Category: Lajme

  • Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Merret vendimi i gjykatës ndaj Granit Xhakës

    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e një certifikate të rreme të COVID-19.

    34-vjeçari e bëri të ditur vetë vendimin përmes një postimi në Instagram, raporton media zvicerane “Bluewin”, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas aktgjykimit të shkurtuar, Xhaka është dënuar me 50 ditë-gjobë, me nga 3 mijë franga zvicerane për secilën, ndërsa periudha e kushtit është dy vjet.

    Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë gjobën, nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryen shkelje të tjera. Ai tashmë ka paguar shpenzimet gjyqësore.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë”, shkroi Xhaka, duke shtuar se më herët kishte dhënë një deklaratë të plotë në prokurori.

    Kapiteni i Zvicrës kishte folur publikisht për akuzat disa javë më parë. Pas vendimit, ai falënderoi mbështetësit për mesazhet që kishte marrë gjatë kësaj periudhe. /Klankosova.tv

  • Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte

    Italia U21 do të jetë një prej skuadrave që do të zbarkojë në Shqipëri vitin e ardhshëm për të marrë pjesë në Kampionatin Europian U21, turne që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

    Skuadra e drejtuar nga Silvio Baldini siguroi matematikisht kualifikimin këtë javë, pasi mposhti Poloninë në ndeshjen e fundit të grupit.

    Italia ka zhvilluar një fushatë pozitive në eliminatore, ndërsa në Europian mund të përforcohet edhe me futbollistë që aktualisht janë pjesë e kombëtares së madhe italiane.

    Megjithatë, trajneri Silvio Baldini ka bërë të ditur se nuk pret një “revolucion” në skuadër dhe se vetëm një emër mund t’i bashkohet grupit të tij nga përfaqësuesja A: Pio Esposito, sulmuesi i Interit.

    Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Baldini u shpreh qartë për planet e tij:

    “Kë do të marr nga ekipi A? Asnjë. Mbaj këta që kam, djemtë e mi. I vetmi që më ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij është Pio Esposito, nëse nuk do të jetë i angazhuar me ekipin e parë.”

    Trajneri italian zbuloi gjithashtu se sulmuesi i Interit ia kishte shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Europianit që në qershorin e kaluar.

    “Kur u ndamë në qershorin e kaluar, më tha se do të dëshironte të luante Europianin, edhe për shkak se dy vite më parë nuk ia doli. Shpresojmë që të mos ketë pengesa dhe të na lejojnë ta kemi.”

    Pio Esposito do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Baldinit, nëse Interi dhe axhenda e kombëtares A do ta lejonin pjesëmarrjen e tij.

    Sulmuesi është një prej emrave të rinj më të ndjekur në futbollin italian dhe pjesëmarrja në Europianin U21 në Shqipëri do t’i jepte mundësinë të ishte protagonist në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar.

    Për tifozët shqiptarë, një tjetër element interesant do të jetë pikërisht prania e Italisë në vendin tonë, me Pio Espositon si një prej emrave që mund të tërheqë më shumë vëmendjen gjatë turneut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ylli i Interit drejt Shqipërisë? Trajneri zbulon: Ai më tha se donte të vinte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

    Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave.

    “Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës, raporton a2cnn.

    Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

    The post Emërimi i ministres virtuale “Diella”, Gjykata Kushtetuese merr vendimin appeared first on Insajderi.

  • Shiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

    Shiroka-Pula priti në takim Kurtin, dakordohen për bashkëpunim ndërinstitucional

    Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, njofton zyra për informim e Presidencës.

    Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.

    Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me presidenten në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

    Marinari britanik akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

    Një marinar i ri i Marinës Mbretërore është paraqitur në gjykatë i akuzuar për përgatitje për spiunazh për Rusinë.

    Able Seaman Teddy Young, 24 vjeç, nga Bedfordshire, është akuzuar për disa vepra penale në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare (National Security Act), përfshirë pretendimin se ka siguruar informacione të mbrojtura që mund t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

    Young është ndaluar në paraburgim dhe pritet të paraqitet të enjten para Gjykatës së Magjistratëve në Westminster.

    Komandantja Helen Flanagan, drejtuese e Njësisë Kundër Terrorizmit në Londër, i ka cilësuar akuzat si shumë serioze, duke theksuar se bëhet fjalë për një pjesëtar në shërbim të forcave të armatosura.

    Policia ka bërë të ditur se akuzat ndaj Young nuk kanë lidhje me incidentin e fundit në bazën RAF Fairford, pas të cilit disa persona u arrestuan për shkak të aktivitetit të dyshimtë të raportuar pranë bazës.

    Në total, shtatë burra janë arrestuar dhe më pas janë liruar me kusht në lidhje me atë incident, i cili po hetohet nga njësitë kundër terrorizmit.

    Young u arrestua të martën në adresën e tij në Bedfordshire.

    Akuzat lidhen me periudhën nga 26 nëntori 2024 deri më 21 maj 2025. Sipas policisë, ai dyshohet se ka ndërmarrë veprime në përgatitje për kryerjen e veprës penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur.

    Po ashtu, ai akuzohet se ka siguruar, kopjuar, regjistruar ose mbajtur informacione të mbrojtura, me qëllim që veprimet e tij t’i sillnin përfitim një fuqie të huaj, duke e ditur ose duke pasur parasysh rrethana të tjera se këto veprime, në mënyrë të arsyeshme, mund të konsideroheshin të dëmshme për sigurinë ose interesat e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

    Flanagan ka thënë se hetuesit kanë bashkëpunuar ngushtë me kolegët përkatës operacionalë në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë hetimit, në mënyrë që të ndërmerreshin masat e nevojshme për të zvogëluar çdo rrezik të mundshëm që lidhej me rastin.

    Një zëdhënës i Marinës Mbretërore ka konfirmuar se një pjesëtar i saj është akuzuar, duke thënë se, për shkak se procedurat ligjore janë në vazhdim, nuk do të ishte e përshtatshme të jepeshin komente të mëtejshme në këtë fazë.

    Burimi: Dukagjini

  • Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

    Granit Xhaka ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë në Zvicër lidhur me çështjen për të cilën ishte marrë në pyetje. Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës konfirmoi se është dënuar me urdhër penal.

    Sipas deklaratës së publikuar nga vetë Xhaka, ai është shpallur përgjegjës për veprën penale të përfitimit të një vërtetimi të rremë, shkruan Indeksonline

    Dënimi është caktuar me 50 ditë-gjobë, nga 3,000 franga zvicerane për ditë, pra në total 150 mijë franga, por me kusht dhe periudhë prove prej dy vitesh. Kjo do të thotë se dënimi nuk ekzekutohet, për sa kohë që gjatë periudhës së provës Xhaka nuk kryen një tjetër vepër penale.

    Futbollisti shqiptar bëri të ditur se ka dhënë dëshminë e plotë para Prokurorisë dhe se tashmë është marrë vendimi përfundimtar. Ai gjithashtu konfirmoi se shpenzimet e procedurës janë paguar.

    “E pranoj vendimin dhe marr përgjegjësinë. Qëndroj pas asaj që kam thënë disa javë më parë”, deklaroi Xhaka.

    Në fund, mesfushori falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

    “Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse që kam marrë gjatë javëve të fundit. Për mua kanë shumë rëndësi”, përfundoi Xhaka.

    The post Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër appeared first on Insajderi.

  • Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

    Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

    Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

    Një 23-vjeçare në Wisconsin është arrestuar pasi dyshohet se është shtirur si mësuese zëvendësuese në një shkollë të mesme dhe ka shkaktuar kaos në klasë, duke fyer dhe ofenduar nxënësit.

    Bëhet fjalë për Amy Jones, e cila akuzohet për uzurpim të një funksioni publik dhe për pesë raste të ekspozimit të një të mituri ndaj përmbajtjeve të dëmshme. Gjatë marrjes në pyetje, e reja dyshohet se u ka thënë autoriteteve se e kishte organizuar të gjithë situatën sepse “mërzitej” dhe se “i urrente fëmijët”.

    Ngjarja ka ndodhur në Rufus King International High School në Milwaukee, shkollë ku Jones kishte qenë më parë nxënëse. Sipas hetimit, 23-vjeçarja kishte kryer vëzhgime të përsëritura të shkollës për rreth një javë përpara se të hynte në ambientet e saj, duke shmangur kontrollet e sigurisë dhe duke u përzier me nxënësit.

    Ajo dyshohet se përfitoi nga një situatë me mungesa të shumta të stafit. Tetë mësues mungonin atë ditë dhe vetëm shtatë mësues zëvendësues ishin regjistruar. Jones dyshohet se u paraqit si zëvendësuesja e tetë dhe u drejtua drejt një klase ku ndodhej edhe një mësues tjetër.

    Rreth 20 minuta më vonë, pasi mësuesi tjetër u largua nga klasa, 23-vjeçarja dyshohet se nisi të zbatonte planin e saj. Sipas dëshmive, ajo i ndau nxënësit në bazë të racës dhe gjinisë dhe përdori ndaj tyre fyerje raciste, denigruese dhe gjuhë me përmbajtje seksuale.

    Ajo gjithashtu lidhi kompjuterin e klasës dhe vendosi muzikë rap me volum shumë të lartë. Sipas dëshmive, gjatë incidentit ajo u mburr se nuk kishte frikë të përfundonte në burg.

    Një nxënës 16-vjeçar ka deklaruar se Jones e kishte quajtur një nxënës tjetër “djalë të shëndoshë” dhe kishte fyer dy të tjerë, duke i akuzuar se ishin persona që mund të shkaktonin të shtëna në shkolla.

    Sipas dëshmive të raportuara nga mediat lokale, ajo dyshohet se kishte pyetur gjithashtu nxënësit nëse kishin cigare elektronike apo marihuanë, duke u ankuar se ora e mësimit ishte “e mërzitshme dhe bezdisëse”. Jones u arrestua pak kohë pas incidentit. Gjatë marrjes në pyetje, ajo dyshohet se u tha autoriteteve se veprimet e saj i kishte bërë nga mërzia dhe për t’u “argëtuar pak”.

    Një hetim i brendshëm i shkollës ka ngritur dyshime se 23-vjeçarja arriti të shmangte verifikimin e identitetit dhe të përshtatshmërisë për mësuesit zëvendësues, pasi njihte disa prej punonjësve të ish-shkollës së saj. Seanca paraprake gjyqësore pritet të zhvillohet më 20 tetor. Nëse shpallet fajtore për akuzat, Jones mund të përballet me një dënim deri në 21 vite burg, shkruan tch.

    Avokatët e saj kanë deklaruar se e reja vuan nga çrregullimi bipolar dhe se në ditën e incidentit mund të ketë pasur probleme me medikamentet që përdorte. Këto pretendime do të shqyrtohen gjatë procesit gjyqësor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? - Ramadani kërkon hetim

    Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

    Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? - Ramadani kërkon hetim

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor.

    Ramadani shkroi, se përdorimi i gazit lotsjellës, siç u tha, me afat të skaduar duhet të dënohet dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

    “Hetimet duhet të shkojnë deri në fund. Secili duhet të japë përgjegjësi. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor me afat të skaduar duhet të dënohet nga të gjithë ne dhe të ndëshkohet nga drejtësia!”, ka shkruar Ramadani.

    Ai ka kërkuar, po ashtu, transparencë nga Inspektorati Policor i Kosovës për gjetjet e hetimit.

    “Gjetjet e Inspektoratit Policor duhet të jenë transparente dhe populli duhet t’i dijë! Inspektorati Policor, dëshmi që sistemi funksionon në Kosovë”, u shpreh Ramadani./Klankosova.tv

  • Julian Alvarez mund të largohet në janar

    Julian Alvarez mund të largohet në janar

    Julian Alvarez mund të largohet në janar

    Julian Alvarez po shqyrton seriozisht largimin nga Atletico Madrid në janar, ndërsa Arsenali është rikthyer fuqishëm në garë për sulmuesin argjentinas.

    Arsenali kishte diskutuar gjatë verës një ofertë prej rreth 120 milionë eurosh.

    Atletico mund të kërkojë përsëri këtë shumë, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihen edhe lojtarë si Viktor Gyokeres apo Noni Madueke./Klankosova.tv

  • Zidane i bën një tjetër favor Real Madridit

    Zidane i bën një tjetër favor Real Madridit

    Zidane i bën një tjetër favor Real Madridit

    Eduardo Camavinga ka rigjetur formën me Francën e Zinedine Zidane dhe paraqitjet e tij kanë kënaqur drejtuesit e Real Madridit.

    Mesfushori francez shkëlqeu në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës, duke treguar më shumë siguri dhe ndikim në mesfushë, transmeton Klankosova.tv.

    Në Madrid besojnë se Jose Mourinho mund ta përdorë Camavingan në një rol të ngjashëm me atë që i ka dhënë Zidane te Franca.

    Klubi mendon se 23-vjeçari mund të ketë një rol më të rëndësishëm në mesfushë, sidomos pas vështirësive të skuadrës në këtë repart.