Category: Lajme

  • E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

    E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

    E trishtë: Ky është 86-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

    Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë për rastin e rëndë në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, ku një 86-vjeçar që jetonte i vetëm është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Haki Fazliun.

    Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 18 nëntor, kur një kushëri i të ndjerit kishte njoftuar Policinë se Fazliu dyshohej se kishte ndërruar jetë në shtëpinë ku banonte i vetëm.

    Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit rajonalë dhe njësia e kriminalistikës.

    Në shtëpi ka mbërritur edhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti, ku mjeku ka konstatuar se 86-vjeçari ishte pa shenja jete.

    Rasti ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit, ndërsa në vendngjarje kanë dalë hetuesit për ekzaminimin e hapësirës dhe përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminimin e trupit.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethana që do të përcaktonin shkakun e vdekjes së 86-vjeçarit.

    Burimi: Sinjali

  • Sad: This is 86-year-old found without life in his bed in the year

    The signal newspaper reported earlier on the serious case in the village of Sadovine of the Year, where an 86-year-old living alone has been found without life on his bed.

    Signal sources suggest it’s Hakki Fazliu.

    The event was reported on Wednesday, November 18, when a cousin of the deceased had announced to the police that Fazliu was suspected of having changed his life in his own home.

    After receiving the information, police patrols, regional investigators and the criminal unit have emerged at the scene.

    The medical team from the Family Medicine Center in the Year has also arrived home, where the doctor has found that 86-year-old was without signs of life.

    The case has also called for the State Prosecutor’s intervention, while investigators have appeared on the scene to examine space and representatives of the Law Medicine Institute for body testing.

    By order of the State Attorney, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation in order to determine the cause of death.

    The case has been initiated as death investigation, while so far no circumstances have been disclosed that would determine the cause of 86-year-old death.

    Source Layer: Signal

  • “Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

    “Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

    “Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një kujtim të këndshëm nga fëmijëria e saj, duke zbuluar shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e saj.

    E pyetur se cila ishte pyetja që përsëritej më shpesh në shtëpinë e saj, Dua u përgjigj me buzëqeshje: “Çka ka me hangër?”.

    Ajo shpjegoi se kjo shprehje lidhej me pyetjen se çfarë do të kishte për darkë, një detaj i vogël që rikthen kujtimet e ngrohta të jetës familjare.

    Rrëfimi i këngëtares tregon lidhjen e saj me gjuhën shqipe dhe kujtimet e fëmijërisë, të cilat mbeten pjesë e rëndësishme e identitetit të saj, pavarësisht suksesit dhe famës ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • What’s wrong with the inn? I want Lipa discovers the most common English expression in her family

    The world-renowned Albanian singer, I want Lipa, has shared a pleasant memory from her childhood, revealing the most common Albanian expression in her family.

    Asked what was the most frequent question in her home, I would like to respond with a smile: What’s up?

    She explained that this expression was related to what would be for dinner – a small detail that restores the warm memories of family life.

    The singer’s confession shows her link to Albanian and childhood memories, which remain an important part of her identity despite international success and fame.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • O V L-KLA urges quick adoption of changes to Special Law, warns widespread protests

    Kosovo Liberation Army Veterans Organisation ( O V The L-KLA has reacted to procrastinating the process of fulfilling the Law’s amendments to Specialised Chambers, requiring parliamentary majority and all political subjects to complete this process as soon as possible.

    Through a public reaction, O The VL-KLA has expressed concern over political developments over the issue, calling it unacceptable because of political clashes or pressure from the international community.

    For us, as KLA veterans, it is completely unacceptable that this issue so important to drag on because of political clashes or pressure from the international community, it is said in response.

    This organisation has called on the parliamentary majority and all political subjects to put aside party differences and commit to completing the process.

    The government and the parliamentary majority must have it clear that their responsibility is to act and not allow delays to become an obstacle to the outcome of this process, the OVL-KLA response said further.

    Similarly, veterans have opposed the use of this issue for political clashes and deepening divisions among political subjects.

    ) The KLA’s OVL re-explores that it is unacceptable and dishonest for such a sensitive issue to be used to create political divisions or to deepen divisions among political subjects, it is said in response.

    In the end, O The VL-KLA has also warned widespread protests in the event the process continues to drag on and does not end soon.

    Despite public statements of political will, if this process continues to drag on and does not end soon, the KLA’s OVL warns that it will counter this approach through organising widespread protests, it says in response.

    The KLA War Veterans’ Organisation has demanded that the completion of the Specialised Chambers Law be adopted by accelerated procedure, within the shortest deadline allowing parliamentary and institutional procedures.

    Source Layer: Insander

  • OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

    OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

    OVL-UÇK kërkon miratimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron protesta gjithëpopullore

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar lidhur me zvarritjen e procesit të plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar nga shumica parlamentare dhe të gjitha subjektet politike që ta përfundojnë sa më parë këtë proces.

    Përmes një reagimi publik, OVL-UÇK ka shprehur shqetësimin për zhvillimet politike rreth kësaj çështjeje, duke e cilësuar të papranueshme zvarritjen e saj për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Për ne, si veteranë të UÇK-së, është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

    Kjo organizatë u ka bërë thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që t’i lënë anash dallimet partiake dhe të angazhohen për përfundimin e procesit.

    “Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”, thuhet tutje në reagimin e OVL-UÇK-së.

    Po ashtu, veteranët kanë kundërshtuar përdorimin e kësaj çështjeje për përplasje politike dhe thellim të ndasive mes subjekteve politike.

    “OVL e UÇK-së rithekson se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të shfrytëzohet për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike”, thuhet në reagim.

    Në fund, OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe protesta gjithëpopullore në rast se procesi vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti.

    “Pavarësisht deklarimeve publike për vullnet politik, nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, OVL e UÇK-së paralajmëron se do t’i kundërvihet kësaj qasjeje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore”, thuhet në reagim.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

    Burimi: Insajderi

  • Debat mes dyshes në BBVK: Shqiponja i thotë Adrianit se nuk e llogarit në shtëpi! (VIDEO)

    Debat mes dyshes në BBVK: Shqiponja i thotë Adrianit se nuk e llogarit në shtëpi! (VIDEO)

    Debat mes dyshes në BBVK: Shqiponja i thotë Adrianit se nuk e llogarit në shtëpi! (VIDEO)

    Një debat mes Shqiponjës dhe Adrianit ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, pasi të dy kanë shkëmbyer akuza lidhur me raportin dhe sjelljen e tyre ndaj njëri-tjetrit.

    Shqiponja ka deklaruar se nuk është marrë asnjëherë me Adrianin dhe ka mohuar se ka dalë në klipe për të bullizuar dikë.

    Ajo ka theksuar se nuk ka qeshur asnjëherë me situatat e bullizimit, përfshirë edhe ato që lidhen me Nichin.

    Në anën tjetër, Adriani e ka kundërshtuar, duke pretenduar se Shqiponja kishte buzëqeshur gjatë situatave të tilla.

    Ai e ka akuzuar atë se nuk ka pasur guxim t’i kërkojë falje dhe se nuk ka treguar durim në raportin me të.

    Përplasja mes tyre ka vazhduar me akuza dhe kundërakuza.

    Debatin e plotë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Gjithçka me 10% zbritje në Rossmann – Vetëm për 3 ditë!

    Gjithçka me 10% zbritje në Rossmann – Vetëm për 3 ditë!

    Fundjava sjell super oferta në Rossmann!

    Nga data 20 deri më 22 nëntor 2026, përfitoni 10% zbritje në të gjitha produktet, në të gjitha dyqanet Rossmann në Kosovë.

    Nga kozmetika dhe kujdesi për fytyrën, trupin dhe flokët, te produktet e higjienës personale, parfumet, artikujt për bebe dhe fëmijë, produktet ushqimore dhe ato për shtëpi – gjithçka që ju nevojitet, tani me 10% zbritje!

    Rossmann sjell një gamë të gjerë produktesh, përfshirë produkte me cilësi gjermane, duke ofruar zgjedhje për kujdesin personal dhe nevojat e përditshme të gjithë familjes.

    Duke u zgjeruar vazhdimisht me dyqane të reja në Kosovë, Rossmann po vjen gjithnjë e më pranë jush, për ta bërë përvojën e blerjeve më të lehtë dhe më të përshtatshme.

    Vetëm 3 ditë për të përfituar! Vizitoni dyqanin tuaj më të afërt Rossmann, zgjidhni produktet e preferuara dhe mbushni shportat me zbritje!

    Blini më shumë, kurseni më shumë, vetëm në Rossmann!

  • “Je 37 vjeç dhe ke dy fëmijë”, gruaja e tallte, Evertoni ia realizon ëndrrën tifozit

    “Je 37 vjeç dhe ke dy fëmijë”, gruaja e tallte, Evertoni ia realizon ëndrrën tifozit

    Një tifoz i Evertonit është bërë hit në rrjetet sociale pasi një video e tij duke u shtirur si trajner në dhomën e gjumit u përhap me shpejtësi në internet. Ajo që nisi si një shaka nga bashkëshortja e tij, përfundoi me një përvojë të veçantë, pasi klubi anglez vendosi t’ia realizonte ëndrrën.

    37-vjeçari, i njohur në internet me nofkën “Mbrojtësi i Qendrës së Shëndoshë”, kishte improvizuar një konferencë për shtyp pas një ndeshjeje, duke luajtur rolin e trajnerit të Evertonit në lojën Football Manager.

    Ai ishte ulur në dhomën e gjumit dhe po sillej sikur sapo kishte drejtuar skuadrën në një ndeshje, derisa bashkëshortja e tij hyri në dhomë dhe e filmoi.

    “Je 37 vjeç, ke dy fëmijë, je ulur në dhomën tënde të gjumit duke luajtur Football Manager dhe duke u shtirur sikur po drejton një ekip”, i tha ajo, duke e ngacmuar për pasionin e tij.

    Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe arriti deri te drejtuesit e Evertonit. Klubi vendosi t’ia bënte realitet ëndrrën tifozit, duke e ftuar në ambientet e tij për të mbajtur një konferencë të vërtetë për shtyp.

    Në një video të publikuar nga Evertoni të mërkurën, tifozi u takua edhe me kapitenin e skuadrës, James Tarkowski.

    “Mirëmëngjes, trajner”, e përshëndeti futbollisti, ndërsa tifozi iu përgjigj: “Mirëmëngjes, kapiten”.

    Më pas, ai tregoi se ua kishte thënë të gjithëve se kapiteni ishte i pranishëm, duke e shijuar në maksimum këtë përvojë të veçantë.

    Kështu, ajo që nisi si një moment argëtues në dhomën e gjumit, përfundoi me një konferencë të vërtetë për shtyp në klubin që tifozi e mbështet. /Telegrafi/

  • Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

    Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

    Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

    Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, ka treguar arsyen pse nuk ka asnjë tatuazh në trup, ndryshe nga shumë prej bashkëlojtarëve të tij në futboll.

    Ai ka zbuluar se kjo lidhet me këshillat që kishte marrë nga babai i tij gjatë fëmijërisë, i cili i kishte porositur fëmijët e familjes të qëndronin larg tatuazheve, cigareve dhe alkoolit.

    Alvarez tregoi se një ditë, gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Argjentinës, dikush kishte vërejtur se ai ishte i vetmi lojtar pa tatuazhe.

    “Një ditë, në Kombëtaren e Argjentinës, dikush vuri re se isha i vetmi lojtar që nuk kishte tatuazhe. Nuk e bëj këtë për të qenë ndryshe. Kur isha fëmijë, babai na thoshte: ‘Pa tatuazhe, pa cigare dhe pa alkool’”, rrëfeu futbollisti.

    Ai shtoi se tashmë, si i rritur, secili është i lirë të vendosë për veten, por personalisht nuk e ndien nevojën për të bërë tatuazhe.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali