Category: Lajme

  • Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

    Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

    Mbappe fiton një çmim për vitin 2026-të

    Kylian Mbappe është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Onze d’Or për vitin 2026, pasi mori 48.2 për qind të votave nga më shumë se dy milionë votues në faqen e revistës franceze Onze Mondial.

    Sulmuesi i Real Madridit triumfoi me një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve. Në vendin e dytë u rendit Joao Neves me 11.9 për qind të votave, i ndjekur nga Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.

    Çmimi Onze d’Or, i cili këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, u është ndarë ndër vite disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Diego Maradonën, Zinedine Zidanen, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

    27-vjeçari, e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse. Ai shënoi 25 gola në La Liga, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, ndërsa realizoi edhe 15 gola në Ligën e Kampionëve me fanellën e Real Madridit.

    Francezi pati paraqitje të spikatura edhe në Kupën e Botës 2026, ku, sipas të dhënave të paraqitura, shënoi 10 gola dhe regjistroi katër asistime. Me këto shifra, ai arriti në kuotën e 22 golave në historinë e turneut, duke kaluar Lionel Messin me një gol dhe Miroslav Klosen me gjashtë.

    🏆 Kylian Mbappé est le grand vainqueur du Onze d’Or 2026 !

    Félicitations, @KMbappe ! 👏 pic.twitter.com/tqc67WFgjn

    — Onze Mondial (@OnzeMondial) October 19, 2026

  • Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

    Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

    Veterani Reshat Kabashi nderohet me “Medaljen e Lirisë” në 50-vjetorin e lindjes

    Reshat Kabashi nga Zoçishti është nderuar me dekoratën komunale “Medalja e Lirisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij gjatë luftës dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të vendit.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka njoftuar se dekoratën ia ka ndarë Kabashit në 50-vjetorin e lindjes së tij, transmeton Klankosova.tv.

    Në njoftimin e tij, Latifi ka vlerësuar kontributin e Kabashit gjatë luftës, duke theksuar se ai i shërbeu atdheut me nder e dinjitet dhe e përfundoi luftën me kokën lart.

    Ai ka theksuar gjithashtu se Kabashi vazhdon të jetë në shërbim të vendit përmes punës së tij në Policinë e Kosovës, duke kontribuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe në ruajtjen e kultivimin e vlerave historike e kombëtare.

    Sipas Latifit, Kabashi mbetet besnik i betimit të ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësive të tij në shërbim të vendit, si në kohë lufte, ashtu edhe në paqe.

  • 224 raste me fruth në Kosovë, 21 të infektuar vetëm brenda javës së fundit

    224 raste me fruth në Kosovë, 21 të infektuar vetëm brenda javës së fundit

    224 raste me fruth në Kosovë, 21 të infektuar vetëm brenda javës së fundit

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 18 tetor janë konfirmuar 224 raste me fruth në vend.

    Sipas të dhënave të institutit, 21 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, ndërsa mbi 95 për qind e personave të infektuar janë të pavaksinuar me vaksinën MMR.

    IKShPK ka bërë të ditur se vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

    Në kuadër të vaksinimit plotësues për fëmijët që nuk janë vaksinuar me kohë, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3 mijë e 481 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

    Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen se fëmijët e tyre janë vaksinuar sipas kalendarit të paraparë dhe, në rast të vaksinimit të vonuar, të konsultohen me profesionistët shëndetësorë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 224 raste me fruth në Kosovë, 21 të infektuar vetëm brenda javës së fundit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

    Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

    Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar sërish këtë të hënë, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në zonën e Parkut Rinia.

    Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve.

    Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur shoqërimin e disa personave.

    Ata kanë kundërshtuar shoqërimin, ndërsa disa protestues të tjerë janë përpjekur t’i pengojnë efektivët dhe t’i largojnë personat e shoqëruar nga duart e tyre, raporton Euro News.

    Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

    Burimi: Dukagjini

  • Shumica dërrmuese e të arrestuarve gjatë protestave në Itali janë minorenë

    Shumica dërrmuese e të arrestuarve gjatë protestave në Itali janë minorenë

    Shumica dërrmuese e të arrestuarve gjatë protestave në Itali janë minorenë

    Policia italiane arrestoi 271 të rinj gjatë trazirave në Milano të dielën, thanë autoritetet, pas një dite të dytë protestash për shërbimet e dobëta publike dhe rritjen e kostove.

    Nga ky numër, 220 janë nën 18 vjeç. Autoritetet kërkojnë burgim për 11 të arrestuar, ata rrezikojnë deri në 15 vjet burg, shkruan TV Klan.

    Vlerësimet fillestare nga shërbimet e sigurisë tregojnë për një grup të dhunshëm margjinal të përbërë kryesisht nga italianë të gjeneratës së dytë.

    Në rrugë, duke provokuar trazirat ishin grupe të përbëra kryesisht nga të mitur. Organizatat e biznesit vlerësojnë dëmin në gjysmë milioni euro. Shumë nga të miturit e përfshirë në protesta ishin të veshur me të zeza dhe kishin fytyrat e mbuluara.

    Ata janë pjesë e një lëvizjeje proteste që shërbimet e sigurisë e përshkruajnë si të larmishme dhe ende të vështira për t’u deshifruar, nga e cila po del një margjinal i dhunshëm, i përbërë kryesisht nga italianë të gjeneratës së dytë nga e ashtuquajtura Gjenerata Z.

    Grupet e dhunshme u organizuan me një njoftim të shkurtër përmes mediave sociale, veçanërisht në TikTok. Raportimet fillestare i përshkruajnë këto si tubime spontane.

    Përveç kësaj, përmbajtja e postimeve dhe mesazheve të identifikuara në platforma, janë thirrje për të organizuar plaçkitje. Aktualisht, nuk ka prova që sugjerojnë se protestuesit kanë ndonjë lidhje me të majtën radikale.

    Natyra e trazirave mbetet e paqartë: fenomeni ende nuk është kuptuar plotësisht. Mosha e atyre që janë përfshirë në bastisje po formëson gjithashtu përgjigjen politike.

    Qeveria po shqyrton legjislacionin e ri për të miturit, ndërsa brenda qendrës së djathtë po flitet për një masë sipas dekretit Caivano.

    Mateo Salvini ka përshkruar tashmë një kurs veprimi: të përfshijë masa të caktuara nga projektligji i sigurisë. Pika e parë ka të bëjë me zgjatjen e paraburgimit për të miturit.

    Teksti parashikon gjithashtu ndjekje penale ex officio për sulmin ndaj një zyrtari publik dhe burgim deri në pesë vjet, me gjoba deri në 15,000 euro, për aktet e vandalizmit në grup.

    Salvini thekson gjithashtu ndalimin e tubimit për ata që janë përgjegjës për dhunën në grup dhe futjen e veprës penale të dëmtimit në grup, me mundësinë e arrestimit.

    Salvini këmbëngul në ‘ligjin anti-Maranza’ dhe në kufizimet e shtetësisë për ata që kryejnë krime të rënda. Ai bën thirrje për “liri më të madhe veprimi, brenda ligjit, për policinë, në lidhje me fuqinë e topave të ujit dhe përdorimin e armëve me elektroshok”.

    Ai gjithashtu riprezanton idenë e lirimit me kusht për organizatorët e demonstratave dhe “forcimin e programit ‘Strade sicure’”, Rrugët e Sigurta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shumica dërrmuese e të arrestuarve gjatë protestave në Itali janë minorenë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

    Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

    Vendimet që u morën në Komisionin për Integrim Evropian

    Komisioni për Integrim Evropian, i kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu, ka miratuar unanimisht planin e punës për muajt në vijim të këtij viti.

    Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë mbledhjes së radhës, Lushaku-Sadriu prezantoi para anëtarëve të komisionit aktivitetet e parapara në plan, të cilat përfshijnë fusha të ndryshme të përgjegjësive të këtij komisioni, transmeton Klankosova.tv.

    Ndër prioritetet kryesore të planit janë bashkëpunimi me ekzekutivin, mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe diplomacia parlamentare, si dhe aktivitete të tjera me interes për vendin.

    Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit u pajtuan që plani i punës të mund të plotësohet edhe me aktivitete të tjera, në varësi të rrethanave dhe nevojave që mund të paraqiten gjatë muajve në vijim.

    Në përfundim të mbledhjes, plani i propozuar i punës mori mbështetjen unanime të anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian.

  • Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së miraton projektligjin për ndryshimet buxhetore

    Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së miraton projektligjin për ndryshimet buxhetore

    Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së miraton projektligjin për ndryshimet buxhetore

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nën drejtimin e kryetarit Bekë Berisha, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku ka shqyrtuar dhe miratuar dy pika të rendit të ditës.

    Gjatë mbledhjes, komisioni miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, pas shqyrtimit, anëtarët e komisionit miratuan edhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

  • Jansha uron Kurtin, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrim evropian

    Jansha uron Kurtin, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrim evropian

    “Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi ai, njofton Kryeministria.

    Teksa ofroi mbështetje dhe ndihmë në procesin e integrimit evropian, kryeministri Jansha i dëshiroi suksese kryeministrit Kurti dhe shtoi se mezi pret vazhdimin e bashkëpunimit.

    “Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë”, ka shtuar Jansha në letrën e urimit.

    Burimi: RTKLive

  • Pas disfatës ndaj Lazios, Juventusi mendon për Conten?

    Pas disfatës ndaj Lazios, Juventusi mendon për Conten?

    Kritikat nuk u kursyen as për trajnerin Luciano Spalletti, i cili po përballet me presion në rritje, ndërsa emri i Antonio Contes po përmendet gjithnjë e më shumë si një alternativë e mundshme për stolin bardhezi.

    Komentet e tifozëve të Juventusit tregojnë se një pjesë e tyre do ta mirëprisnin rikthimin e Contes, sidomos pas deklaratës së tij të fundit, në të cilën la të kuptohej se dëshiron të drejtojë një klub që, sipas tij, ka humbur lidhjen me historinë dhe identitetin e vet.

    Për mundësinë e një rikthimi të Contes në Torino ka folur edhe Alessio Tacchinardi, ish-bashkëlojtari i tij te Juventusi.

    “Nuk e di nëse do ta pranonte. Ndoshta do t’i dërgoj ndonjë mesazh. Vetëm ai mund ta ndryshojë tërësisht skuadrën në aspektin mental”, deklaroi Tacchinardi.

    Edhe gazetari Riccardo Trevisani beson se Conte mund të jetë i gatshëm të rikthehet te Juventusi, duke theksuar se ardhja e tij do të ndikonte jo vetëm te skuadra, por edhe në strategjinë e klubit gjatë afatit kalimtar të transferimeve.

    “Ai do të vinte me vrap! Edhe me këtë skuadër, por do ta vinte klubin në lëvizje në merkato”, u shpreh Trevisani.

    Për momentin, rikthimi i Contes mbetet në kuadër të spekulimeve, ndërsa Juventusi duhet të përballet me pakënaqësitë e tifozëve dhe presionin që ka shtuar humbja ndaj Lazios.

    Burimi: RTKLive

  • Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

    Seanca për sulmin në Ibër-Lepenc ndërpritet për shkak të mungesës së prokurorit të rastit

    Seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc” është ndërprerë për shkak të mungesës së prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

    Prokurori zëvendësues, Armend Zenelaj, i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme, ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ndërpritet dhe të caktohet për një datë tjetër.

    Kërkesën e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, duke shprehur pakënaqësi për mungesën e prokurorit të rastit. Avokatët kanë deklaruar se ishin përgatitur për këtë seancë prej disa javësh dhe se ishin angazhuar për sigurimin e dëshmitarëve.

    Megjithatë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili, e ka aprovuar kërkesën e prokurorit zëvendësues.

    Seanca e radhës nuk është caktuar, pasi gjyqtari Ismaili ka bërë të ditur se do të pensionohet dhe se për këtë arsye do të ketë ndryshime në përbërjen e trupit gjykues.

    Para ndërprerjes së seancës, është dëgjuar dëshmitarja Tiana Viqentijeviq, e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Jovan Viqentijeviq.

    Ajo ka deklaruar se Jovani është axha i saj dhe se, përveç qëndrimit në fshat, ai kohë pas kohe qëndron edhe në Zubin-Potok, ku e ka pjesën e vet të shtëpisë.

    Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të mbrojtjes, Tiana ka thënë se e mban mend ditën e sulmit, më 29 nëntor 2024, pasi një ose dy ditë më vonë ishin arrestuar axhallarët e saj, fillimisht Dragisha e më pas Jovani.

    Sipas dëshmisë së saj, atë ditë Jovani kishte ardhur në shtëpi për t’u përgatitur për punë. Ajo ka treguar se ai kishte sjellë vezë fshati dhe më pas kishte shkuar për vizitë te familja e saj, ku kishin biseduar për rreth 10 deri në 15 minuta duke pirë çaj.

    Tiana ka deklaruar se, pas kësaj vizite, Jovani ishte nisur për në punë. Ajo ka thënë se ndërrimi i tij fillon në orën 20:00 dhe se vendi i tij i punës është në ujësjellësin e Gazivodës.

    Dëshmia e saj u paraqit në kuadër të provave të propozuara nga mbrojtja.

    Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e sulmit terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”.

    Në seancë janë të pranishëm vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

    Prokurorinë në këtë rast e përfaqëson Armend Zenelaj, ndërsa palën e dëmtuar, ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Naxhije Sadiku.

    Në kuadër të seancës janë paraparë të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentijeviq dhe Dejan Viqentijeviq.

    Ndërkaq, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se dëshmitari i tretë, Tribun Vojeviq, nuk do të paraqitet. Për këtë arsye, mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

    Në këtë rast, përveç vëllezërve Viqentijeviq, është i akuzuar edhe Igor Dimoviq.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalit “Ibër-Lepenc”. Dëmi material ndaj ndërmarrjes është vlerësuar në mbi 376 mijë euro./RTK

    Burimi: Dukagjini