Category: Lajme

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

    Banorët e disa lagjeve dhe rrugëve në Pejë kanë mbetur pa ujë si pasojë e një avarie të madhe në rrjetin e ujësjellësit.

    Ndërprerja e furnizimit ka prekur “Kapeshnicën”, “Dardania I dhe II”, si dhe rrugët “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.

    Sipas KRU “Hidrodrini”, shkak i ndërprerjes është një defekt në gypin DN 450, i cili ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, pranë Urës së Re.

    Ekipet e terrenit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për sanimin e avarisë, ndërsa nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë pasdites.

    “Ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

    Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

    Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

    Prokurorët federalë në New York pritet të ngrenë akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, lidhur me torturimin e dyshuar të shtetasve amerikanë të mbajtur në burgjet venezueliane gjatë viteve të fundit.

    Sipas disa personave në dijeni të hetimit, çështja lidhet me ndalimin e paligjshëm të më shumë se 10 amerikanëve gjatë kohës kur Maduro drejtonte Venezuelën. Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që akuza të ngrihen edhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në keqtrajtimin dhe torturimin e shtetasve amerikanë.

    Qeveria amerikane dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar regjimin e Maduros se ka përdorur shtetasit amerikanë të ndaluar në Venezuelë si pengje politike.

    Disa prej tyre kanë folur publikisht për trajtimin që pretendojnë se kanë përjetuar gjatë burgimit. Matthew Heath dhe Osman Khan, të liruar në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve në tetor 2022, kanë deklaruar në një padi se iu nënshtruan zhytjes së detyruar në ujë, goditjeve elektrike dhe kërcënimeve për sulm seksual. Heath, veteran i Trupave të Marinës amerikane, kishte tentuar edhe vetëvrasjen gjatë kohës së ndalimit.

    Në mesin e amerikanëve të ndaluar ishin edhe të ashtuquajturit “CITGO 6”, gjashtë drejtues amerikanë të kompanisë së naftës Citgo, të cilët shkuan në Venezuelë në vitin 2017 dhe u mbajtën atje për gati pesë vjet.

    Tomeu Vadell, Alirio Jose Zambrano dhe Jose Luis Zambrano kanë deklaruar në paditë e ngritura kundër punëdhënësit të tyre, Citgo, se ishin torturuar gjatë periudhës së burgimit.

    Të gjithë ata ishin mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Kundërzbulimit Ushtarak (DGCIM). Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, kjo strukturë ishte “përgjegjëse për ndalime arbitrare, keqtrajtime dhe tortura ndaj kundërshtarëve politikë dhe familjarëve të tyre.”

    Raporti dokumentonte përdorimin e përsëritur të metodave të torturës në këtë institucion, përfshirë goditjet elektrike, rrahjet, dhunën seksuale, privimin nga uji dhe ushqimi, pozicionet stresuese të trupit dhe ekspozimin ndaj temperaturave ekstreme. Sipas raportit, këto metoda përdoreshin për marrjen e informacionit dhe rrëfimeve, frikësimin dhe ndëshkimin e të ndaluarve.

    Maduro dhe Cilia Flores u kapën gjatë një operacioni ushtarak amerikan në janar, në pallatin presidencial në Karakas. Ata janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave për komplot për narkoterrorizëm dhe akuzave të tjera, ndërsa aktualisht mbahen në New York pa mundësi lirimi me kusht.

    Flores pritet të paraqitet në gjykatë të enjten, ku avokati i saj do të kërkojë që ajo të kalojë në arrest shtëpie deri në fillimin e gjyqit.

    Ndërkohë, avokati i Maduros po kundërshton ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe pretendon se ish-presidenti duhet të gëzojë imunitet, pasi veprimet për të cilat akuzohet kanë ndodhur gjatë kohës që ai ishte në detyrë.

    Sipas prokurorisë, qeveria e Venezuelës nuk po pretendon imunitet në emër të Maduros.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

    Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

    Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

    Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

    Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

    Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

    The post Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi appeared first on Insajderi.

  • Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit

    Shiroka Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit

    Në Prekaz, presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha presidentja.

    Gjatë homazheve te varri i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

    “Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi presidentja Shiroka Pula.

    Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

    “Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

    Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

    Burimi: RTKLive

  • Aksident në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë dy automjete

    Aksident në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë dy automjete

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në lagjen te Komuna e Re në Prishtinë.

    Nga pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen të përfshira në aksident dy automjete, mes tyre edhe një veturë e taksisë.

    Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me aksidentin, përfshirë nëse ka persona të lënduar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ende përgjigje.

    Burimi: Dukagjini

  • Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

    Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

    Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

    Gazetari kroat Zoran Kusaovac ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, duke e vënë theksin te fakti se ajo është katolike në një vend me shumicë dërrmuese myslimane.

    Kusaovac ka theksuar se në Kosovë nuk është ngritur asnjë teori konspirative kundër Islamit, nuk është folur për ndonjë komplot të Vatikanit dhe as për një Perëndim që po tenton ta minojë fenë e shumicës.

    Ai më pas ka ngritur një pyetje duke e krahasuar situatën me Serbinë, e cila ka një shumicë të konsiderueshme të popullsisë ortodokse.

    “Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

    Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

    Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar pas rastit të fundit ku disa minatorë mbetën të bllokuar në thellësi të minierës, duke e cilësuar situatën si alarm serioz për sigurinë e punëtorëve.

    Përmes një postimi në Facebook, sindikata ka thënë se shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët emergjente dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve janë ngritur vazhdimisht.

    “Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!”, thuhet në reagimin e sindikatës.

    Sipas tyre, minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë në kushte ku një defekt teknik mund t’ua rrezikojë jetën.

    Sindikata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillohet një hetim i plotë dhe transparent për rastin, të përcaktohen përgjegjësitë dhe të bëhet një vlerësim urgjent i pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

    Po ashtu, është kërkuar që shteti të ndërmarrë investime urgjente për rritjen e sigurisë së minatorëve.

    “Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve. Institucionet duhet të veprojnë”, ka theksuar sindikata.

    Në reagim, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri, sipas tyre, duhet të jetë jeta dhe shëndeti i minatorëve.

    “Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim!”, përfundon reagimi.

    The post Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar! appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

    Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren në Leposaviq.

    Policia ishte informuar për rastin e më pas në vendngjarje gjeti armën, fishekë, pantallona ushtarake e të tjera.

    “Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pa banuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1-AK 47, 2-karikatorë të zbrazët të AK-47, 119-fishekë cal-7.62×39 mm, pantallona ushtarake, 1-kapelë dhe një termos ushtarak. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

    The post Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq appeared first on Insajderi.

  • Sindikata e Minatorëve të Trepçës kërkon investime urgjente nga shteti për sigurinë e minatorëve

    Sindikata e Minatorëve të Trepçës kërkon investime urgjente nga shteti për sigurinë e minatorëve

    Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë në minierë, pasi të mërkurën 63 minatorë mbetën për disa orë të bllokuar nëntokë si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike.

    Në një reagim, sindikata ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent të rastit, përcaktimin e përgjegjësive dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

    Sindikata ka thënë se vazhdimisht ka ngritur shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët e emergjencës, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve.

    “Minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën”, thuhet në reagim.

    Sindikata ka kërkuar investime urgjente nga shteti për sigurinë e minatorëve, duke theksuar se nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve.

    “Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri qëndron jeta dhe shëndeti i minatorit”, thuhet në reagim.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbi 30 mijë euro të padeklaruara gjenden në Bërnjak

    Mbi 30 mijë euro të padeklaruara gjenden në Bërnjak

    Mbi 30 mijë euro të padeklaruara gjenden në Bërnjak

    Mbi 30 mijë euro janë gjetur mbrëmë nga policia dhe zyrtarët e Doganës.

    Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Bërnjak.

    Mjetet monetare të padeklaruara ishin gjetur brenda një hapësire të improvizuar (bunker) në një veturë, e cila ishte ndaluar për kontroll.

    Rasti është marrë në trajtim nga Dogana, ku do të zhvillohen procedurat e mëtejshme lidhur me mosdeklarimin e mjeteve monetare.