Category: Lajme

  • Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

    Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

    Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

    Një përleshje mes dy nxënësve 14-vjeçarë në një shkollë të Drenasit ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre dhe ndalimin e tjetrit nga Policia. Incidenti ka ndodhur brenda tualetit të shkollës, ku një mosmarrëveshje mes të miturve dyshohet se ka përshkallëzuar në dhunë fizike, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të martën, më 10 nëntor, rreth orës 09:00, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi”, në fshatin Arllat.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nxënësi E.B., 14 vjeçar, ndodhej në tualetin e shkollës kur, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar nga bashkëmoshatari i tij A.G.

    Ky i fundit dyshohet se e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Rasti është denoncuar në Stacionin Policor në Drenas më 12 nëntor, dy ditë pas incidentit.

    Pas njoftimit dhe konsultimit me Prokurorinë për të Mitur, ndaj nxënësit të dyshuar është urdhëruar masa e ndalimit.

    Rasti është regjistruar për hetim në lidhje me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Beating the school’s bathroom in the 14-year-old Drenas punching the peer in the face ends in the ban

    A clash between two 14-year-old students at a Drenas school has ended with hurting one of them and stopping the other from police. The incident has occurred within the school toilet, where a dispute among minors allegedly escalated into physical violence, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Tuesday, November 10th, about 09 a.m., at the Initive and Low School in the village of Arllat.

    According to information provided by the signal, 14 – year – old student E.B. was in the school toilet when, after a disagreement, allegedly attacked by his associate A.G.

    The latter allegedly punched him in the face several times, causing physical injury.

    The case was reported at the Police Station in Drenas on November 12th, two days after the incident.

    After reporting and consulting the Prosecutor to Mitur, the alleged students have been ordered detention measures.

    The case has been recorded for investigation into criminal activity, a serious bodily launch.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

    Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

    Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave në institucionet shëndetësore në Kosovë, duke kërkuar që debati për këtë çështje të mos shndërrohet në përplasje politike, por të përqendrohet te pacientët dhe përgjegjësia institucionale.

    Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ismaili ka thënë se ka pacientë që nuk kanë arritur t’i marrin barnat e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve të tyre.

    Ai ka theksuar se sigurimi i barnave është përgjegjësi e institucioneve dhe nuk duhet të trajtohet si çështje partiake.

    Sipas Ismailit, përplasjet politike po e zhvendosin vëmendjen nga problemet me të cilat përballen pacientët dhe familjet e tyre, të cilat shpesh detyrohen të sigurojnë vetë barnat dhe të përballojnë shpenzimet e trajtimit.

    Deputeti i PDK-së ka kërkuar gjithashtu reflektim institucional për rastet kur mungesa e barnave bëhet çështje e jetës dhe vdekjes, duke vënë në pah barrën financiare që qytetarët vazhdojnë ta bartin për shërbimet shëndetësore.

    Në replikën e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se shëndetësia në Kosovë ka shënuar avancim dhe se ky proces do të vazhdojë.

    Duke iu referuar gjetjeve të një auditimi të iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi përkatës, Vitia ka thënë se çështja tashmë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

    “Duhet ta dimë një gjë: është rast unik, një auditim i cili u iniciua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi që i ka gjetur këto të dhëna. Por tash unë nuk mundem, se s’jam as polic, as prokuror e as gjykatës, e besa as fizikisht nuk jam i përgatitur që të shkoj të përballem me ata njerëz pa forcën e ligjit. Tash ligji merret me këtë çështje”, ka deklaruar Vitia.

    Burimi: Insajderi

  • Collusion in the Kudra ú Bridge Ismaili criticises the lack of drugs, Vitia: I am not a policeman, nor a prosecutor, nor a judge.

    Democratic Party of Kosovo MP Uran Ismaili has raised concerns about the lack of medicines in health institutions in Kosovo, demanding that the debate on the issue not turn into political clashes, but focus on patients and institutional responsibility.

    During his speech at the Kosovo Parliament’s plenary session, where the interface is being held with Health Minister Arben Vitita, Ismaili has said that there are patients who have failed to take the drugs necessary to treat their diseases.

    He has stressed that providing drugs is the responsibility of institutions and should not be treated as party issues.

    According to Ismaili, political confrontations are shifting attention from problems facing patients and their families, often forced to provide their own drugs and to cope with treatment costs.

    MP The PDK has also called for institutional reflection on cases where the lack of drugs becomes a matter of life and death, highlighting the financial burden citizens continue to carry on health services.

    In its replica, Health Minister Arben Vitita has declared that health in Kosovo has marked progress and that this process will continue.

    Referring to the findings of an audit initiated by the Ministry of Health and the relevant Board, Vitia has said the issue should already be addressed by justice organs.

    We need to know one thing: it’s a unique case, an audit that was initiated by the Ministry of Health and the Board that has found this information. But now I can’t, that I’m neither a cop nor a prosecutor nor a judge, and I’m not physically prepared to go face those people without law enforcement. Now the law deals with this case, has declared the Year.

    Source Layer: Insander

  • ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

    ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

    Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë shtatorit janë realizuar 2 mijë e 548 fluturime, që paraqet rritje prej 6.5 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

    Ndërkaq, numri i udhëtarëve në transportin ajror arriti në 393 mijë e 360, apo 4.9 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në transportin hekurudhor, gjatë këtij muaji janë regjistruar 7 mijë e 167 udhëtarë, që paraqet rënie prej 12.8 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025. ASK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është transportuar asnjë sasi e mallrave përmes hekurudhës.

    Sa i përket telefonisë fikse, numri i përdoruesve arriti në 72 mijë e 905, me rritje prej 7.1 për qind. Megjithatë, trafiku telefonik ra për 12.2 për qind, duke arritur në 1 milion e 722 mijë e 676 minuta.

    Në telefoninë mobile, numri i përdoruesve me parapagim ishte 1 milion e 646 mijë e 103, ose 2.19 për qind më pak se një vit më parë.

    Ndërsa përdoruesit me kontratë arritën në 325 mijë e 120, duke shënuar rritje prej 1.18 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

    Burimi: RTKLive

  • Luftë për miliarda euro në futboll: UEFA i jep goditjen e parë të madhe Infantinos

    Luftë për miliarda euro në futboll: UEFA i jep goditjen e parë të madhe Infantinos

    UEFA ka shënuar fitoren e parë ligjore kundër FIFA-s në mosmarrëveshjen mbi planin e Gianni Infantinos për të shitur një pjesë të aksioneve në Kupën e Botës te investitorët privatë. Një gjykatë e Nju Jorkut më 12 nëntor hodhi poshtë kërkesën e FIFA-s për të ndaluar mbledhjen e provave në këtë rast.

    Vendimi i dha organit qeverisës të futbollit evropian qasje në dokumente, vlerësime financiare dhe lista të investitorëve potencialë që duhet të hedhin dritë mbi sfondin e projektit FIFA Forward Enterprise (FFE), degës së FIFA-s përmes së cilës Infantino synonte të zbatonte një plan për të shitur një aksion privat në Kupën e Botës.

    UEFA ngriti katër padi në gjykatat amerikane në fund të gushtit për të mbledhur dokumente për çështjen e saj ligjore në Zvicër. Një gjykatë e Nju Jorkut hodhi poshtë kërkesën e FIFA-s për të rrëzuar një urdhër gjykate për të paraqitur dokumente që lidhen me Thrive dhe JP Morgan.

    FIFA u mbrojt duke pretenduar se UEFA në fakt po zhvillonte një fushatë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të organizatës botërore të futbollit duke mbledhur prova.

    “Kjo është një fushatë dezinformimi në një përpjekje për të ndikuar në fushatën presidenciale të FIFA-s. Sjellja e UEFA-s ishte keqdashëse dhe synonte ngacmimin”, thanë avokatët e FIFA-s.

    Gjyqtarja i hodhi poshtë këto argumente dhe arriti në përfundimin se FIFA nuk kishte interes të drejtpërdrejtë ligjor për të marrë pjesë në këto procedura. Ajo gjithashtu vlerësoi se kërkesat shtesë vetëm sa do ta vononin procesin dhe do ta dëmtonin padrejtësisht UEFA-n.

    Mosmarrëveshja midis dy organizatave nuk po zhvillohet vetëm në gjykata. Në tetor, UEFA i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, 42 pyetje në lidhje me biznesin e organizatës botërore të futbollit. Temat përfshijnë rolin e Infantinos në projektin FFE, lejen e Folarin Balogun për të luajtur për ekipin kombëtar të SHBA-së, si dhe zgjatjen e pjesës së parë në 27 minuta në finalen e Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës pa një kërkesë paraprake drejtuar IFAB-it.

    Vendimi i gjykatës së Nju Jorkut është vetëm hapi i parë. Procedurat e mbetura në SHBA mund t’i ofrojnë UEFA-s një pasqyrë të mëtejshme mbi sfondin e projektit që supozohej të ndryshonte modelin e financimit të Kupës së Botës. /Telegrafi/

  • Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

    Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

    Gjykatësi Kushtetues, Osman Kadriu duke komentuar kërkesat e studentëve për provimin e jurisprudencës ka deklaruar se nuk ka kuptim që provimi të jepet me pëqindje gjuhësore.

    Sipas tij, nëse studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, provimi duhet të jetë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë.

    Kadriu shton se njohja e gjuhës maqedonase mund të testohet me mekanizmat të tjerë, por jo përmes provimit profesional.

    “Unë jam i mendimit se provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe me vet faktin se studentët e drejtësisë kanë të drejtë që provimin përfundimtar ta japin në gjuhën shqipe, aty nuk ka asnjë pengesë ligjore, përkundrazi është e drejtë kushtetuese e kandidatëve shqiptar që të paraqiten për provimin e jurisprudencës”, deklaroi Osman Kadriu, gjykatës Kushtetues.

  • Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

    Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

    Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

    Një grua nga fshati Carrallukë i Malishevës ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike. Pas ndërhyrjes së Policisë, ajo është dërguar për kontroll mjekësor, ndërsa burri i saj është ndaluar për 48 orë. Gruaja ka vendosur të mos kthehet në banesën e përbashkët, por të qëndrojë te vëllezërit e saj, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 18:30, ndërsa Policia është njoftuar për rastin pak më vonë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima F.S. 27 vjeçare ka deklaruar se është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, V.H. 27 vjeçar.

    Pas pranimit të informacionit për një mosmarrëveshje familjare, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht e ka shoqëruar gruan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për kontroll mjekësor.

    Më pas, rasti është marrë në trajtim nga zyrtarët policorë për dhunë në familje.

    I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar pretendimet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj 27-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Ndërkohë, gruaja ka vendosur të qëndrojë te vëllezërit e saj, larg banesës ku kishte ndodhur incidenti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Denonconi’s husband for physical and psychological violence on Malisheva – age 27 – ends up in handcuffs, wife takes refuge in the brothers

    A woman from Malisheva’s village of Carradulous has denounced her husband for physical and psychological violence. After the police intervention, she was sent for medical examination, while her husband was detained for 48 hours. The woman has decided not to return to the common apartment but to stay with her brothers, the Signal newspaper teaches.

    The event took place on Thursday, November 12th, around 18:30, while police have announced the case shortly later.

    According to information provided by the signal, the 27-year-old victim F.S. has claimed to have faced physical and psychological violence by her husband, the 27-year-old V.H.

    After accepting information about a family dispute, police patrols have come to the scene and initially accompanied the woman to the main Family Medicine Centre in Malisheva for medical control.

    Later, the case has been taken in treatment by police officials for domestic violence.

    The suspect has been escorted to the police station, where he has denied claims that he had abused his wife.

    After consulting with the State Prosecution, the 27-year-old has been scheduled for a 48-hour ban and the case for criminal activity has been initiated in the family.

    In the meantime, the woman has decided to stay with her brothers, away from the apartment where the incident had occurred.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

    Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit në procedurat e prokurimit, duke pretenduar se në tri raste çmimet e produkteve janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili ka paraqitur tri raste për të cilat ka pretenduar se ka pasur rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

    Sipas tij, në rastin e parë, procedura ishte iniciuar me çmim prej 0.59 eurosh për njësi, ndërsa kontrata ishte lidhur me çmim prej 0.89 eurosh, pas një periudhe prej 224 ditësh. Ismaili tha se kjo paraqet rritje prej 50 për qind.

    Në rastin e dytë, sipas tij, çmimi fillestar prej 0.19 eurosh kishte arritur në 0.59 euro, pas 165 ditësh, që përbën rritje prej 210 për qind.

    Ndërsa në rastin e tretë, Ismaili tha se një produkt për të cilin procedura ishte iniciuar me çmim prej 7.53 eurosh, katër muaj më vonë ishte kontraktuar me çmim prej 34.92 eurosh, apo 364 për qind më shtrenjtë.

    “Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, ka deklaruar Ismaili.

    Ai i ka kërkuar ministrit Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), përfshirë inicimin e procedurave për largimin e drejtorit nga pozita.

    Ismaili ka paralajmëruar se mosveprimi i ministrit ndaj këtyre pretendimeve do ta bënte edhe atë përgjegjës për situatën.

    “Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”r”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini