt, shumë të rinj me prejardhje shqiptare kërkojnë të ruajnë lidhjen me kulturën e tyre, veçanërisht ata që janë rritur në Zvicër.

    “Njerëzit po kërkojnë një lidhje me kulturën shqiptare. Ata kanë frikë se mund t’i harrojnë traditat, gjuhën ose vallet e tyre”, thotë ajo.

    Edhe shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë më shumë për trashëgiminë kulturore të familjeve të tyre.

    “Shumë të rinj shqiptarë ndihen si në shtëpi në Zvicër, por njëkohësisht mbajnë brenda vetes trashëgiminë e tyre. Me ne, ata nuk kanë pse të zgjedhin njërën apo tjetrën. Mund të jenë të dyja”, shprehet Hoxhaj.

    Shoqata synon t’u ndihmojë të rinjve të gjejnë ndjenjën e përkatësisë, pa pasur nevojë të heqin dorë nga asnjëra prej dy kulturave.

    Vallëzimi, pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare

    Vallëzimi është një nga elementet kryesore që i bashkon anëtarët e shoqatës.

    “Është një element i rëndësishëm i shoqërisë sonë. Njerëzit kërcejnë në dasma, ditëlindje, festa fshati, pra sa herë që mblidhen më shumë se dhjetë persona”, shpjegon Shahinaj.

    Grupet e vallëzimit të Ansamblit Ura kanë mundësinë t’i prezantojnë aftësitë e tyre para publikut.

    Njëri prej valltarëve është Mergur Cikaj, i cili tregon se vallëzimi e ndihmon të shkëputet nga përditshmëria.

    “Kur kërcej, mund të harroj gjithçka. Bota përreth meje zhduket dhe i gjithë stresi largohet”, thotë i riu nga Dübendorfi.

    Stërvitjet zhvillohen nën drejtimin e trajnerëve, mes tyre Hoxhaj dhe Shahinaj, dhe u dedikohen fëmijëve të grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga mosha katërvjeçare.

    Repertori përfshin koreografi elegante dhe dinamike nga veriu, qendra dhe jugu i Shqipërisë. Për këtë qëllim, shoqata ka siguruar një koleksion të gjerë kostumesh tradicionale, të cilat pasqyrojnë larminë rajonale të veshjeve shqiptare. Ato dallohen për pëlhurat e lehta dhe të trasha, si dhe për qëndisjet me motive floreale dhe gjeometrike.

    Kujtimi i luftës, një motivim për ruajtjen e traditave

    Përmes vallëzimit, anëtarët e shoqatës synojnë të përcjellin edhe historitë që qëndrojnë pas secilës valle.

    “Në këtë mënyrë, ne përpiqemi t’i mbajmë gjallë historitë e paraardhësve tanë”, thotë Shahinaj.

    Ruajtja e trashëgimisë kulturore ka një rëndësi të veçantë edhe për shkak të përvojave të familjeve të tyre.

    “Prindërit e mi u larguan nga lufta dhe u detyruan të ndërtonin një jetë të re këtu”, tregon Shahinaj.

    Edhe Hoxhaj e lidh angazhimin e tij me historinë familjare. Nëna e tij kishte qenë valltare në shkollën e saj në Kosovë, derisa u detyrua të largohej nga atdheu.

    “Ne duam ta jetojmë kulturën tonë edhe për prindërit tanë, të cilët jo gjithmonë kanë pasur mundësinë ta bëjnë këtë”, thotë ai.

    Lufta në Kosovë dhe pasojat e saj

    Shumë shqiptarë nga Kosova u larguan drejt Zvicrës gjatë viteve 1990 për t’i shpëtuar luftës. Në atë kohë, Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë dhe kishte një popullsi kryesisht shqiptare.

    Gjatë viteve 1990, qeveria e dominuar nga serbët kufizoi rëndë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Gjuha shqipe, shkollat shqipe dhe aktivitetet kulturore u shtypën në jetën publike.

    Në vitin 1998, konflikti u përshkallëzua në luftë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, ushtria jugosllave u tërhoq nga Kosova.

    Të tregojnë kulturën shqiptare edhe përtej komunitetit të tyre

    Përveç ruajtjes së traditave brenda komunitetit shqiptar, Ansambli Ura synon t’ia prezantojë kulturën shqiptare edhe publikut zviceran.

    “Ne duam t’i afrojmë traditat shqiptare me zviceranët dhe të ndërtojmë ura mes dy kulturave.” thotë Shahinaj.

    Hoxhaj thekson se shqiptarët janë shumë më tepër sesa historitë e luftës dhe të ikjes, si dhe imazhi që ndonjëherë paraqitet për ta në media.

    “Ne duam të tregojmë se sa të larmishëm jemi”, thotë ai.

    Sipas Hoxhajt, Shqipëria dhe Zvicra kanë edhe ngjashmëri, ndër të cilat përmend larminë e kostumeve tradicionale dhe peizazhet malore.

    Përmes vallëzimit, muzikës, veshjeve tradicionale dhe aktiviteteve kulturore, të rinjtë e Ansamblit Ura synojnë të ruajnë rrënjët e tyre shqiptare, duke forcuar njëkohësisht lidhjen me vendin ku janë rritur./Telegrafi/

  • After three days of interruption, Termocos returns heat to Pristina

    The Public Company ãormokos has announced that the heating supply in Pristina has returned, following the return to operation of the B2 thermal power plant unit HINA Kosova B50.

    According to the company’s announcement, the return of the supply has been enabled after creating the conditions for taking steam from this facility, which is used for the production of heating energy.

    Since the early hours of today, NP Teams Termokos, mobilised with all operational capacities and in close co-ordination with KEK, have been working to gradually restore the heating supply. Currently, the heating supply has stabilised for most consumers, the announcement says.

    The thermocos has made it known that the teams are continuing to work on the ground to secure supply at even the most remote points of the network, where the flow of heat takes more time.

    The heating supply was suspended three days earlier, due to the control halt of the B2 thermal power utility Kosovo B50, which had failed to supply steam for heating energy production.

    During this period, heating had only clinics at the University Clinical Centre in Kosovo ( BUCH).

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Not only Mbppe, and Cucurela and Diomande join Real Madrid’s delegation for the Golden Top.

    Tonight there is the Golden Top award-sharing ceremony tonight, one of the most important events in the world of football.

    This year, the ceremony will be held in London, unlike previous editions held in Paris.

    Real Madrid had boycotted the ceremony for two years in a row, having learned that Winnitius Junior would not win the prize.

    This year, however, the situation is different, as Kylian Mbppe, Marc Cucurella and Yan Diomande are expected to attend the ceremony, starting at 9: 00 p.m., at the Padicum Theatre.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella e Diomande i bashkohen delegacionit të Real Madridit për “Topin e Artë”

    Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella e Diomande i bashkohen delegacionit të Real Madridit për “Topin e Artë”

    Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella e Diomande i bashkohen delegacionit të Real Madridit për “Topin e Artë”

    Sonte mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botën e futbollit.

    Këtë vit, ceremonia do të organizohet në Londër, ndryshe nga edicionet e mëparshme që u mbajtën në Paris.

    Real Madridi kishte bojkotuar ceremoninë për dy vjet radhazi, pasi kishte mësuar se Vinicius Junior nuk do ta fitonte çmimin.

    Megjithatë, këtë vit situata është ndryshe, pasi Kylian Mbappe, Marc Cucurella dhe Yan Diomande pritet të jenë të pranishëm në ceremoninë që nis nga ora 21:00, në “Palladium Theater”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali