Blog

  • Volkswagen shqyrton ndalimin e prodhimit të veturave Seat

    Volkswagen shqyrton ndalimin e prodhimit të veturave Seat

    Volkswagen shqyrton ndalimin e prodhimit të veturave Seat

    Grupi gjerman Volkswagen po shqyrton mundësinë e ndërprerjes graduale të prodhimit të veturave nën markën spanjolle Seat deri në fund të kësaj dekade, ndërsa po e orienton gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt markës Cupra.

    Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e Seat-it. Drejtori ekzekutiv i të dyja markave, Markus Haupt, ka bërë të ditur se kompania vazhdon të investojë në Seat dhe se vitin e ardhshëm pritet të prezantojë modele të reja me teknologji të butë hibride.

    Në një intervistë për revistën Autocar, gjatë Panairit të Automobilave në Paris, Haupt konfirmoi se ndërprerja graduale e aktivitetit të markës është një nga skenarët që po shqyrtohen.

    Sipas tij, vendimi do të ndikohet edhe nga rregulloret për emetimet e CO₂ dhe kërkesat e konsumatorëve. Ai theksoi se rregullat pritet të bëhen më të rrepta nga viti 2030, megjithëse mundësia e një qasjeje më fleksibile mund të ndikojë në planet e kompanisë.

    Pavarësisht pasigurisë, Seat vazhdon të jetë aktive në tregun e automobilave, ndërsa investimet dhe modelet e reja hibride tregojnë se marka do të vazhdojë aktivitetin të paktën në periudhën e afërt.

    Për momentin, Volkswagen nuk ka bërë të ditur se kur do të merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e Seat-it.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Volkswagen shqyrton ndalimin e prodhimit të veturave Seat appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e javës së 9-të

    Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e javës së 9-të

    Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemal Ibishi shënoi pas një aksioni individual në zonën e Prishtinës.

    Prishtina arriti të barazojë në minutën e 76-të. Assane Diatta ishte i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

    Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, të grumbulluara nga gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.

    20 pikë ka edhe Prishtina, e cila ende nuk ka pësuar humbje në kampionat. Kryeqytetasit kanë regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër kampiones në fuqi, Dritës.

    Burimi: RTKLive

  • ATK mbledh 908.8 milionë euro tatime për nëntë muaj

    ATK mbledh 908.8 milionë euro tatime për nëntë muaj

    Sipas të dhënave të publikuara, përveç rritjes së të hyrave tatimore, gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rënie prej 22% e numrit të ndëshkimeve.

    Këta tregues lidhen me përpjekjet e ATK-së për të rritur përmbushjen e obligimeve tatimore, për të parandaluar parregullsitë dhe për të përmirësuar efikasitetin në administrimin e tatimeve.

    “Rezultatet mbështeten nga puna e vazhdueshme e ATK-së në disa drejtime, duke përfshira monitorimin e bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor. Informimi dhe edukimi i tatimpaguesve, përmes komunikimit më të gjerë dhe orientimit për përmbushjen e drejtë të obligimeve.Parandalimi i shkeljeve, duke synuar rritjen e përmbushjes vullnetare dhe zvogëlimin e nevojës për masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

    Në këtë proces, rol të rëndësishëm luan edhe digjitalizimi i shërbimeve tatimore, i cili synon të lehtësojë qasjen e tatimpaguesve dhe të bëjë procedurat më efikase.

    Burimi: RTKLive

  • Flakë, përplasje e tensione në Tiranë: Protestuesit sulmojnë objektet shtetërore dhe bizneset private

    Flakë, përplasje e tensione në Tiranë: Protestuesit sulmojnë objektet shtetërore dhe bizneset private

    Protesta studentore në Shqipëri ka hyrë në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ndërsa pas përplasjeve, zjarreve dhe dëmeve materiale të së mërkurës, Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në tubime.

    Që në orët e para të së enjtes, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.

    Përveç bojkotimit të mësimit, zhvillimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me skena dhune, vandalizëm dhe dëme ndaj institucioneve, bizneseve e pronës publike dhe private.

    Në këtë situatë, Policia e Shtetit ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protesta, duke thënë se në disa raste ata janë vendosur në vijën e parë të përplasjeve dhe janë ekspozuar ndaj sendeve të hedhura, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

    Përmes një deklarate, policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të sigurohen se ata nuk ndodhen në ambiente ku rrezikohet jeta dhe shëndeti i tyre.

    “Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës”, thuhet në deklaratë.

    Policia ka theksuar se e drejta për protestë nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo për ekspozimin e fëmijëve ndaj rreziqeve. Sipas saj, rastet e dyshuara të nxitjes, organizimit ose shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do t’u përcillen institucioneve kompetente.

    “Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre”, thuhet më tej në reagimin e policisë.

    Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, duke kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    Zhvillimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje kufirin mes protestës qytetare dhe akteve të huliganizmit e vandalizmit, të cilat rrezikojnë sigurinë publike dhe dëmtojnë pronën. Ndërsa e drejta për të protestuar mbetet e garantuar, dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të paraqiten si forma legjitime të shprehjes së pakënaqësisë.

    Në anën tjetër, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte, në një ditë kur vëmendja politike dhe publike në Shqipëri mbetet e përqendruar te protesta dhe pasojat e përplasjeve të fundit.

    Kryeministri Edi Rama, pas protestës së së mërkurës, ka akuzuar opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt Evropës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

    Burimi: Dukagjini

  • Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

    Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

    Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

    Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

    Në një intervistë për Euronews Albania, Stier u pyet për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Ai theksoi se ky proces nuk e ndryshon faktin historik se vendet e rajonit ishin viktima të agresionit të nisur nga Serbia gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, transmeton Klankosova.tv

    “Ky është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë. Kroacia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe, në njëfarë mënyre, edhe Sllovenia, ishin viktima të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”, deklaroi Stier.

    Eurodeputeti kroat kritikoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet serbe e paraqesin ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet e vitit 1999, duke theksuar se ato shpesh anashkalojnë ngjarjet që paraprinë ndërhyrjen ushtarake.

    “Kur i dëgjoj autoritetet serbe duke folur, duket se ato kujtojnë vetëm ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet, por sillen sikur para bombardimeve të mos kishte ndodhur asgjë”, u shpreh ai.

    Stier nënvizoi se ndërhyrja e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë.

    “Pati një arsye pse NATO ndërhyri dhe pse u kryen bombardimet: për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Kjo ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviqi. Këto janë fakte historike që nuk duhet të neglizhohen”, tha eurodeputeti kroat.

  • Flakë, përplasje e tensione në Tiranë: Protestuesit sulmojnë objektet shtetërore dhe bizneset private

    Flakë, përplasje e tensione në Tiranë, Policia ngre alarmin për të miturit në protestë

    Protesta studentore në Shqipëri ka hyrë në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ndërsa pas përplasjeve, zjarreve dhe dëmeve materiale të së mërkurës, Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në tubime.

    Që në orët e para të së enjtes, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Parlamentit.

    Përveç bojkotimit të mësimit, zhvillimet e ditëve të fundit janë shoqëruar me skena dhune, vandalizëm dhe dëme ndaj institucioneve, bizneseve e pronës publike dhe private.

    Në këtë situatë, Policia e Shtetit ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protesta, duke thënë se në disa raste ata janë vendosur në vijën e parë të përplasjeve dhe janë ekspozuar ndaj sendeve të hedhura, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

    Përmes një deklarate, policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të sigurohen se ata nuk ndodhen në ambiente ku rrezikohet jeta dhe shëndeti i tyre.

    “Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës”, thuhet në deklaratë.

    Policia ka theksuar se e drejta për protestë nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo për ekspozimin e fëmijëve ndaj rreziqeve. Sipas saj, rastet e dyshuara të nxitjes, organizimit ose shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do t’u përcillen institucioneve kompetente.

    “Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre”, thuhet më tej në reagimin e policisë.

    Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, duke kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    Zhvillimet e fundit kanë vënë në pikëpyetje kufirin mes protestës qytetare dhe akteve të huliganizmit e vandalizmit, të cilat rrezikojnë sigurinë publike dhe dëmtojnë pronën. Ndërsa e drejta për të protestuar mbetet e garantuar, dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të paraqiten si forma legjitime të shprehjes së pakënaqësisë.

    Në anën tjetër, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte, në një ditë kur vëmendja politike dhe publike në Shqipëri mbetet e përqendruar te protesta dhe pasojat e përplasjeve të fundit.

    Kryeministri Edi Rama, pas protestës së së mërkurës, ka akuzuar opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt Evropës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

    Burimi: Dukagjini

  • Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon

    Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon

    Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon

    Familjarët e një polici shqiptar në Tiranë i çuan ushqim atij derisa ishte në detyrë në protestën e sotme.

    Në një moment të kapur nga Top Channel, një fëmijë shihet teksa e përqafon atë.

    Protestat në Tiranë po vazhdojnë derisa pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Familjarët i çojnë për të ngrënë policit, momenti kur fëmija i vogël e përqafon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pezullohet transporti publik për sot në Tiranë për shkak të protestave

    Pezullohet transporti publik për sot në Tiranë për shkak të protestave

    Pezullohet transporti publik për sot në Tiranë për shkak të protestave

    Transporti publik në Tiranës është pezulluar për ditën e sotme, pas tensioneve dhe protestave të dhunshme të zhvilluara në vend.

    Mëngjesin e sotëm pasi u paraqitën për të vijuar transportin publik, por nuk është bërë për shkak se shumë autobusë kanë mbetur të dëmtuar nga protestuesit.

    Autobusët e linjës së Kamzës kanë vijuar itinerarin e tyre deri në zonën e Kthesës së Kamzës, shkruan TCH.

    Ditën e nesërme qarkullimi i urbanëve parashikohet të vijojë normalisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pezullohet transporti publik për sot në Tiranë për shkak të protestave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Messi porosit jaht luksoz deri në 10 milionë euro, përgatit aventurën e re larg fushave të futbollit

    Messi porosit jaht luksoz deri në 10 milionë euro, përgatit aventurën e re larg fushave të futbollit

    Messi porosit jaht luksoz deri në 10 milionë euro, përgatit aventurën e re larg fushave të futbollit

    Lionel Messi ka porositur një jaht luksoz, vlera e të cilit mund të arrijë deri në 10 milionë euro, sipas raportimeve të mediave.

    Bëhet fjalë për modelin ULTIMA 88, një katamaran i prodhuar nga kompania polake Sunreef Yachts, me gjatësi rreth 28 metra. Çmimi i këtij modeli vlerësohet nga 8 deri në 10 milionë euro, ndërsa shuma e saktë që do të paguajë ylli argjentinas nuk është bërë publike.

    Jahti është projektuar për të ofruar luks dhe komoditet në det të hapur, duke ndërthurur teknologjinë moderne me hapësirat e një rezidence luksoze.

    Sipas raportimeve, blerja lidhet me aktivitetet e Messit në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, përmes markës së tij MIM Hotels dhe flotës MIM Ocean, e cila synon të ofrojë përvoja luksoze në det.

    Përveç sukseseve të tij në futboll, Messi po vazhdon të investojë edhe në projekte jashtë fushës, duke zgjeruar aktivitetet e tij në industrinë e luksit dhe turizmit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Messi porosit jaht luksoz deri në 10 milionë euro, përgatit aventurën e re larg fushave të futbollit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

    Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

    Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

    Protesta studentore në Durrës vijon, ndërsa deri më tani raportohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.

    Sipas raportimeve, nga përplasjet gjatë protestës kanë mbetur të lënduar 5 efektivë policie, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, policia ka ngritur barrikada rreth 50 metra larg godinës së saj, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe pllaka trotuari në drejtim të efektivëve.