Category: Lajme

  • Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

    Futbollisti i Kosovës, Albian Hajdari, është lënduar sërish dhe do të jetë jashtë fushës për disa javë.

    Mbrojtësi i Hoffenheimit pritej të ishte i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Beshiktashit, që zhvillohet të enjten, por gjatë stërvitjes së së martës ka pësuar një dëmtim në shputën e këmbës.

    Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Hoffenheimit, Chris Ilzer, i cili e ka cilësuar mungesën e Hajdarit si një goditje për ekipin.

    23-vjeçari ishte lënduar edhe më parë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës, nga ku ishte larguar për të vazhduar rehabilitimin te klubi gjerman.

    Këtë sezon, Hajdari ka zhvilluar gjashtë paraqitje me Hoffenheimin, ndërsa mbetet në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, të cilat zhvillohen pas një muaji.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

    Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ish-deputetit Gani Geci, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Sipas Prokurorisë, kanosja ndodhi në zyrat e portalit “Vox Kosova”.

    Nga Prokuroria, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.

    “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    Burimi: Dukagjini

  • Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

    Maqedonci: Italia synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Kosovën

    Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se këtë çështje e ka diskutuar gjatë një bashkëbisedimi me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

    Në këtë ceremoni, gjeneralmajori Ozkan Ulutash ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, gjeneralmajorit Roberto Vergori.

    Maqedonci falënderoi Ulutash për shërbimin dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa komandantit të ri të KFOR-it i uroi sukses në detyrën e re.

    “Vlerësoj lart përkushtimin e KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuara për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend.

    Burimi: RTKLive

  • Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë në qeli

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot.

    Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gecit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Geci u ndalua si i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. /Klankosova.tv

  • LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Vendimi është marrë pas një seance dëgjimore që ka zgjatur gati dy orë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

    Gjatë kësaj kohe, familjarët e Gecit kanë qëndruar në ambientet e Gjykatës, duke pritur vendimin lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

    Në seancë është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim, ndërsa mbrojtja ka pasur mundësinë të paraqesë kundërshtimet e saj.

    Me vendimin e Gjykatës, Gecit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi

    Pas afro 21 orësh pa energji elektrike, fshatit Treboviq të Pejës i është rikthyer furnizimi me rrymë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë fshati, ku është njoftuar se problemi me furnizimin me energji elektrike është rregulluar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Treboviqit i Pejës mbetet pa rrymë për 21 orë, i rikthehet furnizimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

    Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen, gjithashtu të dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

    Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

    Burimi: RTKLive

  • Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

    Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

    Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në fillim të seancës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimi i pyetjeve parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme

    Deklarimet jashtë rendit të ditës

    Pyetjet parlamentare

    Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së

    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

    Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

  • Policia tenton të shpërndajë me gaz dhe presion uji të rinjtë në Tiranë, protestuesit hedhin gurë drejt tyre

    Policia tenton të shpërndajë me gaz dhe presion uji të rinjtë në Tiranë, protestuesit hedhin gurë drejt tyre

    Policia tenton të shpërndajë me gaz dhe presion uji të rinjtë në Tiranë, protestuesit hedhin gurë drejt tyre

    Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia po tenton të shpërndajë protestuesit e rinj me gaz dhe presion uji.

    Nga ana tjetër, siç raporton Top Channel, protestuesit kanë reaguar duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, duke përshkallëzuar më tej situatën, transmeton Klankosova.tv.

    Përplasjet vijojnë, ndërsa policia po përpiqet të shpërndajë të rinjtë e mbledhur në protestë.

  • Inflacioni në SHBA rritet më shumë se sa pritej para zgjedhjeve të mesit të mandatit

    Inflacioni në SHBA rritet më shumë se sa pritej para zgjedhjeve të mesit të mandatit

    Inflacioni në SHBA rritet më shumë se sa pritej para zgjedhjeve të mesit të mandatit

    Sipas shifrave zyrtare, inflacioni në SHBA u rrit më shumë se sa pritej në periudhën njëvjeçare deri në shtator.

    Ky është publikimi i fundit i të dhënave para zgjedhjeve të mesit të mandatit që do të mbahen muajin e ardhshëm.

    Ritmi i rritjes së çmimeve arriti në 3,7%, nga 3,4% që ishte në periudhën 12-mujore deri në gusht, transmeton Klankosova.tv.

    Inflacioni rezultoi mbi parashikimet, i nxitur nga çmimet më të larta të benzinës, të cilat pësuan rritje të menjëhershme pas ndërprerjeve në furnizimet me energji nga Lindja e Mesme, si pasojë e konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

    Tema qendrore e zgjedhjeve është presioni mbi koston e jetesës në të gjithë SHBA-në, raporton BBC.