Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

Written by

in

Dështimi i konkurseve: Mjekët “duan” veç n’QKUK, jo n’regjione (VIDEO)

Konkurs pati, por të interesuar hiq.

Asnjë anesteziolog dhe otorinolaringolog nuk aplikoi në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Ndonëse aktualisht janë 4 anesteziologë të ri dhe të papunë, sikurse që janë edhe afro 40 specialistë të ri të ORL, gjithashtu të papunë.

Megjithëse ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha janë duke punuar pikërisht për shpërndarjen e resurseve nëpër spitale, si politikë fillestare për ndryshimin rrënjësor në sistem, ai theksoi që disa klinika në QKUK kanë më shumë specialist se sa që duhet.

Vitia tha se me ligjin aktual të punës, mjekët e ri nuk mund të kufizohen se ku të punojnë, por bëri me dijë se me ligjin e ri të shëndetësisë do të precizohet saktë kjo çështje edhe gjatë marrjes së specializimit, në mënyrë që shërbimet mos të cenohen në spitalet regjionale.

Ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që specialistët të aplikojnë edhe në regjione në mënyrë që të avancojnë shërbime dhe qytetarët mos të kenë nevojë për një kontrolle bazike të vijnë në QKUK, si nivel terciar.