Blog

  • Messi kthehet në Spanjë

    Messi kthehet në Spanjë

    Messi kthehet në Spanjë

    Lionel Messi do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Spanjës për të pranuar çmimin “Princesha e Asturias”, teksa trajneri i Inter Miamit ka konfirmuar se llogarit në të për ndeshjen e radhës.

    Ceremonia do të mbahet më 22 tetor në Oviedo, pasi argjentinasi u shpall fitues i këtij çmimi në qershor.

    Trajneri Javier Mascherano u shpreh i lumtur që Messi do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për të dhe familjen e tij.

    Ai konfirmoi se ylli argjentinas do të rikthehet në kohë për përballjen ndaj New York Red Bulls, vetëm dy ditë pas ceremonisë.

  • Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, më 17 dhe 18 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, por temperaturat maksimale pritet të jenë më të larta.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 17°C.

    Sipas IHMK-së, era të dielën do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KEDS njofton për ndërprerjet e planifikuara të rrymës të shtunën

    KEDS njofton për ndërprerjet e planifikuara të rrymës të shtunën

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve.

    Prishtinë

    Nga TS 110/35/10[kV] Fushë Kosova do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Albana (kodi: 15100008) nga ora 09:30 deri në orën 14:00 Vendet: Mesbardhi i Madh, Mesbardhi, Bardhi i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSK. Arsyeja: Punime me projekt: shtrirja e kabllos për energjizimin e objektit dhe punimi i tokëzimeve mbrojtëse.

    1. Nga NS 110/10 [kV] Prishtina 3 do të ndërpritet: Dalja 10kV J06 Arbëria 2/1 (kodi: 12000037) nga ora 08:30 deri në orën 18:00 Vendet: Kons. e rr. Ahmet Krasniqi, AKEA, AS-PROJECT, Mini Max-Arben Krasniqi, Mentor Beqiri “MAB” SH.P.K., Feim Reka “REKA COMMERCE” sh.p.k., Bujar Berisha NSH “Vëllezërit Berisha”, Ridvan Pushkolli “Pushkolli SH.P.K.”, A & F CONSTRUCTION. Arsyeja: Konvertimi nga 10kV në 20 kV në Projektin P3- ARBERIA- FEEDER 2!

    Prizren

    Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet: Dalja 10 kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 09:00 deri në orën 17:00. Vendet: Fshatrat: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste: N.P.T. “Mulliri” Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk, Restoran Opoja Arsyeja: Ndërrimi i TS-ave, ndarësve, shkarkuesve, si dhe punë të tjera elektrike në kuadër të Lot 5.

    Ferizaj

    Nga TS Hani i Elezit 110/6 kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J01, drejtimi “Glloboçica”, me kod 42000002.

    Nga ora 09:30 deri në 10:30

    Lokacionet: Të Përndjekurve, Seçishtë, Rezhancë, Lagjja e Re, Krivenik, Gorancë, Glloboçicë dhe Fusha e Seçishtës.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Kaçaniku 35/10 kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J07, drejtimi “Bob”, me kod 40043002.

    Nga ora 11:30 deri në 12:30

    Lokacionet: Vëllezërit Çaka, Strazhë, Puset e Nikës, Laq, Kotlinë, Kaçanik, Ivajë, Gajre dhe Bob.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Ferizaj 1 110/35/10(20) kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J19, Rexhep Bislimi 2, me kod 40000055.

    Nga ora 13:30 deri në 14:30

    Lokacionet: Rruga Rexhep Bislimi, rruga Vezir Jashari, Shaban Vata, rruga Tirana, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, magjistralja Ferizaj–Prishtinë dhe rruga Ismet Jashari.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Nga TS Magurë 35/10(20) kV do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në daljen 10 kV J07, drejtimi “Drenica”, me kod 41048001.

    Nga ora 15:00 deri në 16:00

    Lokacionet: Shalë, Shale, Rrezja, Resinoc, Nekoc – Cenë Dugolli, Nekoc, Mirenë, Krojmir, Komoran, Komaran, Kishnarekë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme dhe Baicë.

    Arsyeja: Rregullimi i pajisjes TMRR.

    Mitrovicë

    Nga TS Vushtrria 2 110/10(20) [kV] Në daljen 10 kV Qytet e fshatra me kod 73000003 do të ndërpritet: TS 10/0.4 kV 73000003003-TS Kazerma Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Avni Rrustemi, Gjergj Kastrioti, Hajzer Jashari, Hakif Zejnullahu, Haxhi Zeka, Mihaliq, Rr. Edmond Hoxha, Rr. Emin Duraku, Rr. Faik Konica, Rr. Faruk Beqiri, Rr. Ganimete Tërbeshi, Rr. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Rr. Hakif Zejnullahu, Rr. Mursel Bllata, Rr. Qamil Zeqiri, Rr. Shemsi Ahmeti, Rr. Shotë Galica, Rr. Vëllezërit Frashëri Arsyeja: Kalimi i kabllove nga kthina në kthinë 10 kV

    Gjakovë

    Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 kV Cermjani (kodi: 80080012) nga ora 10:00 deri në orën 18:00 Vendet: Fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë Arsyeja: Punime në rrjet.

    Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet: Dalja 10 kV J 02 Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri në orën 18:00 Vendet: Fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq. Rruga Mark Malota (një pjesë). Arsyeja: Punime në rrjet.

    Burimi: RTKLive

  • Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje të mira në fanellën e Hoffenheimit, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit dhe të parin në garat kontinentale. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi që skuadra gjermane të shmangte humbjen, pasi u mposht 3:2 nga Beshiktashi në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Evropës.

    Asllani realizoi në minutën e 68-të, kur mori topin pranë zonës kundërshtare, bëri dy lëvizje të mira individuale dhe me një gjuajtje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

    Megjithatë, dy gola të shpejtë të shënuar më pas nga Oh Hyeon-Gyu i dhanë fitoren skuadrës turke, duke ia shkaktuar Hoffenheimit një tjetër disfatë.

    Kjo ishte humbja e radhës për skuadrën gjermane, e cila edhe në fundjavën e kaluar u mposht 3:2, në ndeshjen ndaj Hamburgut, ku Asllani kontribuoi me një asistim.

    Sulmuesi kosovar vjen në këtë përballje pas golit të shënuar edhe në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Austrisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1 në Prishtinë.

    Pas ndeshjes ndaj Beshiktashit, Asllani ka folur për vështirësitë e skuadrës, duke theksuar se mungesa e përqendrimit në momentet vendimtare po i kushton Hoffenheimit pikë të rëndësishme.

    “Është shumë e vështirë për ta pranuar këtë. E kemi menduar ndryshe. Donim t’i merrnim pikët e plota ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi mbrojtur mirë herë pas here, por nuk kishim përqendrimin e duhur në momentet vendimtare. Në sezonin e kaluar na kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë dhe të kemi vetëbesim. Duhet të mbrohemi mirë si ekip. Kemi periudha shumë të mira në çdo ndeshje, por duhet të jemi në lojë për 90 minuta. Besoj përfundimisht se duhet të shpërblehemi për përpjekjet për ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbachut”, theksoi Asllani për faqen zyrtare të klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Milani blindon talentin Alphadjo Cisse, gati kontrata e re

    Milani blindon talentin Alphadjo Cisse, gati kontrata e re

    Milani blindon talentin Alphadjo Cisse, gati kontrata e re

    Milani po përgatit rinovimin e kontratës me talentin Alphadjo Cisse, pas paraqitjeve mbresëlënëse të sulmuesit të ri në këtë fillim sezoni.

    Futbollisti i lindur në vitin 2006 ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje, përfshirë një tregolësh në Salzburg në Ligën e Evropës.

    Sipas Calciomercato, kuqezinjtë synojnë t’i ofrojnë një kontratë të re deri në fund të vitit 2026, me zgjatje edhe për një sezon dhe mundësi për një vit tjetër.

    Pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe rritja e ndjeshme e pagës, e cila fillimisht mund të arrijë në 1.2–1.3 milion euro në sezon, plus bonuse.

    Në vitet e ardhshme, të ardhurat e tij mund të rriten gradualisht deri në tre milionë euro në sezon.

  • Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj

    Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj

    Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj

    Kolonët izraelitë kanë sulmuar të premten disa fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, duke u vënë flakën automjeteve dhe ullishteve, si dhe duke rrahur banorë e një gazetare të huaj. Sulmet janë pjesë e valës së fundit të dhunës që synon të pengojë korrjen vjetore të ullinjve, e cila po zhvillohet gjatë këtij muaji.

    Zyrtarët lokalë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kanë raportuar sulme në të paktën tetë fshatra në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, ku ndodhet pjesa më e madhe e ullishteve. Për dhjetëra mijëra familje palestineze, të ardhurat nga kultivimi dhe korrja e ullinjve janë një burim i rëndësishëm jetese.

    Dhuna e kolonëve kundër palestinezëve është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti, veçanërisht ditëve të fundit, në prag të zgjedhjeve në Izrael, të planifikuara për 27 tetor.

    Në fshatin Abu Falah, kolonët sulmuan të premten banorët, ndërsa ushtria izraelite u pa duke bastisur zonën dhe duke hedhur gaz lotsjellës.

    Të paktën gjashtë palestinezë u plagosën gjatë sulmeve të së premtes. Në mesin e të lënduarve ishte edhe Heidi Levine, fotografe e gazetës “The Washington Post”, e cila u shtrua në spital pasi u rrah nga kolonët në Abu Falah.

    Levine është gazetarja e dytë që punon për një media ndërkombëtare dhe që sulmohet nga kolonët gjatë sezonit të sivjetmë të korrjes së ullinjve.

    Ndërkohë, ushtria izraelite deklaroi se forcat e sigurisë ishin dërguar në një zonë pranë Abu Falahut, pas raportimeve për një “konfrontim të dhunshëm”.

    Në një deklaratë tjetër, ushtria bëri të ditur se gazetarët e huaj ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe se një gazetare “ishte plagosur gjatë konfrontimit”.

    Ushtria izraelite shtoi se rrethanat e incidentit do të shqyrtohen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në gjithë Bregun Perëndimor, plagosen disa persona dhe një gazetare e huaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vetëm pesë ditë në post, Trumpi shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë

    Vetëm pesë ditë në post, Trumpi shkarkon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë

    Katie Zacharia është shkarkuar nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë pas më pak se një jave në detyrë, thanë të premten dy zyrtarë amerikanë, pas një fillimi të vështirë në rolin e zëdhënëses kryesore të presidentit Donald Trump.

    Sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Zacharia është shkarkuar dhe po largohet nga pozita. Gjatë ditëve të para në këtë detyrë, ajo u përball me pyetje lidhur me kualifikimet e saj juridike, si dhe me kritika për paraqitjen në konferencën për media dhe në intervista.

    Largimi i saj e lë Trumpin pa një nga zërat kryesorë të administratës për komunikim publik, pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Kjo periudhë konsiderohet e rëndësishme për presidentin, i cili synon të promovojë arritjet e administratës së tij dhe të ndihmojë republikanët të ruajnë kontrollin e Kongresit.

    Më herët të premten, Trump u tha gazetarëve se i kishte kërkuar Zacharias të rishqyrtonte nëse dëshironte të vazhdonte në këtë detyrë, pas mbulimit kritik nga mediat gjatë ditëve të para të saj në post.

    “Unë i thashë: Mendoj se do të ishte më mirë për ty të ishe e lumtur, dhe nuk jam i sigurt nëse mund të jesh ndonjëherë e lumtur në këtë punë. Asgjë në këtë punë nuk është e lehtë”, deklaroi Trump para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim gjatë fundjavës.

    Ai shtoi se i kishte thënë asaj të mendonte edhe një herë për vendimin dhe se synonte ta diskutonte përsëri këtë çështje me të.

    Zacharia e nisi punën të hënën, ndërsa konferencën e saj të parë për media në Shtëpinë e Bardhë e mbajti të martën.

    Ajo kishte thënë se ishte kontaktuar më 7 tetor për këtë pozitë dhe se i ishte ofruar posti për të pasuar Karoline Leavitt rreth një javë më parë.

    Gjatë paraqitjeve të saj të para, Zacharia u përball me pyetje rreth karrierës së saj profesionale dhe pretendimeve se kishte ushtruar profesionin e avokates pasi që Trump e kishte prezantuar gjithashtu si avokate.

    “Kam ushtruar të drejtën e transaksioneve ndërkombëtare, me të gjitha kualifikimet përkatëse”, deklaroi ajo në një përgjigje me email të mërkurën.

    Megjithatë, Reuters raportoi se nuk gjeti të dhëna që dëshmonin se Zacharia, e diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit Pepperdine, ishte e regjistruar si avokate ose anëtare e dhomës së avokatisë në ndonjë shtet amerikan apo në Distriktin e Kolumbisë.

    Në një intervistë për Fox News të enjten, Zacharia pranoi se nuk e kishte kaluar provimin e avokatisë. Në SHBA, të diplomuarit në fakultetet juridike nuk mund ta ushtrojnë ligjërisht profesionin e avokatit pa u pranuar fillimisht në dhomën përkatëse të avokatisë të një shteti.

    Zacharia dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment lidhur me largimin e saj nga detyra.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump e quan "hero" babanë që qëlloi sulmuesin e shkollës në Oregon

    Trump e quan “hero” babanë që qëlloi sulmuesin e shkollës në Oregon

    Trump e quan "hero" babanë që qëlloi sulmuesin e shkollës në Oregon

    Të shtënat në shkollën fillore “Silver Rail” në Bend, Oregon – ku humbën jetën pesë persona, përfshirë tre fëmijë, një mësues dhe vetë të dyshuarin – kanë shkaktuar një valë pikëllimi, por edhe vlerësime për burrin që ndërhyri.

    I dyshuari për sulmin është identifikuar si John Griffin, 16 vjeç, banor i Bendit. Këtë e raporton CBS News, partneri i BBC-së në ShBA, duke iu referuar burimeve nga forcat e rendit.

    Personi që ndërhyri për të ndaluar sulmin është identifikuar nga familja e tij si Kaylub Giamanco, një banor i kahershëm i Bendit, i cili ka dy vajza që shkojnë në shkollën fillore “Silver Rail”.

    Giamanco, i cili qëlloi për vdekje të dyshuarin pasi ky i fundit hyri në shkollë, u vlerësua nga Donald Trump si një “hero i madh”. Trump shtoi se, pa ndërhyrjen e tij, situata mund të kishte qenë “shumë më e rëndë”.

    Sipas BBC, ngjarja ka nxitur reagime nga të dyja palët në debatin mbi kontrollin e armëve. Organizatat që kërkojnë legjislacion më të rreptë kanë bërë thirrje për veprim, ndërsa grupet e tjera argumentojnë se masa të tilla nuk do të parandalojnë tragjedi të tjera. /Klankosova.tv

  • Frosinone mund Sassuolon në një superndeshje, Raimondo shkëlqen me het-trik!

    Frosinone mund Sassuolon në një superndeshje, Raimondo shkëlqen me het-trik!

    Frosinone mund Sassuolon në një superndeshje, Raimondo shkëlqen me het-trik!

    Frosinone ka nisur me spektakël xhiron e tetë të Serie A, duke mposhtur Sassuolon me rezultat 4-2 në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione. 

    Domenico Berardi barazoi rezultatin minutën e 15-të, pasi Giacomo Calò kishte shënuar për vendasit në minutën e nëntë. Antonio Raimondo më pas mori rolin e protagonistit, duke realizuar dy herë brenda katër minutash, në të 26-tën dhe të 30-tën.

    Kristian Thorstvedt ngushtoi rezultatin në 3-2 në minutën e 35-të, duke rikthyer shpresat e Sassuolos, por Raimondo vulosi fitoren e Frosinones në minutën e 57-të, duke kompletuar het-trikun e tij.

    Me këtë fitore, Frosinone konfirmon ambiciet e saj dhe merr tri pikë të rëndësishme, për pozitën e pestë, kurse Sassuolo është i 11-ti.

  • Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

    Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

    Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

    Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

    “Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, ka deklaruar Miller për revistën ushtarake “Stripes”.

    Deklarata e Millerit vjen pas marrjes së komandës së Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it nga ushtarët amerikanë të Regjimentit të Dytë të Kalorësisë dhe njësive mbështetëse të Divizionit të Parë të Këmbësorisë, me seli në Gjermani.

    Sipas një njoftimi të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ceremonia e ndërrimit të komandës u mbajt të hënën në kampin Bondsteel, në Kosovë.

    Trupat amerikane në detyrë aktive e morën komandën nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Ky ndryshim shënon rikthimin e ushtarëve amerikanë në detyrë aktive në udhëheqjen e kësaj komande, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2014.

    Ndërkaq, zëdhënësi i komandës, rreshteri i shtabit Hunter Tate, ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e udhëheqjes është marrë për shkak të “disponueshmërisë aktuale të forcave dhe nevojave të misionit”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali