
Burimi: Sinjali

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton është përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e tij, si dhe me përpjekje për të penguar rrjedhën e drejtësisë.
Në deklarimin e saj, Trendafilova ka theksuar se këto përpjekje kanë çuar edhe në dënime dhe pranime të fajësisë për frikësimin e dëshmitarëve në proceset gjyqësore para Dhomave të Specializuara.
Ajo ka rikujtuar se ky institucion gjyqësor e ka mandatin të përcaktuar nga Shkëmbimi i Letrave, Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Që nga themelimi, Dhomat e Specializuara janë përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e tyre. Po ashtu, ka pasur përpjekje për të penguar rrjedhën e drejtësisë. Këto përpjekje kanë çuar në dënime dhe pranime të fajësisë për frikësimin e dëshmitarëve para Gjykatës. Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar nga Shkëmbimi i Letrave, Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykata është e përqendruar në garantimin e procedurave penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje të fuqishme për dëshmitarët dhe viktimat. Përkundër dezinformatave që vazhdojnë të përhapen lidhur me Gjykatën, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat e të akuzuarve për një gjykim të drejtë, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”, thuhet në deklarim.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara ka vënë në dukje se vendimet gjyqësore mund të kundërshtohen përmes procedurave të ankimit, përfshirë panelet e Apelit, Panelin e Gjykatës Supreme dhe Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, në rastet kur të pandehurit pretendojnë se u janë shkelur të drejtat.
“Mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore bëhet përmes procedurave të ankimit, përfshirë panelet e Apelit të DhSK-së dhe Panelin e Gjykatës Supreme. Të pandehurit mund t’i drejtohen gjithashtu Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se u janë shkelur të drejtat. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër vendimesh, kanë pasur sukses. Ndërsa kritika ndaj vendimeve gjyqësore është legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që askush të mos diktojë mënyrën se si gjyqtarët e interpretojnë dhe e zbatojnë ligjin. Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa u ndikuar nga konsideratat politike, preferencat, ndikimet apo ndërhyrjet”, ka shtuar ajo.
Në përfundim, ajo ka ritheksuar përkushtimin e institucionit për respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe vazhdimin e punës në mënyrë të pavarur nga presionet e jashtme, duke kërkuar që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre në respektim të sundimit të ligjit.
“Dhomat e Specializuara mbeten të palëkundura në përkushtimin e tyre për të respektuar standardet më të larta ndërkombëtare dhe për të vazhduar punën që u është besuar, në mënyrë të pavarur nga çdo presion i jashtëm, me pritshmërinë që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, në mënyrë që të respektohet sundimi i ligjit”, ka theksuar ajo.
Deklarimi i Trendafilovës vjen pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, më 6 tetor, të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimet synojnë të kufizojnë juridiksionin e Gjykatës Speciale, të ndryshojnë periudhën kohore që mbulon, të përcaktojnë një dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim dhe të mundësojnë që personat e dënuar t’i mbajnë dënimet në institucionet korrektuese të Kosovës, si dhe të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Ligji parasheh gjithashtu transferimin në sistemin e rregullt gjyqësor të Kosovës të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri. Megjithatë, miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi nuk nënkupton vetvetiu anulimin e aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e personave të dënuar.
Burimi: Dukagjini

Megjithatë, vendimi ka nxitur reagime dhe komente ironike në Portugali, kryesisht për shkak të shumës së ulët të gjobës në raport me të ardhurat e jashtëzakonshme të yllit portugez.
Sipas një përllogaritjeje të publikuar nga gazeta “A Bola”, Ronaldos i nevojiten vetëm 36 sekonda në fushë për të fituar shumën e nevojshme për ta paguar gjobën, duke marrë parasysh pagën e tij te Al Nassr në Arabinë Saudite.
Shuma prej 255 eurosh përfaqëson vetëm 0,00012 për qind të të ardhurave të tij vjetore, çka e ka kthyer këtë ndëshkim në temë diskutimi në mediat portugeze.
Përveç gjobës financiare, sulmuesi 41-vjeçar është dënuar me një muaj pezullim. Megjithatë, sipas raportimit, ky afat përfundon para grumbullimit të ardhshëm të kombëtares, duke i lënë mundësinë të jetë sërish në dispozicion të përzgjedhësit Jorge Jesus.
Në Portugali, masa financiare ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë është komentuar me ironi, pasi për një futbollist me përfitimet e tij, pagesa e gjobës është praktikisht e papërfillshme.
Kështu, një ndëshkim që në letër synon të vendosë disiplinë në përfaqësuesen portugeze, është shndërruar në një tjetër temë debati për shkak të kontrastit të madh mes gjobës dhe pasurisë së Cristiano Ronaldos.
Burimi: RTKLive

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos përfundimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan, duke rikujtuar një premtim të tij të bërë në korrik të vitit 2023.
Në një postim në Facebook, Bajrami ka publikuar deklaratën e atëhershme të Kurtit, në të cilën ai kishte thënë se autostrada do të hapej brenda vitit 2023.
“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, kishte shkruar Kurti në korrik të vitit 2023.
Në atë postim, Kurti kishte bërë të ditur se mbi 70 për qind e punimeve kishin përfunduar, ndërsa kishte përmendur vizitat në tri llote të projektit, me gjatësi prej 4.8, 2.5 dhe 2.2 kilometrash. Ai kishte theksuar se segmenti prej 22.8 kilometrash do të shtrihej nga Banulla e Lipjanit deri në Bresalc të Gjilanit.
Bajrami ka theksuar se nga publikimi i këtij premtimi kanë kaluar tre vjet, dy muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, ende nuk është përfunduar.
“3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim i Albin Kurtit!
21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim.
Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk është përfunduar!
Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët.
Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje.
Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është
kontribut për të ardhmën e fëmijëve tanë.
Bëjeni!”, ka shkruar Bajrami.
Burimi: Dukagjini

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, sipas të cilit palët po përparojnë drejt një marrëveshjeje afatgjatë.
Bisedimet për kontratën e re të reprezentuesit anglez kanë nisur në mars të vitit 2026 dhe, sipas raportimeve të fundit, tashmë kanë hyrë në fazën vendimtare. Drejtuesit e klubit londinez synojnë ta mbajnë Rice në skuadër për shumë vite, duke e konsideruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të trajnerit Mikel Arteta.
“Arsenali po përparon shumë mirë në përpjekjet për ta mbajtur në klub për një kohë të gjatë një nga lojtarët kyç të skuadrës, Declan Rice. Marrëveshja mes Arsenalit dhe Rice për kontratën e re po i afrohet fazës përfundimtare”, ka deklaruar Romano.
Rice e nënshkroi kontratën e tij aktuale në korrik të vitit 2023, pasi u transferua nga West Ham United. Marrëveshja është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa klubi ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.
Megjithatë, Arsenali dëshiron të sigurojë të ardhmen e mesfushorit me kushte të reja dhe një marrëveshje afatgjatë. Sipas raportimeve, paga e tij aktuale prej rreth 240 mijë funtesh në javë pritet të rritet në afërsisht 350 mijë funte në javë, nëse arrihet marrëveshja e re.
Me këtë kontratë, Rice do të vazhdonte të ishte një prej figurave kryesore të projektit të Arsenalit, në një periudhë kur klubi po punon për të ruajtur bërthamën e skuadrës. Në muajt e fundit, marrëveshje të reja kanë nënshkruar edhe emra të rëndësishëm si Bukayo Saka dhe William Saliba.
Për Arsenalin, vazhdimi i bashkëpunimit me Rice do të ishte një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së stabilitetit dhe ambicieve për të luftuar për trofe në Angli dhe në arenën evropiane.
Burimi: RTKLive

“Nuk ka pasur asnjë ndërprerje të shkëmbimit të informacioneve”, deklaroi dje Rubio gjatë një vizite në Uzbekistan, duke kundërshtuar pretendimet e Zelensky për pezullimin e të dhënave që ndihmojnë në zbulimin e lëshimit të raketave ruse.
Ndërkohë, Rusia kreu sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës. Sipas autoriteteve ukrainase, në Kiev dhe zonat përreth u lëshuan 16 raketa balistike, ndërsa sulmet shkaktuan të paktën një të vrarë dhe tetë të plagosur.
Presidenti Zelensky deklaroi se sulmet ruse kishin goditur gjithashtu objektet energjetike dhe infrastrukturën në disa rajone, duke lënë të paktën 550 mijë familje pa energji elektrike.
Ai tha se Ukraina nuk kishte marrë paralajmërim paraprak nga partnerët për sulmet gjatë natës dhe paralajmëroi se dërgesat e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore po bllokoheshin.
Sulme të tjera u raportuan në qytetin e Krivij Rihut, ku humbën jetën të paktën dy persona dhe shtatë të tjerë u plagosën, si dhe në rajonin e Harkivit, ku një sulm rus me dronë vrau të paktën gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, sipas autoriteteve lokale.
Rubio tha se nuk mund të komentonte sulmet e fundit, por kritikoi deklaratat e presidentit ukrainas, duke theksuar se përparësi duhet t’i jepet përfundimit të luftës.
“Nuk e di nga i merr ai këto informacione apo pse u thotë gjëra të tilla medieve”, deklaroi Rubio, duke shtuar se përpjekjet duhet të përqendrohen te dhënia fund e konfliktit.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet ndaj Kievit dhe zonave përreth tij.
Burimi: RTKLive

Mbledhja pritet të nisë në orën 15:00 sipas kohës së New Yorkut, përkatësisht në orën 21:00 sipas kohës së Kosovës.
Në këtë takim, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, pritet të prezantojë raportin e fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026.
Burimi: RTKLive

Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca pësoi humbje 4-2 ndaj kampionëve në fuqi në ndeshjen e kaluar evropiane dhe tashmë kërkon një paraqitje më të mirë përballë ekipit grek. Pavarësisht formës së mirë në kampionatin anglez, City ka pranuar katër gola në dy ndeshjet e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër, AEK-u e nisi garën evropiane me fitore 1-0 ndaj LASK-ut, por më pas u mposht nga Shakhtar Donetsku. Përballja në Mançester paraqet një sfidë të vështirë për skuadrën greke, e cila do të synojë të befasojë vendasit.
Manchester City do të jetë pa Antoine Semenyon, i cili pritet të mungojë rreth tetë javë për shkak të një problemi në gju. Gjithashtu, Nico O’Reilly pritet të mos jetë në dispozicion për këtë takim për shkak të një lëndimi në shpinë.
Ndërkohë, AEK-u vjen në këtë përballje pas një jave pushimi dhe, sipas raportimeve, nuk ka probleme me lëndime në skuadër.
Statistikat para ndeshjes
Manchester City vjen në këtë takim pas fitores 3-2 ndaj Ipsëich Toënit në kampionatin anglez. Sipas të dhënave të raportuara, skuadra ka regjistruar shtatë fitore radhazi në Premier League.
Në formë të jashtëzakonshme është edhe Erling Haaland, i cili ka shënuar 12 gola në tetë paraqitjet e fundit me fanellën e Cityt dhe ka realizuar në tetë ndeshje radhazi.
Gjithashtu, Manchester City është i pamposhtur në katër përballjet e fundit në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave greke, me tri fitore dhe një barazim, pa pranuar asnjë gol.
Në anën tjetër, AEK-u ende nuk ka arritur të fitojë në udhëtim në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, ku ka regjistruar pesë barazime dhe 11 humbje.
Ndeshja Manchester City – AEK Athina zhvillohet sonte në stadiumin “Etihad”, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.
Formacionet e mundshme:
Manchester City: Donnarumma, Khusanov, Dias, Guehi, Gvardiol, Anderson, Bouaddi, Fernandez, Cherki, Doku, Foden.
AEK Athina: Brignoli, Rota, Moukoudi, Relvas, Pilios, Majer, Vitalis, Marin, Koita, Jovic, Zine.
Burimi: RTKLive