Blog

  • Një dëmtim i ‘vogël’ u shndërrua në një makth, ylli suedez më në fund luajti pas 500 ditësh ferri

    Një dëmtim i ‘vogël’ u shndërrua në një makth, ylli suedez më në fund luajti pas 500 ditësh ferri

    Dejan Kulusevski (26 vjeç), një lojtar i kombëtares suedeze dhe i Tottenham Hotspur, ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në fushë pas një dëmtimi të rëndë që e mbajti jashtë fushave për më shumë se 500 ditë.

    Sipas London Evening Standard, Kulusevski luajti në një ndeshje stërvitore gjatë pushimit ndërkombëtar, që ishte paraqitja e tij e parë në ndonjë ndeshje që nga maji i vitit 2025.

    Kulusevski mori pjesë në një ndeshje 11 kundër 11 në qendrën stërvitore Hotspur Way të Tottenhamit. Ai luajti për një ekip të përbërë nga lojtarët e ekipit të parë të Tottenhamit kundër një ekipi të kombinuar U-21 dhe U-18.

    Nuk dihet se sa minuta kaloi në fushë ose cila ishte performanca e tij, por është një hap i rëndësishëm për futbollistin 26-vjeçar pas një rikuperimi të gjatë.

    Një lëndim që supozohej të ishte i padëmshëm u shndërrua në një makth

    Kulusevski luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare në maj të vitit 2025, kur Tottenham humbi 0-2 ndaj Crystal Palace. Më pas ai dëmtoi kapakun e gjurit dhe problemi doli të ishte shumë më serioz nga sa pritej fillimisht.

    Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, fillimisht e përshkroi dëmtimin si një problem të vogël, por suedezi përfundimisht iu desh t’i nënshtrohej dy operacioneve brenda një periudhe dhjetëmujore. Për shkak të komplikimeve dhe një rikuperimi të gjatë, ai humbi pjesën tjetër të sezonit 2024/25, të gjithë sezonin e kaluar dhe fillimin e këtij.

    Ai u rikthye në stërvitje me ekipin e parë në fillim të shtatorit, por shpejt u detyrua të ndërpriste përsëri stërvitjen për shkak të problemeve të reja. Trajneri Roberto De Zerbi shpjegoi në atë kohë se ky ishte një problem i zakonshëm për lojtarët që kanë qenë jashtë loje për kaq shumë kohë.

    Kulusevski që atëherë është rikthyer te shokët e skuadrës dhe tani ka marrë pjesë në një ndeshje stërvitore për herë të parë që nga lëndimi i tij.

    Tottenham nuk dëshiron të rrezikojë me rikthimin e tij

    Pavarësisht lajmeve pozitive, është ende e paqartë se kur Kulusevski do të rikthehet në Ligën Premier. Ekipi mjekësor i Tottenhamit, i udhëhequr nga drejtori i fitnesit dhe performancës Dan Leëindon, po e monitoron nga afër rikuperimin e tij dhe nuk janë të gatshëm ta nxitojnë rikthimin e tij.

    Suedezi ende nuk është paraqitur nën drejtimin e De Zerbit, i cili mori drejtimin e Tottenhamit gjatë mungesës së tij. Kthimi i Kulusevskit do të ishte një nxitje e madhe për klubin londinez, i cili ka pasur një nisje katastrofike të sezonit.

    Tottenhami është i fundit në tabelën e Ligës Premier pas pesë xhirove, me dy pikë dhe vetëm dy gola të shënuar. Ata nuk kanë fituar asnjë ndeshje, pavarësisht se kanë shpenzuar më shumë se 340 milionë euro për lojtarë të rinj gjatë verës.

    Një problem shtesë janë dëmtimet e shumta. Mykhailo Mudryk, Xavi Simons dhe Wilson Odobert janë jashtë loje, ndërsa Micky van de Ven, Jan Paul van Hecke dhe Pedro Porro gjithashtu patën probleme gjatë pushimit ndërkombëtar.

    Tottenhami do të vizitojë Manchester Unitedin në Old Trafford të shtunën, por paraqitja e Kulusevskit nuk pritet ende. /Telegrafi/

  • Arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

    Arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar për vjedhje në Ferizaj

    Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet A.B. është ndaluar nga zyrtarët policorë rreth orës 01:00. Gjatë verifikimit të të dhënave, policia ka konstatuar se ai kërkohej nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, në lidhje me raste të vjedhjes.

    Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku hetuesit kanë kontaktuar prokurorin e shtetit.

    Me vendim të prokurorit, 26-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti do të vazhdojë me procedura të mëtejshme hetimore.

    Burimi: RTKLive

  • Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

    Fituan “Medaljen e Artë”, komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

    Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dekoruar pjesëtarët e ekipit të FSK-së që fituan Medaljen e Artë në garën prestigjioze ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”.

    Gjatë takimit me ekipin, Jashari i përgëzoi pjesëtarët për suksesin e arritur, duke vlerësuar profesionalizmin, disiplinën, qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, si dhe përkushtimin e treguar gjatë garës, raporton Klankosova.tv

    Siç shkroi FSK, ky rezultat është dëshmi e përgatitjes së vazhdueshme, punës ekipore dhe standardeve të larta profesionale të pjesëtarëve të saj.

    “Fitimi i Medaljes së Artë në “Cambrian Patrol 2026” përbën një dëshmi të rëndësishme të aftësive profesionale, përgatitjes dhe qëndrueshmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve të saj. Kjo arritje jo vetëm që nderon Forcën e Sigurisë së Kosovës, por njëkohësisht forcon imazhin dhe prestigjin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur për u përballur me çdo sfidë në aspektin profesional dhe janë të gatshëm ti tejkalojnë këto sfida duke dëshmuar rezultat të lartë përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook./Klankosova.tv

  • Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

    Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

    Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

    Një shtëpi në Suharekë ka qenë cak i vjedhjes, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me pesë fishekë, si dhe disa aksesorë e bizhuteri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka deklaruar se për armën e vjedhur posedonte leje.

    “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore”, thotë PK./Klankosova.tv

  • E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen

    E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen

    E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen

    Një rast i rëndë i dhunës në familje ndaj një të miture është raportuar në Pejë, ku viktima ka deklaruar se për një periudhë të vazhdueshme ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga nëna dhe njerku i saj.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se e mitura është paraqitur në Polici e shoqëruar nga një person tjetër, ku ka denoncuar dhunën që pretendon se është ushtruar ndaj saj.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, te viktima janë konstatuar lëndime të dukshme trupore, për çka ajo është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa dokumentacioni mjekësor i është bashkëngjitur rastit.

    Për shkak të moshës dhe rrethanave të rastit, e mitura është vendosur fillimisht në strehimore, ndërsa më pas është intervistuar nga hetuesit dhe ka dhënë deklaratën e saj lidhur me dhunën e pretenduar.

    Pas veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar nënën dhe njerkun e viktimës, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa e mitura vazhdon të qëndrojë në strehimore.

    Sinjali nuk publikon identitetin e viktimës dhe të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e saj, për shkak se bëhet fjalë për të mitur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E mitura denoncon dhunë të vazhdueshme nga nëna dhe njerku në Pejë – kishte lëndime të dukshme, të dy arrestohen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Nesër Rame Lahaj ngjitet në skenën e Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Nesër mbrëma, Zürichu do të presë koncertin që shënon nisjen e turneut ndërkombëtar të Rame Lahajt, “PASSION & ORIGIN”. Tenori kosovar me famë botërore do të performojë në Kongresshaus Zürich, në një mbrëmje që bashkon repertorin shqiptar me muzikën ndërkombëtare.

    I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë këngë shqiptare, pjesë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja. Përmes këtij programi, artisti synon ta sjellë këngën shqipe më pranë publikut shqiptar në diasporë, duke e vendosur atë përkrah repertorit që ka shënuar rrugëtimin e tij artistik në skenat ndërkombëtare.

    Interesimi për koncertin është i lartë. Sipas njoftimit të publikuar për ngjarjen, 80 për qind e biletave janë shitur, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta.

    Pas Zürichut, “PASSION & ORIGIN” do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, me mundësinë e shtimit të qyteteve të tjera në kalendarin e turneut.

    📅 10 tetor 2026 | 20:00
    📍 Kongresshaus Zürich – Kongresssaal
    🎟️ Biletat: www.ramelahaj.com

  • QMK: Janë shuar 27 zjarre, katër janë ende aktiv

    QMK: Janë shuar 27 zjarre, katër janë ende aktiv

    Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza.

    Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, si dhe në fshatin Jabolçisht në komunën e Çashkës, ku janë prekur pyjet e ahut dhe lisit, përroskat dhe bimësia e ulët.

    Dy zjarre janë aktive edhe në komunën e Likovës – në fshatin Strima, në lokalitetin Guri Kuq, ku digjen pyjet e pishave dhe ato me kërcell të ulët, dhe në fshatin Mateç, ku është prekur bimësia e ulët.

    Nga gjithsej 31 zjarre të regjistruara në periudhën nga 8 deri më 9 tetor, 27 të tjerat janë shuar. Zjarre u regjistruan në disa komuna, duke përfshirë Sarajin, Aerodromin, Gazi Babën, Mogilën, Prilepin, Manastirin, Kumanovën, Vinicën dhe Vrapçishtin.

    Përveç bimësisë së ulët, disa nga zjarret prekën edhe kashtën, pyjet, fushat, mbeturinat dhe deponitë ilegale.

  • Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore

    Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar më 8 tetor në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt, ku një nënë dhe vajza e saj kanë denoncuar dhunë dhe keqtrajtim të vazhdueshëm nga një familjar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se L.B. ka deklaruar në Polici se prej vitesh është përballur me presion, keqtrajtim dhe në raste të caktuara edhe dhunë fizike nga djali i saj, M.B.

    Sipas deklarimit të saj, ajo jeton bashkë me vajzën S.B., e cila ka nevoja të veçanta dhe është e varur nga ndihma e së ëmës.

    E dëmtuara ka pretenduar gjithashtu se djali dhe nusja e tij kanë shfrytëzuar pensionin që u takon asaj dhe vajzës, ndërsa sipas saj, paratë nuk janë përdorur për nevojat e tyre, përfshirë barnat dhe shpenzimet e domosdoshme.

    Incidenti i fundit dyshohet se ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 11:30, pas një konflikti verbal.

    Sipas deklarimit të L.B., M.B. fillimisht dyshohet se e ka goditur motrën e tij me grusht në pjesën e barkut, ndërsa më pas edhe nënën e tij në pjesën e gjoksit.

    Pas incidentit, të dyja gratë janë larguar nga shtëpia.

    E dëmtuara ka deklaruar se ndihej e frikësuar dhe e rrezikuar dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi, duke kërkuar strehim për vete dhe vajzën e saj.

    Të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor dhe, pas intervistimit, janë dërguar në strehimore.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedura për veprat penale “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”.

    M.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nënë e bijë denoncojnë dhunë disavjeçare në Ferizaj – djali dyshohet se i goditi, përfundojnë në strehimore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

    Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

    Përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Përkrahja e tifozëve pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistet kosovare në këtë sfidë, ku synimi është të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas për të arritur një rezultat sa më të mirë.

    Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u dhënë mundësi të gjithë tifozëve që të jenë pranë përfaqësueses dhe ta mbështesin atë nga afër.

    “Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, është mesazhi për tifozët para kësaj përballjeje të rëndësishme.

    Burimi: RTKLive

  • “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    “Të ketë më shumë reagim”, detaje nga ‘keqpërdorimi’ i një vajze në pikë të ditës në Tiranë

    Pamjet intime të kompozitorit Adi Hila me fytyra publike dhe skandali i një pronari të medias shqiptare dhe një biznesmeni të njohur duke ngacmuar seksualisht një vajzë, kanë tronditur shoubizin shqiptar.

    Gazetarja Blerina Shoshi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se këto dy skandale ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, transmeton Klankosova.tv.

    “Skandali i djeshëm po flasim për një vajzë të pavetëdijshme të paktën sipas pamjeve, e cila sipas shumë gjasave, mund të ketë qenë e droguar dhe është duke u keqpërdorur nga dy persona. Dallimi është shumë i madh, dhe duhet më shumë reagim”, tha Shoshi.

    Ajo kërkoi sensibilizim që gratë e vajzat të mos përdoren.

    Sa i përket thashethemeve se një deputet i Kosovës mund të jetë i përfshirë në disa video intime, gazetari Agon Rexhepi tha se një gjë e tillë nuk duhet të iu interesojë publikut.