Category: Lajme

  • Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

    Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike për dokumentimin dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

    Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 14 tetorit, grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Në përbërje të grupit do të ketë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Zyra e Presidentes, Kryesia e Kuvendit, si dhe nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe grupeve parlamentare të komuniteteve joshumicë.

    Grupi Punues do të ketë për detyrë hartimin e propozimit për Strategjinë Shtetërore, identifikimin e çështjeve kryesore juridike, politike, institucionale dhe diplomatike, si dhe bashkëpunimin me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion dhe ekspertizë profesionale.

    Po ashtu, grupi do të shqyrtojë dokumentacionin historik, juridik dhe gjyqësor relevant, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë lidhur me krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

    Sipas vendimit, brenda 30 ditëve nga konstituimi, grupi duhet të hartojë propozimin fillestar të Strategjisë Shtetërore dhe planin e veprimit, duke përcaktuar masat prioritare, institucionet përgjegjëse dhe afatet e zbatimit.

    Grupi do të ketë mandat gjashtëmujor, me mundësi vazhdimi me vendim të Qeverisë, ndërsa për punën dhe aktivitetet e tij duhet ta informojë kryeministrin të paktën një herë në muaj.

    Vendimi parasheh që gjatë ushtrimit të mandatit të respektohen pavarësia e organeve të drejtësisë, konfidencialiteti i ekipeve mbrojtëse dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

    Vendimin e plotë të Qeverisë mund ta n këtë linkL: Vendimet-e-Qeverise

    Burimi: Dukagjini

  • Mjekja që luftoi për t’u dëgjuar: Zbuloi kancerin e gjirit pas një operacioni parandalues

    Mjekja që luftoi për t’u dëgjuar: Zbuloi kancerin e gjirit pas një operacioni parandalues

    Mjekja që luftoi për t’u dëgjuar: Zbuloi kancerin e gjirit pas një operacioni parandalues

    Dr. Thais Aliabadi, gjinekologe dhe bashkëmoderatore e podcastit SHE MD, mendonte se po bënte gjithçka për të mbrojtur shëndetin e saj, kur në moshën 48-vjeçare zbuloi se kishte kancer të gjirit.

    Mamografia rutinë kishte treguar qeliza atipike, por jo kancer. Megjithëse nuk kishte histori familjare të sëmundjes apo mutacion gjenetik të njohur, ajo kishte gjinj të dendur dhe faktorë të tjerë rreziku, ndaj vendosi t’i nënshtrohej mastektomisë së dyfishtë parandaluese.

    Megjithatë, gjetja e një kirurgu që pranonte ta kryente ndërhyrjen nuk ishte e lehtë.

    “Më thanë se isha tepër e shëndetshme, tepër e shqetësuar dhe tepër këmbëngulëse”, kujton ajo për revistën People, transmeton Klankosova.tv.

    Gjashtë muaj më vonë, ajo arriti ta kryente operacionin. Vetëm disa ditë pas ndërhyrjes, mori lajmin tronditës: në njërin gji ishte zbuluar kancer invaziv i fazës së parë.

    Pas operacionit, Aliabadi vuri re sërish ind të gjirit, pavarësisht se rezonanca magnetike nuk kishte treguar shqetësime. Edhe një radiolog i dytë e kishte vlerësuar rezultatin si të pastër, por ajo këmbënguli për një tjetër mendim mjekësor. Përfundimisht, një kirurg konfirmoi dyshimin e saj dhe ajo iu nënshtrua një mastektomie të dytë të dyfishtë.

    “Edhe pse kisha diplomë mjekësie, njohuri dhe qasje në kujdes shëndetësor, përsëri m’u desh të luftoja që të më dëgjonin”, tha ajo.

    Kanceri mund të rikthehet edhe pas trajtimit

    Mjekët shpjegojnë se kanceri i gjirit mund të rikthehet edhe pasi pacientja ka marrë trajtimin e duhur. Kjo ndodh sepse disa qeliza kancerogjene mund të jenë përhapur në pjesë të tjera të trupit para diagnostikimit dhe të mbeten të fjetura për një kohë, transmeton Klankosova.tv.

    Kur kanceri përhapet në organe si mushkëritë, mëlçia, kockat ose truri, ai quhet kancer metastatik i gjirit, ose kancer i fazës së katërt. Edhe kur prek organe të tjera, ai mbetet kancer i gjirit.

    Megjithatë, diagnoza e fazës së katërt nuk nënkupton domosdoshmërisht një fund të afërt të jetës. Falë përparimeve në trajtim dhe terapive të përshtatura sipas karakteristikave të tumorit, disa paciente mund ta menaxhojnë sëmundjen për vite me radhë, duke ruajtur një cilësi të mirë jete.

    “Rikthimi nuk është dështim. Është biologjia e kancerit”, thekson Aliabadi, duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimit të pacientëve dhe të kërkimit të një mendimi të dytë mjekësor kur dyshimet vazhdojnë./Klankosova.tv

  • Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

    Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

    Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

    Ende nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me masën e paraburgimit për ish-deputetin Gani Geci, për faktin që seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi ka bërë të ditur se as avokatët nuk kanë dalë nga gjykata dhe të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për mediat, transmeton Klankosova.tv.

    “Derisa po qëndrojmë këtu, pak më larg nesh janë edhe familjarët e Gani Gecit, që kanë ardhur për të parë vendimin, por për shkak që seanca është e mbyllur, ata po qëndrojnë jashtë”, tha Latifi.

    Kujtojmë që Gani Geci u ndalua nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

  • Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

    Një grup besimtarësh nga Kosova është nisur sot drejt Arabisë Saudite, në kuadër të një organizimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, për të vizituar dy qytetet më të shenjta të Islamit, Medinën dhe Mekën.

    Sipas planit të udhëtimit, ndalesa e parë do të jetë në Medinë, ku besimtarët do të vizitojnë Xhaminë e Pejgamberit Muhamed a.s., si dhe vende të tjera me rëndësi historike për Islamin, transmeton Klankosova.tv.

    Pas qëndrimit në Medinë, grupi do të udhëtojë drejt Mekës, ku do të kryejë ritet e umres dhe do të qëndrojë pranë Qabes së Madhëruar.

  • E ardhmja e papatit të Leonit bëhet më e pasigurt pas diagnozës së kancerit

    E ardhmja e papatit të Leonit bëhet më e pasigurt pas diagnozës së kancerit

    E ardhmja e papatit të Leonit bëhet më e pasigurt pas diagnozës së kancerit

    Kur kardinali amerikan Robert Prevost doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit në maj të vitit 2025 si Papa Leoni XIV, udhëheqësi i ri i Kishës Katolike, ai krijoi një kontrast të dukshëm me paraardhësin e tij, Françeskun.

    Leoni, i ri për një papë në moshën 69-vjeçare, dukej energjik, fliste me zë të fuqishëm dhe nuk kishte histori të njohur problemesh shëndetësore. Françesku, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, ishte dobësuar gjithnjë e më shumë gjatë papatit të tij 12-vjeçar.

    Me njoftimin e Vatikanit të martën se Leoni, tashmë 71-vjeçar, ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri pasi kirurgët i hoqën një pjesë të mushkërisë së djathtë atë pasdite, 1.4 miliardë katolikët e botës po përballen sërish papritur me realitetin e një pape të sëmurë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Leoni, pontifi i parë i lindur në SHBA, është shfaqur si një zë gjithnjë e më me ndikim përtej Kishës, duke ngritur alarmin për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale dhe duke tërhequr zemërimin e presidentit amerikan Donald Trump përmes kritikave ndaj luftës me Iranin.

    E ardhmja e papatit të Leonit — që dikur pritej të ishte dinamik, me shumë udhëtime jashtë vendit dhe me papën që merrte një rol udhëheqës moral në skenën globale — tani është më e pasigurt. Ekspertët mjekësorë thonë se prognoza e papës do të varet nga disa faktorë, përfshirë faktin nëse kanceri ishte përhapur në nyjet limfatike, gjë që aktualisht nuk dihet.

    “Është tepër herët për të thënë se si do të ndikojë kjo në agjendën e Papës Leon dhe në aftësinë e tij për të vazhduar detyrat e papatit,” tha për Reuters John Thavis, ekspert i Vatikanit dhe autor.

    “Nëse shërimi i tij është i plotë dhe nuk kërkohet terapi agresive, papa mund të jetë në gjendje të vazhdojë si zakonisht,” tha ai.

  • Përkujtohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

    Përkujtohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

    Përkujtohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

    Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, sot “Hamdi Berisha”, nga Malisheva, humbën jetën në një aksident tragjik në Fushë Arrëz të Shqipërisë, derisa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin amë.

    Në fjalën e tij përkujtimore, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e cilësoi këtë ditë si një nga më të dhimbshmet për komunën dhe vendin, duke shprehur solidaritetin institucional me familjet e maturantëve që humbën jetën në lulen e rinisë.

    “Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne, si komunë e si vend. Ne, si institucione, jemi pranë jush, familje, sepse kemi humbur 15 maturantë në lulen e rinisë. Si komunë, do të përkujdesemi gjithmonë që ta kujtojmë këtë ngjarje të dhimbshme për të gjithë ne”, u shpreh Kastrati.

    Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për institucionet shtetërore të Shqipërisë, veçanërisht për Bashkinë e Fushë Arrëzit dhe spitalin ushtarak, për ndihmën e dhënë për të mbijetuarit, organizimin e procesit të kthimit të trupave të viktimave dhe mbështetjen në ato momente të rënda.

    Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, e cila mbetet një nga tragjeditë më të rënda të Kosovës së pasluftës, sot u bënë homazhe dhe nderime në “Lëndinën e Lotëve” në Malishevë, ku prehen trupat e 15 maturantëve.

    Krahas familjarëve, në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëresha Krasniqi, drejtorë të drejtorive komunale, mësimdhënës, nxënës të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, ish-gjimnazistë, ish-maturantë dhe qytetarë të shumtë.

    Në aksidentin tragjik të 14 tetorit 2004 humbën jetën maturantët: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj.

  • Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan

    Tashkent, 14 tetor 2026 – Kosova po merr pjesë në WAKO World Cup Uzbekistan 2026, që po zhvillohet në Tashkent nga 13 deri më 18 tetor, duke vazhduar përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare të kickbox-it.
    Federata e Kickbox-it e Kosovës po përfaqësohet nga garuesit Art Dulaj dhe Nart Kastrati, të shoqëruar nga kryetari i Federatës, Fatmir Makolli. Delegacioni kosovar sot ka përfunduar me sukses regjistrimet zyrtare dhe matjet e peshës, duke qenë i gatshëm për fillimin e garave.
    Kjo pjesëmarrje ka një domethënie të veçantë, pasi Uzbekistani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në këtë ngjarje ndërkombëtare.
    Kryetari i Federatës, Fatmir Makolli, u shpreh:
    “Është kënaqësi dhe krenari që përfaqësojmë Kosovën në një garë të këtij niveli, veçanërisht në një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë tonë. Sporti është një urë që bashkon popujt dhe hap dyer të reja. Synimi ynë është që sportistët të japin maksimumin, të arrijnë rezultate sa më të larta dhe të bëjnë të mundur që flamuri ynë të valojë e himni i Kosovës të intonohet në podiumin më të lartë në Tashkent.”

    The post Kosova me dy kickboksierë në Kupën Botërore WAKO në Uzbekistan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    “Kena me u vra”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, këto janë arsyet

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e një muaji paraburgim ndaj ish-deputetit Gani Geci, nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit të siguruar nga Dukagjini, Geci dyshohet se më 11 tetor, në zyrat e portalit “Vox Kosova”, e ka kanosur Mehmetajn pasi ky i fundit kishte refuzuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim në Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci.

    Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Geci dyshohet t’i ketë thënë gazetarit: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra”, si dhe: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.

    Sipas Prokurorisë, një ditë më vonë, Geci kishte shkuar në afërsi të TV Dukagjinit, derisa Mehmetaj ishte pjesëmarrës në emisionin “Debat Plus”, dhe e kishte pritur për rreth dy orë që të dilte nga studioja. Prokuroria pretendon se ai kishte publikuar edhe një video në TikTok për t’i bërë me dije gazetarit se ndodhej aty.

    Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa kërkesën për paraburgim e mbështet në rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit në dëshmitarë ose pengimit të sigurimit të provave, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

    Në kërkesë thuhet se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se duhet të merren deklarata të personave që kanë qenë të pranishëm gjatë takimit në zyrat e “Vox Kosova”, të sigurohen komunikimet elektronike dhe të verifikohet mundësia e sigurimit të pamjeve filmike.

    Prokuroria thekson gjithashtu se, sipas vlerësimit të saj, masat alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.

    Gani Geci ishte ndaluar më 12 tetor 2026, në orën 23:00, me vendim të Prokurorit të Shtetit. P

    Burimi: Dukagjini

  • Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

    Studim: A janë të huajt vërtet më të prirur për krime se gjermanët?

    Çdo vit, kur Zyra Federale e Policisë Kriminale boton statistikat e saj të krimit, kryesisht është partia  ‘Alternativa për Gjermaninë’  – një pjesë e së cilës është e ekstremit të djathtë – që i shqyrton ato me shumë kujdes. Sa vepra penale i atribuohen refugjatëve, migrantëve dhe të huajve që jetojnë  në Gjermani ? Studimet e kryera nga ekspertë të mediave tregojnë se 95 për qind e njoftimeve për shtyp të AfD-së përqendrohen te të dyshuarit jo-gjermanë, ndërsa veprat penale që përfshijnë të dyshuar gjermanë pothuajse injorohen plotësisht.

    Megjithatë, narrativa standarde e AfD-së – se  jo-gjermanët janë  natyrshëm shumë më të dhunshëm – është e rreme. Susann Prätor, sociologe, kriminologe dhe profesoreshë në Akademinë e Policisë së Saksonisë së Poshtme, ka shqyrtuar me hollësi të dhënat e krimit në Gjermani në një studim të ri. Duke vepruar kështu, ajo jo vetëm që ka shqyrtuar atë që njihet si ‘krim i raportuar’ – domethënë, të gjitha shkeljet që kanë dalë në dritë dhe përfshihen në statistikat e krimit të policisë – por edhe ‘krimin e fshehtë’: të gjitha kundërvajtjet që as nuk raportohen e as nuk zbulohen, dhe që për rrjedhojë nuk shfaqen në asnjë statistikë zyrtare, por regjistrohen përmes sondazheve përfaqësuese.

    Ajo i tha DW-së: “Po, sipas statistikave të krimit të policisë, personat që nuk janë shtetas gjermanë kryejnë kundërvajtje më shpesh se gjermanët. Por studimet mbi krimin e pazbuluar tregojnë se mundësia që të bëhet një ankesë është më shumë se dyfish më e lartë kundër jo-gjermanëve, të cilët për rrjedhojë janë subjekt i një numri më të madh ankesash. Në krimin e pazbuluar, dallimet midis dy grupeve janë gjithashtu të dukshme, por dukshëm më pak të theksuara.”

    Dorasit gjermanë janë subjekt i më pak ankesave

    Kështu, vjedhjet e kryera nga shtetas të huaj kanë dy herë më shumë gjasa të shfaqen më pas në statistikat e krimit të policisë sesa ato të kryera nga gjermanët. Megjithatë, po t’i pastrosh statistikat për të marrë parasysh paragjykimin që lidhet me paraqitjen e ankesave, të huajt nuk janë më 2.6 herë më të prirur të implikohen sesa gjermanët, por vetëm 1.7 herë më të prirur.

    Kjo shifër gjithashtu përputhet me gjetjet e studimeve mbi krimin e dhunshëm mes të miturve: sipas këtyre studimeve, të rinjtë e huaj kryejnë akte të dhunshme 1.6 herë më shpesh se gjermanët.

    ‘Të rinj, meshkuj, me pak arsim dhe të prirur ndaj dhunës: këto janë kategori që rrisin mundësinë e sjelljes së dhunshme. Një konceptim i caktuar i maskulinitetit gjithashtu luan një rol, pavarësisht prejardhjes. Por ne nuk vërejmë asnjë faktor kulturor, ndryshe nga paragjykimi se maskuliniteti dhe dhuna luajnë një rol më të madh në kultura të tjera,” shpjegon Prätor, duke iu referuar një sondazhi mbi pranimin e dhunës: sipas saj, 5 për qind e të rinjve gjermanë janë në favor të saj, krahasuar me 10 për qind të jo-gjermanëve – dy herë më shumë, por, sipas kriminologëve, jo mjaftueshëm për të përmendur kulturën si model shpjegues. Përkundrazi, duket se një faktor tjetër është vendimtar.

    Veprimet e dhunës nga të rinjtë kanë rënë gjatë dekadave të fundit

    ‘Edukimi familjar luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrimeve të tilla të dhunshme. Në të vërtetë, qëndrimet ndaj dhunës formohen brenda familjes. Nëse unë vetë jam dëshmitar i dhunës midis prindërve të mi, kam një marrëdhënie të ndryshme me dhunën sesa nëse nuk e kam parë.

    Gjermania është në rrugën e duhur në këtë drejtim, edhe pse kjo nuk duket gjithmonë kështu aktualisht, thotë Prätor. “Pesëdhjetë ose gjashtëdhjetë vjet më parë, dhuna prindërore ishte ende shumë më e zakonshme në rritjen e fëmijëve sesa sot. Veprimet e dhunës të kryera nga të rinjtë janë gjithashtu shumë më të rralla sesa në vitet 1990 ose në fillim të viteve 2000.”

    Susann Prätor deklaron se qëllimi i saj kryesor është të ndihmojë në sjelljen e objektivitetit në debat. Mënyra se si aktet serioze të dhunës – të tilla si dëmtime të rënda trupore, vrasje pa dashje ose vrasje – regjistrohen në dokumentet e policisë dhe pasqyrohen në statistikat e krimit është një shembull i kësaj.

    “Nga çdo 100 shtetas gjermanë, 0,2 për qind kryejnë vepra të dhunshme penale; ndër shtetasit jo-gjermanë, kjo shifër rritet në 0,6 për qind.” Megjithatë: “Më shumë se 99 për qind e njerëzve që jetojnë këtu në Gjermani, qofshin me origjinë gjermane apo jo – domethënë, shumica dërrmuese e popullsisë së vendit – nuk kryejnë absolutisht asnjë vepër të rëndë penale të dhunshme.”

    Gjermania duhet të dyfishojë përpjekjet parandaluese

    Thirrja e kriminologes, e cila gjithashtu trajnon oficerë policie të ardhshëm: politikanët duhet t’i japin më shumë rëndësi aspekteve pozitive të migracionit; debati mbi imigracionin është tepër i ngarkuar me negativitet për shkak të fokusit të ngushtë në statistikat e krimit të policisë. Shumica dërrmuese e jo-gjermanëve bëjnë një punë të mirë dhe po integrohen shumë mirë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, qeveria duhet të investojë më shumë në parandalim.

    “Duke ndërhyrë sa më herët të jetë e mundur me fëmijët dhe adoleshentët, duke forcuar aftësitë e tyre sociale që nga kopshti, duke vazhduar këtë përpjekje në shkollë, dhe duke reaguar kur ndodhin incidente të dhunshme”.

    Është gjithashtu e rëndësishme të investohet në infrastrukturë dhe aktivitete rekreative në rajone të caktuara. “Në të vërtetë, një nga faktorët kryesorë pas dhunës mes të rinjve, pavarësisht prejardhjes së tyre, është mungesa e një rutine të përditshme konstruktive”, thotë ekspertja.

     

    Burimi: RTKLive

  • Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Videot intime të Adi Hilës, influenceri Yll Dreshaj kritikon publikimin e tyre

    Influenceri, Yll Dreshaj komentoi videot e publikuara intime ku ishin të përfshirë kompozitori, Adi Hila si dhe artistë të skenës shqiptare.

    Ai e vlerësoi skandaloze keqpërdorimin e privatësisë së femrave të përfshira në këtë rast.

    “Sa i përket marrëdhënies, dhe seksi është pjesë e natyrës, pavarësisht që secili prej nesh e bën në privatësi, kështu që nuk është skandal, nuk është gjëja më e tmerrshme – gjëja më e tmerrshme është se si keqpërdoret privatësia e një femre”, tha ai.