Blog

  • Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare

    Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare

    Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare

    Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, sipas një letre të dërguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) në adresë të kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe të kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi. 

    ICMG-ja në letrën e publikuar nga Rama e ka paralajmëruar Kosovën për shkak të dështimit për t’i përmbushur detyrimet financiare dhe administrative. 

    Në letër thuhet se ICMG-ja nuk ka marrë përgjigje në një letër që e ka nisur nga 21 shtatori 2026. Sipas letrës, edhe garancia bankare që duhej të përfundonte në janar të vitit 2026 mungon, derisa nuk është paguar as tarifa për muajin qershor 2026.

    ICMG-ja ka paralajmëruar se problemet e evidentuara mund të rrezikojnë seriozisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv do ta shqyrtojë propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e lojërave.

    Kryetari Rama në statusin e tij në Facebook, tek ka publikuar letrën, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për këto zhvillime.

    “Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike! Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar Rama.

    Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 u konsiderua një prej sukseseve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Diddy përfshihet në një përleshje me një të burgosur të njohur si “Dudus”

    Diddy përfshihet në një përleshje me një të burgosur të njohur si “Dudus”

    Diddy përfshihet në një përleshje me një të burgosur të njohur si “Dudus”

    Problemet për reperin dhe producentin amerikan Diddy po vazhdojnë edhe pas hekurave. Ai dyshohet se është përfshirë në një përleshje me një të burgosur me origjinë xhamajkane, i njohur me nofkën “Dudus”, në burgun federal Fort Dix.

    Sipas raportimit të TMZ, duke cituar burime, incidenti ka ndodhur të premten e kaluar dhe ka përfunduar me lëndimin e Diddy-t në kokë. Për këtë arsye, ai raportohet se është dërguar në një qendër mjekësore jashtë burgut.

    Dyshimet janë se konflikti mund të jetë nxitur nga pakënaqësia e disa të burgosurve pas raportimeve për kushtet dhe privilegjet që Diddy pretendohet se gëzon gjatë vuajtjes së dënimit.

    Pas publikimit të këtyre raportimeve, autoritetet e burgut thuhet se kanë kryer kontrolle të papritura, gjatë të cilave kanë sekuestruar telefona celularë nga disa të burgosur. Mes tyre raportohet se ka qenë edhe “Dudus”, gjë që dyshohet se ka shtuar tensionet.

    Sipas TMZ, “Dudus” konsiderohet një figurë me ndikim brenda burgut dhe po vuan një dënim prej 23 vitesh, të cilin e ka nisur në vitin 2012.

    Pas incidentit, të dy të burgosurit raportohet se janë transferuar në Njësinë e Strehimit të Posaçëm (SHU), ku mbahen të ndarë nga të burgosurit e tjerë. Sipas raportimit, ndaj tyre është vendosur një masë disiplinore prej dy javësh në izolim.

    Deri më tani, pretendimet për përleshjen dhe arsyet që dyshohet se çuan në konflikt nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e burgut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Diddy përfshihet në një përleshje me një të burgosur të njohur si “Dudus” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rëndohet bilanci në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle

    Rëndohet bilanci në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle

    Rëndohet bilanci në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle

    Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në qytetin Peshawar të Pakistanit. Në mesin e viktimave janë 33 fëmijë dhe një mësues, ndërsa shumica e fëmijëve të vdekur janë nën moshën 13-vjeçare.

    Sipas raportimeve nga spitalet, Spitali “Lady Reading” ka konfirmuar 33 të vdekur, përfshirë 32 fëmijë dhe një mësues, ndërsa Spitali “Naseerullah Khan Babar” ka raportuar vdekjen e një fëmije tjetër.

    Çatia e shkollës u shemb teksa nxënësit po zhvillonin procesin mësimor. Pas ngjarjes, ambulancat nxituan në vendin e incidentit, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën operacionin për nxjerrjen e personave të ngujuar nën rrënoja.

    Pamjet televizive treguan punonjësit e shpëtimit duke nxjerrë nxënës të gjakosur nga rrënojat. Operacioni për kërkimin dhe nxjerrjen e fëmijëve të ngujuar po vazhdon.

    Ndërkohë, sipas zyrtarëve policorë, pronari i shkollës është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e shembjes dhe për të shqyrtuar strukturën e godinës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rëndohet bilanci në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Imazhet satelitore zbulojnë bazën e re ruse për dronët me motor reaktiv

    Imazhet satelitore zbulojnë bazën e re ruse për dronët me motor reaktiv

    Rusia është pranë përfundimit të ndërtimit të një baze të re të madhe për lëshimin e dronëve sulmues me motor reaktiv, vetëm gjashtë javë pas nisjes së punimeve, sipas ekspertëve të mbrojtjes dhe analizës së imazheve satelitore nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Baza ndodhet në rajonin e Rostovit, në jugperëndim të Rusisë, pranë Ukrainës. Imazhet satelitore të siguruara nga kompanitë Planet Labs dhe Airbus tregojnë se zona, e cila më 31 gusht ishte një fushë e zbrazët, deri të mërkurën ishte shndërruar në një kompleks të madh, me sipërfaqe të krahasueshme me rreth 126 fusha futbolli, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Ndërtimi i objektit vjen në një kohë kur Rusia ka shtuar përdorimin e dronëve sulmues me motor reaktiv kundër Ukrainës. Këto mjete ajrore, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 600 kilometra në orë, paraqesin sfida më të mëdha për sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

    Ndërsa lufta e nisur nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e pestë, autoritetet në Kiev presin që Moska të intensifikojë sulmet me dronë dhe raketa gjatë dimrit të ardhshëm.

    Mike Monnik, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë private të inteligjencës DroneSec, ka deklaruar se objekti i ri duket se është projektuar për lëshimin e modeleve Geran-4 dhe Geran-5, të cilat konsiderohen ndër llojet më të reja të dronëve rusë me motor reaktiv.

    Sipas tij, në pjesën perëndimore të kompleksit vërehen tetë platforma me shina lëshimi, të cilat mund të përdoren për këta dronë. Kjo bazë do t’i shtohej rrjetit ekzistues rus, i cili përfshin të paktën 11 pika fikse për lëshimin e dronëve drejt Ukrainës.

    Monnik theksoi se shpejtësia e ndërtimit tregon se Rusia mund të krijojë brenda një kohe të shkurtër kapacitete të reja sulmuese.

    “Shpejtësia e ndërtimit … demonstron lehtësinë me të cilën Rusia mund të vërë shpejt në përdorim kapacitetet sulmuese tashmë të konsoliduara”, tha ai.

    Sipas ekspertit, objekti duket se është shumë pranë përfundimit dhe mund të bëhet plotësisht funksional brenda disa javësh, ose edhe më herët.

    Zhvillimi i kësaj baze vlerësohet si një tjetër zgjerim i kapaciteteve ruse për sulme ajrore kundër Ukrainës, në një periudhë kur Kievi po përgatitet për mundësinë e intensifikimit të goditjeve gjatë muajve të dimrit.

    Burimi: Dukagjini

  • Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë nuk e ndryshon faktin që Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktima të agresionit serb

    Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë nuk e ndryshon faktin që Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktima të agresionit serb

    Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë nuk e ndryshon faktin që Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktima të agresionit serb

    Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se asgjë nuk mund ta ndryshojë faktin historik që Kosova, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

    Këtë deklaratë Stier e bëri në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

    Ai theksoi se ky fakt historik nuk duhet të zbehet nga asnjë qëndrim politik.

    “Nuk do ta ndryshojë atë që është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë dhe kjo është se si Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe paska edhe Sllovenia të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”.

    Duke folur për qëndrimet e autoriteteve serbe lidhur me ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet e vitit 1999, eurodeputeti tha se ato, sipas tij, e paraqesin këtë ndërhyrje pa e marrë parasysh atë që kishte ndodhur më herët.

    “Pati një arsye pse NATO ndërhyri, përse këto bombardime u kryen, për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviq. Këto janë fakte historike që nuk duhet neglizhuar”.

    Stier shtoi se ndërhyrja e NATO-s kishte ndodhur për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, duke theksuar se këto zhvillime janë fakte historike që nuk duhet të anashkalohen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë nuk e ndryshon faktin që Kosova, Kroacia dhe Bosnja ishin viktima të agresionit serb appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj

    Inter mbetet pa Lautaro Martinez për gati një muaj

    Sulmuesi i është nënshtruar paraditen e sotme ekzaminimeve të hollësishme mjekësore, të cilat kanë konfirmuar lëndimin në muskujt e kofshës së majtë.

    Kontrollet janë kryer në Institutin Humanitas në Rozzano të Milanos, ku mjekët kanë vlerësuar se Martínezit do t’i nevojitet rreth një muaj për t’u rikuperuar.

    Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën e Inter, pasi sulmuesi pritet t’i humbasë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë derbin kundër Milanit, të planifikuar për 31 tetor.

    Inter do të duhet të gjejë zgjidhje në repartin ofensiv gjatë periudhës së rikuperimit të kapitenit të tij, i cili është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zikaltër.

    Burimi: RTKLive

  • Luis Enrique pranon se PSG pati fat në fitoren ndaj Manchester City

    Luis Enrique pranon se PSG pati fat në fitoren ndaj Manchester City

    Kampionët në fuqi të Evropës kanë vazhduar me fitore mbrojtjen e titullit, duke e mposhtur Manchester City në stadiumin “Etihad”, pas një ndeshjeje me shumë gola dhe raste shënimi.

    PSG ka dominuar plotësisht pjesën e parë, duke kaluar në epërsi prej 3:0. Desire Doue, Ousmane Dembele dhe Vitinha kanë shënuar për skuadrën franceze, e cila ka zhvilluar 45 minuta të shkëlqyera.

    Megjithatë, Manchester City është rikthyer pas pushimit. Erling Haaland ka shënuar dy gola, ndërsa skuadra angleze ka goditur dy herë shtyllën dhe është ndalur edhe nga një ndërhyrje vendimtare e Nuno Mendes, i cili e ka larguar topin nga vija e portës.

    Maghnes Akliouche ka shënuar një tjetër gol për PSG-në, duke e rikthyer epërsinë prej tri golash, ndërsa Ferran Torres ka humbur një penallti në minutat e fundit.

    Luis Enrique ka vlerësuar lojën e të dyja skuadrave, por ka pranuar se rezultati mund të kishte qenë ndryshe.

    “Do të mund ta kishim humbur këtë ndeshje, nëse ata do t’i shënonin rastet që krijuan”, ka thënë trajneri spanjoll.

    “Përpiqemi ta fitojmë çdo ndeshje dhe të shënojmë gola. Nuk ndalemi pasi shënojmë një apo dy gola. Është shumë mirë ta përjetosh këtë, por duhet ta përsëris se sot patëm fat, sepse në pjesën e dytë mund të kishim pësuar më shumë gola”, ka shtuar Enrique.

    Kjo humbje ishte e para për Manchester City nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, i cili e kishte nisur aventurën në klub me tetë fitore radhazi në të gjitha garat.

    Maresca ka thënë se skuadra e tij duhet të nxjerrë mësime nga kjo ndeshje, duke vlerësuar reagimin pas pjesës së parë të dobët.

    “Prej kësaj ndeshjeje mund të mësojmë shumë gjëra. Edhe kur pësojmë dy gola brenda dy minutash ndaj skuadrës më të mirë në Evropë, duhet të vazhdojmë të luajmë”, ka deklaruar trajneri italian.

    Në stadium ishte i pranishëm edhe Pep Guardiola, ish-trajneri i Manchester City, i cili ka drejtuar skuadrën angleze për dhjetë vjet dhe ka fituar 20 trofe gjatë qëndrimit të tij.

    Me këtë fitore, PSG ka marrë kreun e tabelës së Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve, ndërsa Manchester City ka rënë në vendin e 17-të.

    Burimi: RTKLive

  • Gara të paligjshme shpejtësie në Pejë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 12 muaj

    Gara të paligjshme shpejtësie në Pejë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 12 muaj

    Gara të paligjshme shpejtësie në Pejë, dy shoferë gjobiten me nga 500 euro dhe u ndalohet vozitja për 12 muaj

    Dy shoferë janë ndaluar nga Policia në Pejë, pasi po zhvillonin gara të paligjshme shpejtësie në rrugën “Agim Qelaj”.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2026, kur Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë ka identifikuar dhe ndaluar dy vetura, drejtuesit e të cilave po zhvillonin gara të paligjshme në rrugë.

    Pas veprimeve policore, të dy shoferët janë gjobitur me nga 500 euro dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Kosovës për 12 muaj.

    Gjatë procedurave të mëtejshme, policia ka konstatuar se njëri nga shoferët kishte tejkaluar normën e lejuar të konsumimit të alkoolit gjatë ngasjes.

    Për këtë kundërvajtje shtesë, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej 200 eurosh, si dhe ndalim shtesë i drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që cenojnë sigurinë në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e qytetarëve.

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj

    Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    Sipas Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 shtator 2026, në rrugën “Qamil Ilazi” në Ferizaj, pasi një qytetari i kishte rënë kuleta, të cilën dyshohet se e ka marrë personi i kërkuar me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm.

    Me autorizim të prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë dhe videon e personit të dyshuar, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tij.

    Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, ta njoftojnë përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

    Sipas Policisë, të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit që mori kuletën e humbur në Ferizaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kryeministri kroat ironizon Vuçiqin pasi Serbia i dërgoi notë proteste Kroacisë

    Kryeministri kroat ironizon Vuçiqin pasi Serbia i dërgoi notë proteste Kroacisë

    Kryeministri kroat ironizon Vuçiqin pasi Serbia i dërgoi notë proteste Kroacisë

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka ironizuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi Beogradi i dërgoi Zagrebit një notë proteste për atë që e cilësoi si “ndërhyrje në zgjedhje”.

    Duke folur para samitit të Bashkimit Evropian, Plenkoviq ka vënë në pikëpyetje adresimin e notës së protestës, duke e cilësuar atë si një manovër për konsum të brendshëm politik, në prag të zgjedhjeve në Serbi, të planifikuara për 25 tetor.

    “Jam i habitur nga një notë e tillë, sepse nuk është e qartë se kujt i drejtohet. Mendoj se bëhet fjalë për një manovër që synon të mbështesë tezën se Kroacia – si një armik gjysmë i jashtëm e gjysmë i brendshëm – po ndërhyn në politikën e brendshme dhe në procesin zgjedhor të Serbisë, gjë që nuk ka asnjë kuptim”, deklaroi Plenkoviq.

    Kryeministri kroat ka hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje në procesin zgjedhor të Serbisë, duke theksuar se mediat në Kroaci janë të lira dhe se secili ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij. Ai i ka bërë thirrje Beogradit që të përqendrohet në fushatën e vet zgjedhore.

    “Serbia ka fushatën e saj zgjedhore; le të merren me qytetarët e tyre. Kroacia nuk ndërhyn në këtë çështje. Kjo nuk është tema jonë”, tha kryeministri kroat.

    Në fund, Plenkoviq ka vlerësuar se Serbia ka çështje të tjera ku duhet të shënojë përparim, veçanërisht sa i përket respektimit të vlerave evropiane, në vend që t’i dërgojë Kroacisë, siç i quajti ai, “nota qesharake”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kryeministri kroat ironizon Vuçiqin pasi Serbia i dërgoi notë proteste Kroacisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali