Category: Lajme

  • Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

    Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

    Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak

    Raportimi i Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak është konfirmuar nga Dogana e Kosovës.

    Siç kishte raportuar Sinjali, rasti kishte ndodhur mbrëmjen e 7 tetorit, rreth orës 22:15, kur në hyrje të Kosovës ishte ndaluar për kontroll një veturë Renault Kangoo, me targa të huaja, e drejtuar nga Vitomir Bjelić.

    Burimet e Sinjalit kishin bërë me dije se automjeti ishte përzgjedhur për kontroll të dytë nga zyrtarët policorë dhe doganorë, ndërsa drejtuesi fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

    Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët kishin zbuluar një hapësirë të fshehtë nën ulësen e pasme të pasagjerit, e mbuluar me tepih. Brenda saj ishte gjetur një qese e zezë me para të gatshme.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, në hapësirën e fshehtë ishin gjetur 30 mijë euro, ndërsa drejtuesi kishte edhe 550 euro në portofol, duke e çuar shumën totale në 30 mijë e 550 euro.

    Tashmë, Dogana e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht rastin, duke bërë të ditur se gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak është ndaluar një automjet me targa të huaja, ndërsa në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

    Sipas Doganës, udhëtari gjatë intervistimit kishte deklaruar se nuk kishte mjete monetare apo mallra për të deklaruar, por pas dyshimeve të krijuara, zyrtarët kryen kontroll të automjetit dhe kontroll personal.

    Dogana ka rikujtuar se, sipas legjislacionit në fuqi, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar që shumën ta deklarojë me shkrim dhe të paraqesë burimin e verifikueshëm të mjeteve

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dogana konfirmon raportimin ekskluziv të Sinjalit për kapjen e mbi 30 mijë eurove në pikën kufitare në Bërnjak appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

    Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

    Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

    Diplomatja shqiptare Edita Harxhi ka thënë se presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është me origjinë nga Shkodra e Shqipërisë.

    Harxhi tregoi lidhjet e familjes së saj me Shkodrën dhe zhvendosjen në një lagje të Prizrenit.

    “Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, janë katolikë nga Shkodra, të cilët janë të ardhur në Prizren. Ka qenë një lagje e katolikëve në Prizren ku ka qenë edhe familja e Nënë Terezës dhe babai i saj ka qenë artisti i filigramit më i famshmi në Kosovë, Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar me një zotëri me mbiemrin Pula, familje me emër në Gjakovë. Ai ishte inxhinier shumë i njohur elektroenergjetikës në Kosovë. Babai i saj Simon Shiroka i ndjerë, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm tek zonja presidente dhe dy vajza të tjera”, ka thënë ajo në Euronews Albania.

    Harxhi tregoi se këto informacione i mësoi nga vetë presidentja Shiroka-Pula, gjatë një takimi me të.

    “Për mua shumë e bukur kjo që ajo është katolike. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka impresionuar ky fakt kur më ka treguar se nga vinte”, ka thënë ndër të tjera diplomatja shqiptare.

    Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota për. /Insajderi.org/

    The post Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra appeared first on Insajderi.

  • Sulmi rus ndaj autobusëve në Ukrainë lë 33 të vrarë

    Sulmi rus ndaj autobusëve në Ukrainë lë 33 të vrarë

    Sulmi rus ndaj autobusëve në Ukrainë lë 33 të vrarë

    Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me “bombë rrëshqitëse” ndaj dy autobusëve civilë në Kramatorsk të Ukrainës, njoftuan autoritetet ukrainase.

    Shefi i administratës së rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, tha se autobusët po transportonin udhëtarë dhe akuzoi Rusinë se kishte shënjestruar civilët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Pamjet e publikuara nga prokuroria tregojnë autobusët e përfshirë nga flakët dhe mbetjet e tyre në rrugë.

    Pas sulmit, transporti publik është ndërprerë në Kramatorsk dhe Slovjansk. Filashkin u bëri thirrje banorëve që ende ndodhen në rajonin e Donetskut të zhvendosen në zona më të sigurta.

    Sulmi vjen në një periudhë të përshkallëzimit të bombardimeve ruse. Sipas OKB-së, deri në gusht të këtij viti në Ukrainë janë vrarë më shumë civilë sesa gjatë gjithë vitit 2025.

    Të mërkurën, një sulm rus në Pryluky, në lindje të Kievit, vrau 22 persona, përfshirë pesë fëmijë.

    Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar edhe në Kiev, ku sipas kryetarit Vitali Klitschko, të enjten u vranë tre persona dhe u plagosën 14 të tjerë.

    Moska ende nuk ka komentuar sulmin në Kramatorsk. /Klankosova.tv

  • Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

    Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

    Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.

    Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

  • Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

    Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

    Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

    Opinionisti Sali Rexhaj ka komentuar zhvillimet politike dhe marrëveshjen për presidentin dhe miratimin e Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se Aleanca kishte qenë në anën e qytetarëve dhe protestuesve.

    Rexhaj, në “Kosova Today” tha se aktivizimi i tyre kishte nisur në momentin kur, sipas tij, u pa se protestuesit do të kishin rol në përcaktimin e zhvillimeve, transmeton Klankosova.tv.

    “Aleanca ka qenë në anën e popullit. Atëherë kemi nisë me u aktivizu te demonstruesit, se atje u pa që ata do të vendosnin se çka do të ndodhë”, tha Rexhaj.

    Ai kundërshtoi interpretimet se marrëveshja për presidentin dhe aprovimin e ligjit ishte arritur thjesht si një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës.

    “Gabim është kushdo që mendon që kjo marrëveshje edhe për president dhe për aprovimin e ligjit, u bë hajt si një marrëveshje gjentëllmenësh mes Albin Kurtit dhe Hamzës. Jo! Aty ishin qytetarët, ishin protestuesit, aty kanë pasur frikë, sidomos Albin Kurti”, u shpreh ai.

    Rexhaj shtoi se, sipas tij, mobilizimi qytetar ndikoi në zhvillimet politike, duke theksuar se “Albin Kurti e kuptoi që në Kosovë është edhe një popull tjetër i cili mobilizohet”.

  • Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

    Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

    Bonni, qyteti i radhës në Gjermani që i bashkohet protestave për çlirimtarët

    Të premten pritet të mbahet një protestë në Bonn të Gjermanisë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Protesta siç njoftoi platforma “Liria ka Emër”, do të nisë në orën 19:00, me moton “Jo në emrin tim”.

    “Nesër Bonn, Gjermani – bashkë! Drejtësi për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e LKE-së./Klankosova.tv

  • “Nuk kam asgjë për të deklaruara”, Dogana ia gjen mbi 30 mijë euro në veturë

    “Nuk kam asgjë për të deklaruara”, Dogana ia gjen mbi 30 mijë euro në veturë

    Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar tentativën për futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

    Në njoftimin e Doganës thuhet se gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili ishte duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

    “Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

    Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur të fshehura 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar”, thuhet në njoftim.

    Dogana rikujton se sipas Nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e mjeteve monetare dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor. /Telegrafi/

  • Britney Spears poston një foto të rrallë me djemtë e saj

    Britney Spears poston një foto të rrallë me djemtë e saj

    Britney Spears e kaloi ditën me djemtë e saj në Dollywood, parkun argëtues të themeluar në vitin 1986 nga këngëtarja legjendare e muzikës country, Dolly Parton. Ajo ndau foto dhe video të shëtitjes familjare në Instagram dhe pranoi se as nuk e dinte që parku ekzistonte deri vonë. Duke gjykuar nga postimi i saj, ajo kaloi një kohë të mrekullueshme atje.

    “Uau, uau!!! As nuk e dija që ekzistonte ky vend, është tepër i freskët dhe emocionues… por është kaq vapë dhe fundi im është shumë i madh… dalje familjare!!! DOLLYWOOD ËSHTË ABSOLUTISHT SHUMË I LASHTË!!!” shkroi këngëtarja 44-vjeçare.

    Së bashku me postimin, ajo ndau një foto të saj duke pozuar me djemtë e saj, 21-vjeçarin Sean Preston dhe 20-vjeçarin Jayden James Federline, përpara hyrjes së parkut. Ajo gjithashtu postoi disa fotografi të lojërave që ata shijuan.

    Së fundmi ajo i uroi djemve të saj ditëlindjen.

    Britney festoi ditëlindjet e djemve të saj, të cilët lindën vetëm dy ditë larg, në shtator. Me këtë rast, ajo postoi foto të tyre nga fëmijëria dhe u dedikoi mesazhe emocionuese.

    Ajo i shkroi Jayden-it më të vogël se shpresonte të ishte “nëna më e mirë në botë” për të, ndërsa bënte shaka me Preston-in më të madh. “Të lutem mos u stërvit kaq shumë sepse muskujt e tu po më trembin… po bëj shaka!” i tha ajo.

    Marrëdhënia me djemtë e tij ishte dëmtuar prej vitesh.

    Marrëdhënia e Britney-t me djemtë e saj ka qenë mjaft e ndërlikuar vitet e fundit. Pas divorcit nga Kevin Federline, me të cilin pati Sean Preston dhe Jayden James, këngëtarja kaloi një periudhë të vështirë dhe përfundimisht u distancua nga fëmijët e saj. Djemtë u zhvendosën në Hawaii me babanë e tyre në vitin 2023 dhe Britney ka folur hapur se sa e vështirë është për të që ata nuk janë aq të afërt sa ishin më parë.

    Megjithatë, vitet e fundit, ata kanë filluar ta rindërtojnë marrëdhënien e tyre. Ajo është bërë veçanërisht e afërt me vëllain e saj më të vogël, Jayden, me të cilin ka filluar të takohet përsëri, dhe fotot dhe postimet në rrjetet sociale së bashku kanë treguar se ata kanë ndërmarrë hapa drejt pajtimit.

    Parku i zbavitjes i themeluar nga Dolly Parton

    Dollywood është një park argëtimi i famshëm në shtetin amerikan të Tenesit, i hapur në vitin 1986 nga legjenda e muzikës kantri, Dolly Parton. Parku u konceptua si një vend ku familjet mund të kalonin kohë së bashku, të shijonin muzikë dhe argëtim, por edhe si një mënyrë për të krijuar vende të reja pune për popullsinë vendase.

    Ai mbulon rreth 66 hektarë dhe ka më shumë se 50 atraksione, duke përfshirë kodrat Big Bear Mountain dhe Wild Eagle. Kompleksi përfshin gjithashtu një park ujor, ambiente akomodimi dhe vende për shfaqje muzikore dhe argëtuese.

    Dollywood ka fituar çmime të shumta gjatë viteve dhe është emëruar disa herë parku më i mirë i argëtimit nga Tripadvisor.

    Duke folur për idenë e saj, Dolly Parton dikur shpjegoi se çfarë ishte më e rëndësishme për të. “Ëndërroja për një vend këtu në Malet Smoky ku familja ime mund të performonte, ku ne mund të siguronim punësim të qëndrueshëm për njerëz të mirë në komunitetin tonë dhe ku familjet mund të vinin të qeshin, të luajnë, të argëtohen dhe të krijojnë kujtime së bashku”, tha ajo.

  • Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

    Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

    Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara

    Në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar tentativën për futjen e mjeteve monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të huaja, i cili ishte duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

    Gjatë intervistimit, udhëtari është pyetur nëse kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Ai është përgjigjur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

    Bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të automjetit dhe kontroll personal të udhëtarit. Gjatë kontrollit të automjetit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e tij janë gjetur të fshehura 30,550 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

    Sipas nenit 33 të ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Republika e Kosovës dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e mjeteve monetare dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor.

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e kufirit doganor, zbatimin e legjislacionit në fuqi, parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme.

    The post Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara appeared first on Insajderi.

  • Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, skema flagrante dhe personazhet e përfshirë nga i biri tek Fatos Çerenishti

    Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, skema flagrante dhe personazhet e përfshirë nga i biri tek Fatos Çerenishti

    Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, skema flagrante dhe personazhet e përfshirë nga i biri tek Fatos Çerenishti

    Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News 24, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat mund të jenë produkt i evazionit fiskal, mashtrimit me taksa apo aktiviteteve të tjera të paligjshme. Hysenbelliu, me disa dosje penale për evazion fiskal dhe skema mashtrimi, përfitues i pasurive publike duke i shndërruar në biznese private, madje duke mos paguar as qiranë simbolike, dyshohet për një skemë pastrimi parash përmes kontratave fiktive për shit-blerje pasurish.

    Në 8 qershor 2026, djali i Fanes, Fatmir Hysenbelliu, ka blerë 15 mijë m2 pyll në Qerret, me prioritet për ndërtim, për 500 mijë euro. Pronën e ka blerë tek kompania PANDA GROUP shpk, me pronar Andrea Nako, i cili më herët ka qenë ortak me Hysenbelliun tek Panorama TV. Një muaj para blerjes së tokës, Farmir Hysenbelliu ka marrë një hua 1 milionë euro tek kompania FAP Group S.r.l., dyshohet formalisht dhe në funksion të pastrimit të parave.

    Katër ditë më pas, në 12 qershor 2026, Farmir Hysenbelliu e shiti tokën në Qerret për 3.3 milionë euro. Vlera e pasurisë është rritur brenda katër ditëve me gati 7 herë. Me 500 mijë euro që mori hua, Irfani dyshohet se pastroi 2.8 milionë euro me një lëvizje brenda katër ditëve. Skema është sa banale aq edhe sfiduese për Prokurorinë e Tiranës, ndaj të cilës mësohet se kanë nisur sërisht ndërhyrjet dhe presionet për ta çuar këtë dosje në ‘kalendat greke’ si çështjet e tjera.

    Tokën që çuni i Fanes bleu për 500 mijë euro e ka blerë pas katër ditësh për 3.3 milionë euro kompania GRAND BLUE FAFA RESORT, me nipt M01505047A. Themelues dhe pronar i kompanisë është sipërmarrësi i njohur Fatos Çerenishti. Në kohën kur GRAND BLUE FAFA RESORT i ka blerë Fanes pronën 3.3 milionë euro katër ditës pasi Fania e kishte blerë 500 mijë euro, kapitali i kompanisë nuk ishte as 2 milionë euro.

    Ndërkaq, pas shitjes së dyshuar fiktive, kompania e Fatos Çerenishti ka kaluar shuma parash drejt llogarive bankare të fëmijëve dhe kompanive të Irfan Hysenbelliut, përmes noteres Anila Kaçupi, tek e cila Fania vulos edhe dallavere të tjera financiare. Më tej, çuni i Fanes i ka kaluar vetë Fanes 200 mijë euro në llogari gjoja si hua. Paratë kanë kaluar sa në një llogari në një tjetër, duke u devijuar dhe humbur nëpër degëzime sipas halleve të Fanes.

    Në vend që të paguajë mbi 6 milionë euro taksa si të gjithë shqiptarët që kontribuojnë në buxhetin e shtetit, Fania u hyn skemave të evazionit fiskal, pastrimit të parave, mashtrimit, dhe krijimit të pasurive të paligjshme, pasuar me ndërhyrje dhe presione ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mbyllur dosjet, duke përdorur kryesisht median e tij. Dhe kur prishet në pazare me pushtetin e radhës, ku i heqin privilegjet, i prishin ndërtimet pa leje, i kërkojnë të paguajë taksa dhe të lirojë godinat publike që ka marrë si qoka, Fania bërtet se po cënohet liria e medias së tij!

    Sekustrimi i makinave

    Pas shembjes së Prestige Resort, dëbimit të News 24 nga godina shtetërore në Shkozë dhe bllokimit të llogariave bankare të Birra Korçës, Rama ka vijuar ndëshkimin ndaj Fanes teksa duket se ka lejuar të vetët që të zbatojnë kuadrin ligjor për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara nga Irfan Hysenbelliu. Bëhet fjalë për 6.4 milionë euro detyrime të papaguara. Disa muaj më parë, Tatimet i sekustruan Fatmir Hysenbelliu, disa ditë më parë 8 makina luksoze në kuadër të mbledhjes së deryrimeve tatimore. Mes automjeteve të sekuestruara nga Tatimet janë marka të njohura botërore si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, të përdorura nga Fatmir Hysenbelliu.

    The post Biznesmeni Irfan Hysenbelliu nën hetim për pastrim parash, skema flagrante dhe personazhet e përfshirë nga i biri tek Fatos Çerenishti appeared first on Insajderi.