Blog

  • Spiunazh përmes reklamave në internet, kompania izraelite dyshohet se gjurmoi miliona përdorues

    Një kompani izraelite e reklamimit digjital dyshohet se ka shfrytëzuar reklamat e zakonshme në internet për të gjurmuar miliona përdorues dhe për të mundësuar instalimin e programeve të spiunazhit në pajisjet e tyre, pa qenë nevoja që viktimat të klikonin ndonjë lidhje apo të shkarkonin dokumente.

    Zbulimi është bërë nga studiuesit e sigurisë kibernetike të Citizen Lab, pranë Universitetit të Torontos, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Confiant. Ata kanë identifikuar një sistem të sofistikuar mbikëqyrjeje të lidhur me kompaninë izraelite Discover-Tech, e cila dyshohet se ka shfrytëzuar infrastrukturën e reklamimit digjital për të gjurmuar përdorues dhe për të lehtësuar sulme kibernetike.

    Sipas gjetjeve të publikuara më 15 tetor, reklamat e lidhura me Discover-Tech janë shfaqur në më shumë se 120 mijë faqe interneti dhe 75 mijë aplikacione, duke krijuar mundësi për gjurmimin e një numri të madh përdoruesish në mbarë botën.

    Hetimi, për të cilin kanë raportuar edhe Politico dhe Reuters, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si infrastruktura globale e reklamave digjitale mund të shfrytëzohet për mbikëqyrje dhe spiunazh, përcjell Reporteri.net.

    Si funksiononte sistemi i spiunazhit përmes reklamave?

    Në pamje të parë, reklamat dukeshin krejtësisht të zakonshme, duke promovuar telefona, kufje dhe produkte të tjera elektronike. Megjithatë, pas tyre fshihej një mekanizëm që mundësonte identifikimin dhe gjurmimin e përdoruesve.

    Sipas studiuesve, në disa raste mjaftonte që reklama të shfaqej në ekranin e telefonit apo kompjuterit për të mbledhur informacione rreth përdoruesit.

    Discover-Tech përdorte një platformë të quajtur Controlium, përmes së cilës klientët mund të identifikonin përdoruesit, të analizonin pajisjet e tyre dhe të përcaktonin objektiva të mundshëm për sulme kibernetike.

    Kur një person përzgjidhej si objektiv, sistemi mund të përdorej për të dërguar programe spiunazhi përmes reklamave. Kjo teknikë njihet si “zero-click”, pasi nuk kërkon që viktima të ndërmarrë ndonjë veprim.

    Ndryshe nga sulmet tradicionale, ku përdoruesi duhet të klikojë në një lidhje të dyshimtë apo të shkarkojë një skedar të infektuar, në këtë rast komprometimi mund të ndodhë në mënyrë të fshehtë gjatë ngarkimit të reklamës.

    Megjithatë, studiuesit nuk kanë konstatuar se çdo person që ka parë reklamat është infektuar. Gjurmimi masiv i përdoruesve dhe instalimi i programeve të spiunazhit përfaqësojnë dy nivele të ndryshme të aktivitetit të identifikuar.

    45 kompjuterë të Al Jazeera-s u komprometuan me programin Candiru

    Një nga zbulimet më shqetësuese të hetimit lidhet me televizionin ndërkombëtar Al Jazeera.

    Citizen Lab ka konfirmuar se 45 kompjuterë me sistemin operativ Windows, të lidhur me këtë organizatë mediatike, janë komprometuar me programin e spiunazhit Candiru gjatë viteve 2024 dhe 2025.

    Sipas analizës së të dhënave të rrjetit të televizionit, infektimi është realizuar përmes reklamave të shpërndara nga Discover-Tech.

    Candiru është një kompani izraelite e teknologjisë së mbikëqyrjes, e cila në vitin 2021 u vendos në listën e zezë të Departamentit amerikan të Tregtisë.

    Autoritetet amerikane e kishin lidhur teknologjinë e saj me sulme ndaj zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve, aktivistëve dhe akademikëve.

    Programet e këtij lloji mundësojnë qasje në informacione private, përfshirë mesazhe, fotografi, email-e dhe komunikime të tjera, varësisht nga pajisja dhe niveli i komprometimit.

    Reklamat u shfaqën edhe në rrjete të NATO-s dhe institucioneve ndërkombëtare

    Hetimi ka zbuluar se reklamat e lidhura me Discover-Tech janë shfaqur edhe në rrjete të përdorura nga institucione me rëndësi të veçantë ndërkombëtare.

    Sipas studiuesve, në mesin e tyre janë rrjete të lidhura me NATO-n, Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Komisionin Evropian, Pentagonin dhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

    Reklamat janë identifikuar gjithashtu në rrjete të lidhura me disa qeveri kombëtare dhe kompani të mëdha të teknologjisë.

    Megjithatë, prania e reklamave në këto rrjete nuk dëshmon se institucionet përkatëse janë hakuar. Gjetjet tregojnë se infrastruktura e reklamimit ka krijuar mundësi për identifikimin dhe gjurmimin e përdoruesve edhe në mjedise me ndjeshmëri të lartë.

    Discover-Tech shpërndante të paktën 10 milionë reklama në ditë

    Sipas Jerome Dangu, bashkëthemelues i kompanisë Confiant, Discover-Tech shpërndante të paktën 10 milionë reklama në ditë në mbarë botën.

    Ai vlerëson se qindra miliona njerëz mund të jenë ekspozuar ndaj reklamave të kompanisë.

    Studiuesit kanë identifikuar aktivitet të lidhur me këtë sistem në vende të ndryshme, përfshirë Jemenin, Brazilin, Meksikën dhe Çekinë.

    Një nga shqetësimet kryesore lidhet me mënyrën se si funksionon tregu i reklamimit digjital. Ai mbështetet në shkëmbimin e të dhënave mes shumë kompanive, shpesh brenda një fraksioni të sekondës, duke krijuar mundësi që informacionet e përdoruesve të shfrytëzohen për qëllime përtej reklamimit tradicional.

    Google ndërpret bashkëpunimin me kompaninë izraelite

    Pas publikimit të gjetjeve, disa kompani dhe organizata të mëdha kanë ndërmarrë masa ndaj Discover-Tech.

    Google ka konfirmuar se e ka përjashtuar kompaninë nga platformat e saj të reklamimit për shkak të shkeljeve sistematike të politikave të saj.

    Edhe kompania Beeswax, pjesë e Comcast, ka ndërprerë qasjen e Discover-Tech në platformën e saj.

    Ndërkohë, IAB Europe, organizatë e industrisë evropiane të reklamimit digjital, ka pezulluar statusin e kompanisë në listën e shitësve të miratuar.

    Sipas raportimeve të Reuters, përpjekjet për të marrë komente nga drejtuesit e Discover-Tech dhe pronarët e Candiru nuk kanë marrë përgjigje.

    Studiuesit paralajmërojnë për rreziqet ndaj privatësisë

    Ekspertët e Citizen Lab vlerësojnë se rasti nxjerr në pah një rrezik serioz për sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve të internetit.

    Infrastruktura e reklamave digjitale, e krijuar për t’i ndihmuar bizneset të arrijnë konsumatorët, mund të shfrytëzohet edhe për identifikimin, gjurmimin dhe sulmin ndaj individëve të caktuar.

    Rreziku është veçanërisht shqetësues për gazetarët, aktivistët, zyrtarët shtetërorë dhe personat që trajtojnë informacione të ndjeshme.

    Studiuesit u kanë bërë thirrje autoriteteve rregullatore dhe institucioneve të sigurisë kibernetike që të hetojnë mënyrën se si funksionon tregu i reklamave digjitale dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar keqpërdorime të ngjashme.

    Rasti tregon se kërcënimet kibernetike nuk kufizohen vetëm te lidhjet e dyshimta apo dokumentet e infektuara. Në raste të caktuara, edhe një reklamë që shfaqet automatikisht gjatë shfletimit të internetit mund të shndërrohet në mjet për mbikëqyrje dhe sulme të synuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Spiunazh përmes reklamave në internet, kompania izraelite dyshohet se gjurmoi miliona përdorues appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

    Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

    Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

    Ka ndërruar jetë avokati Sheremet Ademi, kryetari i parë dhe një nga themeluesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të Personave të Zhdukur të Kosovës.

    Lajmi është bërë i ditur nga udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili përmes një shkrimi prekës ka përkujtuar kontributin e tij jetësor.

    Ademi, i cili gjatë luftës kishte të zhdukur vëllain dhe dy nipër, e njihte nga afër peshën e rëndë të mungesës dhe pritjes.

    Këtë dhimbje personale ai e shndërroi në një mision për t’u qëndruar pranë familjeve të tjera, duke u bërë një ndër zërat më të fuqishëm e të palodhur në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë pas luftës në Kosovë.

    Në mesazhin e tij, Kushtrim Gara ka theksuar se pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, vullneti dhe përkushtimi i Sheremet Ademit nuk u shuan kurrë.

    Përkushtimi, qëndresa dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë si një udhërrëfyes dhe borxh i pashlyeshëm mirënjohjeje për shoqërinë dhe institucionet.

  • Tottenhami kërkon 75 milionë funte për Pedro Porron

    Tottenhami kërkon 75 milionë funte për Pedro Porron

    Tottenhami kërkon 75 milionë funte për Pedro Porron

    Tottenham Hotpsurs do të kërkojë 75 milionë funte për të shqyrtuar shitjen e mbrojtësit të djathtë, Pedro Porro, i cili ka zgjuar interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit.

    Sipas TEAMtalk, klubi londinez nuk dëshiron të ndahet nga futbollisti spanjoll dhe synon ta mbajë në skuadër.

    Kontrata e re pesëvjeçare e Porros e vendos Tottenhamin në një pozitë të favorshme negociuese, duke ua vështirësuar gjigantëve spanjollë transferimin e tij.

  • Sulmet e huthëve në Arabinë Saudite, ambasada e Kosovës me apel për shtetasit kosovarë: Qëndroni në ambiente të mbyllura

    Sulmet e huthëve në Arabinë Saudite, ambasada e Kosovës me apel për shtetasit kosovarë: Qëndroni në ambiente të mbyllura

    Sulmet e huthëve në Arabinë Saudite, ambasada e Kosovës me apel për shtetasit kosovarë: Qëndroni në ambiente të mbyllura

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve saudite dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, në kuadër të zhvillimeve të situatës aktuale në vend dhe rajon.

    Në njoftimin e saj, Ambasada këshillon qytetarët që, kur kjo rekomandohet nga autoritetet kompetente, të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të përcjellin me vëmendje udhëzimet dhe njoftimet zyrtare të institucioneve të Arabisë Saudite.

    Njëkohësisht, shtetasit kosovarë këshillohen të mos u drejtohen aeroporteve pa e verifikuar paraprakisht statusin e fluturimeve me kompanitë përkatëse ajrore, duke pasur parasysh ndërprerjet dhe pezullimet e shpeshta të operimeve ajrore.

    Sa u përket udhëtimeve drejt aeroporteve në shtetet fqinje, Ambasada thekson se ato duhet të ndërmerren vetëm në raste të domosdoshme, pas vlerësimit të kushteve dhe mundësive të udhëtimit.

    Ambasada ka bërë të ditur se, sipas informatave që disponon, shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në Arabinë Saudite janë mirë me shëndet.

    Institucioni diplomatik njofton se po i përcjell me vëmendje zhvillimet dhe mbetet i përkushtuar për t’i informuar qytetarët për çdo zhvillim me rëndësi që lidhet me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

    Në fund, Ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në rajon që të ruajnë qetësinë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mbështeten vetëm në burime zyrtare të informacionit.

    Kontaktet emergjente të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite:

    Numri emergjent mobil: 0537508835

    WhatsApp: +9660537508835

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sulmet e huthëve në Arabinë Saudite, ambasada e Kosovës me apel për shtetasit kosovarë: Qëndroni në ambiente të mbyllura appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Spanja dënohet nga FIFA për thirrjet islamofobe, federata do ta apelojë vendimin

    Spanja dënohet nga FIFA për thirrjet islamofobe, federata do ta apelojë vendimin

    FIFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Spanjës me afro 20 mijë euro dhe ka vendosur që një pjesë e stadiumit të mbetet e mbyllur për ndeshjen e ardhshme të kombëtares spanjolle.

    Incidentet kanë ndodhur në stadiumin “RCDE” në Barcelonë, ku luan Espanyoli. Disa tifozë janë dëgjuar duke brohoritur “nëse nuk kërcen, je mysliman”, fillimisht në minutën e dhjetë të pjesës së parë dhe më pas edhe gjatë pjesës së dytë.

    Pas përsëritjes së thirrjeve, në ekranin e madh të stadiumit është shfaqur një mesazh që u kërkonte tifozëve të shmangnin sjelljet diskriminuese.

    Futbollisti spanjoll Lamine Yamal, i cili është mysliman, i ka dënuar ashpër këto thirrje, duke i cilësuar si mungesë respekti dhe të patolerueshme. Ai i ka quajtur personat përgjegjës për to injorantë dhe racistë.

    Pas incidentit, policia spanjolle ka nisur hetimet, ndërsa FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj federatës së këtij vendi.

    Federata spanjolle ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s, duke argumentuar se rasti duhej të shqyrtohej sipas nenit 17 të rregullores, që lidhet me mesazhet politike, ideologjike, fetare ose fyese, dhe jo sipas nenit 15, që trajton diskriminimin dhe abuzimin racor. Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka refuzuar këtë argument.

    Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Spanjës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), autoritetit më të lartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive.

    Një zyrtar i lartë i federatës spanjolle ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se institucioni ka reaguar menjëherë pas njoftimit për incidentet dhe ka ndërmarrë masa për të parandaluar përsëritjen e tyre.

    Sipas tij, federata ka vepruar për të siguruar që tifozët e pranishëm në stadium të mos pajtoheshin me sjellje të tilla, ndërsa i ka cilësuar sanksionet si të rënda.

    Miqësorja mes Spanjës dhe Egjiptit, e zhvilluar si pjesë e përgatitjeve për Kupën e Botës, ka përfunduar pa gola, 0:0.

    Nëse vendimi mbetet në fuqi, 15 për qind e ulëseve të stadiumit do të jenë të mbyllura për publikun e zakonshëm. Megjithatë, ato mund të shfrytëzohen nga familjarë, studentë dhe anëtarë të organizatave që luftojnë diskriminimin.

    Burimi: RTKLive

  • Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

    Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë takimit është diskutuar për sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të radhës që synojnë avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik dhe shumëvjeçar ndërmjet dy vendeve edhe në rrafshin ekonomik, përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset kosovare dhe britanike. 

    Burimi: RTKLive

  • Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi

    Rita Ora tërhoqi sërish vëmendjen teksa mbështeti bashkëshortin e saj Taika Waititi në premierën e filmit të tij të ri “Klara And The Sun” të enjten, shkruan Daily Mail.

    Këngëtarja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Londër BFI e veshur me një fustan të zi tërheqës me dantella dhe një zbukurim të madh në kokë, trasnmeton Sinjali.

    Rita tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj argëtuese, e cila përfshinte fustanin e saj transparent me dantella, një fund të fryrë dhe një bluzë me gjemba që përputhej.

    Krahas pozimit me bashkëshortin e saj krenar, asaj iu bashkuan edhe yjet e filmit Jenna Ortega dhe Amy Adams .

    Dalja e Ritës ishte e para e saj që kur u zbulua se po paditet nga ish-menaxheri i saj për 3.2 milionë paund për pretendimet se ajo nuk i ka dhënë një përqindje të të ardhurave të saj.

    Rita kohët e fundit dha një paralajmërim për muzikën e ardhshme kur ndau një foto nga një studio regjistrimi ndërsa punonte në albumin e saj të ri. 

    Gjithashtu, ndërsa punon në albumin e saj të katërt në studio, i cili është planifikuar të publikohet në vitin 2027, Rita pritet të shfaqet edhe në disa projekte filmike.

    Ajo është e përfshirë në filmin “Muaji i Mjaltit me Harryn” të Amazon MGM së bashku me Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon.

    Rita është gjithashtu në filmin e ardhshëm të Amazon MGM Voltron, si dhe kthehet në universin e Disney Descendants në filmin e ardhshëm Descendants: Wicked Wonderland, pas rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në Descendants: The Rise of Red.

    Ajo po ndërton gjithashtu në mënyrë aktive TYPEBEA, kompaninë e kujdesit për flokët që e themeloi bashkë me Anna Lahey.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rita Ora “rrëmben” vëmendjen në premierën e filmit të bashkëshortit Taika Waititi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

    Fluturoi nga Norvegjia për të kryer një vrasje në Britani, dënohet me 20 vjet burg

    Një 19-vjeçar nga Norvegjia është dënuar me 20 vjet burgim në Britani, pasi kishte udhëtuar drejt vendit për të kryer një vrasje, pas rekrutimit në internet nga një grup suedez i krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka lidhje me Iranin.

    Prokurorët britanikë thanë se Johannes Natland ishte rekrutuar nga rrjeti kriminal “Foxtrot”, i cili dyshohet se paguan të rinj për të kryer akte dhune në emër të klientëve. Sipas autoriteteve britanike, grupi ka lidhje me regjimin iranian.

    Sipas prokurorëve, Natland nuk e kishte zbuluar identitetin e personit që kishte pranuar ta vriste në këmbim të një pagese prej rreth 28 mijë e 600 dollarësh.

    Rrjeti “Foxtrot” është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për lidhjet e tij të dyshuara me qeverinë iraniane, raporton Reuters.

    Rasti i Natlandit është një nga disa raste të viteve të fundit në Britani, ku të rinj janë gjykuar për vepra të rënda kriminale, pasi dyshohet se janë rekrutuar përmes internetit.

    Autoritetet britanike kanë paralajmëruar se disa prej këtyre të rinjve mund të kenë vepruar pa e kuptuar se po shërbenin si përfaqësues të interesave të shteteve të huaja, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

    Sipas pretendimeve të Britanisë dhe SHBA-së, rrjeti “Foxtrot” dyshohet se qëndron pas disa vrasjeve në Evropë dhe sulmeve ndaj objektivave izraelite dhe hebraike në emër të Iranit. Teherani i ka mohuar këto akuza.

    Burimi: Dukagjini

  • Putini thotë se Rusia po krijon një "zonë sigurie" të panegociueshme në Ukrainë

    Putini thotë se Rusia po krijon një “zonë sigurie” të panegociueshme në Ukrainë

    Putini thotë se Rusia po krijon një "zonë sigurie" të panegociueshme në Ukrainë

    Rusia po krijon një “zonë sigurie” brenda Ukrainës, përgjatë kufirit të tyre, e cila nuk do të jetë objekt negocimi në asnjë bisedim të ardhshëm me Kievin, deklaroi të premten presidenti Vladimir Putin.

    Putin, i veshur me uniformë ushtarake dhe duke folur gjatë një vizite në një postë komandimi, tha se operacioni ishte një përgjigje ndaj “inkursionit” të Ukrainës në rajonin perëndimor rus të Kurskut, gjatë viteve 2024-2025, transmeton Klankosova.tv.

    “Forcave të armatosura ruse iu dha detyra jo vetëm të dëbonin armikun nga toka jonë, por edhe të krijonin një zonë sigurie në territorin fqinj. Ky mision po përmbushet me sukses”, tha ai në një deklaratë të transmetuar në televizion.

    “Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë absolute të rajoneve kufitare të Rusisë për të ardhmen, dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë çështje pjesë të negociatave të mundshme të paqes me Ukrainën”.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se zona e planifikuar e sigurisë shtrihet në një gjatësi prej 660 km, nga e cila 70% aktualisht ndodhet nën kontrollin e Rusisë, sipas Reuters. /Klankosova.tv

  • Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Në premierën e filmit të bashkëshortit, Rita Ora në qendër të vëmendjes

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë në qendër të vëmendjes në premierën e filmit “Klara and the Sun”, ku u shfaq për të mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

    Sipas DailyMail, këngëtarja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuqe të Festivalit të Filmit BFI në Londër, e veshur me një fustan të veçantë dantelle të zezë dhe me një aksesor të madh në kokë.

    Rita tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj plot gjallëri, e cila përfshinte një fustan dantelle transparente me fund të gjerë e voluminoz, si dhe një aksesor koke në të njëjtin stil, të zbukuruar me elemente që ngjanin si gjemba.

    Në filmin fantastiko-shkencor “Klara and the Sun”, Jenna Ortega interpreton personazhin kryesor, Klarën, një vajzë robotike të krijuar për t’u ofruar shoqëri njerëzve dhe për të luftuar vetminë.

    Historia zhvillohet në një të ardhme alternative, ku përparimet në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella shoqërore dhe izolim mes njerëzve.

    Rita së fundmi ka paralajmëruar muzikë të re, duke publikuar një fotografi nga studioja e incizimit, ku po punon për albumin e saj të ri.

    Përveç punës në albumin e katërt në studio, publikimi i të cilit është planifikuar për vitin 2027, Rita pritet të shfaqet edhe në disa projekte filmike.

    Ajo është pjesë e filmit “Honeymoon with Harry”, të realizuar nga Amazon MGM, ku do të luajë krahas Jake Gyllenhaal, Kevin Costner dhe Sarah Pidgeon.

    Rita do të shfaqet edhe në filmin e ardhshëm të Amazon MGM, “Voltron”, si dhe do të rikthehet në universin e “Descendants” të Disney-t, përmes filmit “Descendants: Wicked Wonderland”. Kjo vjen pas rolit të saj si Mbretëresha e Zemrave në filmin “Descendants: The Rise of Red”.

    Ndërkohë, ajo po punon aktivisht edhe për zhvillimin e kompanisë së produkteve për kujdesin e flokëve TYPEBEA, të cilën e ka bashkëthemeluar me Anna Lahey.