Category: Lajme

  • Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

    Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

    Rritet numri i personave që humbën jetën nga shirat e dendur në Turqi

    Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të shiut në Stamboll dhe zonat përreth, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur trupa të tjerë gjatë ditëve të fundit.

    Autoritetet bëjnë të ditur se reshjet e së mërkurës ishin më të dendurat në qytetin më të madh të Turqisë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, në vitin 1942, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Gjashtë persona humbën jetën në Stamboll, ndërsa dy viktima të tjera u regjistruan në provincën fqinje të Kocaelit. Trupat e këtyre dy personave u morën nga rrjedha e ujit dhe u gjetën në zonën e Pendikut, në periferi të Stambollit, bëri të ditur guvernatori i qytetit, Davut Gul.

    Deri të enjten, autoritetet kishin raportuar për tre viktima dhe pesë persona të zhdukur. Në mesin e viktimave ishte edhe një 14-vjeçar, i cili humbi jetën nga goditja elektrike pasi shkeli në një pellg me ujë.

    Gjatë ditëve në vijim u gjetën edhe trupa të tjerë. Të premten dhe të dielën, dy burra u gjetën në grykëderdhjen e Bririt të Artë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

    Të hënën, zyra e guvernatorit njoftoi gjetjen e trupit të një burri pranë molit të trageteve në Ayvansaray, në zonën e Bririt të Artë. Ai ishte raportuar më herët i zhdukur.

    Ai shtoi se kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e një personi tjetër që rezulton i zhdukur.

    Përveç viktimave në njerëz, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas guvernatorit, autoritetet kanë pranuar deri më tani afro 20 mijë raportime për dëme në prona si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

    Ekipet e emergjencës kanë vijuar punën për largimin e ujërave, pastrimin e zonave të prekura dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga moti ekstrem.

  • Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

    Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

    Protestat në disa shtete, Bilalli: ShBA, Rusia dhe Izraeli po synojnë gjunjëzimin e Evropës (VIDEO)

    Eksperti i sigurisë Lutfi Bilalli ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri dhe në disa vende të tjera evropiane, duke i lidhur këto zhvillime me ndikimet gjeopolitike dhe përplasjet mes fuqive ndërkombëtare.

    Në emisionin “Kosova Today”, Bilalli përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentin Donald Trump, Rusinë dhe Izraelin, duke pretenduar se politikat e tyre synojnë ta dobësojnë Evropën.

    “Është një fuqi ndërlidhëse, SHBA-ja, presidenti Trump. Tash u pa edhe rreth Rusisë, me lehtësimin e sanksioneve, dhe te Izraeli, që kanë një politikë që Evropën ta gjunjëzojnë. Kjo është duke u ecur bukur mirë dhe tash evropianët, me protesta në Belgjikë, Francë, por edhe në Itali e Shqipëri, kanë në një formë ndikimin e vet. Kjo është një luftë mes evropianëve dhe këtyre”, ka deklaruar Bilalli.

  • Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

    Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

    Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale në Prizren, pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, kanë ndërmarrë veprime të suksesshëm policore dhe kanë identifikuar disa vepra penale ‘gjueti e paligjshme’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe municionit’, informacione që kanë rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, dy shtetas kosovarë dhe dy shtetas nga Republika e Shqipërisë.

    Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor derisa gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar armë gjuetie dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale të lartcekura në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

    Armët e konfiskuara:

    • tri (3) pushkë gjuetie,
    • njëzet e katër (24) copë fishekë të armëve të gjuetisë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe në ruajtjen e mjedisit, parandalimin e krimeve mjedisore dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo dukuri të dyshimtë apo shkelje të ligjit.

    Burimi: Dukagjini

  • Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

    Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

    Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës, ku klubet më të mira të Evropës do të përballen në kërkim të pikëve të rëndësishme.

    Një prej mungesave më të rëndësishme është ajo e Leny Yoros, mbrojtësit të Manchester Unitedit, i cili u përjashtua me karton të kuq në humbjen 2:0 ndaj Atletico Madridit.

    Francezi u ndëshkua me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Jonathan David. Si pasojë, trajneri Michael Carrick nuk do të mund ta llogarisë atë për përballjen e radhës ndaj Comos.

    Një mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Michael Olises, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munichut për ndeshjen kundër Arsenalit, kampionit në fuqi të Premier League dhe finalistit të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

    Anësori francez u përjashtua në ndeshjen kundër Viking FK-së, pasi e goditi me top kapitenin e skuadrës norvegjeze, Zlatko Tripic. Pas kartonit të dytë të verdhë, Olise u detyrua të largohej nga fusha.

    Futbollisti i tretë që do të mungojë është Ethan Mbappe, mesfushori i Lille, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Real Betisit.

    Ai u përjashtua në minutën e 56-të, pasi goditi me bërryl në fytyrë mbrojtësin e skuadrës spanjolle, Natan. UEFA më pas konfirmoi një suspendim prej tri ndeshjesh për futbollistin francez.

    Dënimi i tij do të përfundojë pas përballjes së Lille ndaj Bodo/Glimt në fillim të muajit të ardhshëm.

    Pa Ethan Mbappen, Lille do të përballet me gjigantin turk Galatasaray, në një ndeshje ku francezët synojnë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenalit dhe Real Betisit.

    Burimi: RTKLive

  • Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

    Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

    Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

    Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë po vazhdon kontrollet e shtuara në trafik, me fokus të veçantë identifikimin e automjeteve që nuk i plotësojnë kushtet teknike për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.

    Gjatë këtyre kontrolleve, policia po i kushton vëmendje të veçantë modifikimeve të paautorizuara në automjete, përfshirë xhamat e errësuar, ndërhyrjet në sistemin e ndriçimit, sistemet e shkarkimit të gazrave dhe ato të zhurmës, si dhe ndryshimet e tjera që mund të ndikojnë në gjendjen teknike dhe sigurinë e automjeteve, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit, automjetet në të cilat evidentohen parregullsi teknike dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, me qëllim të verifikimit të gjendjes së tyre dhe konstatimit të përmbushjes së kushteve të nevojshme për qarkullim të sigurt.

    Bëhet e ditur se gjatë këtij viti një numër i konsiderueshëm automjetesh janë dërguar për këtë lloj kontrolli.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kujdesen për mirëmbajtjen e mjeteve të tyre, të shmangin modifikimet e palejuara dhe të respektojnë dispozitat ligjore në fuqi.

  • Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

    Rasti “Ibër-Lepenci”, në gjykatë dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes

    Në seancë janë të pranishëm vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin-Potokut.

    Prokurorinë në këtë rast e përfaqëson Armend Zenelaj, ndërsa palën e dëmtuar, ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, Naxhije Sadiku.

    Në kuadër të seancës janë paraparë të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, Tiana Viqentijeviq dhe Dejan Viqentijeviq.

    Ndërkaq, mbrojtja ka njoftuar gjykatën se dëshmitari i tretë, Tribun Vojeviq, nuk do të paraqitet. Për këtë arsye, mbrojtja ka hequr dorë nga dëgjimi i tij.

    Në këtë rast, përveç vëllezërve Viqentijeviq, është i akuzuar edhe Igor Dimoviq.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv TNT, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e kanalit “Ibër-Lepenc”. Dëmi material ndaj ndërmarrjes është vlerësuar në mbi 376 mijë euro.

    Burimi: RTKLive

  • Vetëm Portugalia mund ta bindë Ronaldon të bëhet trajner

    Vetëm Portugalia mund ta bindë Ronaldon të bëhet trajner

    Edhe në moshën 41-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në formë të mirë fizike dhe synon të arrijë një rekord historik në futbollin botëror, atë të 1.000 golave në karrierë.

    Ylli portugez ka realizuar deri tani 979 gola dhe i nevojiten edhe 21 për ta arritur këtë shifër të jashtëzakonshme. Pasi ta përmbushë këtë objektiv dhe t’i japë fund karrierës si futbollist, Ronaldo mund të nisë një kapitull të ri në futboll, qoftë përmes pronësisë së një klubi apo një roli drejtues.

    Sheringham, megjithatë, nuk beson se Ronaldo do të zgjedhë zakonisht rrugën e trajnerit, për shkak të angazhimit të madh që kërkon kjo detyrë.

    “Unë nuk mund ta imagjinoj Cristiano Ronaldon si trajner. Kjo punë kërkon angazhim 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, pavarësisht nivelit ku punon. Nga përvoja ime e shkurtër si trajner, e di se futbolli ta merr gjithë jetën”, deklaroi Sheringham për “BetVictor”, transmeton RTKLive.

    Ai theksoi se futbollistë të nivelit të Ronaldos dhe David Beckhamit e kanë të vështirë të shkëputen nga futbolli edhe jashtë fushës.

    “Unë mund ta shoh Ronaldon si pronar të klubeve të futbollit, por jo si trajner. Një përjashtim mund të jetë drejtimi i Portugalisë”, shtoi ish-sulmuesi anglez.

    Ronaldo e ka përmendur mundësinë e pronësisë së një klubi

    Në dhjetor të vitit 2024, Ronaldo kishte shprehur rezerva për mundësinë që të bëhej trajner apo përzgjedhës pas pensionimit nga futbolli, duke lënë të kuptohej se pronësia e një klubi të madh mund të ishte një alternativë më tërheqëse për të.

    Portugezi ka folur edhe më parë për interesimin e tij për të investuar në futboll, ndërsa përfundimi i karrierës së tij si lojtar pritet të hapë mundësi të reja për të.

    Megjithatë, ideja që Ronaldo një ditë të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Portugalisë mbetet vetëm një mundësi e përmendur nga Sheringham dhe nuk ka ndonjë konfirmim se legjenda portugeze synon ta marrë këtë detyrë.

    Për momentin, objektivi kryesor i Ronaldos mbetet vazhdimi i karrierës dhe arritja e shifrës prej 1.000 golash, një rekord që do ta vuloste edhe më shumë vendin e tij mes futbollistëve më të mëdhenj të historisë.

    Burimi: RTKLive

  • Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

    Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

    Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

    Banka e Shqipërisë ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestave të ditëve të fundit, ku janë dëmtuar disa degë bankare dhe bankomate. Banka njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe për sigurinë e punonjësve, njofton kufizime të përkohshme në ofrimin e shërbimeve.

    Në një deklaratë zyrtare, institucioni thekson se sistemi i pagesave vijon të funksionojë normalisht, ndërsa depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike, shkruan Euronews AL.

    Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi civil, gazetarja Berisha: Secili ka të drejtë të jetojë në mënyrën që zgjedh (VIDEO)

    Kodi i ri civil, u diskutua sot me panelistët e ftuar në emisionin Kosova Today.

    A po parashihet të legalizohet martesa mes gjinisë të njëjtë?

    Për këto dhe shumë të tjera u fol në Klan Kosova.

    Gazetarja Era Berisha, tha se shoqëria kosovare e ka një problem thelbësore, që fatin e të tjerëve e lidhim direkt me fatin tonë.

    Ajo pati një debat goxha dinamik me të ftuarin tjetër, z. Avni Çakmakun.

    “Dhe opinioni i zotëriut në fjalë, është opinioni i shumë qytetarëve të tjerë që është një mendësi shumë më patriarkale që nuk po mundem me u emancipu edhe me kalu më përpara. Veç një gjë duhet me kuptu, që secili person ka të drejtë me jetu në mënyrën qysh zgjedh ti me jetu. Ti je i vetëdijshëm dhe zgjedh vetëm për çështjet e tua personale, por nuk mundesh, por nuk mundesh me fol për të tjerët kaq lirshëm”, deklaroi Berisha në Klan Kosova.

  • Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

    Modeles dhe këngëtares shqiptare, Oriola Marashit i ka ndodhur një e papritur.

    Ajo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale që i ka humbur qenushja e saj, Lola, transmeton klankosova.tv.

    Në njoftimin e saj, ajo ka bërë të ditur se do të ofrojë shpërblim prej 2000 eurove kushdo që e gjenë Lolën.