Category: Lajme

  • “Shqetësese përsëritja e rasteve të bllokimit të minatorëve”, kërkohet hetim dhe përgjegjësi

    “Shqetësese përsëritja e rasteve të bllokimit të minatorëve”, kërkohet hetim dhe përgjegjësi

    “Shqetësese përsëritja e rasteve të bllokimit të minatorëve”, kërkohet hetim dhe përgjegjësi

    “Është hera e tretë që më ndodh”, kjo ishte përgjigja e njërit prej minatorëve të Trepçës, i cili pas disa orëve bllokim, kishte arritur të dalë nga horizonti i 11-të në minierën e Stantërgut.

    Bashkë me të, të bllokuar ishin mbetur edhe 62 minatorë të tjerë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, si pasojë e një defekti në një trafo.

    Pavarësisht, që të gjithë minatorët kanë arritur të dalin pas disa orëve, shqetësuese vazhdon të mbetet përsëritja e këtyre rasteve.  

    Pikërisht për këtë, nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës kanë hedhur kritika se askush nuk e merr përgjegjësinë për situatën e krijuar.

    Nga kjo sindikatë kanë thënë për Klankosova.tv se përsëritja e rasteve të tillë ka një fajtor dhe sipas tyre, është faktori njeri.

    “Paj, më shumë është nga dora e njeriut se defekt teknik. Dikush ato mjete duhet t’i mirëmbajë. Që disa herë ankohemi askush nuk merret me ne. I kemi pasur disa raste që ju kanë ndodhur minatorëve, kanë mbetur të ngujuar. Askush nuk merr përgjegjësi. Nuk funksionon asgjë, as shteti, as ligji.”, thuhet në përgjigjen e kësaj sindikate.

    Gjithashtu, është kritikuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pasi që nuk vepron për përmirësimin e situatës, por sipas tyre, ajo mjaftohet me reagime përmes komunikatave.

    “Ministrja del e lëshon një deklaratë dhe asgjë më shumë”, thuhet tutje në përgjigje.

    Për përsëritjen e rasteve të bllokimit të minatorëve, Klankosova.tv ka kërkuar sqarime edhe nga menaxhmenti i Trepçës, por deri në publikimin e artikullit, nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndërkohë, në një reagim të kësaj ndërmarrje, janë dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

    Sipas SH.A Trepça, pasi ka ndodhur avaria në trafo, sanimi i saj nuk ka arritur të bëhet me kohë, pasi që kanë munguar pjesët rezervë.

    “Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok. Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet.”, thuhet në reagimin e kësaj ndërmarrje.

    Por, përgjegjësi për atë që ka ndodhur ka kërkuar një deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Burim Ramadani nga Aleanca ka thënë se përgjegjinë do ta kërkojë nga Qeveria e Kosovës.

    “I lumtur që 63 minatorët shpëtuan. Do të kërkoj përgjegjësi nga Qeveria. Kjo nuk ishte hera e parë që minatorëve tanë – krenarisë së nëntokës së Kosovës – u ndodh të ngujohen në qindra metra thellësi. Problemi me energji elektrike nuk duhet të trajtohet si problem teknik. Asessi. Përgjegjësi duhet të ketë!”, ka shkruar Ramadani.

    Hetim për rastin ka kërkuar edhe Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj).

    Madje, nga ky institut kanë thënë se duhet të aktivizohet edhe Prokuroria e Shtetit, duke hetuar në mënyrë të pavarur incidentin, nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë.

    Instituti ka rikthyer në vëmendje kushtet e vështira dhe rreziqet me të cilat përballen minatorët çdo ditë. /Klankosova.tv

  • U tentua ekzekutimi i saj, por e dënuara mbijetoi: Rasti që çuditi ShBA-në (VIDEO)

    U tentua ekzekutimi i saj, por e dënuara mbijetoi: Rasti që çuditi ShBA-në (VIDEO)

    U tentua ekzekutimi i saj, por e dënuara mbijetoi: Rasti që çuditi ShBA-në (VIDEO)

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur diçka e pazakontë.

    Shteti ka vendosur ta ekzekutojë përmes ineksioneve, por e dënuara ka mbijetuar, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo u dënua për vrasjen e shoqes së saj në vitin 1995.

    Sadri Kortoçi në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se ky zhvillim ka habitur edhe shkenctarët.

    Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

  • Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë shfaqen teshtimat, kolla dhe lodhja. K

    ëto janë ndër shenjat më të zakonshme të ftohjes, një infeksion viral që zakonisht përmirësohet vetë. Sipas CDC, simptomat zakonisht arrijnë kulmin brenda 2–3 ditësh.

    Pini mjaftueshëm lëngje dhe pushoni

    Pushimi dhe hidratimi janë ndër masat kryesore që rekomandohen gjatë ftohjes. NHS këshillon gjithashtu të konsumohen mjaftueshëm lëngje dhe të bëhet pushim derisa trupi të rikuperohet.

    Provoni solucion fiziologjik për hundët

    Spërkatjet ose pikat me solucion fiziologjik mund të ndihmojnë në lagështimin e kanaleve të hundës dhe në lirimin e mukusit, duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen. Këtë e rekomandojnë edhe CDC dhe Mayo Clinic.

    Nëse përdorni një pajisje për shpëlarjen e hundës, si neti pot, siguria e ujit është shumë e rëndësishme. Mayo Clinic rekomandon ujë të distiluar ose steril; nëse përdoret ujë rubineti, ai duhet të zihet dhe më pas të ftohet. Uji i zakonshëm i rubinetit nuk duhet përdorur drejtpërdrejt për shpëlarje të hundës.

    Për dhimbjen e fytit

    Gargara me ujë të ngrohtë me kripë mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjes së fytit. NHS e rekomandon këtë si një nga mënyrat e thjeshta për të lehtësuar simptomat.

    Edhe një pije e ngrohtë me limon dhe mjaltë mund të qetësojë fytin. Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën një vjeç.

    Po shpëlarja e hundës, a e shkurton ftohjen?

    Këtu duhet pak kujdes. Studimet kanë treguar se solucionet fiziologjike mund të ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave, veçanërisht bllokimit të hundës, por një rishikim i Cochrane thekson se provat për shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjes janë ende të kufizuara dhe jo mjaftueshëm të forta për të thënë se kjo metodë e shkurton patjetër sëmundjen.

    Antibiotikët nuk e kurojnë ftohjen

    Një nga gabimet më të zakonshme është përdorimi i antibiotikëve për një ftohje. Ftohja shkaktohet nga viruse, ndërsa antibiotikët veprojnë kundër baktereve dhe nuk ndihmojnë në trajtimin e një ftohjeje virale.

    Në shumicën e rasteve, ftohja kalon vetë. Mayo Clinic thotë se shumica e rasteve përmirësohen brenda 7–10 ditësh, ndërsa NHS vëren se disa njerëz mund të kenë simptoma për 1–2 javë.

  • ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet

    ASH: Me shëndetin e fëmijëve nuk guxon të eksperimentohet

    Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

    “Dy lotet e vaksinës BCG, për të cilat në Kroaci janë ngritur dyshime pas shfaqjes së osteomielitit te katër fëmijë, në vendin tonë tashmë janë përdorur. Afati i përdorimit të këtyre loteve ka skaduar në qershor, ndërsa tani, pas alarmit të ngritur nga Kroacia, përdorimi i vaksinës së prodhuesit bullgar është pezulluar dhe imunizimi do të vazhdojë me vaksina nga një prodhues japonez.
    Kjo hap disa pyetje serioze.

    Sa fëmijë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me këto dy lote?

    A janë ndjekur këta fëmijë dhe a është bërë kontroll i posaçëm pas informacionit të ardhur nga Kroacia?

    Pse opinioni për këtë çështje informohet vetëm pasi alarmi u ngrit në një shtet tjetër?

    Deklarata se deri tani nuk janë evidentuar reaksione të padëshiruara nuk është e mjaftueshme. Ministria e Shëndetësisë duhet të publikojë të dhënat e plota, numrin e fëmijëve të vaksinuar me këto lote, rezultatet e kontrolleve dhe analizave të kryera dhe masat që janë ndërmarrë pas ngritjes së dyshimeve.

    VLEN duhet ta kuptojë se Ministria e Shëndetësisë nuk është vend për improvizime dhe reagime të vonuara. Kur bëhet fjalë për shëndetin e të porsalindurve, institucionet duhet të reagojnë me kohë, me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë.

    Kërkojmë transparencë të menjëhershme dhe përgjigje konkrete. Shëndeti i fëmijëve nuk mund të trajtohet me heshtje dhe sqarime pasi problemi të ketë dalë në publik, thonë nga ASH./Telegrafi/

  • Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

    Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

    Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar

    Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka nisur seanca plenare e radhës ku pritet që të votohet Reforma Territoriale, ndërkohë jashtë godinës ka situatë të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

    Protestuesit e pranishëm janë duke u përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë. Ata kanë tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

    Gjithashtu policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

    Ndërkohë policia ka shoqëruar një protestues. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka shoqëruar shtetasin Ilir Tusha.

    Teksa në vendin ku po mbahet protesta ka kaluar një ambulancë, qytetarët janë larguar për t’i hapur rrugën që të kalojë, pa krijuar pengesa./TCh/

    The post Vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit të Shqipërisë, një i shoqëruar appeared first on Insajderi.

  • Një tjetër goditje për Diddy-n

    Një tjetër goditje për Diddy-n

    Një tjetër goditje për Diddy-n

    Sean “Diddy” Combs ka pësuar një tjetër disfatë ligjore. Një gjykatë e ka urdhëruar atë t’i paguajë NBCUniversal-it afro 500,000 dollarë për shpenzimet ligjore, pasi kompania u mbrojt me sukses kundër një padie që ai kishte ngritur.

    Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Combs (56 vjeç) duhet të paguajë 477,700.50 dollarë për shpenzimet ligjore.

    Fillimisht, NBCUniversal kishte kërkuar afro një milion dollarë — konkretisht 990,292 dollarë — por gjykata e uli shumën pasi i konsideroi disa kosto si të tepruara. Në të njëjtën kohë, gjykata konkludoi se tarifat për orë të avokatëve ishin të arsyeshme duke marrë parasysh përvojën e tyre.

    Përfaqësuesi i Combs, Juda Engelmayer, deklaroi se vendimi i gjykatës tregon “vetëm gjysmën e historisë”, duke vënë në dukje se, ndonëse NBCUniversal kërkoi afro një milion dollarë, gjykata përfundimisht e uli shumën me më shumë se 512,000 dollarë.

    Engelmayer theksoi se gjykata konstatoi se “pjesë të konsiderueshme” të faturës së NBCUniversal ishin të tepruara dhe të paarsyeshme.

    Mosmarrëveshja buron nga dokumentari Diddy: The Making of a Bad Boy; Combs kishte ngritur një padi prej 100 milionë dollarësh kundër NBCUniversal dhe kompanisë së prodhimit Ample lidhur me këtë film në shkurt të vitit 2025.

    Në padi, ai pretendonte se dokumentari shkaktoi “dëme të rënda në reputacion dhe ekonomi” dhe e portretizoi atë si dikë që kishte kryer një sërë krimesh të rënda. Ndërkohë, një përfaqësues i Combs kritikoi gjithashtu firmën ligjore Sher Tremonte, e cila më parë e kishte përfaqësuar atë në një mosmarrëveshje të veçantë prej 50 milionë dollarësh. Firma u tërhoq nga ajo çështje pas një mosmarrëveshjeje lidhur me tarifat ligjore të papaguara.

    Avokati Michael Tremonte kishte deklaruar më parë se Combs nuk kishte paguar një “shumë të konsiderueshme” për shpenzimet ligjore dhe kishte krijuar prapambetje të mëdha në pagesa.

    Aktualisht, Combs po vuan një dënim me burg prej 50 muajsh në institucionin FCI Fort Dix në New Jersey, pasi u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e individëve për qëllime prostitucioni.

    Lirimi i tij është planifikuar për në 21 janar 2028.

    The post Një tjetër goditje për Diddy-n appeared first on Insajderi.

  • Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë

    Simptomat më pak të njohura të këmbëve mund të lidhen me kolesterolin e lartë

    Kolesteroli i lartë mund të kalojë pa u vënë re për vite me radhë sepse shpesh nuk shkakton simptoma. Problemi ndodh kur kolesteroli dhe depozitat e tjera yndyrore fillojnë të grumbullohen në muret e arterieve tuaja, të cilat mund të ngushtojnë enët e gjakut dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

    E vetmja mënyrë për të zbuluar nëse keni kolesterol të lartë është të bëni një analizë gjaku.

    Megjithatë, ka shenja të caktuara që mund të tregojnë probleme me qarkullimin e gjakut dhe sëmundje të arteries periferike, një gjendje e lidhur me grumbullimin e depozitave yndyrore në arterie.

    Dhimbja e këmbëve gjatë ecjes mund të jetë shenjë e një problemi

    Sëmundja arteriale periferike ndodh kur arteriet që furnizojnë me gjak këmbët ngushtohen për shkak të grumbullimit të depozitave yndyrore. Kjo i pengon muskujt e këmbëve të marrin mjaftueshëm gjak dhe oksigjen gjatë lëvizjes.

    Një nga simptomat më të zakonshme është dhimbja ose ngërçet në këmbë që shfaqen gjatë ecjes ose aktivitetit tjetër fizik dhe zhduken pas disa minutash pushimi. Dhimbja mund të prekë njërën ose të dyja këmbët dhe mund të ndryshojë në intensitet.

    Nëse kjo dhimbje përsëritet, veçanërisht gjatë ecjes ose ushtrimeve fizike, ajo nuk duhet t’i atribuohet automatikisht lodhjes ose moshës. Rekomandohet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jetë një problem me qarkullimin e gjakut.

    Kushtojini vëmendje edhe ndryshimeve në këmbët tuaja.

    Sëmundja arteriale periferike mund të shfaqet edhe nëpërmjet ndryshimeve të tjera. Këto përfshijnë rënien e flokëve në këmbë dhe shputa, lëkurë të shndritshme, thonj me rritje të ngadaltë ose të brishtë, si dhe plagë dhe ulçera në këmbë dhe shputa që janë të vështira për t’u shëruar. Mund të ndodhë edhe mpirje, dobësi ose ndryshime në ngjyrën e lëkurës.

    Tek burrat, mosfunksionimi erektil përmendet gjithashtu midis simptomave të mundshme. Sigurisht, mund të ketë shumë shkaqe të tjera, duke përfshirë stresin, disa ilaçe, tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin, kështu që në vetvete nuk do të thotë që një person ka sëmundje arteriale periferike.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Nëse dhimbja e këmbës ndodh rregullisht gjatë ecjes ose ushtrimeve fizike, është mirë të vizitoni një mjek. Sëmundja e arteries periferike rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjen koronare të zemrës, atakun në zemër dhe goditjen në tru.

    Është veçanërisht e rëndësishme të veprohet nëse simptomat shfaqen papritur ose përkeqësohen me shpejtësi, pasi kjo mund të tregojë një problem serioz me rrjedhjen e gjakut në këmbë që kërkon trajtim të menjëhershëm.

    Si ta zvogëloni rrezikun?

    Nivelet e kolesterolit dhe shëndeti i enëve të gjakut mund të ndikohen nga ndryshimet në stilin e jetës. Rekomandohet një dietë më e shëndetshme, aktivitet fizik i rregullt, lënia e duhanit dhe konsumimi i moderuar i alkoolit. Disa njerëz, varësisht nga nivelet e kolesterolit dhe rreziku i përgjithshëm i sëmundjeve kardiovaskulare, mund të kenë nevojë edhe për ilaçe për uljen e kolesterolit.

    Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se kolesteroli i lartë zakonisht nuk ka simptoma të dukshme. Nëse doni të dini se cili është niveli juaj i kolesterolit, përgjigjja nuk mund të gjendet duke vëzhguar simptomat, por duke bërë një analizë gjaku.

  • Vritet një punonjës i mirëmbajtjes, plagosen dy mësues - në një sulm me thikë në një shkollë në Poloni

    Vritet një punonjës i mirëmbajtjes, plagosen dy mësues – në një sulm me thikë në një shkollë në Poloni

    Policia njoftoi se një punonjës mirëmbajtjeje 37-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një ish-nxënës në një shkollë në Poloni.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 15-vjeçari hyri në shkollën fillore në Leszczydół-Nowiny, në veri të Varshavës, rreth orës 09:00 dhe sulmoi punonjësin 37-vjeçar, përpara se të neutralizohej nga një mësues dhe drejtori i shkollës, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur.

    Policia polake bëri të ditur se kishte ndaluar gjithashtu një djalë 17-vjeçar në një qytet tjetër një ditë më parë, pasi ai kishte shprehur synimin për të bërë “diçka spektakolare” në shkollën e tij.

    Gjithashtu të mërkurën, një 19-vjeçar u arrestua nën dyshimin për një sulm me thikë në një shkollë tjetër polake, ku mbetën të plagosur shtatë persona.

    Siç bëhet e ditur më tej, 15-vjeçari që sulmoi punonjësin mbante me vete tri thika, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Polonisë, Karolina Galecka.

    Djali kishte ndjekur mësimet më parë në atë shkollë fillore, por motivet e tij për sulmin mbeten të paqarta, shtoi Galecka.

    Mediat polake raportojnë se punonjësi ishte përpjekur ta pengonte 15-vjeçarin të hynte në shkollë.

    Jeta e mësuesit dhe e drejtorit nuk është në rrezik, tha zëdhënësja e ministrisë. /Telegrafi/

  • “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    ë premten pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Protesta siç njoftoi platforma “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”.

    “Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftim

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë nesër në Bonn të Gjermanisë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

    Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

    Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet

    Lamine Yamal vazhdon të mahnitë me shifrat e tij. Në moshën vetëm 19 vjeçare, ylli i Barcelonës ka arritur në kuotën e 121 golave dhe asistimeve, një shifër që asnjë bashkëmoshatar tjetër në futbollin modern nuk e kishte prekur në këtë moshë.

    Krahasimi me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit është i jashtëzakonshëm.

    Në moshën 19-vjeçare, Kylian Mbappé kishte 43 kontribute direkte, ndërsa Lionel Messi kishte 31 dhe Cristiano Ronaldo 26.

    Vetëm Neymar kishte regjistruar një shifër më të lartë, me 131 gola dhe asistime para moshës 19-vjeçare, shkruan “Gazeta Express”.

    Megjithatë, braziliani i kishte realizuar një pjesë të madhe të këtyre statistikave në futbollin vendas me Santosin, përfshirë edhe kampionatet rajonale.

    Ndryshe nga Neymar, Yamal i ka ndërtuar këto shifra në nivelet më të larta të futbollit evropian, mes La Ligës, Ligës së Kampionëve dhe kombëtares së Spanjës.

    19-vjeçari tashmë është shndërruar në një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe të futbollit botëror, ndërsa statistikat e tij tregojnë se potenciali për të thyer edhe më shumë rekorde është i jashtëzakonshëm.

    The post Yamal i thyen rekordet në moshën 19-vjeçare, as Mbappé nuk i afrohet appeared first on Insajderi.