Category: Lajme

  • Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet “plotësisht” në BE

    Ministri francez i Financave i bën thirrje Britanisë të rikthehet “plotësisht” në BE

    Ministri francez i Financave, Roland Lescure, i ka bërë thirrje Britanisë që të rikthehet “plotësisht” në BE, pasi kryeministri Andy Burnham la të kuptohet se një referendum i dytë për Brexit-in ishte “i mundur” në një program të ardhshëm zgjedhor të Partisë Laburiste.

    Lescure tha se anëtarësimi në bllok sjell disa vështirësi, por u mundëson vendeve anëtare t’u përgjigjen më mirë sfidave me të cilat përballet bota, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Javën e kaluar, Burnham theksoi se Britania e Madhe duhet t’i “shqyrtojë opsionet”, duke filluar nga ruajtja e gjendjes aktuale, ribashkimi me bashkimin doganor ose tregun e përbashkët, e deri te rikthimi “plotësisht” në bllok.

    I pyetur për komentet e kryeministrit, Lescure i tha BBC-së: “Populli britanik mori një vendim – dhe kjo është padyshim e drejta e tyre e plotë – ndaj, nëse ata janë të gatshëm të rikthehen, u takon atyre të vendosin”.

    Ai shtoi: “Por ajo që mund t’u them është: rikthehuni, në çdo kohë”.

    Kohët e fundit, Burnham paralajmëroi se rregullat e planifikuara të BE-së për të mbështetur prodhuesit evropianë do të dëmtonin Britaninë e Madhe.

    Kryeministri shprehu shqetësimin se si industria britanike dhe zinxhirët e furnizimit mund të prekeshin nga skema e planifikuar “Made In Europe” (Prodhuar në Evropë).

    Propozimet synojnë të mbrojnë industrinë e BE-së nga konkurrentët kinezë, duke u dhënë përparësi kompanive brenda bllokut për kontratat publike dhe subvencionet.

    Dhe industria e automobilave në BE ka kërkuar që Britania e Madhe të përfshihet në këtë skemë, për të shmangur ndërprerjet në zinxhirët e saj të furnizimit.

    I pyetur për mundësinë që Britania të lihet jashtë kësaj skeme, Lescure tha: “Rikthehuni, uuni në tryezë dhe ne do t’i diskutojmë të gjitha këto çështje së bashku”. /Telegrafi/

  • Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz

    Një 75-vjeçar nga Prishtina është raportuar i zhdukur dhe familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

    Bëhet fjalë për Hafiz Mehmetin, i lindur më 23 mars 1951, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026 dhe që prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Sipas njoftimit të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mehmeti është larguar me veturën e tij të tipit Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

    Shoqata ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij të raportohet sa më shpejt.

    Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 045 112 102 ose në 192, numrin e Policisë së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zhduket 75-vjeçari nga Prishtina, kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij – u largua me Mercedes-Benz appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina

    Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale e Gjermanisë në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina.

    Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste, të lëshuara për shkak të gjobave të papaguara.

    Sipas Policisë Federale, gjobat ishin shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Münster për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe detyrim.

    Nëse nuk do t’i shlyente detyrimet financiare, 31-vjeçari rrezikonte të vuante 120 ditë burgim, , transmeton albinfo.ch.

    Megjithatë, ai arriti t’i paguante në vend gjobat në shumën totale prej 1.800 eurosh. Me kryerjen e pagesës, urdhër-arrestet u ekzekutuan dhe ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.

    Pas përfundimit të procedurës, autoritetet gjermane e lejuan shtetasin kosovar të vazhdonte udhëtimin dhe të hynte në Gjermani.

  • Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata për Kërkim-Shpëtim për gjetjen e 75-vjeçarit

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçarit nga Prishtina, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor.

    Sipas njoftimit, ai është larguar me veturën e tij Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

    “Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij ftohet të kontaktojë në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës, në 192”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Familjarët dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim apelojnë për shpërndarjen e njoftimit, me qëllim të ndihmës për gjetjen e tij sa më shpejt dhe kthimin e sigurt pranë familjes.

  • Presidentja Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave

    Presidentja Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave

    Presidentja Shiroka Pula bën homazhe në Prekaz: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas marrjes së detyrës, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në Prekaz, Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

    Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”.

    Ndërsa te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave. /Klankosova.tv

  • Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

    Jetoi me familjen Hila për disa muaj, Vesa Smolica: Me sytë e mi nuk kam parë asgjë

    Këngëtarja Vesa Smolica ka folur publikisht për lidhjen e saj me familjen Hila, në një kohë kur emri i kompozitorit Adrian Hila është përfshirë në një skandal që ka marrë vëmendje të madhe në publik.

    Në një intervistë për Kosova Today, Vesa tregoi se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare, kur mori pjesë në “Gjeniu i Vogël”.

    Ajo rrëfeu se gjatë asaj kohe udhëtonte nga Gjakova në Tiranë së bashku me prindërit për të marrë pjesë në program.

    Foto: YouTube

    “Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’. Kam qenë një prej fëmijëve fenomen, sepse kam pasur zërin më të pjekur. Për katër muaj kam bërë rrugë Gjakovë-Tiranë bashkë me prindërit e mi”, tregoi këngëtarja.

    Vesa tha se, pasi familja e saj nuk kishte mundësi ta dërgonte çdo javë në Tiranë, prindërit e saj u lidhën me organizatorët dhe me bashkëshorten e Adrian Hilës, Klaudian.

    Sipas saj, ajo u pranua të qëndronte në shtëpinë e familjes Hila për rreth katër muaj.

    Duke iu referuar reagimit të mëparshëm, Vesa sqaroi se nuk kishte synuar të komentonte apo të shfrytëzonte skandalin, por të shprehte mirënjohjen e saj për familjen që e kishte ndihmuar në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

    “Në reagimin tim nuk e kam përmendur skandalin, as nuk e kam shfrytëzuar. Unë e kam njohur dhe kam dashur të ndaj mirënjohje për atë familje. Një privatësi që është bërë spektakël publik. Kam dashur të lartësoj gratë e asaj familjeje që i kam njohur nga afër, me tregu mirënjohje”, u shpreh ajo.

    Artistja theksoi se me Adrianin ka pasur më shumë komunikim në aspektin profesional, ndonëse me gruan e tij ka pasur kontakt gjatë kohës kur qëndronte në familjen e tyre.

    – YouTube www.youtube.com

    “Me Adin kam pasur më shumë komunikim profesional, kam folur më shumë për pjesën profesionale.

    Sa i përket Klaudias, kam qenë gjithë kohën në mbikëqyrjen e saj”, tha Vesa.

    Në fund, Smolica u distancua nga çdo koment mbi atë që ka ndodhur, duke theksuar se nuk ka parë personalisht asgjë dhe se për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente.

    “Unë nuk kam fare lidhje në këtë pikë. Me sytë e mi nuk kam parë asgjë, janë organet kompetente që merren me këtë çështje. Unë jam trajtuar shumë mirë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezave

    Presidentja Shiroka Pula: Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën, vizionin dhe qëndresën e brezave

    Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

    Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

    Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave. /Telegrafi/

  • Liga më e çmendur në Evropë, tri ekipe me pikë të barabarta hyn në fazën finale për titullin kampion

    Liga më e çmendur në Evropë, tri ekipe me pikë të barabarta hyn në fazën finale për titullin kampion

    Superliga e Irlandës po hyn në një fazë të pazakontë finale të kampionatit. St. Patrick’s, Bohemians dhe Shamrock Rovers kanë nga 59 pikë secila, dhe të tre klubet vijnë nga Dublini.

    St. Patrick’s është i pari me një diferencë golash prej +27, Bohemians janë të dytit me +19, dhe kampionët aktualë Shamrock janë të tretët me +18. Dy klubet e para kanë ende katër ndeshje të mbetura në kampionat, ndërsa Shamrock ka edhe pesë ndeshje të tjera për të luajtur.

    Dhjetë klube garojnë në ligë dhe secila luan 36 ndeshje gjatë sezonit, katër kundër secilit kundërshtar. Derry City, i vendit të katërt, ka vetëm 41 pikë dhe as matematikisht nuk mund ta arrijë titullin, kështu që lufta mbeti ekskluzivisht për tre ekipet kryesuese. Në rast të një numri të barabartë pikësh, diferenca e golave vendos, e cila aktualisht i jep avantazhin St. Patrick’s.

    Standings provided by Sofascore

    Pse ndeshjet luhen të premteve dhe pse sezoni mbaron në tetor?

    Ndryshe nga shumica e ligave evropiane, liga irlandeze luhet brenda një viti kalendarik. Ky sezon filloi më 6 shkurt dhe raundi i fundit luhet më 30 tetor. Irlanda kaloi në të ashtuquajturin futboll veror në vitin 2003, pas dekadash të tëra duke luajtur nga fundi i verës deri në pranverë.

    Ndryshimi supozohej të sillte kushte më të mira moti dhe fusha më të mira dhe të ndihmonte klubet irlandeze në Evropë, pasi ato po presin ndeshjet kualifikuese në mes të sezonit të garave, ndërsa shumë nga rivalët e tyre janë vetëm në fillim të përgatitjeve të tyre.

    Një specifikë tjetër është se shumica dërrmuese e ndeshjeve të ligës luhen të premteve në mbrëmje, zakonisht nga ora 19:45. E premtja ka qenë ditë ndeshjesh tradicionale e Ligës së Irlandës për dekada të tëra, duke i lejuar ligës të kërkojë hapësirën e vet para fundjavës, kur luhen shumica e ndeshjeve të Ligës Premier në Angli, futbollit gael, hurlingut dhe ragbit.

    Një studim i publikuar në vitin 2015, i cili mbulonte ndeshjet e kampionatit irlandez nga viti 2012 deri në vitin 2014, zbuloi se e premtja shoqërohej me një pjesëmarrje mesatare prej 13 për qind më të lartë, duke marrë parasysh faktorë të tjerë që ndikojnë në pjesëmarrjen e spektatorëve.

    Bohemians janë rikthyer me pesë fitore radhazi

    Bohemianët u ngjitën në 59 pikë me një fitore 2-1 jashtë fushe ndaj Dundalk të vendit të pestë. Ishte fitorja e tyre e pestë radhazi në kampionat dhe klubi, i cili ka pritur kampionatin që nga viti 2009, hyn në finale me katër ndeshje të mbetura në ligë. Dy prej tyre do të luajnë pikërisht kundër dy pretendentëve të tjerë për titull.

    E para është më 12 tetor, kur ata vizitojnë Shamrock Rovers, të vendit të tretë. Pas kësaj, ata mirëpresin në shtëpi Waterford, të vendit të tetë, dhe Shelbourne, të vendit të gjashtë, dhe e mbyllin sezonin më 30 tetor me një vizitë në St. Patrick’s, të vendit të parë. Ai derbi i fundit i Dublinit mund ta vendosë drejtpërdrejt kampionin.

    Kampioni në fuqi ka një epërsi të madhe

    Shamrock Rovers ka qenë padyshim klubi më i suksesshëm në Irlandë në vitet e fundit. Ata fituan kampionatet në vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023, Shelbourne i dha fund serisë së tyre në vitin 2024, dhe Shamrock u rikthye në krye vitin e kaluar për të fituar titullin e tyre të pestë në gjashtë sezone. Në total, ata kanë një rekord prej 22 titujsh kampionë irlandezë.

    Në fillim të shtatorit, dukej sikur ata mund ta mbronin titullin e tyre relativisht të qetë. Pasi derbi i tyre me Bohemians u zhvendos në tetor, Shamrock ishte në vendin e parë me pesë pikë epërsi dhe një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj St. Patrick’s dhe Bohemians. Një seri e dobët gjatë shtatorit e ndryshoi plotësisht pamjen, me të dy rivalët e qytetit që arritën të kapnin ritmin.

    Shamrock ka ende një ndeshje prapa dhe për këtë arsye do të ketë një shans për t’u shkëputur para të tjerëve. Më 8 tetor, ai luan në shtëpi kundër Droghedas së vendit të nëntë. Një barazim do ta çonte atë në 60 pikë dhe vendin e parë si lider, dhe një fitore në 62 pikë. Vetëm katër ditë më vonë, ata presin Bohemians në të njëjtin stadium.

    Pas derbit, Shamrock ka një ndeshje jashtë fushe kundër Galway United, i vendit të shtatë, një ndeshje në shtëpi kundër Sligo Rovers, i vendit të fundit, dhe një ndeshje jashtë fushe kundër Dundalk, i vendit të pestë, në raundin e fundit. Ndryshe nga Bohemians, ata nuk do të luajnë përsëri kundër St. Patrick’s, kështu që ndeshja me Bohemians është takimi i tyre i fundit direkt me një rival.

    Bohemianët bojkotojnë median për shkak të orarit

    Ndeshja Shamrock-Bohemians ka marrë më shumë rëndësi nga vendimi i ligës për orarin. Ndeshja e Shamrock kundër Drogheda ishte planifikuar fillimisht për të premten, më 9 tetor, por u shty një ditë më parë për shkak të mbulimit televiziv. Bohemians do të luajnë gjysmëfinalen e Kupës FAI kundër Waterford më 9 tetor, ndërsa derbi i madh është planifikuar për të hënën, më 12 tetor.

    Shamrock do të ketë kështu një ditë pushim shtesë para ndeshjes. Bohemians njoftuan pas fitores kundër Dundalk se nuk do të jepnin intervista për mediat dhe se do ta vazhdonin këtë protestë në ndeshjet e ardhshme. Klubi beson se data e derbit u ra dakord fillimisht me supozimin se të dyja ekipet do të kishin kohë të barabartë për t’u rikuperuar.

    St. Patrick’s ka qenë në pritje të titullit që nga viti 2013

    St. Patrick’s aktualisht janë të parët kryesisht falë diferencës së golave, dhe titulli i tyre i fundit kampion erdhi në vitin 2013. Ndryshe nga Bohemians dhe Shamrock, ata nuk kanë një ndeshje fundjavën e ardhshme për shkak të orarit dhe zhvendosjes së ndeshjes jashtë fushe në Derry City, kështu që katër ndeshjet e tyre të fundit në ligë do të luhen midis 16 dhe 30 tetorit.

    Së pari, ata presin në shtëpi Shelbourne të vendit të gjashtë, pastaj udhëtojnë drejt Derry City të vendit të katërt më 19 tetor dhe katër ditë më vonë drejt Galëay United të vendit të shtatë. Në ditën e fundit të kampionatit, Bohemians, të cilët mund të mbeten pretendentë të drejtpërdrejtë për titullin deri atëherë, vizitojnë Richmond Park.

    Shamrock po mbron kështu titullin që e ka fituar në pesë nga gjashtë sezonet e fundit, Bohemians e kanë pritur të tyren që nga viti 2009, dhe St. Patrick’s që nga viti 2013. St. Patrick’s dhe Bohemians kanë nga katër ndeshje për të luajtur secili, Shamrock pesë për shkak të një numri të madh ndeshjesh të prapambetura, dhe të tre klubet hyjnë në finale me saktësisht të njëjtat 59 pikë. /Telegrafi/

  • Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg

    Ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina, kosovari shmang 120 ditë burg

    Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale Gjermane në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina.

    Sipas njoftimit të Policisë Federale, gjatë kontrollit kufitar të kryer pas mbërritjes së avionit, zyrtarët konstatuan se ndaj shtetasit kosovar kishte dy urdhër-arreste të pazgjidhura, transmeton Telegrafi.

    Bëhet e ditur se urdhër-arrestet ishin lëshuar në lidhje me gjoba të papaguara të vendosura nga Gjykata e Qarkut në Münster për veprat penale të vjedhjes dhe detyrimit.

    31-vjeçari kishte mundësinë të shmangte vuajtjen e dënimit me burg duke paguar gjobën në shumën prej 1,800 eurosh.

    Sipas Policisë Federale, ai arriti ta paguante shumën e kërkuar dhe, për pasojë, shmangu një dënim me burg prej 120 ditësh.

    Pas përfundimit të procedurave, burri u lejua të vazhdonte qëndrimin e tij në Gjermani.

    Njoftimi është bërë publik nga Drejtoria Federale e Policisë Sankt Augustin, përmes Inspektoratit Federal të Policisë në Münster./Telegrafi/

  • Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Prishtinë

    Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Prishtinë

    Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i lindur më 23 mars 1951, nga Prishtina, i cili është raportuar i zhdukur.

    Sipas njoftimit, Mehmeti është larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026, me veturën e tij të markës Mercedes-Benz, me ngjyrë hiri dhe me targa 01-521-QN.

    Çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij mund të raportohet në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës në numrin 192.

    Qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e tij ftohen të kontaktojnë menjëherë autoritetet. /Telegrafi/