Category: Lajme

  • Police Confirm Single Signal Reporting for Albert Sylajt Arrest

    Kosovo police have confirmed the arrest of Albert Sylajt, suspected of the serious murder of Arlinda Zekaj, which took place on 25 October in Vitomirica in Pec.

    As the signal newspaper exclusively reported, Sylaj has been arrested tonight, following intensive operational and investigative commitments by the Kosovo Police.

    The news of his arrest has already confirmed Kosovo Police, through an official announcement, where it becomes known that the suspect’s location and arrest was realised following actions taken by relevant police units and co-operation with citizens.

    After intensive operational and investigative commitments, as well as co-operation with citizens, has been located and arrested by the suspected person, Albert Sylaj, who was on the run in connection with the serious murder case that took place on October 25, 2026, in the village of Vitomirica in Pec, says the police report.

    Police have thanked citizens for the co-operation offered in localising the suspects, while has indicated that further procedure actions will be undertaken in co-ordination with competent justice organs.

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

    Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua sonte rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    I dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit në lidhje me këtë rast. Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e dhënë në lokalizimin e tij.

    Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

    Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

     

    Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar nga njësitë policore, pas lokalizimit të tij.

    Raportohet se arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët. Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.

    Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

    Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim të rasteve të dhunës me seriozitetin e duhur.

    Ndërkohë, detajet e plota lidhur me operacionin policor dhe rrethanat e arrestimit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Major Murder Suspect Arrested at Vitomirica Peja

    Kosovo police have arrested Albert Silyan, suspected of involvement in the case of the serious murder that took place on October 25th in the village of Vitomirica in Pec.

    According to the Kosovo Police’s announcement, the arrest was held tonight around 23:40 in Decan, following intensive operational and investigative commitments and co-operation with citizens.

    The suspect was being sought by law enforcement agencies in connection with this case. Police have thanked citizens for their co-operation in its location.

    Meanwhile, authorities have indicated that further procedural actions will be undertaken in co-ordination with competent justice bodies, with the aim of fully clarifying the random circumstances.

    Until a final court ruling, the suspect is declared innocent, in line with the principle of presuming innocence.

     

    Albert Sylaj, suspect in Arlinda Zekaj assassination, arrested

    Albert Sylaj, the suspect in the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Peja, has been arrested by police units after his whereabouts.

    The arrest was reportedly carried out after resistance and a meeting with family members. Numerous police units, including the special FIT unit, have participated in the operation for his capture.

    Sylaj is suspected of killing his sister-in-law, Arlinda Zekaj.

    The case has prompted numerous reactions in public opinion, as well as calls for institutional responsibility and treatment of cases of violence with the right seriousness.

    Meanwhile, full details concerning the police operation and the circumstances of arrest are expected to be disclosed by relevant authorities.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjinali: Rënia e Vuçiqit, lajm i mirë për demokracinë në tërësi (VIDEO)

    Gjinali: Rënia e Vuçiqit, lajm i mirë për demokracinë në tërësi (VIDEO)

    Gjinali: Rënia e Vuçiqit, lajm i mirë për demokracinë në tërësi (VIDEO)

    Politologu Ardit Gjinali ka komentuar zhvillimet politike dhe rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, duke vlerësuar se rënia e Aleksandar Vuçiqit nga pushteti do të shënonte fundin e një periudhe të gjatë të qeverisjes së tij.

    Sipas Gjinalit, Vuçiqi përfaqëson një simbol të pushtetit të përqendruar, i cili, sipas tij, kishte shtrirë ndikimin në pothuajse të gjitha segmentet e shoqërisë serbe.

    “Rënia e Vuçiqit në Serbi absolutisht përfaqëson rënien e një simboli të një pushteti të gjatë, një pushteti autokratik, një pushteti i cili praktikisht kishte kapur secilin segment të shoqërisë së atij vendi. Rënia e Vuçiqiq është një lajm i mirë për demokracinë në tërësi”, ka deklaruar Gjinali.

    Për më shumë ndiqni videon:

  • Genial: Vuciqi’s fall, good news for democracy as a whole ( VIDEOS)

    Politologist Ardit Gizeali has commented on political developments and election results in Serbia, praising that Aleksandar Vuciqi’s fall from power would mark the end of a long period of his rule.

    According to Djindal, Vuciqi represents a symbol of the concentrated power, which, according to him, had extended the influence to almost all segments of Serbian society.

    Vuciqi’s fall in Serbia absolutely represents the fall of a symbol of a long power — an autocratic power, a power which had practically seized each segment of that country’s society. Vuciqi’s fall is good news for democracy as a whole, Djindali has declared.

    For more, follow the video:

  • Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

    Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

    Dyqanet Migros Ostschweiz dhe Coop në Zvicër kanë tërhequr nga shitja katër lloje të djathit Mini Brie, pasi në një produkt të furnizuesit të tyre janë zbuluar baktere Listeria, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

    Sipas mediave zvicerane, tërheqja përfshin djathin Mini Brie me gështenja, të shitur në Coop, me numër loti 146434 dhe datë skadimi 25 nëntor 2026, si dhe tri variante të shitura në Migros Ostschëeiz: me hudhër, me kërpudha porcini dhe me spec djegës. Këto produkte kanë numrat e loteve 146655, 146817 dhe 146662, si dhe 146656, përkatësisht.

    Bakteri Listeria monocytogenes mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe simptoma të ngjashme me gripin, shkruan Suedostschëeiz, transmeton Telegrafi.

    Rreziku i komplikimeve serioze është më i madh për gratë shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.

    Konsumatorëve u rekomandohet të mos i konsumojnë produktet e prekura.

    Djathërat mund të kthehen në filialet përkatëse të Coop dhe Migros Ostschweiz, ku çmimi i blerjes rimbursohet plotësisht, edhe pa kuponin fiskal./Telegrafi/

  • Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

    Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

    Një koalicion partish mund të formojë qeverinë në Izrael nëse siguron së bashku shumicën prej 61 ulësesh në parlament.

    EXIT Poll aktuale sugjerojnë se blloku i Benjamin Netanyahut do të fitojë 50 ulëse, ndërsa koalicioni i kundërshtarit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, pritet të sigurojë 53 ulëse. Gjithashtu partitë arabe do të sigurojnë 17-18 vende në parlamentin prej 120 deputetëve

    Partia Likud e Netanyahut dhe partitë më të vogla ultraortodokse dhe të ekstremit të djathtë nuk kanë parti të tjera të gatshme t’i bashkohen koalicionit të tyre, shkruan skynews.

    Edhe koalicioni i Eisenkotit, ku përfshihen partia e tij Yashar, si dhe partitë Together, Demokratët dhe Yisrael Beiteinu, përballet me një problem të ngjashëm.

    Kjo bën që të dy blloqet të mbeten pa shumicën e nevojshme për të qeverisur.

    Por, çfarë ndodh nëse zgjedhjet prodhojnë të njëjtin rezultat?

    Nëse asnjë koalicion nuk siguron 61 ulëse, qeveria në largim do të vazhdojë të jetë në pushtet derisa të formohet dhe të betohet një koalicion i ri.

    Netanyahu do të thotë se do të mbetet në detyrë si kryeministër, duke drejtuar të ashtuquajturën qeveri në detyrë.

    Prandaj, një bllokadë mes opozitës dhe partive të udhëhequra nga qytetarët palestinezë të Izraelit do të përbënte një tjetër fitore për Netanyahun, i cili edhe më parë ka vazhduar të qeverisë përmes një qeverie në detyrë.

    Nga prilli i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2022, Izraeli mbajti pesë palë zgjedhje, ndërsa Netanyahu qëndroi në pushtet gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe.

    Kjo i mundësoi atij të përcaktonte agjendën e sigurisë dhe të drejtonte konfliktet në rajonin më të gjerë.

    Çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë një qeveri në detyrë?

    Qeveritë në detyrë përballen me disa kufizime në krahasim me qeveritë e rregullta. Ato pritet të tregojnë përmbajtje në marrjen e angazhimeve afatgjata, por, në fakt, kanë më shumë kompetenca kur bëhet fjalë për zëvendësimin e ministrave.

    Një qeveri në detyrë mund të emërojë një deputet të Knessetit në postin e ministrit për të zëvendësuar një ministër që ka dhënë dorëheqje, është shkarkuar ose ka vdekur, pa pasur nevojë për miratimin e Knessetit, siç do të kërkohej për një qeveri të rregullt.

    “Në fund të fundit, Netanyahut nuk i duhet t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Atij i mjafton të sigurohet që të gjithë të tjerët t’i humbin ato”, tha Joseph Mansour, ish-këshilltar i një deputeti të Knessetit.

    Qeveria në detyrë do të vazhdonte të qëndronte në pushtet deri në zgjedhjet e reja, të cilat ka të ngjarë të mbahen të paktën shtatë muaj pas zgjedhjeve aktuale.

    Zgjedhjet e reja ose do të çonin në formimin e një qeverie të re rreth dy muaj më vonë, oseqeveria në detyrë mund të vazhdonte sërish të qëndronte në pushtet nëse asnjë koalicion nuk arrin të sigurojë shumicën.

    A po shkon Izraeli drejt një qeverie të unitetit apo zgjedhjeve të reja?

    Mundësia e formimit të një qeverie të unitetit, që do të përfshinte Benjamin Netanyahun dhe Gadi Eisenkotin, dukej e pamundur, pasi Eisenkot ka refuzuar të shërbejë në një qeveri të udhëhequr nga Netanyahu, përfshirë edhe një qeveri ku posti i kryeministrit do të ndahej me rotacion.

    Edhe liderë të tjerë të opozitës kanë përjashtuar mundësinë e bashkimit në një koalicion të udhëhequr nga kryeministri.

    Eisenkot ka kërkuar që lideri i partisë më të madhe në bllokun opozitar të bëhet kandidati i tij për kryeministër, megjithëse brenda bllokut nuk është bërë i ditur ndonjë marrëveshje për këtë çështje, shkruan jerusalempost.

    Exit poll-et kanë ngritur gjithashtu mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës, e cila mund të fitonte votëbesimin në Knesset pa pasur shumicën absolute prej 61 ulësesh.

    Gjëja më e natyrshme do të ishte shqyrtimi i mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me njërën prej partive arabe, por pengesa më e madhe është vetë deklarata e tij se nuk do të hynte në një marrëveshje të tillë.

    Në atë kohë, kjo dukej si një kufizim i panevojshëm që ia kishte vënë vetes. Sondazhet sugjeronin se ai nuk do të humbiste shumë vota dhe një marrëveshje e tillë do t’i jepte shumë më tepër hapësirë për manovrim.

    Megjithatë, ndoshta deklaratat e bëra para zgjedhjeve mund të interpretohen më fleksibilisht, shkruan skynews.

    Një marrëveshje me partinë Ra’am duket padyshim e mundshme, veçanërisht pasi kjo parti po kandidon për herë të parë një kandidat hebre, i cili mund të emërohet ministër i Sigurisë Kombëtare në kuadër të marrëveshjes.

    Aktualisht, Ra’am parashikohet të fitojë shtatë ulëse, gjë që do ta çonte bllokun e Eisenkotit në gjithsej 59 ulëse. Pra, shumë afër, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën.

    Megjithatë, nëse exit poll-et nuk janë plotësisht të sakta dhe numri i ulëseve arrin në 61, një marrëveshje e tillë do të ishte padyshim joshëse.

    Rezultatet zyrtare do të përcaktohen pas numërimit të votave

    Exit poll-et kanë dalluar nga rezultatet përfundimtare në zgjedhjet e mëparshme, ndërsa rezultatet zyrtare do të përcaktohen pas numërimit të fletëvotimeve.

    Ngërçi politik mund të çojë përfundimisht në zgjedhje të reja, megjithëse negociatat për formimin e koalicionit mund të prodhojnë ende një marrëveshje mes partive.

    Në bllokun opozitar, partia B’Yachad e Naftali Bennettit parashikohet të jetë partia e tretë më e madhe, me 12 deri në 14 ulëse, sipas exit poll-eve.

    Partia Yisrael Beiteinu e Avigdor Libermanit parashikohet të fitojë 7 deri në 9 ulëse, ndërsa Demokratët e Yair Golanit pritet të sigurojnë 9 deri në 10 ulëse.

    Ndërkohë, në bllokun e Netanyahut, partia Otzma Yehudit e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, parashikohet të fitojë 6 deri në 7 ulëse.

    Partia Sioniste Fetare–Zehut, e udhëhequr nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich, parashikohet të sigurojë gjashtë ulëse.

    Partitë kryesore ultraortodokse (haredi) pritet të fitojnë së bashku 12 deri në 13 ulëse. Sipas exit poll-eve, Shas pritet të marrë gjashtë ulëse, ndërsa Judaizmi i Bashkuar i Torës (UTJ) parashikohet të fitojë 6 deri në 7 ulëse.

    Reagimet pozitë dhe opozitë

    Lideri i partisë opozitare Yashar, Gadi Eisenkot, ka deklaruar se rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael tregojnë mosbesim të plotë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, duke u zotuar se do të veprojë për ta zëvendësuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Eisenkot tha se rezultatet e sondazheve pas mbylljes së vendvotimeve pasqyrojnë qëndrimin e shumicës sioniste dhe të shumicës së qytetarëve izraelitë ndaj qeverisë aktuale.

    “Nëse këto janë rezultatet përfundimtare, atëherë kjo përbën një fitore për shumicën sioniste shtetformuese në Izrael”, shkroi ai.

    Eisenkot u zotua se do të veprojë menjëherë për të zbatuar vullnetin e qytetarëve, për ta zëvendësuar qeverinë e Netanyahut dhe për të formuar një qeveri të mobilizimit sionist.

    Ndërsa, ende po pritet reagimi i Benjamin Netanyahut, blloku i koalicionit të të cilit, sipas parashikimeve, pritet të fitojë më pak ulëse sesa rivalët e tij të majtë.

    Ndërkohë, ministri i tij i Jashtëm, Gideon Saar, ka reaguar gjatë orës së fundit në rrjetet sociale.

    “Festimet e së majtës janë të parakohshme”, shkroi ai në X.

    “Vetëkënaqësia e komentuesve të njëanshëm është qesharake. Një gjë duket mjaft e qartë: Likudi është partia më e madhe në Izrael”. /Telegrafi/

  • Drita e Ballkani kanë vlerë shumë më të madhe: Kush është Fleetwood Town, skuadra që tronditi Arsenalin

    Drita e Ballkani kanë vlerë shumë më të madhe: Kush është Fleetwood Town, skuadra që tronditi Arsenalin

    Futbolli anglez ka prodhuar një tjetër befasi të madhe në kupë. Fleetwood Town, një klub i kategorisë së katërt me vlerë të vlerësuar prej rreth 2.8 milionë eurosh, ka eliminuar Arsenalin nga Kupa e Ligës angleze (EFL Cup), duke shkruar një nga kapitujt më të veçantë në historinë e tij.

    Sipas Transfermarkt, vlera e skuadrës së Fleetwood Town është rreth 2.93 milionë euro, që është shumë më e ulët se e kampiones së Kosovës, Dritës (8.26 milionë euro) dhe klubit nga Suhareka, Ballkani rreth 6.69 milionë euro.

    Skuadra nga qyteti i Fleetwoodit, në veriperëndim të Anglisë, barazoi 1-1 ndaj Arsenalit në kohën e rregullt dhe triumfoi 4-3 pas ekzekutimit të penalltive, për të siguruar një kualifikim historik.

    The light of the Balkans has far greater value: Who is Fleetwood Town, the team that rocked Arsenal?

    Befasia bëhet edhe më e madhe kur krahasohen përmasat financiare të dy klubeve. Vlera e përgjithshme e skuadrës së Fleetwoodit vlerësohet në rreth 2.8-2.9 milionë euro, sipas platformave që publikojnë vlerësime të tregut, në krahasim me Arsenalin që vlen mbi 1.4 miliardë dollarë.

    Nga futbolli jashtë ligave profesioniste deri te një natë historike

    Fleetwood Town nuk është një emër i madh në futbollin anglez, por historia e tij përmban një ngritje të jashtëzakonshme. Klubi u formua në vitin 1997 në formën e tij aktuale, ndërsa rrënjët e futbollit të organizuar në qytet shkojnë deri në vitin 1908.

    Në vitin 2012, Fleetwood siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në ligat profesioniste të Anglisë, duke u promovuar në League Two. Dy vjet më vonë, arriti edhe në League One, ku qëndroi për rreth një dekadë, përpara se të binte sërish në kategorinë e katërt në vitin 2024.

    Sot, skuadra garon në League Two dhe luan ndeshjet si vendas në stadiumin Highbury, i cili ka një kapacitet prej rreth 5 mijë e 300 spektatorësh. Përballja me Arsenalin ishte një prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e klubit, ndërsa stadiumi u mbush për këtë takim.

    Rruga drejt eliminimit të Arsenalit

    Për të arritur deri te përballja me gjigantin londinez, Fleetwood duhej të kalonte disa kundërshtarë. Në raundin e parë mposhti Chesterfieldin 1-0, në të dytin Shrewsbury Townin 4-0, ndërsa në raundin e tretë eliminoi Sheffield Unitedin me rezultat 1-0.

    Kështu, skuadra e trajnerit Matt Lawlor hyri në ndeshjen ndaj Arsenalit me tri fitore radhazi në këtë garë dhe pa pësuar asnjë gol. Edhe pse Arsenali pati më shumë posedim dhe krijoi më shumë raste, Fleetwood arriti ta çonte ndeshjen deri te penalltitë, ku siguroi kualifikimin.

    Një prej protagonistëve të kësaj fushate është sulmuesi Aaron Loupalo-Bi, i cili shënoi kundër Arsenalit. Ndërkohë, kapiteni Ched Evans dhe mbrojtësi Shaun Rooney janë ndër emrat e rëndësishëm të skuadrës, e cila u mbështet në organizimin defensiv për të përballuar kundërshtarin nga Liga Premier.

    Një fitore që mund t’i ndryshojë sezonin

    Për një klub të përmasave të Fleetwoodit, një përballje e tillë nuk ka rëndësi vetëm sportive. Sipas raportimeve para ndeshjes, kalimi në këtë fazë të garës mund t’i sillte klubit të ardhura të konsiderueshme nga shpërblimet dhe të ardhurat e ndeshjes, duke e bërë përballjen me Arsenalin një mundësi të rëndësishme edhe financiarisht.

    Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e kësaj historie: një skuadër e League Two, me vlerë të vlerësuar të lojtarëve rreth 2.8 milionë euro, eliminoi një nga klubet më të mëdha të Anglisë. Në futboll, diferenca në buxhet dhe në emra nuk garanton gjithmonë kualifikimin.

    Fleetwood Town tashmë ka siguruar një vend të veçantë në historinë e kësaj gare, ndërsa tifozët e tij do ta kujtojnë gjatë natën kur Arsenali u rrëzua në Highbury./Telegrafi/

  • The light of the Balkans has far greater value: Who is Fleetwood Town, the team that rocked Arsenal?

    The light of the Balkans has far greater value: Who is Fleetwood Town, the team that rocked Arsenal?

    English football has produced another big surprise in the cup. Fleetwood Town, a fourth-class club worth about 2.8m euros, has eliminated Arsenal from the English League Cup ( EFL Cup, writing one of the most special chapters in its history.

    According to Transfermarkt, the value of the Fleetwood Town team is around 2.93m euros, which is much lower than Kosovo champion Light (8.26m euros) and the club from Suhareka, the Balkans, about 6.69m euros.

    The team from the town of Fleetwood, northwest of England, equalled 1-1 to Arsenal in regular time and triumphed 4-3 after the execution of the penalty, to ensure a historic qualifications.

    The light of the Balkans has far greater value: Who is Fleetwood Town, the team that rocked Arsenal?

    Surprise becomes even greater when compared with the financial size of two clubs. The overall value of the Fleetwood team is estimated at around 2.8-2.9m euros, according to platforms publishing market estimates, compared with Arsenal worth over $1.4 billion.

    From football outside professional leagues to a historic night

    Fleetwood Town is not a great name in English football, but its history contains an extraordinary rise. The club was formed in 1997 in its current form as football roots in the city run until 1908.

    In 2012, Fleetwood first secured participation in the professional leagues of England, promoting itself at League Two. Two years later, he also arrived at the League One, where he remained for about a decade before he again fell into the fourth category in 2024.

    Today, the team competes at the League Two and plays local matches at the Highbury Stadium, which has a capacity of about 5 thousand and 300 spectators. Facing Arsenal was one of the biggest matches in club history, and the stadium was filled to date.

    The Way to Eliminate Arsenal

    To confront the London giant, Fleetwood had to overcome several opposers. In the first round, it beat Chesterfield 1-0, in the second Shrewsbury Town 4-0, while in the third round it eliminated Sheffield United by a score of 1-0.

    So Coach Matt Lawlor’s team entered the match against Arsenal with three consecutive victories in this race and didn’t get a goal. Although Arsenal had greater ownership and created more cases, Fletewood managed to take the match to the penalty, where he provided the qualifications.

    One of the protagonists of this campaign is assailant Aaron Loupalo-Bi, who scored against Arsenal. Meanwhile, Captain Ced Evans and defender Shawn Rooney are among the key names of the team, which relied on the willing organisation to face opponent from the Premier League.

    A Victory That Can Change Season

    For a Club of Fleetwood size, such a confrontation is not just a sport. According to pre-game reports, moving to this stage of the race could bring the club considerable revenue from the reward and revenue of the match, making coping with Arsenal an important opportunity even financially.

    And right here is the greatness of this story: a team of League Two, worth an estimated 2.8m euros, eliminated one of England’s largest clubs. In football, the difference in budget and names does not always guarantee the qualifications.

    Fleetwood Town has already secured a special place in the history of this race, while its fans will remember it during the night Arsenal crashed into Highbury./Telegraphy/

  • Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sylaj është arrestuar pas zhvillimeve të mbrëmjes së sotme, kur ai ishte lajmëruar nga Deçani dhe kishte shprehur qëndrimin e tij se nuk dëshironte t’u dorëzohej hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.

    Ky zhvillim vjen pas kërkimeve për të dyshuarin, i cili ishte në arrati pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor.

    Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, Sylaj kishte komunikuar përmes interfonit me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët para se të dorëzohej.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali