Category: Lajme

  • BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon precedent të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike

    BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon precedent të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe sigurinë juridike

    Dje Gjykata Kushtetuese mori një vendim që krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për gjuhën shqipe dhe për sigurinë juridike në vend, thonë nga BDI.

    “Në vend që të shqyrtojë çështjen e publikimit të rregullores vetëm në gjuhën maqedonase në dritën e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për publikimin e akteve edhe në gjuhën shqipe, Gjykata e trajtoi çështjen përmes aspektit material të aktit.

    Por pikërisht këtu qëndron problemi: kushtetutshmëria nuk është vetëm përmbajtje. Është edhe procedurë, formë dhe respektim i rregullave kushtetuese për mënyrën se si krijohet dhe hyn në fuqi një akt.

    Vetë Gjykata Kushtetuese, në praktikën e saj, ka vlerësuar çështje të tilla, ndërsa dje u ngrit kundër vetës, duke shkel çdo normë.
    Prandaj pyetja është e pashmangshme:

    Nëse publikimi në kundërshtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore nuk është më çështje që mund të shqyrtohet si kushtetutshmëri dhe ligjshmëri formale, atëherë çfarë vlere kanë vetë rregullat kushtetuese për procedurën dhe publikimin e akteve?

    Dhe kjo nuk është pyetje vetëm për një rregullore.

    Është pyetje për gjuhën shqipe, për rendin juridik dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari.

    Sepse nëse një akt mund të publikohet vetëm në maqedonisht dhe kjo të mos ketë relevancë për kontrollin kushtetues, çfarë e garanton që nesër i njëjti standard të mos zbatohet edhe për akte të tjera?

    Dhe këtu duhet të kujtojmë diçka themelore: gjuha shqipe nuk është dekor kushtetues. Është pjesë e rendit kushtetues.
    Prandaj, ajo që ndodhi dje nuk duhet të normalizohet dhe as të relativizohet.

    Nuk është vetëm çështje e një rregulloreje. Është çështje se a vlejnë njësoj Kushtetuta, ligji dhe siguria juridike për të gjithë.
    Dhe për këtë arsye, kjo çështje nuk përfundon me vendimin e djeshëm”, thonë nga BDI./Telegrafi/

  • Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

    Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për një Perëndim që po minon fenë e shumicës.

    Ai tutje ka pyetur nëse dikush mund ta imagjinojë që një Serbi me popullatë mbi 80% ortodokse të zgjedh për president Shaip Kamberin apo Suljo Ugljaninin.

    “Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.

    The post Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman appeared first on Insajderi.

  • “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba

    Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku ka kujtuar këngëtarin përmes disa momenteve të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

    Në fotografitë e publikuara, Shpati shfaqet pranë të birit, ndërsa Selvija ka rrëfyer dhimbjen që ndien teksa sheh Roelin duke u rritur pa të atin.

    “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij… por nuk ndryshohet dot caktimi i të Madhit Allah!”, ka shkruar ajo.

    The post “Si do ndihej Shpati po ta shihte…”, Selvija rrëfen dhimbjen që i biri po rritet pa baba appeared first on Insajderi.

  • Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

    Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, teksa ka bërë të ditur se sot do ta takojë presidenten Justina Shiroka-Pula.

    “Kam takim në orën 11:00 te presidentja”, tha shkurt Kurti para gazetarëve, por nuk ka treguar se për çka do të bisedojnë me të presidenten Shiroka – Pula.

    Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës ka ngjallur shumë reagime nga ambasadat e akredituara në Prishtinë, por edhe nga Bashkimi Evropian.

    Burimi: Dukagjini

  • Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

    Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë

    Të tjera përplasje kanë ndodhur pranë Parlamentit. Qytetarët kanë hequr gardhin metalik, si dhe kanë hedhur tymuese.

    Euronews.al njofton se janë përdorur gjithashtu edhe mjete piroteknike dhe sërish hedhje të gazit lotsjellës.

    Kordoni ndarës me protestuesve dhe policisë tashmë është hequr duke e bërë më të vështirë për të menaxhuar situatën. Lidhur me këtë, Policia ka shtuar forcat e saj duke zëvendësuar gardhin me Forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së.

    Qytetarët vazhdojnë thirrjet e tyre për të përparuar drejt hyrjes së Parlamentit.

    E plotësuar: Tensione dhe përplasje janë shënuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet protesta e opozitës kundër Reformës Administrativo-Territoriale.

    Mes protestuesve ndodhet edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili është përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.

    Protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin e policisë që të çon të Parlamenti ndërsa efektivët e policisë u kanë kërkuar të lirojnë rrugën.

    Situata jashtë godinës së Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

    Në rendin e ditës së Kuvendit është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

  • SHBA-ja kërkon një "Evropë të fortë" - thotë Rubio

    SHBA-ja kërkon një “Evropë të fortë” – thotë Rubio

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të enjten se Uashingtoni dëshiron aleatë të fortë në Evropë, ndërsa po nisej drejt Portugalisë për etapën e fundit të një vizite katërditore në Evropë.

    “Ne duam që aleatët tanë të jenë të fortë. Sa më të fortë të jenë ata, aq më të fortë jemi ne kolektivisht… Ne duam një Evropë të fortë. Duam partnerë të fortë në Evropë”, u tha Rubio gazetarëve në aeroportin e Athinës.

    “Sa më të fortë të jenë anëtarët individualë të (NATO-s) – qoftë në aspektin shoqëror, ekonomik apo ushtarak – aq më e fortë është NATO-ja”, ka thënë më tej ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Rubio qëndroi në Greqi të mërkurën për bisedime mbi çështjet e energjisë, mbrojtjes dhe kulturës, si dhe njoftoi një marrëveshje të përbashkët për shkëmbimin e informacionit lidhur me trafikun e drogës dhe terrorizmin.

    Në një fjalim, pas bisedimeve me zyrtarët grekë, Sekretari amerikan i Shtetit theksoi fuqinë amerikane dhe i bëri thirrje Evropës të zgjohet nga “gjumë i saj i gjatë”.

    Ai paralajmëroi se qytetërimi perëndimor ndodhet tani “në një udhëkryq” midis “fuqisë kombëtare” dhe rënies.

    Rubio e nisi vizitën e tij në Evropë vonë të hënën në Islandë, për të nxitur një ndikim më të madh të SHBA-së në Arktik, pasi Uashingtoni kishte arritur një marrëveshje për Grenlandën.

    Të martën, ai tha se Islanda kishte shërbyer prej kohësh si “një pikë kyçe vëzhgimi për të monitoruar veprimtaritë e fshehta dhe për të penguar kundërshtarët tanë”.

    Administrata e Donald Trump ka kohë që u bën presion anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

    Në një samit në Hagë, në muajin qershor, anëtarët e aleancës u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së çdo vit për mbrojtjen deri në vitin 2035.

    “Ka shumë vende që kanë ndërmarrë hapa konkretë. Sinqerisht, edhe gjermanët po angazhohen dhe po bëjnë pjesën e tyre për t’u bërë më të fortë”, tha Rubio të enjten.

    “Mendoj se ka shenja pozitive në shumë vende të ndryshme ku po ndodh kjo gjë. Dhe natyrisht, ka vende që po hezitojnë, dhe e di që ato përballen me presion të madh të brendshëm. Por mendoj se kjo është në të mirën e të gjithëve”, nënvizoi Rubio. /Telegrafi/

  • Trepça deklarohet për ngujimin e 63 minatorëve: Ndodhi avari në trafo, nuk kishte pjesë rezervë për sanim

    Trepça deklarohet për ngujimin e 63 minatorëve: Ndodhi avari në trafo, nuk kishte pjesë rezervë për sanim

    Trepça deklarohet për ngujimin e 63 minatorëve: Ndodhi avari në trafo, nuk kishte pjesë rezervë për sanim

    Ndërmarrja “Trepça” ka dhënë detaje të reja lidhur me avarinë e mbrëmshme në Minierën me Flotacion në Stan Tërg, ku 63 minatorë u ndodhën brenda minierës pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të “Trepçës”, avaria ka ndodhur rreth orës 19:30 në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për minierën dhe Njësinë e Flotacionit.

    Në momentin e avarisë, në minierë ndodheshin 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe planifikonin ta përfundonin punën në orën 23:00.

    Pas ndërprerjes së energjisë, 54 minatorë kanë arritur të dalin në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente, ndërsa nëntë të tjerë kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    “Trepça” njofton se furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa nëntë minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe 20 minuta më vonë.

    “Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50. Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.

    Sipas ndërmarrjes, procesi i sanimit është vështirësuar për shkak të mungesës së pjesëve rezervë në magazinë, pasi ato aktualisht nuk janë në stok.

    “Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok. Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit. Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e sanimit të avarisë do të njoftoheni me kohë”, thotë ndërmarrja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trepça deklarohet për ngujimin e 63 minatorëve: Ndodhi avari në trafo, nuk kishte pjesë rezervë për sanim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria qysh dje duhej të niste strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria qysh dje duhej të niste strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria qysh dje duhej të niste strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka kritikuar Qeverinë për, siç thotë ai, mungesën e veprimeve konkrete në mbrojtje të çlirimtarëve.

    Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, në një situatë normale, do të duhej që qysh dje të niste punën për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e çlirimtarëve, transmeton Klankosova.tv.

    “Për gjashtë vite nuk ndërmori asnjë hap konkret dhe unë nuk besoj që do të ndërmarrë ndonjë as tani, pa presionin e protestave popullore”, ka shkruar Rrahmani.

    Ai ka shtuar se nuk pret veprime konkrete nga kryeministri pa presion qytetar, duke e krahasuar situatën me procesin që kishte paraprirë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Përveç deklaratave populiste, nuk pres veprime konkrete prej tij pa protesta, ashtu siç ndodhi edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara!”, ka deklaruar Rrahmani.

    Ai ka bërë thirrje për protesta, duke e përmbledhur qëndrimin e tij me mesazhin “Veç sheshi është zgjidhja”.

  • Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të Pejës

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të Pejës

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të Pejës

    Një avari e madhe në gypin DN 450 ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Pejës.

    KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se defekti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, pranë Urës së Re.

    Si pasojë e avarisë, furnizimi me ujë është ndërprerë në “Kapeshnicë”, “Dardania I dhe II”, si dhe në disa rrugë, përfshirë “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.

    “Ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Gjendet trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një francezi në Shqipëri

    Gjendet trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një francezi në Shqipëri

    Gjendet trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një francezi në Shqipëri

    Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në zonën e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, pjesë e Njësisë Administrative Mamurras.

    Sipas Policisë, nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç, transmeton Klankosova.tv.

    61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

    Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.