Category: Lajme

  • Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

    Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

    Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar

    Nol Nushi nga Partia Social Demokrate ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend dhe zgjedhjen e presidentes së re, duke kritikuar deputetët e PDK-së dhe mënyrën se si është zhvilluar procesi i zgjedhjes.

    Nushi ka thënë se, sipas përshtypjes së tij, deputetët e PDK-së më shumë janë gëzuar për Justinen sesa për ligjin.

    “Kam përshtypjen që këta deputetë të PDK-së më shumë u gëzuan për Justinen sesa për ligjin. Nuk e kishin pasur hallin fort te ligji”, ka deklaruar Nushi.

    Ai ka shprehur kritika edhe për mënyrën se si presidentja e re e ka mësuar lajmin për zgjedhjen e saj.

    “Unë nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar me një presidente që e merr vesh që ka për t’u bërë presidente, sa është duke pirë çaj me mysafirë. Nuk shoh kurrfarë serioziteti këtu”, ka thënë Nushi në emisionin “Kosova Live” në T7.

    Nushi ka shtuar se pritshmëritë e tij ndaj presidentes janë të ulëta, duke iu referuar jo vetëm mënyrës se si ajo e ka mësuar lajmin për zgjedhjen, por edhe profilit të saj politik.

    “Pritshmëritë e mia janë vetëm prej këtij fakti, e mos të flas edhe prej profilit politik të presidentes”, ka deklaruar ai.

    The post Nol Nushi: Një presidente që lajmin e mori tu pi çaj, nuk ndihem aspak i përfaqësuar e as krenar appeared first on Insajderi.

  • Infantino premton më shumë investime në Afrikë

    Infantino premton më shumë investime në Afrikë

    Infantino foli të enjten në një konferencë për media të zhvilluar në Cape Verde, ku morën pjesë krerët e 54 federatave anëtare të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF).

    Ky ishte një aktivitet i veçantë strategjik për futbollin afrikan dhe një mundësi për kreun e FIFA-s që t’u drejtohej një pjese të rëndësishme të votuesve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

    Gjatë fjalimit të tij, Infantino kujtoi investimet e FIFA-s në futbollin afrikan që prej zgjedhjes së tij në krye të organizatës në vitin 2016.

    “Si president i FIFA-s, jam krenar që së bashku me ju kam kontribuar sadopak në këtë revolucion të futbollit afrikan gjatë 10 viteve të fundit”, deklaroi Infantino.

    Ai theksoi veçanërisht programin FIFA Forëard, përmes të cilit, sipas tij, janë investuar rreth 1 miliard dollarë në Afrikë gjatë një dekade, në 124 projekte të ndryshme dhe iniciativa të tjera.

    Infantino nuk iu referua drejtpërdrejt planit të diskutueshëm për shitjen e një pjese të të drejtave në turnetë e FIFA-s, projekt që u la pezull pas kundërshtimeve të forta, kryesisht nga vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut.

    Megjithatë, ai bëri thirrje për dialog të hapur edhe kur ekzistojnë mosmarrëveshje.

    “Kur kalon një rrugëtim, ndonjëherë ngrihen shqetësime. Kur ato shfaqen, duhet t’i adresojmë. Ne në FIFA i trajtojmë gjithmonë përmes dialogut, me krahë të hapur, zemër dhe mendje të hapur. Gjithmonë mund të bëjmë më mirë”, tha ai.

    Kreu i FIFA-s përsëriti angazhimin e organizatës për zhvillimin e futbollit në kontinentin afrikan dhe rritjen e mundësive për federatat kombëtare.

    “Angazhimi ynë është të sigurohemi që futbolli juaj të vazhdojë të përmirësohet dhe të rritet, duke krijuar më shumë mundësi. Dhjetë vende afrikane në Kupën e fundit të Botës ishte një sukses për të gjithë kontinentin”, u shpreh Infantino.

    Ai gjithashtu u bëri thirrje drejtuesve të CAF që të përcaktojnë nevojat dhe prioritetet e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit.

    “Ne duhet të vazhdojmë së bashku në këtë rrugë. Ju takon juve, si CAF, të na tregoni se çfarë dëshironi dhe si mund t’ju bëjmë më të fortë e më të mirë”, theksoi Infantino.

    “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë burimet dhe rritjen e financimit që nevojiten për ta çuar futbollin afrikan në majat e futbollit botëror”, përfundoi presidenti i FIFA-s.

    Burimi: RTKLive

  • Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

    Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

    Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin, ndërsa drejtuesit e “Djajve të Kuq” po përpiqen të shmangin një gabim të rëndësishëm në negociatat për të ardhmen e tij.

    Fernandes ishte lidhur fuqishëm me një largim nga Old Trafford gjatë verës, me Galatasarayn dhe disa klube të tjera që ishin të gatshme të bënin një ofertë të madhe për 32-vjeçarin.

    Megjithatë, ylli portugez këmbënguli të qëndronte në Manchester, gjashtë vjet e gjysmë pasi iu bashkua klubit nga Sporting Lisbona. Tani, Unitedi po punon për t’ia siguruar një të ardhme afatgjatë kapitenit të tij.

    Bisedimet mes palëve kanë nisur prej një kohe, shumë përpara se Fernandes të vendoste rekordin për numrin më të madh të asistimeve në një sezon të vetëm të Ligës Premier, me 21 asistime.

    Problemi kryesor për klubin anglez ka qenë përcaktimi i kushteve të kontratës së re. Fernandes mbush 33 vjeç në shtator të vitit të ardhshëm dhe Unitedi duhet të marrë parasysh edhe ndikimin që mosha mund të ketë në nivelin e tij të paraqitjeve në vitet e ardhshme.

    Kontrata aktuale e portugezit skadon në qershor të vitit 2027, por ajo përmban një opsion për zgjatje edhe për një sezon, deri në qershor të vitit 2028.

    Sipas TEAMtalk, Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë Fernandesit më shumë siguri përtej kësaj periudhe, me një kontratë që mund të zgjasë deri në vitin 2029.

    Fernandes aktualisht është lojtari i dytë më i paguar në “Old Trafford”, pas Marcus Rashfordit. Sipas raportimit, kontrata e re mund të përfshijë edhe një klauzolë të bazuar në numrin e paraqitjeve, që do të mundësonte zgjatjen e saj në varësi të aktivizimit të tij.

    Mosha e Fernandesit është një nga faktorët kryesorë në negociata. Nëse nënshkruan kontratë të re deri në vitin 2029, ai do të jetë pothuajse 35 vjeç dhe Unitedi dëshiron të sigurohet se investimi afatgjatë do të jetë i arsyeshëm, duke pasur parasysh nivelin që mesfushori mund të ruajë në vitet e fundit të karrierës.

    Për këtë arsye, klubi anglez po kërkon një formulë që t’i ofrojë Fernandesit sigurinë që kërkon, por njëkohësisht të mos e ngarkojë klubin me një kontratë të gjatë nëse paraqitjet e tij fillojnë të bien me kalimin e viteve./Telegrafi/

  • Shpërthime të reja në Arabinë Saudite, mbyllet edhe aeroporti në Riad

    Shpërthime të reja në Arabinë Saudite, mbyllet edhe aeroporti në Riad

    Disa shpërthime janë dëgjuar të enjten në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, përfshirë një detonim të fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar.

    Shkaku i shpërthimeve nuk është bërë menjëherë i ditur dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për to.

    Huthët nga Jemeni fqinj kanë pretenduar ditët e fundit disa herë se kanë kryer sulme ndaj aeroporteve, objekteve ushtarake dhe atyre të naftës në Arabinë Saudite.

    Shpërthimet ndikuan menjëherë në tregje dhe në çmimet e naftës, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës bruto. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh i naftës në botë, ndaj sulmet ndaj mbretërisë kanë shtuar shqetësimet, raporton ap.

    Shërbimi Flightradar24 njoftoi të enjten në rrjetin social X se Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad është mbyllur sërish. Sipas tij, ulja e fundit ishte regjistruar më shumë se 80 minuta më parë, ndërsa ngritja e fundit më shumë se 90 minuta më parë.

    Një dëshmitar i tha AP-së se në vendngjarje janë dërguar ekipe zjarrfikëse dhe ambulanca, ndërsa është parë edhe tym. Sipas tij, fluturimet në nisje janë ndaluar dhe udhëtarëve u është kërkuar të lënë bagazhet e dorëzuara dhe të evakuohen nga aeroporti. Nuk dihet ende se sa fluturime janë prekur, ndërsa autoritetet saudite nuk kanë dhënë menjëherë koment.

    Një ditë më parë, zyrtarët sauditë njoftuan se tre persona u vranë në dy sulme ndaj aeroporteve, për të cilat përgjegjësinë e morën Huthët. Në sulmin ndaj Aeroportit “King Khalid” u vra një shtetas sudanez dhe u plagosën tetë persona, ndërsa në sulmin ndaj aeroportit në Abha u vranë shtetas të Marokut dhe Algjerisë dhe u plagosën 28 persona.

    Gjatë fundjavës, Arabia Saudite dhe forcat aleate jemenase nisën një ofensivë të madhe tokësore dhe ajrore, me synimin për të rimarrë territoret e pushtuara nga Huthët një muaj më parë përgjatë bregdetit perëndimor të Jemenit në Detin e Kuq dhe pranë ngushticës Bab el-Mandeb.

    Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajori Turki al-Malki, tha të mërkurën se forcat kishin shkatërruar një platformë në Sana, kryeqytetin e Jemenit të kontrolluar nga Huthët, e cila ishte përdorur për sulme ndaj kryeqytetit saudit. /Telegrafi/

  • Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

    Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

    Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e gjashtë, e cila është zhvilluar në mënyrë elektronike.

    Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin për Ministrin e Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI).

    Marrëveshja lidhet me financimin e Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.

    Sipas vendimit, autorizimi nga Presidentja i hap rrugë Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

    The post Qeveria kërkon autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me BEI-n appeared first on Insajderi.

  • Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!

    Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!

    Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!

    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledje elektronike me vetëm një pikë të rendit të ditës.

    Ekzekutivi ka kërkuar një autorizim nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

    “Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet njoftim transmeton Klankosova.tv.

  • Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

    Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

    Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodríguez e kanë zgjeruar koleksionin e tyre të pronave luksoze me dy vila në një ishull ekskluziv në Detin e Kuq.

    Këto janë prona brenda kompleksit Nujuma, Ritz-Carlton Reserve, në Arabinë Saudite, ku çifti mund të shijojë privatësi pothuajse të plotë, larg syve kureshtarë.

    E veçanta e këtij vendi është se nuk mund të arrihet me makinë. Ishulli është rreth 26 kilometra larg kontinentit dhe hyrja është e mundur vetëm me anije ose hidroplan të marrë me qira.

    Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila me madhësi të ndryshme. Më e madhja ka tre dhoma gjumi dhe është menduar për një qëndrim me fëmijët, ndërsa më e vogla, me dy dhoma gjumi, ofron hapësirë për pushime më intime për dy persona.

    Vilat janë të vendosura në një nga komplekset turistike më ekskluzive në Arabinë Saudite, të rrethuara nga plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra kristalore. Kompleksi Nujuma ka vetëm 19 vila private dhe u ofron mysafirëve dhe pronarëve të pronave akomodim luksoz, shërbim të nivelit të lartë dhe privatësi të jashtëzakonshme.

    Vlera e pronave të reja të Ronaldos tejkalon tetë milionë euro, megjithëse investitori nuk e ka njoftuar zyrtarisht çmimin e saktë të blerjes.

    “Ndihemi të qetë këtu”

    Ronaldo dhe Georgina e kanë vizituar këtë destinacion disa herë që nga viti 2023, kur filluan të hapen resortet e para luksoze në rajonin e Detit të Kuq. Ishte bukuria natyrore dhe qetësia që i frymëzuan ata të blinin pronat e tyre.

    “Deti i Kuq është vërtet një vend i veçantë. Që nga vizita jonë e parë, unë dhe Georgina ndiem një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore. Ndihemi në paqe këtu. Tani që kemi shtëpinë tonë, mund të kalojmë kohë cilësore me familjen tonë, në privatësi dhe paqe të plotë, sa herë që duam”, tha Ronaldo kur paraqiti blerjen.

    Çifti është ndër blerësit e parë të pjesës rezidenciale të kompleksit dhe, sipas informacionit nga investitori Red Sea Global, ata janë gjithashtu të interesuar për investime shtesë në pasuri të paluajtshme në atë destinacion.

    Një ishull luksoz në mes të Detit të Kuq

    Nujuma është pjesë e projektit të madh turistik Deti i Kuq, me të cilin Arabia Saudite përpiqet të tërheqë mysafirë që duan pushime luksoze në një mjedis natyror.

    Kompleksi ndodhet në një ishull të rrethuar nga shkëmbinj koralorë dhe dete bruz, dhe izolimi i tij është një nga avantazhet e tij kryesore. Ndryshe nga resortet e zakonshme luksoze, theksi këtu është te privatësia, numri i kufizuar i mysafirëve dhe të qenit në natyrë.

    Për Ronaldon dhe Georginën, kjo është një tjetër pronë në portofolin e tyre tashmë mbresëlënës. Futbollisti portugez ka investuar në shtëpi luksoze në disa vende gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Portugalinë, Spanjën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Duke gjykuar nga deklaratat e tyre, shtëpia e tyre e re në Detin e Kuq nuk është thjesht një tjetër investim luksoz për ta, por një vend ku duan të kalojnë kohë me familjen e tyre, larg publikut.

  • Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për marrëveshjen e kredisë me BEI-n

    Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për marrëveshjen e kredisë me BEI-n

    Sipas vendimit, marrëveshja lidhet me financimin e Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës.

    Autorizimi i presidentes i hap rrugë ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

    Burimi: RTKLive

  • Izedin Bytyqi thotë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

    Izedin Bytyqi thotë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

    Izedin Bytyqi thotë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

    Izedin Bytyqi njoftoj se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij, i cili ishte zhvilluar për rreth dy vite nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në kuadër të rastit të njohur publikisht si “afera e ambalazhuesve të ujit”.

    Bytyqi ka njoftuar se aktvendimin për pushimin e hetimit e ka pranuar gjatë ditës së sotme.

    Sipas tij, gjatë dy viteve janë zhvilluar hetime të plota, përfshirë masa të fshehta hetimore, kontrolle dhe verifikime të pasurisë, pronave, llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe veprime të tjera hetimore.

    Ai thotë se pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të mbledhura, Prokuroria Speciale ka vendosur ta pushojë hetimin, pasi, sipas tij, nuk janë gjetur prova apo dëshmi që vërtetojnë kryerjen e veprës penale për të cilën ishte hetuar.

    “Për mua ky vendim është një moment i rëndësishëm, sepse për dy vite kam qenë nën peshën e një dyshimi të rëndë penal, me gjithë pasojat personale, familjare, profesionale dhe reputacionale që një proces i tillë sjell”, tha Bytyqi.

    The post Izedin Bytyqi thotë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij për “aferën e ambalazhuesve të ujit” appeared first on Insajderi.

  • Britania njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

    Britania njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

    Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar flotën e fshehtë të naftës, kompanitë e naftës, rrjetet e kriptomonedhave dhe financimin e luftës.

    Njoftimi u bë nga sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Ai vizitoi, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, vendin e një sulmi me raketa ruse në një zonë të banuar në Pryluky.

    Miliband tha se sulmi ishte një tregues i qartë i asaj që ai e përshkroi si qëllimin dhe strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin për të terrorizuar civilët, raporton The Guardian.

    Qeveria britanike njoftoi se paketa e re përfshin 38 masa sanksionuese, që synojnë kompani ruse të naftës, cisterna të flotës së fshehtë dhe subjekte që furnizojnë Rusinë me mallra të rëndësishme për industrinë e saj ushtarake.

    Sanksionet përfshijnë gjithashtu kompani të kriptomonedhave dhe platforma pagesash që, sipas qeverisë britanike, mund të përdoren për të anashkaluar sanksionet financiare ndaj Rusisë.

    Me masat e reja, Britania synon të kufizojë burimet financiare dhe rrjetet e furnizimit që mbështesin ekonominë ruse të luftës.

    Burimi: Dukagjini