
Aktorja amerikane Sydney Sweeney dhe producenti muzikor Scooter Braun janë fotografuar së bashku në New York, teksa kanë shijuar një mbrëmje në zonën Upper West Side.
Sipas fotografive të publikuara nga Daily Mail, dyshja është parë duke ecur dorë për dore, duke u shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Sweeney kishte zgjedhur një kostum elegant të bardhë, të përbërë nga një xhaketë e ngushtë me detaje në ngjyrë bezhë dhe pantallona të drejta. Ajo e kishte kombinuar veshjen me taka në të njëjtën nuancë dhe një çantë lëkure.
Pamjen e kishte kompletuar me flokët biondë të stiluar në kaçurrela voluminoze, syze dielli dhe vathë të dukshëm.
Ndërkaq, Braun ishte veshur me pantallona të bardha, këmishë blu të errët dhe një xhaketë kafe.
Lidhja mes tyre raportohet se ka nisur më shumë se një vit më parë, ndërsa dyshja ishte njohur verën e kaluar, gjatë festimeve të dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.
Dalja e tyre e fundit në New York vjen në një periudhë të ngarkuar për aktoren, e cila po merr pjesë në xhirimet e vazhdimit të filmit The Housemaid.
Gjatë xhirimeve, Sweeney është parë në Park Avenue, ku po rikthehet në rolin e Millie Calloway. Ajo ka ndarë gjithashtu momente të këndshme me ekipin e filmit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali