Category: Lajme

  • Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

    Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

    Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në njëvjetorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për sigurimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka rikujtuar se njohja nga Siria ishte njëra prej katër njohjeve që Kosova arriti gjatë vitit paraprak.

    Ajo ka thënë se, pas një pune të gjatë, ishte arritur të rikthehej dinamika e njohjeve në favor të Kosovës dhe të fitohej besimi i aleatëve si partnerë seriozë.

    Osmani ka theksuar se përpjekjet për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe rritjen e numrit të njohjeve nuk duhet të ndalen.

    “ Kosovës i duhet një rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet, një politikë e jashtme e orientuar drejt rezultateve konkrete dhe forcimi i partneriteteve strategjike me aleatët tanë”, ka shkruar ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Osmani for a Syria recognition anniversary: Kosovo needs immediate return to decision-making tables

    Former Kosovo President Vjosa Osmani has reacted to an anniversary of recognising Kosovo’s independence from Syria, stressing the importance of continuing efforts to ensure new international recognitions.

    Through a Facebook post, Osmani has recalled that Syria’s recognition was one of four recognitions Kosovo achieved during the previous year.

    She has said that, after a long job, the dynamic of recognitions in favour of Kosovo had been managed and the Allies’ confidence as serious partners won.

    Osmani has stressed that efforts to empower Kosovo’s international subjectivity and increase the number of recognitions should not stop.

    ) Kosovo needs an urgent return to the table where decisions are made, an foreign policy oriented towards concrete results and strengthening strategic partnerships with our allies, it has written.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

    Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

    Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

    Policia greke ka arrestuar tre persona, prej tyre dy grekë dhe një shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

    Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare.

    Burime policore thanë se janë ndaluar në total pesë persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë.

    Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj tre prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.

    Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

  • “Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

    “Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

    “Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

    Përveç Prishtinës, nesër protestë do të ketë edhe në qytetin e Pejës.

    Në këtë protestë, do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve me ish-bashkëshortin.

    Kjo protestë thirrur për të premten në orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë.

    Në protestat në Prishtinë, qytetarët dhe aktivistet gra kanë kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Përvëç suspendimeve që tashmë kanë ndodhur, protestuesit kanë kërkuar dorëheqje dhe shkarkime, duke përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /Klankosova.tv

  • I killed no ties, but you answered, tomorrow protest in Pec for Arlinda Zakaj.

    PMrvech Pristina, tomorrow there will be protests in the town of Peja.

    In this protest, justice and responsibility will be sought for the case of Arlinda Zekaj, who was killed by her former crime case following problems with the former husband.

    This protest called for Friday at 12: 00 p.m. and will be held at Skenderbea Square in Pec.

    In protests in Pristina, citizens and women activists have sought responsibility and accountability for the murder of Arlinda Zekimaj.

    In addition to already taking place, protesters have demanded resignations and dismissals, including Justice Minister Donika Grovalla and Interior Affairs Minister Jelal Svechla. /I did. tv

  • Shtatë cisterna nafte që transportojnë 288,000 tonë naftë ruse (dizel) lundrojnë drejt SHBA-së

    Shtatë cisterna nafte që transportojnë 288,000 tonë naftë ruse (dizel) lundrojnë drejt SHBA-së

    Shtatë cisterna nafte, që mbajnë rreth 288,000 tonë naftë ruse (dizel), po lundrojnë aktualisht drejt Shteteve të Bashkuara.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse anijet do të mund ta shkarkojnë ngarkesën, duke pasur parasysh debatin politik mbi ligjshmërinë e këtyre dërgesave, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

    Ky transport, i gjurmuar nga grupi aktivist “Greenpeace”, përbën fazën e parë të një marrëveshjeje të diskutueshme furnizimi, të negociuar mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin në fillim të këtij muaji – një lëvizje që zhbën sanksionet shumëvjeçare ndaj naftës ruse.

    Raportet e mëparshme flisnin për tre cisterna që ishin nisur nga terminalet ruse të naftës në Detin Baltik; por, duke shfrytëzuar burime të ndryshme – përfshirë faqet e internetit që gjurmojnë lëvizjet e anijeve – “Greenpeace” vlerëson se monitorimi i tyre është më i ploti i kryer deri më tani.

    Shaun Burnie, një specialist i energjisë pranë “Greenpeace” në Ukrainë, theksoi se tani që vendndodhja e cisternave mund të përcaktohet në hartë, dërgesat duhet të ndalohen nga Kongresi ose autoritetet vendore në SHBA.

    “Në vend që të shpërblehet Rusia për luftën e saj të tmerrshme kundër Ukrainës, duhet të ketë sanksione edhe më të ashpra ndaj saj”, tha ai. “Këto dërgesa mund të ndalohen”.

    Rusia është përballur me valë sanksionesh ekonomike nga SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe ekonomitë e tjera kryesore perëndimore, që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Megjithatë, këtë vjeshtë, Trump ka ndryshuar qasje dhe është përpjekur të bashkëpunojë më ngushtë me Putinin, edhe pse Rusia nuk ka ndaluar sulmet ndaj fqinjit të saj.

    Në fillim të kësaj jave, një grup ligjvënësish amerikanë, të udhëhequr nga disa senatorë demokratë, paralajmëruan bankat dhe autoritetet portuale se mund të përballen me hetime nga Kongresi dhe masa të tjera ligjore, nëse trajtojnë naftën ruse (dizelin). /Telegrafi/

  • Një tjetër Kvaratskhelia po vjen: Tornike shënon dy gola dhe imiton festimin e yllit të PSG-së

    Një tjetër Kvaratskhelia po vjen: Tornike shënon dy gola dhe imiton festimin e yllit të PSG-së

    Mbiemri Kvaratskhelia mund të bëhet sërish një emër i rëndësishëm në futbollin evropian. Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit të Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të shkëlqyer në UEFA Youth League, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim në fitoren e Dinamo Tbilisit ndaj Kopenhagës U19 me rezultatin 3-0.

    Sulmuesi 16-vjeçar ishte protagonist kryesor në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Tbilisi, ku skuadra gjeorgjiane mori një epërsi të rëndësishme në ndeshjen e parë të këtij raundi të garës evropiane për të rinjtë. Tornike shënoi në të dyja pjesët, ndërsa kontribuoi edhe në golin e bashkëlojtarit Sandro Mikautadze.

    Ai kaloi në epërsi Dinamo Tbilisin që në minutën e katërt, kur reagoi shpejt pas një topi të kthyer nga shtylla dhe e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 26-të, Tornike asistoi për Mikautadzen, i cili dyfishoi epërsinë e vendasve.

    Por momenti i tij më i bukur erdhi në minutën e 51-të. I riu gjeorgjian realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme drejt këndit të largët të portës, duke vulosur fitoren 3-0 të skuadrës së tij. Paraqitja e tij përfshiu kështu dy gola dhe një asistim, duke e bërë atë protagonistin e padiskutueshëm të takimit.

    Festimi që kishte një domethënie të veçantë

    Përtej paraqitjes në fushë, vëmendjen e tifozëve e tërhoqi edhe festimi i Tornikes pas golit. Ai imitoi gjestin karakteristik të vëllait të tij të madh, Khvicha Kvaratskhelia, i njohur për festimin “akull në vena”.

    Ky gjest ishte më shumë sesa një kopjim i festimit të një futbollisti të famshëm. Ai kishte edhe një domethënie emocionale, pasi Khvicha po kalon një periudhë të vështirë pas një dëmtimi serioz në gju, të pësuar gjatë ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër Barcelonës më 20 tetor.

    Ylli gjeorgjian ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e djathtë dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas raportimeve, dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

    Me festimin e tij, Tornike i dërgoi një mesazh të veçantë mbështetjeje vëllait, ndërsa Khvicha reagoi pozitivisht pasi pa gjestin e të riut. Momenti u bë edhe më domethënës për shkak të lidhjes së ngushtë mes dy futbollistëve.

    Gjurmët e para në të njëjtin klub

    Tornike po zhvillohet te Dinamo Tbilisi, klubi ku edhe Khvicha e nisi karrierën e tij profesionale. Kjo lidhje e bën historinë e tyre edhe më interesante, pasi vëllai i vogël po ndjek hapat e të madhit në një ambient që ka luajtur rol të rëndësishëm në fillimet e yllit të PSG-së.

    Edhe pse është vetëm 16 vjeç, Tornike po fiton përvojë në futbollin e të rinjve dhe është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Dinamo Tbilisit në UEFA Youth League. Ai ka marrë gjithashtu ftesë për përfaqësuesen U21 të Gjeorgjisë, një tregues i besimit që po gëzon pavarësisht moshës së re.

    Natyrisht, rruga drejt nivelit më të lartë mbetet e gjatë dhe krahasimet me Khvichan duhen trajtuar me kujdes. Megjithatë, paraqitja ndaj Kopenhagës tregoi se Tornike ka talent dhe aftësi për të lënë gjurmë në futbollin e të rinjve.

    Dinamo Tbilisi do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Kopenhagës më 4 nëntor në Danimarkë, me një epërsi prej tre golash nga takimi i parë. Për Torniken, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në skenën evropiane.

    Ndërkohë, tifozët e futbollit gjeorgjian kanë një arsye të re për të ndjekur zhvillimin e tij. Khvicha tashmë është një yll i futbollit evropian, ndërsa Tornike po përpiqet të ndërtojë rrugën e vet. Ndeshja ndaj Kopenhagës ishte një paraqitje që e vendosi emrin e tij në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

  • Hakohet Binance - tronditen tregjet e kriptovalutave

    Hakohet Binance – tronditen tregjet e kriptovalutave

    Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj platformës Binance, që mund të përfshijë miliarda dollarë në kriptomonedha, po ndikon në tregjet e aseteve digjitale.

    Sipas raportimit të CoinDesk, analistët e transaksioneve në blockchain kanë vërejtur lëvizjen e fondeve nga një portofol i lidhur me Binance drejt një adrese të re, të kontrolluar nga jashtë platformës, raporton coindesk.

    Adresa e re përmbante kriptomonedha me vlerë mbi dy miliardë dollarë, përfshirë Ethereum (ETH), Tether (USDT) dhe USD Coin (USDC).

    Kompania e sigurisë blockchain, Blockaid, raportoi se shuma e transferuar mund të arrinte në afro 3.3 miliardë dollarë.

    Ekipet e Binance njoftuan se janë në dijeni të raportimeve për një problem të mundshëm të sigurisë dhe se po e hetojnë rastin.

    Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, i njohur si CZ, deklaroi se fondet e përdoruesve janë të sigurta.

    Ai shtoi se ngjarja duket të jetë një sulm kibernetik ndaj platformës, duke falënderuar kompanitë Tether dhe Circle për ngrirjen e fondeve me vlerë përkatësisht rreth 971 milionë dhe 823 milionë dollarë.

    Lajmi ndikoi menjëherë në tregjet e kriptomonedhave. Bitcoin ra rreth dy për qind brenda një ore, Ethereum rreth tre për qind, ndërsa BNB, kriptomonedha e lidhur me Binance, pësoi rënie prej rreth gjashtë për qind.

    Rasti mbetet nën hetim dhe ende nuk janë konfirmuar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

  • Nga Ariana Grande te J Balvin - disa nga yjet e famshëm që u ndanë përgjatë vitit 2026

    Nga Ariana Grande te J Balvin – disa nga yjet e famshëm që u ndanë përgjatë vitit 2026

    Viti 2026 ka sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën private të disa prej emrave më të njohur të showbizit ndërkombëtar.

    Nga romancat që nisën gjatë xhirimeve të filmave, te lidhjet shumëvjeçare dhe martesat që dukej se do të zgjasnin përgjithmonë, disa çifte të famshme kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre.

    Një prej ndarjeve që tërhoqi vëmendjen ishte ajo e këngëtares Megan Thee Stallion dhe basketbollistit Klay Thompson.

    Megan dhe Klay

    Lidhja e tyre zgjati rreth një vit, por përfundoi pas problemeve që, sipas deklaratave të reperes, kishin të bënin me besimin dhe besnikërinë.

    Ajo bëri të qartë se këto janë elemente të panegociueshme për të në një marrëdhënie.

    Edhe Ariana Grande dhe Ethan Slater i dhanë fund romancës së tyre, e cila kishte nisur gjatë punës për filmin “Wicked”.

    Lidhja e dy aktorëve kishte tërhequr interes të madh që në fillim, ndërsa ndarja e tyre riktheu vëmendjen te historia që nisi në xhirimet e një prej projekteve më të përfolura të Hollywood-it.

    Një tjetër histori dashurie që mori fund ishte ajo e Bella Hadid dhe Adan Banuelos.

    Modelja dhe kalorësi amerikan kishin qenë bashkë për më shumë se dy vjet, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre.

    Ndarja e tyre u raportua në fillim të vitit, duke shënuar fundin e një romance që kishte tërhequr vëmendjen edhe për jetën e Bellas larg pasarelave.

    Bella dhe Adan

    Në mesin e ndarjeve të raportuara këtë vit përfshihet edhe ajo e J Balvin dhe Valentina Ferrer.

    Këngëtari kolumbian dhe modelja kishin qenë bashkë për afro dhjetë vjet dhe kanë një djalë.

    Lajmi për përfundimin e lidhjes së tyre riktheu diskutimet rreth mënyrës se si personazhet e famshëm përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme familjare edhe pas ndarjes.

    J Balvin dhe Valentina

    Ndërkohë, Jason Biggs dhe Jenny Mollen i dhanë fund martesës së tyre pas 18 vitesh.

    Çifti, i njohur për jetën e përbashkët dhe dy djemtë e tyre, ishte ndër emrat që tërhoqën vëmendjen për shkak të kohëzgjatjes së marrëdhënies.

    Ndarja e tyre tregoi se edhe martesat shumëvjeçare mund të marrin një drejtim tjetër, pavarësisht historisë së gjatë që kanë ndërtuar së bashku.

    Jason dhe Jenny

    Edhe Courteney Cox dhe Johnny McDaid u përfshinë në listën e çifteve që kanë kaluar ndryshime në jetën personale.

    Aktorja e njohur nga seriali “Friends” dhe muzikanti kishin qenë bashkë për më shumë se një dekadë, ndërsa historia e tyre kishte përfshirë edhe një fejesë.

    Marrëdhënia e tyre ishte ndjekur me interes nga publiku, veçanërisht për shkak të periudhave të ndarjes dhe ribashkimit.

    Courteney dhe Johnny

    Një tjetër ndarje e raportuar ishte ajo e Chrishell Stause dhe G Flip, çifti që kishte tërhequr vëmendjen për marrëdhënien e tyre dhe martesën.

    Lajmi u bë publik në fund të tetorit, duke shtuar emrat e tyre në listën e çifteve të njohura që kanë përjetuar ndryshime në jetën sentimentale gjatë vitit.

    Chrishell dhe G Flip

    Ndarjet e këtyre çifteve tregojnë se pas vëmendjes mediatike, paraqitjeve në tapetin e kuq dhe momenteve të publikuara në rrjete sociale, jeta personale e yjeve mbetet po aq komplekse sa ajo e kujtdo tjetër.

    Për disa prej tyre, fundi i një lidhjeje shënon një kapitull të ri, ndonëse për të tjerët mbetet një proces që kërkon kohë, veçanërisht kur në mes janë fëmijët dhe familja. /Telegrafi/

  • Israel Elections Netanyahu Remains Popular

    The bloc, led by Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, is expected to secure 53 seats in Knesset after counting 99 per cent of the vote, remaining away from the necessary majority for forming the government.

    According to Israel’s Central Election Committee data, the opposition bloc led by Gadi Eisenkot is expected to get 48 seats in the 120-seat parliament. At least 61 votes are needed for forming the government.

    Meanwhile, the two Arab parties are expected to win a total of 19 seats — a record score for them, potentially placing themselves in the crucial position for determining the composition of the next government.

    The previous record of these parties was 15 seats, reached in the 2020 elections.

    Count results markedly differ from exit polls (exit-pol), which initially represented the opposition bloc in excess of Netanyah’s.

    As for the parties, Lukud of Netanyah leads with 27 deputies, while Yashar ranks second with 21 seats. The B’Ychad party of former Prime Minister Naphtali Bennett is expected to get 12 seats, while Joint List 11.

    The Ra ‘%am parties and Democrats have secured eight seats each.

    Final and official election results are expected to be published on November 4th.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal