Blog

  • Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

    Mustafi reagon ndaj Vuçiqit: Shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen

    Mustafi ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Vuçiqi, i cili, sipas reagimit të tij, bashkimin politik të shqiptarëve e paraqet si veprim të “armiqve të Serbisë”, ndërsa Shaip Kamberin e cilëson si “më të keqin dhe më të ligun ndër ta”.

    Sipas tij, Vuçiqi pretendon se bashkimi politik i shqiptarëve synon ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe kritikat e presidentit serb ndaj kongresmenit amerikan Joe Wilson.

    Mustafa ka vlerësuar se deklaratat e tilla nxisin urrejtje dhe krijojnë klimë frikësimi ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe angazhimit të tyre për të drejtat në arenën ndërkombëtare.

    “Po, çështjen e Luginës së Preshevës do ta ngremë në Uashington, në Bruksel dhe kudo ku mbrohen të drejtat e njeriut”, ka deklaruar Mustafi, duke theksuar se synimi është kërkimi i mbështetjes për barazi, përfaqësim dhe zbatimin e zotimeve të shtetit ndaj shqiptarëve.

    Ai ka shtuar se bashkëpunimi me partnerët amerikanë dhe evropianë është pjesë e angazhimit demokratik për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

    Në reagimin e tij, Mustafi ka shprehur mbështetje për Shaip Kamberin dhe “Koalicionin Shqiptar”, duke theksuar të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim politik dhe shprehje të lirë.

    “Z. Vuçiq, shqiptarët kanë të drejtë të bashkohen, të përfaqësohen dhe të flasin për padrejtësitë që përjetojnë. Për këtë nuk u duhet leja jote”, ka shkruar Mustafa.

    Burimi: RTKLive

  • Nis zbatimi - Instituti IETL dhe Telegrafi.com nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin “Media Bridge Hub”

    Nis zbatimi – Instituti IETL dhe Telegrafi.com nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për projektin “Media Bridge Hub”

    Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) dhe Telegrafi kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në zbatimin e projektit “Media Bridge Hub: Ndërtimi i një qendre të përbashkët burimesh për media lokale të qëndrueshme”.

    Memorandumi u nënshkrua nga Besa Zogaj Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive e IETL-së, dhe Gentian Lluka, Drejtor Ekzekutiv i Telegrafit. Memorandimi përcakton përgjegjësitë e të dyja palëve dhe mënyrën e bashkëpunimit gjatë zbatimit të projektit.

    Me këtë ka nisur zbatimi i projektit që synon të forcojë qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e mediave lokale në Kosovë. Tetë media do të përzgjidhen për vlerësimin e nevojave dhe kapaciteteve të tyre. Në bazë të rezultateve, secila do të përfitojë plan të personalizuar, trajnime dhe mentorim në menaxhim, financa, zhvillim strategjik, teknologji dhe siguri kibernetike.

    Në kuadër të projektit do të krijohet edhe një platformë digjitale me udhëzues, mjete dhe materiale praktike. Mediat e tjera në Kosovë do të mund të regjistrohen dhe të kenë qasje në burimet e platformës, duke zgjeruar përfitimet e projektit përtej tetë mediave pjesëmarrëse.

    Së shpejti do të publikohet thirrja për mediat që dëshirojnë të bëhen pjesë e projektit. Aty do të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit.

    Projekti mbështetet nga programi rajonal SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie. /Telegrafi/

  • Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

    Ia grabiti çantën ku kishte telefonin dhe 480 euro, viktima në Pejë pranon tretman mjekësor

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në Pejë, ku një personi me dhunë i është marr çanta ku kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin.

    Rasti ka ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Pejë, të enjten në ora 13:30.

    “Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se një i dyshuar duke përdorur dhunën fizike i kishte grabitur çantën e dorës ku në të kishte pasur 480€, një telefon, letërnjoftimin si dhe patentë shoferin”, thuhet në raport.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është intervistuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë

    Ekskluzive | Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë

    Ekskluzive | Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë thyer xhamin e një veture dhe kanë marrë para e gjësende me vlerë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:00, pronari i veturës, Xhavit Gashi, e kishte lënë automjetin në parkingun e një furre dhe kishte hyrë brenda për pak kohë.

    Kur është kthyer te vetura, ai ka vërejtur se xhamin ia kishin thyer, ndërsa nga brenda mungonte një çantë dore.

    Sipas deklarimit të tij, në çantë ndodheshin 1,000 euro para të gatshme, stoli ari dhe një orë dore me vlerë.

    Policia ka shikuar pamjet e kamerave të sigurisë së furrës, ku dyshohet se shihen personat që e kanë kryer vjedhjen.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Audi A3 të zi, me targa gjermane, duke vazhduar në drejtim të fshatit Xërxë.

    Për rastin janë njoftuar njësitë policore në terren, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar po vazhdojnë.

    Rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë

    Një rast i vjedhjes është raportuar më 8 tetor 2026, rreth orës 14:20, në marketin “Viva Fresh Store” në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se stafi i marketit ka ndaluar një vajzë të mitur, pasi dyshohet se kishte marrë disa produkte ushqimore dhe higjienike dhe kishte dalë nga marketi pa i paguar.

    Menaxheri i marketit ka njoftuar Policinë për rastin, ndërsa njësia policore ka dalë në lokacion dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vlera e produkteve të marra ishte rreth 23 euro.

    E mitura është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale.

    Sendet e marra janë sekuestruar dhe më pas i janë kthyer palës së dëmtuar, respektivisht marketit “Viva Fresh Store”.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të Mitur, me vendim të të cilit rasti është cilësuar si “Vjedhje”, ndërsa e mitura është ndaluar për 24 orë.

    Rasti mbetet nën procedurë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post E mitura kapet duke vjedhur në “Viva Fresh Store” në Prishtinë – ndalohet për 24 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama takohet me Claudia Lucianin, në fokus sfidat e komunave e demokracia lokale

    Rama takohet me Claudia Lucianin, në fokus sfidat e komunave e demokracia lokale

    Takimi u mbajt në Odën e Kryeqytetit, ku, sipas Ramës, u diskutuan sfidat me të cilat përballen komunat, forcimi i demokracisë lokale dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal të qeverisjes.

    Një tjetër çështje e trajtuar ishte mundësia që komunat të kenë qasje më të drejtpërdrejtë në fondet evropiane dhe ndërkombëtare, me qëllim të mbështetjes së projekteve dhe zhvillimit lokal.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ritheksoi përkushtimin e Kryeqytetit për fuqizimin e vetëqeverisjes lokale dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë.

    Burimi: RTKLive

  • A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

    A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

    A mund të përdoret Haga si kusht për Asociacionin nga Lista Serbe? Skenari që ngre Genc Burimi

    Analisti Genc Burimi, në emisionin “Ora Shtatë”, ka komentuar mundësinë e ndërhyrjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në çështjet që lidhen me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Burimi u shpreh se nuk beson që Rama do të ndërhyjë në këtë çështje, duke theksuar se marrëdhëniet personale mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk e bëjnë të pritshme një veprim të tillë në rrethanat aktuale, transmeton Klankosova.tv.

    “Absolutisht jo. Duke i njohur marrëdhëniet personale mes Kurtit dhe Ramës, nuk e besoj, Rama ka tjera probleme”, deklaroi Burimi.

    Megjithatë, analisti la të hapur mundësinë që Rama të përfshihet nëse çështja e Hagës ndërlidhet me ndryshimet kushtetuese në Kosovë.

    Sipas tij, për zbatimin e ligjit të miratuar, duhet të ndryshohet neni 126 i Kushtetutës, por një proces i tillë paraqet vështirësi për shkak të nevojës për votat e dy të tretave dhe rolit të Listës Serbe në këtë proces.

    Burimi ngriti si skenar mundësinë që Lista Serbe të kushtëzojë mbështetjen për ndryshimet kushtetuese lidhur me Hagën me çështjen e Asociacionit

    “Imagjinoni nëse Lista Serbe thotë: ‘Unë ua zhbllokoj ndryshimin e Kushtetutës për Hagën në shkëmbim të Asociacionit’. Këtu mund të hyjë Rama. Vetëm në këtë rast mund ta shoh Edi Ramën duke ndërhyrë”, u shpreh ai.

  • Arrestohen dy persona në Vërmicë, dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit

    Arrestohen dy persona në Vërmicë, dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit

    Dy persona, një shtetas i Turqisë dhe një i Sirisë, janë arrestuar në Vërmicë nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit dhe ndihmë në këtë vepër penale.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 tetor 2026, rreth orës 13:15, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar dy personat.

    Nga hetimet fillestare dyshohet se shtetasi sirian ka hyrë ilegalisht në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa shtetasi turk dyshohet se e ka ndihmuar dhe kishte për qëllim ta transportonte atë deri në Prizren.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    Rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

  • I dehur rrah nënën dhe motrën në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

    I dehur rrah nënën dhe motrën në Prishtinë, i dyshuari arrestohet

    Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën.

    Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Prishtinë.

    Po ashtu në njoftim thuhet se viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 08.10.2026, 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Ekskluzive | Hajnat hyjnë në shtëpinë e 56-vjeçares në Bishtazhin të Gjakovës – marrin armën 1,700 euro dhe syzet “Louis Vuitton”

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë në shtëpinë e 56-vjeçares në Bishtazhin të Gjakovës – marrin armën 1,700 euro dhe syzet “Louis Vuitton”

    Ekskluzive | Hajnat hyjnë në shtëpinë e 56-vjeçares në Bishtazhin të Gjakovës – marrin armën 1,700 euro dhe syzet “Louis Vuitton”

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e një 56-vjeçareje dhe kanë marrë një armë dhe një palë syze të markës “Louis Vuitton”.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ankuesja, P.G., është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë pasi ka vërejtur se nga dhoma e gjumit i mungonte arma e tipit REX ZERO 1 CP, së bashku me kutinë e saj.

    Sipas deklarimit të saj, ajo jeton e vetme dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime, ndërsa ka thënë se askush tjetër nuk kishte qasje të rregullt në shtëpi.

    Ankuesja ka deklaruar se armën e kishte parë për herë të fundit më 5 tetor, kur ia kishte ndryshuar vendin. Arma nuk mbahej në kasafortë, por në kutinë e saj, të vendosur në një dollap në dhomën e gjumit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo ka vërejtur se doreza e dritares së dhomës së gjumit ishte e dëmtuar, çka ka ngritur dyshime se dikush mund të ketë hyrë nga aty.

    Vlera e armës, sipas deklarimit të ankueses, është rreth 1,700 euro, ndërsa nga shtëpia mungojnë edhe një palë syze të markës “Louis Vuitton”, me vlerë rreth 800 euro.

    Dëmi i përgjithshëm i deklaruar arrin në rreth 2,500 euro.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë në shtëpinë e 56-vjeçares në Bishtazhin të Gjakovës – marrin armën 1,700 euro dhe syzet “Louis Vuitton” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali