Blog

  • Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, me 61 vota për.

    Bëhet fjalë për Projektligjin nr. 11/L-017, që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Burimi: Dukagjini

  • Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës

    Berisha – Ramës: Jep dorëheqje, është kërkesa ultimative e protestës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si zgjidhjen e vetme për situatën e krijuar në vend pas protestave.

    Në një konferencë për media, Berisha u ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve që t’u bashkohen protestave studentore, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor.

    “U bëj thirrje mjekëve, infermierëve që të solidarizohen me studentët. Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi narkoregjimi sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’ju lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve”, ka theksuar Berisha.

    Ai ka theksuar se Partia Demokratike i mbështet kërkesat e studentëve dhe përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.

    Burimi: Dukagjini

  • Berisha: Zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës

    Berisha: Zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës

    Berisha: Zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës

    Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të solidarizohen me studentët dhe t’u bashkohen protestave, të cilat të enjten kanë hyrë në ditën e tretë.

    Në një konferencë për media, Berisha i kërkoi sërish kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë si kërkesën përfundimtare të protestës studentore, opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

    Ai u bëri thirrje veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që të mbështesin studentët, duke theksuar se indiferenca nuk duhet të jetë një alternativë përballë situatës në vend.

    “U bëj thirrje mjekëve, infermierëve që të solidarizohen me studentët. Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi narkoregjimi sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’u lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve.

    Ndaj dhe, në këtë orë të historisë, çdo shqiptar midis narkoregjimit të urryer dhe studentëve, realisht liberatorë duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Indiferenca është zgjedhja më e keqe. Ndaj bashkohuni me protestuesit. PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Dhe njëherë, i kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen. Është tërësisht i pashpresë.

    Por në qoftë se i ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye njerëzore, të gjejë kurajë dhe të japë dorëheqjen. Të mos pësojë atë fat që diktatorët që nuk kanë dhënë dorëheqjen kanë pësuar nga verdikti, nga drejtësia e bërë nga qytetarët.

    Jep dorëheqjen është kërkesa ultimative e protestës studentore, e opozitës shqiptare, e mbarë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Berisha: Zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Situata është jashtë kontrollit”, LIVE nga Tirana, çfarë po ndodh atje? (VIDEO)

    “Situata është jashtë kontrollit”, LIVE nga Tirana, çfarë po ndodh atje? (VIDEO)

    “Situata është jashtë kontrollit”, LIVE nga Tirana, çfarë po ndodh atje? (VIDEO)

    Gazetarja Anxhela Celibashi, përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Kosova Today”, ka bërë të ditur se mëngjesi i sotëm nuk ka nisur i qetë në disa zona të Shqipërisë.

    Ajo bëri të ditur se disa gjimnaze të Shqipërisë është marrë nisma e nxënësve për të bojkotuar mësimin dhe për t’iu bashkuar studentëve në protestë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas saj, situata në qendër të Tiranës ka dalë jashtë kontrollit.

    Gazetarja pos të tjerash foli për kërkesat e studentëve.

    “Mund të themi se është një vazhdim i revoltës së flamengove”, tha ajo.

  • Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

    Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

    Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

    Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dhe e ka përcjellë për dekretim te Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ndryshim plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të votuar në Kuvendin e Kosovës në seancën e 6 tetorit.

    Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi këshilltari politik i kryeparlamentares, Glauk Tahiri.

    “Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjje.

  • Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së

    Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së

    Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së

    Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin si anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Për këto dy pozita, kryetari i Komisionit për Media, Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte propozuar katër kandidatë: Bashkim Nurbojan, Nora Latifi Jasharin, Xhemajl Gashin dhe Burim Latifin.

    Procesi i përzgjedhjes u zhvillua në Kuvend pas tri përpjekjeve të mëparshme për votim, të cilat kishin dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

    Ndërkaq, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) abstenuan gjatë votimit për mënyrën e votimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kuvendi zgjedh Bashkim Nurbojan dhe Nora Latifi Jasharin anëtarë të Bordit të BQK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zhvillimet politike, opinionistët: Spektrit politik të Kosovës i duhet unitet (VIDEO)

    Zhvillimet politike, opinionistët: Spektrit politik të Kosovës i duhet unitet (VIDEO)

    Zhvillimet politike, opinionistët: Spektrit politik të Kosovës i duhet unitet (VIDEO)

    Opinionistja Dajana Berisha, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, dhe deklaratës që shkaktoi debat të ish-deputetit Daut Haradinaj.

    Ajo tha se spektri politik i Kosovës duhet të bashkohet, transmeton Klankosova.tv.

    “Mendoj se momenti politik si në Kosovë, po ashtu në gjithë rajonin, është i ndezur, shumë delikate, saqë në gjykimin tim do të duhej pamjaftueshmërishtë një maturi nga ana e të gjithë liderëve politikë. Daut Haradinaj e ka bërë deklaratën e tij, por kjo nuk do të thotë që në moment të ketë reagime të menjëhershme emocionale, të zjarrta, nacionaliste, pa u menduar mirë. Mendoj që i gjithë spektri politik në Kosovë do duhej të kishte një unitet, do duhej të formonte një unitet, deri më tash nuk e kemi parë këtë unitet”, u shpreh Berisha.

    Sa i përket deklaratës së Haradinajt rreth protestës së qytetarëve, opinionisti Ardian Gaxherri theksoi se nuk i takon ish-deputetit të bëjë të tilla qëndrime.

    “Është shqetësuese, një politikani të Kosovës nuk i takon të bëjë deklarata të tilla, pavarësisht situatave”, tha ai.

    Ndërkohë, opinionisti Shkumbin Kajtazi tha se nëse deklarata e Haradinajt të jepej para 6 tetorit, mund të konsiderohej nxitje.

    “Çka është një element, është se Haradinaj foli për disa takime në Dubai me njerëz të Serbisë, që këto janë alarm”, tha ai.

  • Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, shtyhet për seancën e radhës formimi i komisionit Ad-hoc

    Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, shtyhet për seancën e radhës formimi i komisionit Ad-hoc

    Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, shtyhet për seancën e radhës formimi i komisionit Ad-hoc

    Kuvendi i Kosovës ka zhvendosur pikën për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 2 anëtarë shqiptarë, 1 anëtar nga komuniteti serb dhe 1 anëtar nga komunitetet jo-shumicë në bordin e RTK-së.

    Kjo ka ardhur, pas mungesës së deputetëve të grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

    Me 63 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, kjo pikë e rendit të ditës u zhvendos për seancën e radhës.

  • “Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm”, çka po paralajmëron Olsa Muhameti?

    “Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm”, çka po paralajmëron Olsa Muhameti?

    “Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm”, çka po paralajmëron Olsa Muhameti?

    Producentja e Big Brother VIP Kosova, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se përgatitjet për sezonin e ri të spektaklit kanë nisur.

    “Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë… Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar ajo në postimin e saj, duke lënë të kuptohet se puna për edicionin e ardhshëm tashmë është në zhvillim, transmeton Klankosova.tv.

    Mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë edicioni i ri i BB VIP Kosova.

  • PSG përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Eric Garcian e Barcelonës

    PSG përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Eric Garcian e Barcelonës

    PSG përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Eric Garcian e Barcelonës

    Paris Saint-Germaini po shqyrton mundësinë e transferimit të Eric Garcias nga Barcelona, duke qenë i gatshëm të ofrojë deri në 70 milionë euro për mbrojtësin spanjoll në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

    Sipas ElDesmarque, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, e vlerëson lart futbollistin dhe beson se ai mund të përshtatet në projektin e klubit francez. Enrique e njeh mirë Garcian, pasi e kishte ftuar në përfaqësuesen e Spanjës për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe Kupën e Botës “Katar 2022”.

    Megjithatë, deri më tani nuk bëhet fjalë për një ofertë zyrtare drejtuar Barcelonës, por vetëm për një mundësi që po shqyrtohet nga kampionët francezë.

    Një nga arsyet e interesimit të PSG-së është aftësia e Garcias për të luajtur në disa pozicione, përfshirë qendërmbrojtësin, mbrojtësin e djathtë dhe mesfushorin defensiv, role në të cilat është aktivizuar te Barcelona nën drejtimin e Hansi Flickut.

    Gjatë sezonit 2025/26, Garcia regjistroi 3,953 minuta në ndeshjet zyrtare, më shumë se çdo futbollist tjetër i fushës në skuadrën katalunase.

    Mbrojtësi ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2031, duke i dhënë klubit spanjoll një pozitë të favorshme në negociata në rast se PSG-ja vendos të paraqesë ofertë zyrtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PSG përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Eric Garcian e Barcelonës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali