Blog

  • Abdixhiku konfirmon se LDK-ja do të marrë pjesë në Grupin Punues për Apelin në Hagë

    Abdixhiku konfirmon se LDK-ja do të marrë pjesë në Grupin Punues për Apelin në Hagë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për çështjen e Gjykatës Speciale.

    Abdixhiku tha se i ka kërkuar shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së që përfaqësues i kësaj partie në grup të jetë deputeti Kujtim Shala. Në rast se Shala nuk mund të marrë pjesë, sipas tij, LDK-ja do të përfaqësohet nga Jehona Lushaku-Sadriu.

    “Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik Kujtim Shalën. Nëse akademik Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do të jetë vetë Jehona Lushaku-Sadriu”, tha Abdixhiku.

    Ai shtoi se LDK-ja e mirëpret çdo përpjekje të përbashkët kombëtare, por paralajmëroi se iniciativa të tilla nuk duhet të paraqiten si zgjidhje nëse nuk kanë efekt juridik.

    Burimi: Dukagjini

  • Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen e LDK-së në Grupin Punues për Specialen

    Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen e LDK-së në Grupin Punues për Specialen

    Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen e LDK-së në Grupin Punues për Specialen

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë pjesë e Grupit Punues të formuar për Gjykatën Speciale, ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

    Ai bëri të ditur se për përfaqësimin e LDK-së në këtë grup ka propozuar deputetin Kujtim Shala, ndërsa në rast se ai nuk mund të marrë pjesë, përfaqësimin do ta marrë përsipër shefja e grupit parlamentar, Jehona Lushaku Sadriu.

    “Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozoj akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Abdixhiku konfirmon pjesëmarrjen e LDK-së në Grupin Punues për Specialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident në Pogradec, humbet jetën 26-vjeçari

    Aksident në Pogradec, humbet jetën 26-vjeçari

    Aksident në Pogradec, humbet jetën 26-vjeçari

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Pogradec, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Starovë.

    Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend një 26 vjeçar. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, shkruan A2CNN, trasnmeton klankosova.tv.

    Personi që ka ndërruar jetë është Valentino Maxhari.

  • Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli ka kërkuar burgim të përjetshëm për Valon Aliun, vrasësin e të bijës së saj.

    Në emisionin “Kosova Today”, zonja Milihate foli edhe për nipin e saj, djalin e Eronës, transmeton Klankosova.tv.

    “Nipi është shumë mirë, po rritet çdo ditë e më shumë”,  u shpreh ajo për Klan Kosova.

    Sa i përket betejës ligjore për vajzën e saj, zonja Milihate tha se do të luftojë deri në frymën e fundit.

    “Nuk do ta lë që zëri i saj të shuhet. Do të jetë një zë përmes nënës së saj”, u shpreh ajo.

    21-vjeçarja u vra më 12 prill të vitit 2024 nga dora e ish-bashkëshortit, derisa i plagosur mbeti edhe vëllai i mitur i të ndjerës.

    Nga ana tjetër, Valon Aliu është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa familja kërkon burgim të përjetshëm.

  • Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, në shkallën e dytë të apelit në Hagë.

    Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka caktuar emrin e deputetit që do të jetë pjesë e këtij grupi, por ka shtuar se do të jetë dikush që ka përvojë.

    “Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e ka marrë vendimin për themelimin e grupit punues. Natyrisht, deputeti i deleguar nga ne do të jetë në nivel të detyrës, por nuk e kemi vendosur ende emrin. Besoj që më së largu në fillim të javës së ardhshme do të kryhet procesi i emrave”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se është e rëndësishme që ky grup do të udhëhiqet nga kryediplomati Glauk Konjufca, dhe ka shtuar se beson se anëtarët do të kenë harmoni të plotë.

    “Pastaj është shumë e rëndësishme që do të jetë një grup shumë dimensional dhe nuk kam asnjë dyshim që do të ketë një pajtueshmëri të plotë të anëtarëve tyë grupit punues”, ka deklaruar ajo. /Klankosova.tv

  • Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

    Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

    Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për Gjykatën Speciale.

    Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të marrë pjesë deputeti, Kujtim Shala.

    “Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozoj akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, tha ai.

  • Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Policia shqiptare ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke apeluar te prindërit që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve të tyre.

    Në një deklaratë për media, Policia bëri të ditur se në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, hedhjes së sendeve të forta dhe mjeteve të përdorura nga policia për menaxhimin e situatës.

    Policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht në rastet kur ata mungojnë në shkollë.

    “Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në deklaratë.

    Institucioni ka shprehur gjithashtu shqetësim për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke theksuar se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të tyre për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

    Sipas Policisë, përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk përbën ushtrim të së drejtës për protestë, por cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

    Policia e Shtetit ka theksuar se respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë edhe të miturit, por paralajmëroi se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune e shkatërrimi ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    “Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

     

  • Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Një shofer në Prishtinë është identifikuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, pasi po drejtonte veturën me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, pas së cilës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

    Për përdorimin e targave që i përkisnin një automjeti tjetër, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndërsa për drejtimin e veturës me regjistrim të skaduar është gjobitur me 200 euro të tjera.

    Në total, shoferit i janë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 700 eurosh.

    Policia ka bërë të ditur se targat e përdorura janë sekuestruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter ka marrë një lajm aspak të mirë.

    Cristian Chivu, në fakt, është pa Lautaro Martinez. Prandaj, Nerazzurrët do të duhet të paraqiten pa kapitenin e tyre, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes evropiane në San Siro.

    Klubi Nerazzurri njoftoi lajmin në një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve mjekësore dhe instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje në muskulin e kofshës së tij të majtë.

    Numri 10 i Interit pritet të mbetet jashtë fushave deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Ka shkuar në dy numri i personave që kanë vdekur pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga ajo që guvernatori i Stambollit e quajti reshjet më të dendura të shiut në 84 vjet, shkruan BBC.

    Një djalë 14-vjeçar vdiq pasi u godit nga rryma elektrike kur shkeli në një pellg, ndërsa një burrë 34-vjeçar, duke u përpjekur të kalonte rrugën, rrëshqiti dhe ra, duke goditur kokën në trotuar, transmeton Sinjali.

    Gati 600 persona janë shpëtuar pasi kanë mbetur të bllokuar, tha zëvendëskryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa makinat kanë mbetur të zhytura në ujë në disa lagje.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, i ka thënë banorëve të shmangin daljen nga shtëpitë e tyre përveç nëse është absolutisht e nevojshme.

    Guvernatori i qytetit po heton vdekjen e djalit adoleshent i cili u godit nga rryma elektrike.

    Disa zona të Stambollit kanë parë reshje shiu ekuivalente me një të shtatën e mesatares vjetore, sipas ministrit të brendshëm. Shkollat ​​u urdhëruan të mbyllen të enjten dhe të premten, pasi pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë.

    Nuri Aslan, nënkryetari i bashkisë së qytetit, tha se 595 persona ishin evakuuar në zona të sigurta pasi mbetën të bllokuar, ndërsa më shumë se 8,000 punëtorë po i përgjigjen përmbytjeve.

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë të qëndrojnë vigjilentë ndaj shiut dhe stuhisë së madhe që pritet të ndodhë, veçanërisht gjatë orëve të natës”, shkroi ai në X.

    Ai u tha njerëzve të përdorin transportin publik në vend të automjeteve private, me orarin e metrosë së qytetit të zgjeruar në orën 02:00 sipas orës lokale.

    Përmbytjet ndikuan gjithashtu në udhëtimet ajrore, me 46 aeroplanë që nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit, tha BBC Turkish.

    Një parking makinash në një qendër tregtare u përmbyt në lagjen Sariyer, me disa automjete të zhytura. Seksione rrugësh në zona të tjera u shembën, sipas mediave lokale, dhe një lumë ka dalë nga shtrati.

    Më shumë se 16 milionë njerëz jetojnë në zonën më të gjerë metropolitane të Stambollit. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar gjithashtu për përmbytje të papritura në disa provinca.

    Si përgjigje, punonjësve me aftësi të kufizuara, shtatzëna ose veteranëve do t’u jepet leje administrative të enjten, përveç nëse punojnë në fusha të shëndetit, sigurisë dhe kullimit të ujërave të shiut, raportuan mediat turke. Gratë që punojnë në sektorin publik dhe që kanë fëmijë nën moshën tetë vjeç do të marrin gjithashtu leje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali