Category: Lajme

  • Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

    Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

    Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet RR.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

    Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor 2026, rreth mesnatës, kur i dyshuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, G.H., duke marrë para dhe sende të ndryshme me vlerë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari fillimisht ka kapërcyer murin e shtëpisë së tij për të hyrë në oborrin e të dëmtuarit, e më pas ka hyrë në shtëpi përmes derës së tarracës.

    Nga aty, dyshohet se ka marrë një zarf me 1.700 euro, një iPad të markës “Apple”, një laptop “Packard Bell”, dy telefona “Redmi”, kabllo dhe pajisje të vogla elektrike, syze të markës “Carrera” dhe syze të tjera, dy orë dore, bizhuteri, para-dinarë, si dhe dy çanta.

    Gjykata bëri të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

    Masa do të zgjasë nga 12 tetori deri më 11 nëntor 2026.

    Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

  • Pas afro 21 orëve fshatit Treboviq i rikthehet furnizimi me rrymë

    Pas afro 21 orëve fshatit Treboviq i rikthehet furnizimi me rrymë

    Pas afro 21 orëve fshatit Treboviq i rikthehet furnizimi me rrymë

    Pas 21 orëve pa rrymë, fshatit Treboviq të Pejës i është rikthyer furnizimi me energji elektrike.

    Kështu ka bërë të ditur fshati përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

    “Dhe më në fund problemi me rrymë u rregullua pas afër 21 orë pa energji elektrike!”, thuhet në njoftim.

  • ​Kusari-Lila rrëfen përballjen me kancerin e gjirit: Heshtja dhe stigma duhet të thyhen

    ​Kusari-Lila rrëfen përballjen me kancerin e gjirit: Heshtja dhe stigma duhet të thyhen

    ​Kusari-Lila rrëfen përballjen me kancerin e gjirit: Heshtja dhe stigma duhet të thyhen

    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka ndarë përvojën e saj personale me kancerin e gjirit, me rastin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

    Kusari-Lila tha se në tetor të vitit 2024 ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin fillestar.

    Ajo theksoi rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes, duke thënë se kanceri nuk zgjedh, por rëndësi thelbësore ka sa shpejt kuptohet prania e tij në organizëm.

    “Kancerin nuk e zgjedh; ai të shfaqet. Por rëndësi thelbësore ka sa shpejt e kuptojmë se kanceri është i pranishëm në organizmin tonë”.

    Duke folur për përballjen me sëmundjen, ajo tha se kishte vendosur të fliste hapur dhe të mos e përjetonte betejën në heshtje.

    “Mund të mos flisja, të vuaja dhe të bëja pyetjen: pse pikërisht unë? Por nuk bëra as të parën, as të dytën. Vendosa të flas dhe të mos gjykoj as Zotin, as robin për sëmundjen time”, ka thënë ajo, shkruan Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas saj, zbulimi i hershëm i kancerit rrit ndjeshëm mundësitë për shërim, ndërsa rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e besimit dhe gjetja e forcës për ta tejkaluar sëmundjen.

    Kusari-Lila tha se Tetori Rozë simbolizon ndërgjegjësimin, shpresën për jetën, dashurinë ndaj saj dhe forcimin e shpirtit.

    “Heshtja dhe stigma duhet të thyhen, ndërsa beteja e secilës grua duhet të bëhet betejë e të gjithë shoqërisë”, ka thënë ajo.

    Në fund, ajo bëri thirrje që në këto diskutime të përfshihen edhe djemtë dhe burrat, pasi, siç tha ajo, ata duhet të kuptojnë, të dëgjojnë dhe të mbështesin gratë, sepse përballja me sëmundjen nuk duhet të nënkuptojë edhe përballje të vetmuar me të.

  • Houthit kërcënojnë me sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite

    Houthit kërcënojnë me sulme të reja ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite

    Rebelët houthit në Jemen kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë sulmet ndaj aeroporteve dhe objekteve të naftës në Arabinë Saudite, një ditë pasi një sulm ndaj kompleksit të gjigantit energjetik Saudi Aramco në Dhahran shkaktoi dëme të konsiderueshme, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

    Në deklaratën e tyre të mërkurën, houthit i cilësuan objektivat e kërcënuara si legjitime dhe thanë se sulmet po kryhen në shenjë hakmarrjeje ndaj goditjeve saudite në Jemen.

    Përshkallëzimi vjen në një kohë kur konflikti në rajon është intensifikuar pas përballjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjirin Persik, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Sipas tre burimeve që kanë njohuri për ngjarjen, sulmi i së martës mbrëma ndaj kompleksit të Saudi Aramco-s në qytetin lindor të Dhahranit shkaktoi një zjarr që u përhap në disa kate të ndërtesës. Ministria saudite e Energjisë kishte raportuar më herët se zjarri ishte i kufizuar.

    Dy burime thanë se aktivitetet e kompanisë po vazhdonin normalisht, ndërsa punonjësit po punonin nga shtëpia. Saudi Aramco nuk kishte reaguar menjëherë ndaj kërkesës së Reuters për koment.

    Në deklaratën e tyre, rebelët thanë se kishin lëshuar raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë drejt objekteve të Saudi Aramco-s në Dhahran, aeroportit të Riadit dhe një rafinerie të kompanisë në kryeqytetin saudit.

    Ata u kanë bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të transportit detar, civilëve dhe punonjësve që të largohen nga aeroportet dhe objektet e naftës në Arabinë Saudite, duke paralajmëruar për sulme të tjera.

    Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga houthit drejt Riadit të mërkurën.

    Në kryeqytetin saudit janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme, ndërsa autoritetet kishin lëshuar më herët një alarm për kërcënim të mundshëm ajror. Paralajmërimi u hoq më vonë, por shkaku i saktë i shpërthimeve nuk ishte bërë menjëherë i ditur.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Riadit është sulmuar katër herë, përfshirë sulmin e së shtunës, i cili la 13 persona të vrarë dhe u cilësua si sulmi më vdekjeprurës në Arabinë Saudite në një dekadë. Autoritetet kanë njoftuar se aeroporti do të mbetet i mbyllur deri më 17 tetor, ndërsa disa kompani ajrore kanë anuluar fluturimet drejt vendit.

    Kompleksi i Saudi Aramco-s në Dhahran strehon një qendër të rëndësishme operacionale që mbikëqyr një rrjet të gjerë të puseve të naftës në tokë dhe në det, tubacioneve, rafinerive dhe terminaleve të eksportit.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit

    Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit

    Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit

    Një person në Gjakovë është dërguar në paraburgim për një muaj, nën dyshimin për vjedhje të rëndë, pasi dyshohet se gjatë mesnatës ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij dhe ka vjedhur para, pajisje elektronike, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

    Gjykata Themelore në Gjakovë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar të pandehurit me inicialet RR.H. masën e paraburgimit për një muaj, transmeton Sinjali.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2026, në mesnatë, në Gjakovë. I pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka kapërcyer murin e shtëpisë së tij, ka hyrë në oborrin e fqinjit G.H. dhe më pas ka depërtuar brenda shtëpisë përmes derës së tarracës.

    Nga aty, sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka marrë një zarf të bardhë me 1.700 euro, një iPad të tipit “Apple”, një laptop të tipit “Pecard Bell”, dy telefona të tipit “Redmi”, disa kabllo dhe pajisje të vogla elektrike, një palë syze “Carrera” dhe disa palë syze të tjera, dy orë dore, bizhuteri, disa para-dinarë, një çantë udhëtimi dhe një çantë laptopi.

    Me këto veprime, të dëmtuarit dyshohet se i është shkaktuar dëm material.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

    I pandehuri do të mbahet në paraburgim nga 12 tetori deri më 11 nëntor 2026.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjakovari përfundon një muaj prapa grilave, dyshohet se ia vodhi 1,700 euro dhe pajisjet fqinjit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Bateritë do të ndihmojnë në uljen e importeve të energjisë

    Kurti: Bateritë do të ndihmojnë në uljen e importeve të energjisë

    Kryeministri Kurti tha se krijimi i kësaj ndërmarrjeje është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për të siguruar që investimi në bateritë për ruajtjen e energjisë të shoqërohet edhe me krijimin e një kompanie që do t’i zotërojë dhe menaxhojë ato.

    “Që në hartimin e Programit Kompakt me partnerët amerikanë, kemi punuar që investimi në bateri të shoqërohet me krijimin e ndërmarrjes e cila do t’i zotërojë dhe do t’i menaxhojë ato”, tha Kurti.

    Ai theksoi se KRE-ja është 100 për qind në pronësi të Republikës së Kosovës dhe se ndërmarrja duhet të funksionojë mbi parimet e menaxhimit të mirë, profesionalizmit dhe llogaridhënies.

    “KRE-ja është 100% në pronësi të Republikës së Kosovës, pra është pasuri e përbashkët e qytetarëve tanë. Pasurinë publike e mbrojmë duke e mirëmenaxhuar dhe duke e shtuar. Ndërmarrjet tona publike duhet të jenë të suksesshme, të krijojnë vlerë ekonomike dhe këtë vlerë ta vënë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi Kurti.

    Sipas tij, Programi Kompakt ka vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, prej të cilave 202 milionë dollarë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ndërsa 34.7 milionë dollarë janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

    Kurti bëri të ditur se KRE-ja do të ketë në pronësi dhe do të operojë sistemin e baterive në Istog, me fuqi prej 125 MW dhe kapacitet për ruajtjen e 250 MWh energji. Së bashku me sistemin prej 90 MWh të KOSTT-it në Ferizaj, Kosova pritet të ketë 340 MWh kapacitet të ri për ruajtjen e energjisë në pronësi publike.

    Ai shpjegoi se bateritë do të mundësojnë ruajtjen e energjisë kur ka teprica dhe kthimin e saj në rrjet gjatë periudhave kur kërkesa është më e lartë, duke ndihmuar në uljen e nevojës për importe dhe në balancimin e sistemit elektroenergjetik.

    “Teknologjisë së re duhet t’i përgjigjemi me qeverisje të mirë. Qytetarëve, të cilëve u përket kjo ndërmarrje, u detyrohemi përgjegjësi për çdo vendim”, tha Kurti, duke kërkuar nga anëtarët e bordit që ndërmarrjen ta ndërtojnë mbi rekrutimin me meritë, vendimmarrjen profesionale dhe llogaridhënien.

    Kurti falënderoi ministren Rizvanolli, ekipin e Ministrisë së Ekonomisë, MCC-në dhe MCA Kosovën për bashkëpunimin, ndërsa shprehu mirënjohje për Qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të Kosovës.

    Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se përmes Programit Kompakt synohet që investimi t’i shërbejë Kosovës edhe përtej kohëzgjatjes së vetë programit, duke krijuar njohuri dhe kapacitete vendore për menaxhimin e baterive dhe zhvillimin e mëtejmë të tregut të energjisë.

    “Bashkë me bateritë, vendi duhet të fitonte edhe dijen, edhe aftësinë për t’i menaxhuar ato e për t’u zhvilluar ndërmarrja dhe tregu i energjisë edhe më tej”, deklaroi Rizvanolli.

    Ajo theksoi se projekti është përgatitur në bashkëpunim me MCC-në dhe Qeverinë amerikane, duke marrë parasysh nevojat e të gjithë sistemit elektroenergjetik të Kosovës. Sipas saj, modernizimi i termocentraleve të KEK-ut dhe zhvillimi i kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme do të rrisin prodhimin vendor, ndërsa bateritë do të ndihmojnë në adresimin e mungesës së fleksibilitetit të sistemit.

    “Duke ruajtur tepricat e energjisë kur kemi teprica, do t’i shfrytëzojmë ato në kohët e pikut, kur kemi më së shumti nevojë”, tha Rizvanolli.

    Ministrja bëri të ditur se dy kompani amerikane tashmë kanë paraqitur oferta për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive. Sipas planifikimeve, punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2028.

    Rizvanolli theksoi se deri atëherë KRE-ja ka përpara një sërë detyrash, duke filluar nga rekrutimi i stafit menaxherial dhe atij profesional, deri te përgatitja për operimin dhe mirëmbajtjen e baterive, si dhe zhvillimi i njohurive për tregun e energjisë dhe parashikimin e tij.

     

    Burimi: RTKLive

  • Malisheva përkujton 15 maturantët që humbën jetën tragjikisht para 22 vjetësh

    Malisheva përkujton 15 maturantët që humbën jetën tragjikisht para 22 vjetësh

    Në 22-vjetorin e tragjedisë, homazhe dhe nderime u bënë në “Lëndinën e Lotëve” në Malishevë, ku prehen trupat e maturantëve. Në ceremoni morën pjesë familjarë, përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë.

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e cilësoi këtë ditë si një nga më të dhimbshmet për komunën dhe vendin, duke shprehur solidaritetin me familjet e viktimave.

    “Ne, si institucione, jemi pranë jush, familje, sepse kemi humbur 15 maturantë në lulen e rinisë. Si komunë, do të përkujdesemi gjithmonë që ta kujtojmë këtë ngjarje të dhimbshme për të gjithë ne”, u shpreh Kastrati.

    Ai falënderoi institucionet e Shqipërisë, veçanërisht Bashkinë e Fushë Arrëzit dhe spitalin ushtarak, për ndihmën e dhënë në ato momente të rënda.

    Në aksidentin e 14 tetorit 2004 humbën jetën Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megzon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevdet Sahitaj.

    Në vendin e tragjedisë, në Fushë Arrëz të Shqipërisë, është ngritur edhe një obelisk në nderim të 15 maturantëve.

    Burimi: RTKLive

  • Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Rrezikon të forcojë Moskën

    Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Rrezikon të forcojë Moskën

    Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Rrezikon të forcojë Moskën

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka cilësuar si shumë të rrezikshme marrëveshjen për naftën ruse të njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke paralajmëruar se ajo mund të forcojë Moskën dhe të dobësojë efektin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

    Gjatë fjalës së saj në Senatin italian, në prag të mbledhjes së Këshillit Evropian më 15 dhe 16 tetor, Meloni theksoi se pasojat e një vendimi të tillë nuk mund të shpërfillen, pasi rrezikojnë të sigurojnë të ardhura shtesë për financimin e luftës ruse në Ukrainë.

    “Rezultati i kësaj zgjedhjeje është i dyshimtë, ndërsa rreziqet janë të qarta: legjitimimi i Moskës, ndërkohë që bombat e saj vazhdojnë të bien mbi qytetet ukrainase, të ardhura të reja për financimin e luftës dhe një dobësim i tërthortë i mekanizmit të sanksioneve”, deklaroi ajo.

    Meloni tha se rritja e çmimeve të karburanteve lidhet kryesisht me luftën në Iran dhe jo me konfliktin në Ukrainë. Ajo mbrojti gjithashtu vazhdimin e presionit perëndimor ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, me synimin për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave.

    Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministrja italiane tha se zhvillimet në terren nuk e mbështesin propagandën e Kremlinit. Sipas saj, Rusia ka fituar pak territor që nga fillimi i vitit, ndërsa gjatë shtatorit ka humbur një pjesë të konsiderueshme të zonave të pushtuara më parë. Ajo ia atribuoi këtë rezistencës ukrainase dhe mbështetjes perëndimore.

    “Askush në këtë sallë nuk e dëshiron luftën. Të gjithë duam që të arrihet paqja. Dallimi qëndron te mënyra se si mendojmë se mund të arrihet ajo”, deklaroi Meloni.

    Kryeministrja kërkoi gjithashtu që 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të gjejnë një përfaqësues të besueshëm, me mandat të përbashkët, për të përfaqësuar Evropën në negociatat për paqen në Ukrainë. Ajo kritikoi veprimet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe përmes formatit E3, duke thënë se çdo përpjekje për negociata duhet të mbështetet në një mandat zyrtar evropian. Nëse nuk arrihet konsensus për një emër, Italia është e gatshme të shqyrtojë alternativa të tjera.

    Meloni mbron shpenzimet për mbrojtjen

    Gjatë fjalimit, Meloni mbrojti rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë, duke hedhur poshtë pretendimet se fondet shtesë do të merren nga shëndetësia dhe arsimi.

    “Fleksibiliteti më i madh për mbrojtjen dhe sigurinë nënkupton, në thelb, burime shtesë përtej atyre që lejohen nga parametrat evropianë. Nuk janë para që hiqen nga shëndetësia apo shkollat. Nëse nuk do t’i shpenzonim për mbrojtjen, nuk do të mund t’i përdornim për diçka tjetër”, u shpreh ajo.

    “Kush pretendon se më shumë siguri do të thotë më pak spitale dhe më pak burime për shërbimet thelbësore, duke e paraqitur qeverinë si një qeveri nxitësish të luftës, gënjen me vetëdije”, vijoi Meloni.

    Ajo kritikoi kundërshtarët politikë që, sipas saj, e akuzojnë qeverinë për militarizim, ndonëse gjatë kohës kur ishin në pushtet, në periudhën e pandemisë, miratuan një rritje të shpenzimeve ushtarake prej rreth 15 miliardë eurosh. Sipas saj, kjo ndodhi para fillimit të luftës në Ukrainë.

    Italia kërkon paqe në Lindjen e Mesme

    Sa i përket Lindjes së Mesme, Meloni tha se Italia mbështet arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Libanit. Ajo theksoi se Roma ka pritur disa raunde negociatash dhe është e gatshme ta bëjë këtë sërish.

    Kryeministrja shprehu bindjen se udhëheqja libaneze është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje të drejtë dhe afatgjatë me Izraelin. Italia, sipas saj, mund ta mbështesë procesin përmes një nisme të përbashkët me Francën pas përfundimit të misionit UNIFIL, me synimin për të forcuar kapacitetet e ushtrisë libaneze dhe për të garantuar sovranitetin e vendit në të gjithë territorin e tij.

    Meloni kërkoi edhe angazhim më të madh evropian për forcimin e misionit detar Aspides, të drejtuar nga Italia, duke vënë theksin te siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe në Bab el-Mandeb.

    “Nevojiten më shumë anije dhe ato nevojiten tani”, theksoi ajo.

    Situata në Iran dhe në Gjirin Persik pritet të jetë gjithashtu një nga temat e diskutimit në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Meloni kundër marrëveshjes së Trump për naftën ruse: Rrezikon të forcojë Moskën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon një muaj prapa grilave

    Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon një muaj prapa grilave

    Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon një muaj prapa grilave

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet RR.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

    Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor 2026, rreth mesnatës, kur i dyshuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, G.H., duke marrë para dhe sende të ndryshme me vlerë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari fillimisht ka kapërcyer murin e shtëpisë së tij për të hyrë në oborrin e të dëmtuarit, e më pas ka hyrë në shtëpi përmes derës së tarracës.

    Nga aty, dyshohet se ka marrë një zarf me 1.700 euro, një iPad të markës “Apple”, një laptop “Packard Bell”, dy telefona “Redmi”, kabllo dhe pajisje të vogla elektrike, syze të markës “Carrera” dhe syze të tjera, dy orë dore, bizhuteri, para-dinarë, si dhe dy çanta.

    Gjykata bëri të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

    Masa do të zgjasë nga 12 tetori deri më 11 nëntor 2026.

    Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

  • Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

    Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

    Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve

    Tensione të vazhdueshme raportohen nga protesta para Ministrisë së Arsimit, në ditën e saj të dytë. Nga ambientet e brendshme të ministrisë është parë të dalë tym i zi, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës.

    Nga ana tjetër, Policia ka krijuar disa kordone sigurie dhe ka përdorur vazhdimisht ujë me presion në drejtim të turmës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

    Deri më tani, janë kryer disa shoqërime, ndërsa katër persona dhe një efektiv policie kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës, pasi kanë pësuar lëndime.

    Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon në situatë e tensionuar. 

    Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës. Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

    Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./ TCH

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tym i zi nga brenda Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, Policia ndërhyn ndaj protestuesve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali