Category: Lajme

  • Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

    Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me mungesë barnash, pritje të gjata dhe vështirësi financiare për të siguruar trajtimin e nevojshëm.

    Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, dhe mungesën e barnave onkologjike, Kadrijaj ka ngritur edhe çështjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

    Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të ketë më shumë angazhim në këtë sektor, duke thënë se qasja në shërbimet shëndetësore nuk duhet të varet nga mundësitë financiare të qytetarëve.

    “A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman bëni prioritet se qytetarët janë në hall. Qytetarët janë në hall. Prandaj shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj për ata që kanë buxhet. Edhe kanë mundësi financiare. Shëndetësia duhet të jetë prioritet për ata që janë në kushte të vështira shëndetësore edhe sociale”, tha ajo.

    Kadrijaj ka kërkuar gjithashtu të dijë se kur do të zbatohet Ligji për Sigurimet Shëndetësore, duke vlerësuar se funksionalizimi i tij do të ndihmonte në lehtësimin e barrës financiare për pacientët.

    Ajo ka përmendur edhe rastin e pacientes që humbi jetën, duke rikujtuar deklaratën e saj për vështirësitë financiare me të cilat ishte përballur për sigurimin e barnave dhe përmbushjen e nevojave të tjera jetësore.

    “Kosova ka institucione shëndetësore, profesionistë të përkushtuar dhe strategji zhvillimore, por këto nuk mjaftojnë nëse qytetari vazhdon të përballet me mungesë barnash, pritje të gjata, shpenzime të larta dhe vështirësi për të marrë trajtim në kohë. Kur do të implementohet ligji për sigurimet shëndetësore? Sepse atëherë do të zbutet kjo çështje. Një qytetare që humbi jetën në mungesë të barnave, u pa e deklaruar, po e citoj: ‘A me jetu a me ble barna? A me jetu a me ble barna?’ Dhe kjo duhet të na prekë të gjithëve këtu. Të gjithë qytetarëve. Duhet të na prekë secilin deputet. A me jetu a me ble barna? E sidomos ata që janë përgjegjës, sepse po e qesim në një situatë të tillë njerëzit. A duhet me i ble barnat? A me ble me hungër? Sepse nuk i kanë mundësitë me i ble”, tha Kadrijaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit

    Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit

    Manchester United ka emëruar zyrtarisht Mauricio Pochettino si trajnerin e ri, me argjentinasin që do të marrë përsipër detyrën pas largimit të Michael Carrick.

    Pochettino do të largohet nga pozicioni i tij si trajner i ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar një kapitull të ri në futbollin anglez.

    Unitedi ka aktivizuar një klauzolë lirimi me vlerë rreth 9 milionë eurosh, ndërsa 54-vjeçari thuhet se ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë në Old Trafford, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2029.

    “Mauricio Pochettino ka rënë dakord të bëhet trajneri kryesor i ekipit të meshkujve të Manchester United duke filluar nga 18 nëntori”.

    “Klubi ka arritur një marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit që Mauricio dhe stafi i tij të lirohen pas përfundimit të përgjegjësive të tyre me Ekipin Kombëtar të Meshkujve të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e anglezëve.

    Ish-trajneri i Tottenham, Chelsea dhe Paris Saint-Germain më parë e kishte vendosur veten si një nga trajnerët më të respektuar të Ligës Premier, duke e udhëhequr Spurs drejt finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

    Prioriteti i tij i menjëhershëm do të jetë ndryshimi i fatit të United pas një fillimi katastrofik të sezonit. Djajtë e Kuq janë aktualisht në zonën e rënies nga kategoria, duke fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e tyre të para në kampionat.

    Pochettino pritet të marrë drejtimin e skuadrës përpara ndeshjes së United me Liverpoolin në Anfield më 22 nëntor. /Telegrafi/

  • Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

    Paralajmërimet për erëra të forta, Komuna e Prishtinës: Kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.

    Në njoftim, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka dhënë edhe numrat kontaktues në rast të emergjencave.

    Lexoni të plotë postimin:

    NJOFTIM DHE PARALAJMËRIM PËR QYTETARËT E KRYEQYTETIT – ERËRA TË FORTA

    Kujdes i shtuar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes!

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit, duke përcjellë zhvillimet meteorologjike dhe parashikimet e modeleve atmosferike, u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.

    REKOMANDIME PËR QYTETARËT

    Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, terasa dhe oborre.

    Shmangni qëndrimin e panevojshëm pranë pemëve të dëmtuara, shtyllave elektrike dhe konstruksioneve të pasigurta.

    Tregoni kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve.

    Pronarët dhe përgjegjësit e objekteve ndërtimore të sigurojnë materialet dhe pajisjet që mund të zhvendosen nga era.

    Raportoni menjëherë çdo rrezik që mund të cenojë sigurinë publike.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në koordinim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kryeqytetit, do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe koordinimin e reagimit sipas nevojës.

    Qendra Operative Emergjente e Kryeqytetit – 24/7

    0800 122 33

    0800 122 44. /Telegrafi/

  • Nuk e pagoi gjobën prej 1,500 eurosh për armëmbajtje pa leje, përfundon me 75 ditë burg – 26-vjeçari kapet në Veternik

    Nuk e pagoi gjobën prej 1,500 eurosh për armëmbajtje pa leje, përfundon me 75 ditë burg – 26-vjeçari kapet në Veternik

    Nuk e pagoi gjobën prej 1,500 eurosh për armëmbajtje pa leje, përfundon me 75 ditë burg – 26-vjeçari kapet në Veternik

    Një gjobë prej 1,500 eurosh për armëmbajtje pa leje i është shndërruar në 75 ditë burgim një 26-vjeçari, pasi nuk e kishte paguar shumën e caktuar nga Gjykata. I riu është ndaluar nga Njësia e Autostradave në Veternik të Prishtinës dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit, mëson Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Ali Kastratin, 26 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhëresë për ekzekutimin e dënimit.

    Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 14:30, kur zyrtarët e Njësisë së Autostradave e kanë ndaluar 26-vjeçarin në Veternik.

    Kastrati ishte dënuar me 1,500 euro gjobë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 322, paragrafi 1 i Kodit Penal.

    Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim, sipas vendimit të Gjykatës.

    Pas ndalimit, 26-vjeçari është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Didn’t pay the 1,500-euro fine for possession without permission, ends with 75 days in prison, 26-year-old captured in Veternik.

    A 1,500-euro fine of illegal possession has been turned into 75 days in prison for a 26-year-old, having failed to pay the court’s set amount. The young man has been detained by Pristina’s Veternik Highway Unit and sent to serve his sentence, the Signal newspaper teaches.

    According to the information the signal provided, it’s about Ali KastratiThe 26-year-old, to which the Constitutional Court in Pristina had issued a warrant for the execution of the sentence.

    The event took place on Thursday, November 12th, around 14:30, when Highway Unit officials banned 26-year-old in Veternik.

    Kastrati was sentenced to 1,500 euros in fines for criminal work keeping ownership, control or unauthorized possession of arms from Article 322, paragraph 1 of the Penal Code.

    Because of the failure to pay the fine, the sentence had been replaced by 75 days in prison, according to the Court’s decision.

    After the ban, the 26-year-old has been sent to the correctional institution for the suffering of the sentence.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zbulohen 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

    Zbulohen 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

    Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë një kontrolli të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

    Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në Kosovë.

    Drejtuesi i veturës, i pyetur nga zyrtarët doganorë, kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, në veturë janë gjetur para të padeklaruara.

    Fillimisht, drejtuesi kishte deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, por pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

    Nga kjo shumë, 37 mijë e 500 euro, apo 25 për qind, janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 eurot e tjera janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare.
    Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës.
    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Undeclared 150 000 euros discovered in a Vmica car

    Kosovo customs has uncovered 150 thousand euros undeclared in a car at the Vremica Border Cross during an audit conducted Wednesday evening.

    According to Dogana’s announcement, the case occurred around 7:00, when Anti-Kuthontrabanda Sector officials have banned a car entering Kosovo for control.

    The car manager, questioned by customs officials, had declared there was nothing to declare. During the detailed search, however, undeclared money was found in the car.

    Initially, the chairman had declared the sum to be 120 thousand euros, but after the count it was estimated to be 150 thousand euros, all in 50 euro bills.

    Of this amount, 37 thousand and 500 euros, or 25 percent, have been confiscated for impunity, while another 112 thousand and 500 euros have been kept for storage and storage until the completion of the corresponding procedures.

    The case has been announced in the Kosovo Customs Investigation Sector, whose officials have appeared at the scene and taken necessary actions in co-ordination with the competent Prosecutor in Prizren.

    After consulting with the guardian prosecutor, with his instructions, the car driver and car have been released, while the person is obliged to present supporting documentation to prove the origin of monetary means.
    Kosovo customs reminds all travelers that the declaration of monetary means worth 10,000 euros or more is legal obligation during the entry or exit of the Republic of Kosovo.
    Kosovo customs remains committed to preventing illegal circulation of monetary means, strengthening border controls and co-operation with competent institutions in the fight against illegal financial activities, the report said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Manchester United konfirmon Pochettinon si trajner të ri

    Manchester United konfirmon Pochettinon si trajner të ri

    Manchester United konfirmon Pochettinon si trajner të ri

    Mauricio Pochettino ka rënë dakord të marrë drejtimin e ekipit të Manchester United si trajner kryesor, duke filluar nga data 18 nëntor.

    Klubi ka arritur një marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit (US Soccer) për lirimin e Mauricios dhe stafit të tij, pasi ata të kenë përmbushur detyrimet e tyre me kombëtaren e meshkujve të Shteteve të Bashkuara.

    Kjo vjen pasi Man Utd shkarkoi Michael Carrick-un të enjten, ndërsa klubi ndodhet në zonën e rënies nga kategoria në Premier League, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

    Argjentinasi njihet për stilin e tij të futbollit sulmues dhe me intensitet të lartë, për përkushtimin në ndërtimin e skuadrave të forta e të bashkuara, si dhe për suksesin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e lojtarëve individualë.

    Pochettino ka treguar vazhdimisht performancë në nivelet më të larta të futbollit, në liga të ndryshme. Ai e nisi karrierën e tij si trajner te Espanyol në vitin 2009, për t’u transferuar më pas te Southampton, ku në vitin 2014 arriti numrin më të lartë të pikëve për klubin në Premier League.

    Gjatë pesë sezoneve të plota te Tottenham Hotspur, Pochettino e bëri klubin një pjesëmarrës të rregullt në UEFA Champions League, duke siguruar kualifikimin për katër sezone radhazi dhe duke e çuar ekipin në finalen e parë të këtij kompeticioni në vitin 2019.

    Në vitin 2021, ai iu bashkua Paris St-Germain, ku fitoi titullin e Ligue 1, Kupën e Francës (Coupe de France) dhe Superkupën e Francës (Trophée des Champions), përpara se të kalonte te Chelsea në vitin 2023.

    Së fundmi, ai drejtoi kombëtaren e meshkujve të SHBA-së deri në fazën e 16-sheve në Kupën e Botës FIFA.

  • Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S'po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike

    Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S’po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike

    Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S'po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor në Kosovë, duke e akuzuar Qeverinë Kurti për dështim.

    Gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, Reshitaj ka ngritur një sërë shqetësimesh për shëndetësinë, duke përmendur mungesën e barnave onkologjike, listat e gjata të pritjes, mungesën e materialeve për operacione dhe dobësitë në kujdesin parësor.

    “Qeveria nuk mund të masë suksesin me fotografi të objekteve të rinovuara, me aparatura para kamerave apo edhe konferenca për investime. Suksesi matet te pacienti, te qytetari që ka nevojë për mjekë, diagnozë, për terapi të duhur dhe në kohën e duhur. Sot dobësitë shtrihen pothuajse në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, nga qendrat e mjekësisë familjare, te spitalet rajonale e deri te QKUK-ja.”, ka deklaruar Reshitaj.

    Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë nuk mund të flasë për reforma të qëndrueshme përderisa baza e sistemit vazhdon të jetë e dobët.

    Reshitaj ka kritikuar edhe mungesën e angazhimit për specializantët në këtë fushë, duke thënë se specializimi në mjekësinë familjare mund të zgjasë katër deri në shtatë vjet.

    “Ministria nuk mund të flasë për reforma të qëndrueshme, kur baza e sistemit vazhdon të jetë e dobët. Qytetari që nesër mund të jetë pacient me një sëmundje malinje, takimin e parë e ka me mjekun familjar, prandaj kujdesi parësor shëndetësor është themeli i shëndetësisë. Por mungesa e angazhimit serioz dëshmohet edhe në rastin e specializantëve, të cilëve, ndonëse krijohen kushte dhe mundësi për specializimin në mjekësi familjare, u duhen katër apo shtatë vjet. Kjo tregon për mosmotivimin e kësaj qeverie që mjekët tanë ta zgjedhin këtë specializim shumë të rëndësishëm.”

    Deputetja e LDK-së ka ngritur shqetësimin edhe për numrin e pacientëve në listat e pritjes në QKUK, raporton Klankosova.tv

    Ajo ka deklaruar se në fund të vitit 2026, në 16 klinika të QKUK-së, ishin 12 mijë e 19 pacientë në pritje për trajtim.

    Reshitaj ka thënë se pritjet e stërzgjatura po ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve.

    “Në fund të vitit 2026, vetëm në 16 klinika të QKUK-së, 12 mijë e 19 pacientë ishin në listat e pritjes dhe, siç e dini, vazhdojnë deklaratat e mjekëve të cilët thonë se për shkak të pritjeve të stërzgjatura, pacientëve po u përkeqësohet gjendja shëndetësore. Kush mori deri sot përgjegjësi që kanë pritur me muaj e vite të tëra për një trajtim shëndetësor?”.

    Reshitaj ka përmendur edhe raportimet e prillit të këtij viti, sipas të cilave pacientëve në QKUK u ishte kërkuar të blinin vetë materialet për operacione.

    Ajo ka përmendur gjithashtu mungesën e elektrolitëve, analizave hormonale, profilit lipidik dhe tumor markerëve.

    “Si është e mundur që pas kaq vitesh pushtet dhe me një buxhet afër dy miliardë euro për shëndetësi, pacienti ende të detyrohet t’i blejë materialet për operacion në spitalin publik?”, ka pyetur ajo, transmeton Klankosova.tv

    Reshitaj ka përmendur edhe mungesën e terapisë për pacientët me sëmundje malinje. Ajo tha se gjatë këtij viti janë dokumentuar mungesa të terapisë kundër kancerit, duke përmendur rastin e pacientëve me kancer metastatik, të cilët në korrik kishin mbetur tre muaj pa palbociclib.

    Sipas saj, vetëm pas reagimit publik të një pacienti, i cili kishte treguar se terapinë e kishte blerë vetë, QKUK-ja kishte konfirmuar mungesën e disa barnave onkologjike.

    Ajo ka shtuar se edhe drejtori kishte treguar se terapia ishte vonuar nga shtatë deri në nëntë javë.

    “Në Onkologji, përgjegjësia bëhet edhe më e rëndë, edhe gjatë këtij viti janë dokumentuar mungesa të terapisë kundër kancerit. Në korrik, pacientët me kancer metastatik kishin mbetur tre muaj pa palbociclib. Vetëm pasi një pacient reagoi publikisht, ashtu siç kanë reaguar shumë pacientë publikisht dhe vetëm atëherë ka filluar transparenca e zbehtë, pasi pacienti ka treguar se e ka blerë vetë terapinë, QKUK-ja ka konfirmuar mungesën e disa barnave onkologjike në atë kohë. Edhe drejtori ka treguar se terapia është vonuar shtatë deri në nëntë javë.”

    Duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Reshitaj ka thënë se Qeveria nuk mund të arsyetohet me procedura, porosi apo probleme me operatorët ekonomikë, kur bëhet fjalë për barna jetike.

    “Qeveria s’mund të arsyetohet me procedura, me porosi, operatorë ekonomikë. I nderuar ministër, s’po flasim për porosi të ëmbëlsirave, po flasim për ilaçe, barna jetike për qytetarët e Kosovës. Shtatë deri në nëntë javë nuk janë thjesht vonesë administrative. Mund të jenë javë vendimtare për jetën e tyre.”

    Në fund të fjalës së saj, deputetja ka përmendur edhe rastin e marsit 2026, kur për shkak të mungesës së materialeve në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, nga Spitali i Prizrenit ishin marrë 231 stenta, 130 kateterë diagnostifikues dhe 115 balona.

    Ajo e ka cilësuar këtë situatë si dështim menaxherial, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në sistemin shëndetësor.

    “Në mars 2026, për shkak të mungesës së materialeve në Kardiologji, QKUK-ja mori nga Spitali i Prizrenit 231 stenta, 130 kateterë diagnostifikues dhe 115 balona. Tani më thoni, a nuk është ky dështim menaxherial?”, ka përfunduar Reshitaj. /Klankosova.tv

  • SHBA raporton numër rekord dëbimesh dhe arrestimesh në vitin 2026

    SHBA raporton numër rekord dëbimesh dhe arrestimesh në vitin 2026

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka raportuar një nivel historikisht të lartë të dëbimeve dhe arrestimeve gjatë këtij viti fiskal, duke tejkaluar rekordet e mëparshme.

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të mërkurën se Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave (ICE) kreu 483,200 dëbime dhe më shumë se 491,000 arrestime që lidhen me emigracionin gjatë vitit 2026.

    Numri i përgjithshëm i dëbimeve thyen çdo rekord në historinë 23-vjeçare të ICE-së, përfshirë rekordin e mëparshëm prej 442,640 dëbimesh të regjistruar në vitin 2025.

    Raporti vjen pak ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi se masa e ashpër e administratës së tij ndaj emigracionit mund të ketë qenë “tepër e rreptë”.

    “Viti fiskal 2026 shënoi numrin më të lartë të dëbimeve dhe arrestimeve nga ICE-ja në krahasim me çdo vit tjetër në historinë e këtij institucioni. Shtatori i vitit 2026 ishte shtatori më intensiv në historinë e ICE-së për sa i përket arrestimeve”, deklaroi Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.

    ICE-ja njoftoi se ka kryer më shumë se 48,000 arrestime gjatë muajit shtator, duke mbyllur kështu një periudhë dymujore me shifra rekord, të cilat në muajin gusht arritën në 50,925.

    “Nuk ka dyshim se administrata ka intensifikuar zbatimin e ligjit më shumë se çdo president tjetër më parë. Ekzistojnë gjithashtu prova se numri i emigrantëve të paligjshëm është ulur ndjeshëm, si pasojë e largimeve të shtuara nga vendi, të nxitura nga frika ndaj masave të zbatimit të ligjit”, ka thënë për Al Jazeera, Steven Camarota, drejtor kërkimor në Qendrën për Studime të Emigracionit (CIS) me seli në Uashington, D.C.

    Megjithatë, ai vuri në dukje paqartësi në shifrat e publikuara nga DHS-ja.

    “Sigurisht, të dhënat janë gjithmonë të paplota dhe është e vështirë të maten. Lidhur me shifrat specifike të bëra publike sot, çështja kryesore që nuk kam arritur të përcaktoj është se çfarë përqindjeje e këtyre individëve i përkasin zbatimit të ligjit brenda vendit, sa janë dëbime nga brendësia e Shteteve të Bashkuara dhe sa janë persona që janë kthyer mbrapsht në kufi apo në aeroporte”. /Telegrafi/